317 | GEN 12:18 | Atëherë Faraoni thirri Abramin dhe i tha: “Ç’më bëre? Pse nuk më the që ajo ishte gruaja jote? Pse më the: |
505 | GEN 20:9 | Pastaj Abimeleku thirri Abrahamin dhe i tha: “Ç’na bëre? Dhe çfarë kam bërë unë kundër teje që më solle një mëkat kaq të madh si mua ashtu edhe mbretërisë sime? Ti më bëre gjëra që nuk duheshin bërë”. |
543 | GEN 21:29 | Dhe Abimeleku i tha Abrahamit: “Ç’kuptim ka ajo që ke vënë shtatë qengja mënjanë?”. |
703 | GEN 26:10 | Abimeleku tha: “Ç’është kjo që na bëre? Ndokush nga populli mund të binte lehtë në shtrat me gruan tënde dhe ti do të na kishe ngarkuar me faj të rëndë”. |
900 | GEN 31:26 | Atëherë Labano i tha Jakobit: “Ç’bëre duke më mashtruar në këtë mënyrë dhe duke i marrë bijat e mia si robëresha lufte? |
1094 | GEN 37:10 | Dhe ai ia tregoi këtë ëndërr atit të tij dhe vëllezërve të tij; i ati e qortoi dhe i tha: “Ç’kuptim ka ëndrra që ke parë? A do të duhet që pikërisht unë, nëna jote dhe vëllezërit e tu të vijnë e të përkulemi deri në tokë para teje?”. |
1110 | GEN 37:26 | Atëherë Juda u tha vëllezërve të tij: “Ç’dobi do të kemi po të vrasim vëllanë tonë dhe të fshehim gjakun e tij? |
1281 | GEN 42:28 | kështu iu drejtua vëllezërve të tij: “Paratë e mia m’u rikthyen; ja ku janë në trastën time”. Atëherë, zemërvrarë dhe të trembur, i thonin njëri-tjetrit: “Ç’është vallë kjo që na bëri Perëndia?”. |
1341 | GEN 44:16 | Juda u përgjegj: “Ç’do t’i themi zotërisë tim? Çfarë fjalë do të përdorim ose si do të mund të justifikohemi? Perëndia ka rigjetur paudhësinë e shërbëtorëve të tu. Ja, jemi skllevër të zotërisë tim, si ne ashtu edhe ai në dorën e të cilit u gjet kupa”. |
1461 | GEN 48:9 | Jozefi iu përgjegj të atit: “Janë fëmijët e mi që Perëndia më ka dhënë këtu”. Atëherë ai tha: “M’i afro dhe unë do t’i bekoj”. |
1604 | EXO 4:2 | Atëherë Zoti i tha: “Ç’është ajo që ke në dorë?”. Ai u përgjegj: “Një bastun”. |
1843 | EXO 12:26 | Kur bijtë tuaj do t’ju pyesin: “Ç’kuptim ka ky rit për ju?”, |
1895 | EXO 14:5 | Pastaj iu njoftua mbretit të Egjiptit që populli kishte ikur; dhe zemra e Faraonit dhe e shërbëtorëve të tij ndryshoi kundrejt popullit, dhe ata thanë: “Ç’bëmë që e lamë Izraelin të ikë nga shërbimi ynë?”. |
1915 | EXO 14:25 | Ai bëri të shkëputen rotat e qerreve të tyre dhe e bëri të vështirë përparimin e tyre. Kështu Egjiptasit thanë: “T’ia mbathim para Izraelit, sepse Zoti lufton bashkë me ta kundër Egjiptasve”. |
1945 | EXO 15:24 | Atëherë populli murmuriti kundër Moisiut, duke thënë: “Ç’do të pimë?”. |
2014 | EXO 18:14 | Kur vjehrri i Moisiut pa të gjitha ato që ky bënte për popullin, tha: “Ç’është kjo që bën ti me popullin? Pse ulesh vetëm, dhe tërë populli të rri përqark nga mëngjesi deri në mbrëmje?”. |
4385 | NUM 22:9 | Atëherë Perëndia i shkoi Balaamit dhe i tha: “Ç’janë këta njerëz që janë me ty?”. |
4428 | NUM 23:11 | Atëherë Balaku i tha Balaamit: “Ç’më bëre? Të mora që të mallkosh armiqtë e mi, kurse ti i bekove me të madhe”. |
5918 | JOS 4:6 | me qëllim që kjo të jetë një shenjë midis jush. Kur në të ardhmen bijtë tuaj do t’ju pyesin, duke thënë: “Ç’janë për ju këta gurë?”, |
5933 | JOS 4:21 | Pastaj u foli bijve të Izraelit dhe u tha atyre: “Kur në të ardhmen bijtë tuaj do t’i pyesin etërit e tyre duke thënë: “Ç’janë këta gurë?”, |
6444 | JOS 22:16 | “Kështu thotë tërë asambleja e Zotit: “Ç’është kjo shkelje që keni kryer kundër Perëndisë së Izraelit, duke mos e ndjekur më sot Zotin, duke ndërtuar një altar për të ngritur krye sot kundër Zotit? |
6758 | JDG 9:2 | “U thoni gjithë banorëve të Sikemit: “Ç’është më e mirë për ju, që të gjithë shtatëdhjetë bijtë e Jerubaalit të mbretërojnë mbi ju, apo të mbretërojë mbi ju vetëm një?”. Dhe mos harroni që unë rrjedh nga kocka dhe mishi juaj”. |
7013 | JDG 18:18 | Kur këta hynë në shtëpinë e Mikahut dhe morën shëmbëlltyrën e gdhendur, efodin, shtëpinë e idhujve dhe figurën prej metali të shkrirë, prifti u tha atyre: “Ç’po bëni kështu?”. |
7068 | JDG 20:12 | Fiset e Izraelit dërguan pastaj njerëz në gjithë fisin e Beniaminit për t’i thënë: “Ç’është ky krim që është kryer ndër ju? |
7313 | 1SA 4:14 | Kur dëgjoi zhurmën e britmave, Eli tha: “Ç’kuptim ka zhurma e kësaj rrëmuje?”. Pastaj ai njeri erdhi me të shpejtë për t’i treguar Elit atë që kishte ndodhur. |
7335 | 1SA 6:2 | Pastaj Filistejtë mblodhën priftërinjtë dhe shortarët dhe thanë: “Ç’duhet të bëjmë me arkën e Zotit? Na trego mënyrën që duhet të përdorim për ta kthyer përsëri në vendin e saj”. |
7576 | 1SA 15:14 | Por Samueli tha: “Ç’është kjo blegërimë dhensh që më vjen në vesh dhe kjo pëllitje lopësh që po dëgjoj?”. |
7649 | 1SA 17:29 | Davidi u përgjegj: “Ç’kam bërë unë tani?. Nuk ishte veçse një pyetje e thjeshtë!”. |
7959 | 1SA 28:14 | Ai e pyeti: “Ç’formë ka?”. Ajo u përgjegj: “Éshtë një plak që po ngjitet dhe është mbështjellë me një mantel”. Atëherë Sauli kuptoi se ishte Samueli, u përul me fytyrën për tokë dhe ra përmbys. |
8108 | 2SA 3:24 | Atëherë Joabi shkoi te mbreti dhe i tha: “Ç’bëre ashtu? Ja, Abneri të erdhi; pse u ndave me të dhe ai u largua? |
8238 | 2SA 9:8 | Mefiboshethi ra përmbys dhe tha: “Ç’është shërbëtori yt, që ti të përfillësh një qen të ngordhur si unë?”. |
8431 | 2SA 16:2 | Mbreti i tha Tsibas: “Ç’ke ndërmënd të bësh me këto gjëra?”. Tsiba iu përgjigj: “Gomarët do t’i shërbejnë shtëpisë së mbretit për të hipur; buka dhe frutat e verës do të përdoren për të ushqyer të rinjtë, dhe vera do të pihet nga ata që do të jenë të lodhur në shkretëtirë”. |
8439 | 2SA 16:10 | Por mbreti iu përgjigj: “Ç’kam të bëj unë me ju, bijtë e Tserujahut? Prandaj lëreni të mallkojë, sepse Zoti i ka thënë: “Mallko Davidin!”. Dhe kush mund të thotë: “Pse silleni kështu?” |
8536 | 2SA 19:23 | Davidi tha: “Ç’marrëdhënie kam unë me ju, bijtë e Tserujahut, që sot u treguat kundërshtarë të mi? A mund ta dënosh sot me vdekje dikë në Izrael? A nuk e di, vallë që sot jam mbret i Izraelit?”. |
8761 | 1KI 1:41 | Adonijahu dhe tërë të ftuarit e tij, ndërsa po mbaronin së ngrëni, dëgjuan zhurmë; dhe kur Joabi dëgjoi zërin e borisë, ai tha: “Ç’është kjo zhurmë e madhe që vjen nga qyteti?”. |
9067 | 1KI 9:13 | dhe tha: “Ç’qytete janë këto që më ke dhënë, o vëllai im?”. Dhe i quajti “vendi i Kabulit”, emër që përdoret edhe sot e kësaj dite. |
9399 | 1KI 19:9 | Atje hyri në një shpellë dhe aty kaloi natën. Dhe ja, fjala e Zotit iu drejtua dhe i tha: “Ç’bën këtu Elia?”. |
9593 | 2KI 3:13 | Por Eliseu i tha mbretit të Izraelit: “Ç’punë kam unë me ty? Shko te profetët e atit tënd dhe të nënës sate!”. Mbreti i Izraelit iu përgjigj: “Jo, sepse Zoti i ka thirrur bashkë të këta tre mbretër për t’i dorëzuar në duart e Moabit”. |
9609 | 2KI 4:2 | Eliseu i tha: “Ç’duhet të bëj për ty? Më thuaj, çfarë ke në shtëpi?”. Ajo u përgjigj: Shërbëtorja jote nuk ka asgjë në shtëpi përveç një ene të vogël me vaj”. |
9772 | 2KI 9:12 | Por ata thanë: “S’është e vërtetë! Na e thuaj, pra!”. Jehu u përgjigj: “Ai më tha kështu e ashtu, duke deklaruar: Kështu thotë Zoti: “Unë të vajos mbret të Izraelit””. |
9778 | 2KI 9:18 | Atëherë një njeri i hipur mbi kalë u doli përpara dhe u tha: “Kështu pyet mbreti: “A sillni paqe?””. Jehu u përgjigj: “Ç’të hyn në punë paqja? Kalo prapa dhe ndiqmë”. Roja njoftoi duke thënë: “Lajmëtari arriti tek ata, por nuk po kthehet”. |
9779 | 2KI 9:19 | Atëherë Jorami dërgoi një kalorës të dytë, i cili me të arritur tek ata, tha: “Kështu pyet mbreti: “A sillni paqen?”. Jehu u përgjigj: “Ç’të hyn në punë paqja? Kalo prapa dhe ndiqmë”. |
9782 | 2KI 9:22 | Kur Jorami pa Jehun, i tha: “A sjell paqen, Jehu?”. Jehu u përgjigj: “Ç’paqe mund të ketë deri sa vazhdojnë kurvëritë e nënës sate Jezebel dhe magjitë e shumta të saj?”. |
11167 | 1CH 28:19 | “Tërë kjo”, tha Davidi, “m’u dha e shkruar nga dora e Zotit, që më bëri të kuptoj tërë punimet e këtij projekti”. |
12692 | NEH 13:17 | Atëherë qortova parinë e Judës dhe i thashë: “Ç’është kjo e keqe që kryeni duke përdhosur ditën e shtunë? |
13221 | JOB 15:14 | “Ç’është njeriu që ta konsiderojë veten të pastër dhe i linduri nga një grua për të qenë i drejtë? |
13727 | JOB 35:3 | Në fakt ke thënë: “Ç’dobi ke? Çfarë dobie do të kisha nga mëkati im?”. |
15111 | PSA 74:8 | Kanë thënë në zemër të tyre: “T’i shkatërrojmë të gjithë”; kanë djegur tërë qendrat e kuvendeve të shenjta në vend. |
17735 | ISA 1:11 | “Ç’më duhet shumica e flijimeve tuaja, thotë Zoti. Jam ngopur nga olokaustet e deshve dhe nga dhjami i kafshëve të majme; gjakun e demave, të qengjave dhe të cjepve nuk e pëlqej. |
18640 | ISA 45:9 | Mjerë ai që i kundërvihet atij që e ka formuar, një fragment enësh balte me fragmente të tjera të enëve prej balte. A do t’i thotë argjila atij që i jep formë: “Ç’po bën?”, a do të thotë vepra jote: “Nuk ka duar?”. |
20952 | EZK 19:2 | “Ç’ishte nëna jote? Një luaneshë: rrinte shtrirë midis luanëve, rriste të vegjëlit e saj në mes të luanëve të vegjël. |
23443 | MAT 8:29 | Dhe ja, ata filluan të bërtasin duke thënë: “Ç’është mes nesh dhe ty, Jezus, Biri i Perëndisë? Mos ke ardhur këtu të na mundosh para kohe?”. |
23684 | MAT 14:18 | Dhe ai u tha: “M’i sillni këtu”. |
23794 | MAT 17:25 | Ai tha: “Po”. Kur hyri në shtëpi, Jezusi e priti përpara duke thënë: “Ç’mendon ti, Simon? Prej kujt i marrin haraçet ose taksat mbretërit e dheut? Prej bijve të vet apo prej të huajve?”. |
23983 | MAT 22:42 | “Ç’u duket juve për Krishtin? Biri i kujt është?”. Ata i thanë: “I Davidit”. |
24220 | MAT 27:22 | Pilati u tha atyre: “Ç’të bëj, pra, me Jezusin, që quhet Krisht?”. Të gjithë i thanë: “Të kryqëzohet!”. |
24308 | MRK 1:24 | duke thënë: “Ç’ka midis nesh dhe teje, o Jezus Nazareas? A erdhe të na shkatë-rrosh? Unë e di kush je: I Shenjti i Perëndisë”. |
24440 | MRK 5:7 | dhe me një britmë të madhe tha: “Ç’ka ndërmjet mes nesh dhe teje, o Jezus, Bir i Perëndisë të shumë të lartit? Unë të përgjërohem në emrin e Perëndisë, mos më mundo!;”. |
24714 | MRK 11:5 | Disa nga të pranishmit u thanë atyre: “Ç’po bëni? Pse po e zgjidhni kërriçin?”. |
24886 | MRK 14:63 | Atëherë kryeprifti, duke i shqyer rrobat, tha: “Ç’nevojë kemi më për dëshmitarë? |
25023 | LUK 1:61 | Dhe ata i thanë: “S’ka njeri në fisin tënd që të quhet me këtë emër”. |
25168 | LUK 4:36 | Atëherë të gjithë i pushtoi habia dhe i thoshin njëri-tjetrit: “Ç’fjalë është kjo, vallë? Ai urdhëron me autoritet dhe pushtet frymërat e ndyra dhe ata dalin!”. |
25198 | LUK 5:22 | Por Jezusi, duke i njohur mendimet e tyre, e mori fjalën dhe tha: “Ç’po arsyetoni në zemrat tuaja? |
25242 | LUK 6:27 | Por unë po ju them juve që më dëgjoni: “T’i doni armiqtë tuaj; u bëni të mirë atyre që ju urrejnë. |
25288 | LUK 7:24 | Kur lajmëtarët e Gjonit u larguan, ai filloi t’u thotë turmave për Gjonin: “Ç’dolët të shihni në shkreti? Një kallam që e tund era? |
25342 | LUK 8:28 | Kur e pa Jezusin, lëshoi një britmë, iu hodh ndër këmbë dhe tha me zë të lartë: “Ç’ka mes meje dhe ty, Jezus, Biri i Perëndisë Shumë të Lartë? Të lutem, mos më mundo!”. |
25545 | LUK 12:17 | dhe ai arsyetonte me vete duke thënë: “Ç’të bëj, sepse nuk kam vend ku t’i shtie të korrat e mia?”. |
25691 | LUK 16:2 | Atëherë ai e thirri dhe i tha: “Ç’është kjo që po dëgjoj për ty? Më jep llogari për ato që ke administruar, sepse ti nuk mund të jesh më administratori im”. |
25692 | LUK 16:3 | Dhe administratori tha me vete: “Ç’do të bëj unë tani, që zotëria im po ma heq administrimin? Të gërmoj, s’e bëj dot, dhe të lyp, më vjen turp. |
26004 | LUK 22:71 | Atëherë ata thanë: “Ç’nevojë kemi akome për dëshmi? Ne vetë e dëgjuam nga goja e tij”. |
26077 | LUK 24:17 | Dhe ai u tha atyre: “Ç’janë këto biseda që bëni me njëri-tjetrin udhës? Dhe pse jeni të trishtuar?”. |
26168 | JHN 2:4 | Jezusi i tha: “Ç’ke me mua, o grua? Ora ime s’ka ardhur akoma!”. |
26182 | JHN 2:18 | Atëherë Judenjtë u përgjigjën dhe i thanë: “Ç’shenjë na tregon se i bën këto gjëra?”. |
26267 | JHN 4:42 | Dhe ata i thoshnin gruas: “S’është më vetëm për shkak të fjalëve të tua që besojmë, por sepse ne vetë e kemi dëgjuar dhe dimë se ai është me të vërtetë Krishti, Shpëtimtari i botës”. |
26535 | JHN 9:26 | E pyetën përsëri: “Ç’të bëri? Si t’i ka hapur sytë?”. |
26639 | JHN 11:47 | Atëherë krerët e priftërinjve dhe farisenjtë mblodhën sinedrin dhe thanë: “Ç’të bëjmë? Ky njeri po bën shumë shenja. |
26726 | JHN 13:27 | Dhe pas kafshatës, Satani hyri në të. Atëherë Jezusi i tha: “Ç’ke për të bërë, bëje shpejt!”. |
26812 | JHN 16:17 | Atëherë disa nga dishepujt e tij thoshnin midis tyre: “Ç’është kjo që po na thotë: “Pas pak nuk do të më shihni më”, dhe: “e përsëri një kohë e shkurtër e do të më shihni” dhe: “Sepse unë po shkoj te Ati”?”. |
26813 | JHN 16:18 | Thoshnin pra: “Ç’është kjo “Pas pak”, për të cilën flet? Ne s’dimë ç’don të thotë”. |
26883 | JHN 18:29 | Dhe kështu Pilati doli jashtë drejt tyre dhe tha: “Ç’padi sillni kundër këtij njeriu?”. |
26892 | JHN 18:38 | Pilati e pyeti: “Ç’është e vërteta?”. Dhe, si foli këtë, doli përsëri para Judenjve dhe u tha atyre: “Unë nuk po gjej në të asnjë faj! |
26904 | JHN 19:10 | Për këtë arsye Pilati i tha: “S’po më flet? ti s’e di që unë kam pushtet të të kryqëzoj dhe pushtet të të liroj?”. |
27030 | ACT 2:12 | Dhe të gjithë habiteshin dhe ishin hutuar dhe i thonin njëri-tjetrit: “Ç’do të thotë kjo?”. |
27433 | ACT 13:2 | Dhe, ndërsa po kryenin shërbesën e Zotit dhe po agjëronin, Fryma e Shenjtë tha: “M’i ndani veç Barnabën dhe Saulin për veprën për të cilën i kam thirrur”. |
27745 | ACT 21:13 | Por Pali u përgjigj: “Ç’po bëni ju, duke qarë e duke ma copëtuar zemrën? Sepse unë jam gati jo vetëm për të qenë i lidhur, por edhe për të vdekur në Jeruzalem për emrin e Zotit Jezus”. |
30049 | HEB 2:5 | por dikush dëshmoi diku duke thënë: “Ç’është njeriu, që të bie ndërmend për të? Ose i biri i njeriut që të kujdesesh për të? |
30162 | HEB 8:3 | që shërbejnë sipas shëmbullit dhe hijes së gjërave qiellore, ashtu si i qe folur Moisiut, kur po gatitej të ndërtonte tabernakullin: “Shiko”, tha Ai, “t’i bësh të gji-tha sipas modelit që të qe treguar në mal”. |