Wildebeest analysis examples for:   als-alsSHQ   !    February 11, 2023 at 17:52    Script wb_pprint_html.py   by Ulf Hermjakob

3  GEN 1:3  Pastaj Perëndia tha: “U bëftë drita!”. Dhe drita u bë.
70  GEN 3:14  Atëherë Zoti Perëndi i tha gjarprit: “Me qenë se bëre këtë gjë, qofsh i mallkuar ndër gjithë kafshët dhe tërë bishat e fushave! Ti do të ecësh mbi barkun tënd dhe do të hash pluhur gjithë ditët e jetës sate.
103  GEN 4:23  Pastaj Lameku u tha grave të tij: “Ada dhe Cilah, dëgjoni zërin tim; gra të Lamekut, u vini re fjalëve të mia! Po, unë vrava një njeri sepse më plagosi, dhe një të ri sepse më shkaktoi një irnim.
231  GEN 9:25  “I mallkuar qoftë Kanaani! Ai qoftë shërbyesi i shërbëtorëve të vëllezërve të tij!”.
233  GEN 9:27  Perëndia ta rritë Jafetin dhe ky të banojë në çadrat e Semit; Kanaani qoftë shërbyesi i tij!”.
270  GEN 11:3  Dhe i thanë njëri tjetrit: “O burra, të bëjmë tulla dhe t’i pjekim me zjarr!”. Dhe përdorën tulla në vend të gurëve dhe bitum në vend të llaçit.
318  GEN 12:19  “Éshtë motra ime”? Kësisoj unë e mora sikur të ishte gruaja ime. Ja, pra, ku është gruaja jote; merre me vete dhe nisu!”.
328  GEN 13:9  A nuk është vallë tërë vendi para teje? Ndahu nga unë! Në rast se ti shkon majtas, unë kam për të vajtur djathtas; dhe në qoftë se ti shkon djathtas, unë kam për të vajtur majtas”.
356  GEN 14:19  Dhe bekoi Abramin, duke thënë: “Qoftë i bekuar Abrami nga Shumë i Larti Perëndi, sundimtar i qiejve dhe i tokës!
357  GEN 14:20  Qoftë i bekuar Shumë i Larti Perëndi, që të ka dhënë në dorë armiqtë e tu!”. Dhe Abrami i dha një të dhjetën e çdo gjëje.
416  GEN 17:18  Pastaj Abrahami i tha Perëndisë: “Vaj medet, që Ismaeli të mund të jetojë para teje!”.
428  GEN 18:3  “Zoti im, në rast se kam gjetur hir para teje, të lutem mos kalo pa u ndalur para shërbëtorit tënd!
440  GEN 18:15  Atëherë Sara mohoi, duke thënë: “Nuk qesha”, sepse pati frikë. Por ai i tha: “Përkundrazi, ke qeshur!”.
450  GEN 18:25  Mos e bëj këtë gjë, të shkaktosh vdekjen e të drejtit bashkë me atë të të paudhit, kështu që i drejti të trajtohet si i paudhi. Larg teje një mendim i tillë! Gjykatësi i tërë tokës a nuk ka për të bërë drejtësi?”.
463  GEN 19:5  thirrën Lotin dhe i thanë: “Ku janë njerëzit që erdhën te ti sonte? Na i nxirr jashtë që të mund t’i njohim!”.
465  GEN 19:7  “Oh, vëllezër të mi, mos u sillni kaq keq!
467  GEN 19:9  Por ata i thanë: “Shko tutje!”. Pastaj vazhduan: “Ky erdhi këtu si i huaj, dhe dëshiron të bëhet gjykatës! Tani do të sillemi më keq me ty se sa me ata!”. Dhe duke e shtyrë Lotin me dhunë, u afruan për të shpërthyer derën.
475  GEN 19:17  Ndërsa po i çonin jashtë, njëri prej tyre tha: “Ik shpejt për të shpëtuar jetën tënde! Mos shiko prapa e mos u ndal në asnjë vend të fushës; shpëto në mal që të mos vdesësh!”.
476  GEN 19:18  Por Loti iu përgjegj atyre: “Jo, zoti im!
530  GEN 21:16  Dhe shkoi e u ul përballë tij, në një largësi sa një goditje me hark, sepse thoshte: “Nuk dua ta shoh fëmijën të vdesë!Kështu ajo u ul përballë tij, ngriti zërin dhe qau.
549  GEN 22:1  Mbas këtyre gjërave Perëndia e vuri në provë Abrahamin dhe i tha: “Abraham!Ai u përgjegj: “Ja ku jam”.
555  GEN 22:7  Dhe Isaku i foli atit të tij Abraham dhe i tha: “Ati im!”. Abrahami iu përgjegj: “Ja ku jam, biri im”. Dhe Isaku tha: “Ja zjarri dhe druri, po ku është qengji për sakrificën?”.
559  GEN 22:11  Por Engjëlli i Zotit thirri nga qielli dhe i tha: “Abraham, Abraham!”. Ai u përgjegj: “Ja ku jam”.
578  GEN 23:6  “Dëgjona, o zoti im! Ti je midis nesh një princ i Perëndisë, varrose të vdekurën tënde në më të mirën nga varrezat tona, asnjeri prej nesh s’do të refuzojë varrin e tij, me qëllim që ti të varrosësh aty të vdekurën tënde”.
583  GEN 23:11  “Jo, zoti im, dëgjomë! Unë të fal arën dhe shpellën që ndodhet aty; po ta dhuroj në prani të bijve të popullit tim; po ta bëj dhuratë. Varrose të vdekurën tënde”.
585  GEN 23:13  dhe i foli Efronit në prani të popullit të vendit duke thënë: “Dëgjomë, të lutem! Unë do të jap çmimin e arës, pranoje nga unë, kështu unë do të mund të varros aty të vdekurën time”.
587  GEN 23:15  “Zoti im, dëgjomë! Toka vlen katërqind monedha argjendi. Ç’është kjo midis meje dhe teje? Varrose, pra, të vdekurën tënde”.
598  GEN 24:6  Atëherë Abrahami i tha: “Ruhu e mos e ço birin tim atje!
604  GEN 24:12  “O Zot, Perëndia i zotërisë tim Abraham, të lutem bëj që sot të kem mundësinë të kem një takim të lumtur, trego dashamirësi ndaj Abrahamit, zotit tim!
619  GEN 24:27  “Qoftë i bekuar Zoti, Perëndia i Abrahamit, zotërisë tim, që nuk ka pushuar të jetë dashamirës dhe besnik ndaj zotërisë tim! Sa për mua, gjatë udhëtimit, Zoti më çoi në shtëpinë e vëllezërve të zotërisë tim”.
623  GEN 24:31  Dhe tha: “Hyrë, i bekuar nga Zoti! Pse rri jashtë? Unë kam përgatitur shtëpinë dhe një vend për devetë”.
638  GEN 24:46  “Oh, lermë të pi!”. Dhe ajo shpejtoi ta ulte shtambën nga shpatulla e saj dhe u përgjegj: “Pi dhe do t’u jap të pinë edhe deveve të tua”. Kështu unë piva dhe ajo u dha të pinë edhe deveve.
729  GEN 27:1  Kur Isaku u plak dhe sytë e tij u dobësuan aq shumë sa nuk shikonte më, ai thirri të birin Esau dhe i tha: “Biri im!”.
730  GEN 27:2  Esau i tha: “Ja ku jam!”. Atëherë Isaku i tha: “Ja, unë jam plak dhe nuk e di në ç’ditë kam për të vdekur.
741  GEN 27:13  Por nëna e tij iu përgjegj: “Ky mallkim le të bjerë mbi mua, biri im! Bindju vetëm asaj që të thashë dhe shko të marrësh kecat”.
746  GEN 27:18  Atëherë ai shkoi tek i ati dhe i tha: “Ati im!”. Isaku u përgjegj: “Ja ku jam; kush je ti, biri im?”.
757  GEN 27:29  Të shërbefshin popujt dhe kombet u përkulshin para teje. Qofsh pronar i vëllezërve të tu dhe bijtë e nënës sate u përkulshin para teje. I mallkuar qoftë cilido të mallkon, i bekuar qoftë cilido të bekon!”.
762  GEN 27:34  Me të dëgjuar fjalët e të atit, Esau dha një ulurimë të fortë dhe shumë të hidhur. Pastaj i tha të atit: “Bekomë edhe mua, ati im!”.
766  GEN 27:38  Esau i tha babait të tij: “A ke vetëm këtë bekim, ati im? Bekomë edhe mua, o ati im!”. Dhe Esau ngriti zërin dhe qau.
791  GEN 28:17  Dhe pati frikë e tha: “Sa i tmerrshëm është ky vend! Kjo nuk është tjetër veçse shtëpia e Perëndisë, dhe kjo është porta e qiellit!”.
810  GEN 29:14  Atëherë Labano i tha: “Ti je me të vërtetë nga mishi dhe gjaku im!”. Dhe ai qëndroi një muaj me të.
842  GEN 30:11  dhe Lea tha: “Ç’fat!”. Dhe i vuri emrin Gad.
844  GEN 30:13  Dhe Lea tha: “Sa e lumtur jam! Sepse gratë do të më quajnë të lumtur”. Prandaj i vuri emrin Asher.
845  GEN 30:14  Në kohën e korrjes së grurit, Rubeni doli dhe gjeti në fushat mandragora dhe ia çoi nënës së tij, Leas. Atëherë Rakela i tha Leas: “Më jep edhe mua ca mandragora të birit tënd!”.
865  GEN 30:34  Labano tha: “Mirë, le të bëhet ashtu si thua ti!”.
885  GEN 31:11  Dhe engjëlli i Perëndisë më tha në ëndërr: “Jakob!”. Unë iu përgjigja: “Ja ku jam!”.
902  GEN 31:28  Dhe nuk më lejove të puth bijtë dhe bijat e mia! Ti ke vepruar pa mënd.
906  GEN 31:32  Por kushdo qoftë ai të cilit do t’i gjesh perënditë e tu, ai duhet të vdesë në prani të vëllezërve tanë; kërko ti vetë atë që të përket tek unë dhe merre!”. Jakobi nuk e dinte që ato i kishte vjedhur Rakela.
911  GEN 31:37  Ti rrëmove në tërë gjërat e mia. Çfarë gjete nga të gjitha ato që i përkasin shtëpisë sate? Vëri këtu para vëllezërve të mi dhe vëllezërve të tu dhe le të vendosin ata midis nesh të dy!
927  GEN 31:53  Perëndia i Abrahamit dhe Perëndia i Nahorit, Perëndia i atit të tyre, u bëftë gjykatës midis nesh!”. Dhe Jakobi u betua për Tmerrin e Isakut, atit të tij.
955  GEN 32:27  Dhe ai tha: “Lërmë të shkoj, se po lind agimi”. Por Jakobi iu përgjegj: “Nuk do të të lë të shkosh, në rast se nuk më bekon më parë!”.
1093  GEN 37:9  Ai pa një ëndërr tjetër dhe ua tregoi vëllezërve të tij, duke thënë: “Pashë një ëndërr tjetër! Dhe ja, dielli, hëna dhe njëmbëdhjetë yje përkuleshin para meje”.
1103  GEN 37:19  Dhe i thanë njëri tjetrit: “Ja ku po vjen ëndërruesi!
1144  GEN 38:24  Tre muaj më vonë erdhën dhe i thanë Judës: “Tamara, nusja e birit tënd, është bërë prostitutë; dhe, nga ky shkak, ajo ka mbetur gjithashtu me barrë”. Atëherë Juda u tha: “Nxirreni jashtë dhe digjeni!”.
1169  GEN 39:19  Kështu, kur zotëria e saj dëgjoi fjalët e gruas së vet që i fliste në këtë mënyrë duke thënë: “Shërbëtori yt më ka bërë këtë gjë!”, ai u inatos.
1239  GEN 41:43  E hipi pastaj në karron e tij të dytë, dhe para tij thërrisnin: “Në gjunjë!”. Kështu Faraoni e vendosi mbi tërë shtetin e Egjiptit.
1262  GEN 42:9  Atëherë Jozefit iu kujtuan ëndrrat që kishte parë rreth tyre dhe tha: “Ju jeni spiunë! Keni ardhur këtu për të parë pikat e pambrojtura të vendit!”.
1265  GEN 42:12  Por ai u tha atyre: “Jo, ju keni ardhur për të parë pikat e pambrojtura të vendit!”.
1267  GEN 42:14  Por Jozefi u tha atyre: “Çështja qëndron ashtu siç ju thashë: ju jeni spiunë!
1269  GEN 42:16  Dërgoni njerin prej jush të marrë vëllanë tuaj; dhe ju do të qëndroni këtu në burg, që fjalët tuaja të provohen dhe të shihet nëse thoni të vërtetën; për ndryshe, ashtu siç është e vërtetë që Faraoni jeton, ju jeni spiunë!”.
1271  GEN 42:18  Ditën e tretë, Jozefi u tha atyre: “Bëni këtë dhe do të jetoni; unë kam frikë nga Perëndia!
1274  GEN 42:21  Atëherë i thonin njëri-tjetrit: “Ne jemi me të vërtetë fajtorë ndaj vëllait tonë, sepse e pamë ankthin e shpirtit të tij kur ai na lutej, por nuk ia vumë veshin! Ja pse na ra kjo fatkeqësi”.
1275  GEN 42:22  Rubeni iu përgjegj atyre duke thënë: “A nuk ju thoja unë: “Mos kryeni këtë mëkat kundër fëmijës!”? Por ju nuk më dëgjuat. Prandaj tani na kërkohet llogari për gjakun e tij”.
1289  GEN 42:36  Atëherë Jakobi, ati i tyre, tha: “Ju më keni lënë pa bijtë e mi! Jozefi nuk është më, Simeoni nuk është më, dhe doni të më hiqni edhe Beniaminin! E tërë kjo rëndon mbi mua!”.
1305  GEN 43:14  dhe Perëndia i plotfuqishëm t’ju bëjë të gjeni hir para atij njeriu, kështu që ai të lirojë vëllanë tjetër tuajin dhe Beniaminin. Sa për mua, po të jetë se duhet të mbetem pa bijtë e mi, ashtu qoftë!”.
1320  GEN 43:29  Pastaj Jozefi ngriti sytë, pa vëllanë e tij Beniaminin, bir i nënës së tij, dhe tha: “Ky është vëllai juaj më i vogël për të cilin më folët?”. Dhe shtoi: “Perëndia të ndihmoftë, biri im!”.
1332  GEN 44:7  Atëherë ata iu përgjegjën: “Pse zotëria im na drejton fjalë si këto? Shërbyesit e tu duhet t’i shmangen një qëndrimi të tillë!
1342  GEN 44:17  Por Jozefi tha: “Larg meje një veprim i tillë! Njeriu, në dorën e të cilit u gjet kupa, do të jetë skllavi im; sa për ju, kthehuni në paqe tek ati juaj”.
1359  GEN 44:34  Sepse si mund të rikthehem tek ati im në qoftë se fëmija nuk është me mua? Ah, mos e pafsha dhembjen që do të pushtonte atin tim!”.
1360  GEN 45:1  Atëherë Jozefi nuk e përmbajti dot më veten para tërë të pranishmëve dhe briti: “Nxirrini jashtë të gjithë nga prania ime!”. Kështu nuk mbeti asnjëri me Jozefin kur ai u tregoi vëllezërve të tij se kush ishte.
1363  GEN 45:4  Atëherë Jozefi u tha vëllezërve të tij: “Afrohuni, pra, tek unë!”. Ata iu afruan dhe ai u tha: “Unë jam Jozefi, vëllai juaj, që ju e shitët që ta çonin në Egjipt.
1389  GEN 46:2  Dhe Perëndia i foli Izraelit në vegime nate dhe tha: “Jakob, Jakob!”. Ai u përgjegj: “Ja ku jam”.
1436  GEN 47:15  Por kur në vendin e Egjiptit dhe në vendin e Kanaanit nuk pati më para, tërë Egjiptasit erdhën te Jozefi dhe thanë: “Na jep bukë! Pse duhet të vdesim para syve të tu? Sepse paratë tona kanë mbaruar”.
1446  GEN 47:25  Dhe ata thanë: “Ti na shpëtove jetën! Paçim hir në sytë e zotërisë tonë, dhe ne do të jemi skllevërit e Faraonit”.
1450  GEN 47:29  Kur koha e vdekjes po i afrohej Izraelit, ai thirri të birin Jozef dhe i tha: “Në paça gjetur hir në sytë e tu, vëre dorën tënde poshtë kofshës sime dhe sillu me mua me mirëdashje dhe besnikëri; të lutem, mos më varros në Egjipt!
1451  GEN 47:30  Por kur do të pushoj me etërit e mi, më nxirr jashtë Egjiptit dhe më varros në varrin e tyre!”. Ai u përgjigj: “Do të bëj si thua ti”.
1468  GEN 48:16  Engjëlli që më ka çliruar nga çdo e keqe, le t’i bekojë këta fëmijë! Le të quhen me emrin tim dhe me emrin e etërve të mi Abraham dhe Isak, dhe të shumohen fort mbi tokë!”.
1472  GEN 48:20  Dhe atë ditë i bekoi duke thënë: “Për ty Izraeli ka për të bekuar, duke thënë: “Perëndia të të bëj si Efraimi dhe si Manasi!””. Kështu ai e vuri Efraimin para Manasit.
1476  GEN 49:2  Mblidhuni dhe dëgjoni, o bijtë e Jakobit! Dëgjoni Izraelin, atin tuaj!
1480  GEN 49:6  Mos hyftë shpirti im në mendjen e tyre, lavdia ime mos u bashkoftë me kuvendin e tyre! Sepse në mërinë e tyre kanë vrarë njerëz, në kryeneçësinë e tyre u kanë prerë leqet e këmbëve demave.
1481  GEN 49:7  Mallkuar qoftë mëria e tyre, sepse ka qënë e egër, dhe tërbimi i tyre sepse ka qënë mizor! Unë do t’i ndaj te Jakobi dhe do t’i shpërndaj te Izraeli.
1492  GEN 49:18  Unë pres shpëtimin tënd, o Zot!
1518  GEN 50:11  Kur banorët e vendit, Kananejtë, panë zinë në lëmin e Atadit, thanë: “Kjo është një zi e madhe për Egjiptasit!”. Prandaj ai vend u quajt Abel-Mitsraim dhe ndodhet përtej Jordanit.
1583  EXO 3:3  Atëherë Moisiu tha: “Tani do të zhvendosem për të parë këtë shfaqje madhështore: pse ferrishtja nuk po konsumohet!”.
1584  EXO 3:4  Zoti vuri re që ai ishte zhvendosur për të parë, dhe Perëndia e thirri nga mesi i ferrishtes dhe i tha: “Moisi, Moisi!”. Ai u përgjigj: “Ja ku jam”.
1615  EXO 4:13  Por Moisiu tha: “Oh! Zot, dërgo mesazhin tënd nëpërmjet kujt të duash!”.
1627  EXO 4:25  Atëherë Sefora mori një strall të mprehtë dhe preu prepucin e birit të saj dhe e hodhi në këmbët e Moisiut, duke thënë: “Ti për mua je një dhëndër në gjak!”.
1637  EXO 5:4  Mbreti i Egjiptit u tha atyre: “Pse vallë Moisiu dhe Aaroni e largojnë popullin nga puna e tij? Kthehuni në mundimet tuaja!”.
1640  EXO 5:7  “Mos i jepni më kashtë popullit për të bërë tulla, si më parë; le të shkojnë ata vetë të mbledhin kashtën!
1641  EXO 5:8  Por i detyroni të prodhojnë të njëjtën sasi tullash që bënin më parë, pa asnjë pakësim; sepse ata janë përtacë, dhe për këtë arsye ata bërtasin, duke thënë: “Të shkojmë të bëjmë fli për Perëndinë tonë!”.
1646  EXO 5:13  Dhe kontrollorët i nxisnin duke thënë: “Përfundoni punën tuaj çdo ditë si në kohën kur kishte kashtë!”.
1649  EXO 5:16  Nuk u jepet më kashtë shërbëtorëve të tu, dhe na thuhet: “Bëni tulla!”. Dhe ja, shërbëtorët e tu i rrahin, por faji është i popullit tënd”.
1650  EXO 5:17  Atëherë ai u përgjigj: “Jeni përtacë, shumë përtacë! Për këtë arsye thoni: “Të bëjmë fli për Zotin”.
1651  EXO 5:18  Shkoni, pra, të punoni! Nuk do t’ju jepet kashtë, por do të dorëzoni po atë sasi tullash”.
1685  EXO 6:29  kur Zoti iu drejtua Moisiut dhe i tha: “Unë jam Zoti! Thuaji Faraonit, mbretit të Egjiptit, tërë ato që po të them”.
1785  EXO 10:7  Pastaj shërbëtorët e Faraonit i thanë: “Deri kur ky njeri do të jetë pengesë për ne? Lëri këta njerëz të ikin, që t’i shërbejnë Zotit Perëndisë të tyre! Nuk e ke kuptuar akoma që Egjipti është shkatërruar?”.
1788  EXO 10:10  Faraoni u tha atyre: “Zoti qoftë me ju, kur unë do t’ju lë të ikni bashkë me fëmijët tuaj! Por kini kujdes se mos keni qëllime të këqia!
1789  EXO 10:11  Jo, jo! Shkoni ju, burra, t’i shërbeni Zotit; sepse kjo është ajo që kërkoni”. Dhe i dëbuan nga prania e Faraonit.
1806  EXO 10:28  Atëherë Faraoni i tha Moisiut: “Qërohu nga unë! Ruhu se më del përpara, sepse ditën që do të më dalësh përpara do të vdesësh!”.
1815  EXO 11:8  Dhe tërë këta shërbëtorët e tu do të zbresin tek unë dhe do të përkulen para meje, duke thënë: “Nisu, ti dhe populli yt që të ndjek nga pas!”. Mbas kësaj unë do të nisem””. Dhe Moisiu u largua nga Faraoni tërë zemërim.