Wildebeest analysis examples for:   als-alsSHQ   ?    February 11, 2023 at 17:52    Script wb_pprint_html.py   by Ulf Hermjakob

57  GEN 3:1  Por gjarpri ishte më dinaku ndër të gjitha bishat e fushave që Zoti Perëndi kishte krijuar, dhe i tha gruas: “A ka thënë me të vërtetë Perëndia: “Mos hani nga të gjitha pemët e kopshtit?””.
65  GEN 3:9  Atëherë Zoti Perëndi thirri njeriun dhe i tha: “Ku je?”.
67  GEN 3:11  Dhe Perëndia i tha: “Kush të tregoi se ishe lakuriq? Mos vallë ke ngrënë nga pema që unë të kisha urdhëruar të mos haje?”.
69  GEN 3:13  Dhe Zoti Perëndi i tha gruas: “Pse e bëre këtë?”. Gruaja u përgjigj: “Gjarpri më mashtroi dhe unë hëngra prej saj”.
86  GEN 4:6  Atëherë Zoti i tha Kainit: “Pse je pezmatuar dhe pse fytyra jote është dëshpëruar?
87  GEN 4:7  Në rast se bën mirë a nuk do të pranohesh? Por në qoftë se bën keq, mëkati po të ruan te porta dhe dëshirat e tij drejtohen ndaj teje; por ti duhet ta sundosh”.
89  GEN 4:9  Atëherë Zoti i tha Kainit: “Ku është vëllait yt Abeli?”. Ai u përgjegj: “Nuk e di; mos jam unë rojtari i vëllait tim?”.
90  GEN 4:10  Zoti i tha: “Çfarë ke bërë? Zëri i gjakut të vëllait tënd më vëngon nga toka.
317  GEN 12:18  Atëherë Faraoni thirri Abramin dhe i tha: “Ç’më bëre? Pse nuk më the që ajo ishte gruaja jote? Pse më the:
318  GEN 12:19  “Éshtë motra ime”? Kësisoj unë e mora sikur të ishte gruaja ime. Ja, pra, ku është gruaja jote; merre me vete dhe nisu!”.
328  GEN 13:9  A nuk është vallë tërë vendi para teje? Ndahu nga unë! Në rast se ti shkon majtas, unë kam për të vajtur djathtas; dhe në qoftë se ti shkon djathtas, unë kam për të vajtur majtas”.
363  GEN 15:2  Po Abrami i tha: “Zot, Perëndi, çfarë do të më japësh, sepse unë jam pa fëmijë dhe trashëgimtari i shtëpisë sime është Eliezeri i Damaskut?”.
369  GEN 15:8  Dhe Abrami pyeti: “Zot, Perëndi, nga mund ta dij unë që do ta kem si trashëgim?”.
390  GEN 16:8  dhe i tha: “Agar, shërbyesja e Sarajt, nga vjen dhe ku po shkon?Ajo u përgjigj: “Po iki nga prania e zonjës sime Saraj”.
395  GEN 16:13  Atëherë Agari thirri emrin e Zotit që i kishte folur: “Ti je El-Roi”, sepse tha: “A e pashë me të vërtetë atë që më shikon?”.
415  GEN 17:17  Atëherë Abrahami u shtri me fytyrën ndaj tokës dhe qeshi; dhe tha në zemër të tij: “A do të lindë vallë një fëmijë nga një njeri njëqindvjeçar? Dhe do të lindë Sara që është nëntëdhjetë vjeç?”.
434  GEN 18:9  Pastaj ata i thanë atij: “Ku është Sara, gruaja jote?”. Abrahami u përgjegj: “Éshtë atje në çadër”.
437  GEN 18:12  Prandaj Sara qeshi me veten e saj, duke thënë: “Plakë si jam, a do të kem unë gëzime të tilla, me qënë se vetë zoti im është plak?”.
438  GEN 18:13  Dhe Zoti i tha Abrahamit: “Pse qeshi vallë Sara duke thënë: “A do të lind unë përnjëmend, plakë siç jam?”.
439  GEN 18:14  A ka vallë diçka që është shumë e vështirë për Zotin? Në kohën e caktuar, brenda një viti, do të kthehem te ti, dhe Sara do të ketë një bir”.
443  GEN 18:18  mbasi Abrahami duhet të bëhet një komb i madh dhe i fuqishëm dhe tek ai do të bekohen tërë kombet e tokës?.
448  GEN 18:23  Atëherë Abrahami iu afrua dhe i tha: “Do të zhdukësh të drejtin së bashku me të paudhin?
449  GEN 18:24  Le ta zëmë se ka pesëdhjetë të drejtë në qytet, ti do ta shkatërroje vendin dhe nuk do t’i falje për hir të pesëdhjetë njerëzve të drejtë që banojnë në mes të saj?
450  GEN 18:25  Mos e bëj këtë gjë, të shkaktosh vdekjen e të drejtit bashkë me atë të të paudhit, kështu që i drejti të trajtohet si i paudhi. Larg teje një mendim i tillë! Gjykatësi i tërë tokës a nuk ka për të bërë drejtësi?”.
453  GEN 18:28  Ta zëmë se atyre pesëdhjetë të drejtëve u mungojnë pesë, a do ta shkatërroje tërë qytetin për pesë veta më pak?”. Zoti u përgjigj: “Po të gjej dyzet e pesë, nuk do ta shkatërroj”.
454  GEN 18:29  Abrahami vazhdoi t’i flasë dhe tha: “Ta zëmë se në qytet ndodhen dyzet?”. Zoti u përgjigj: “Nuk do ta bëj për hir të dyzetëve”.
455  GEN 18:30  Atëherë Abrahami i tha: “Oh, të mos zemërohet Zoti, dhe unë do të flas. Po sikur në qytet të ketë tridhjetë prej tyre?”. Zoti u përgjigj: “Nuk do ta bëj, po të gjej tridhjetë”.
456  GEN 18:31  Dhe Abrahami i tha: “Ja, marr guximin t’i flas Zotit. Ta zëmë se në qytet gjenden njëzet?”. Zoti iu përgjigj: “Nuk do ta shkatërroj për hir të të njëzetëve”.
457  GEN 18:32  Dhe Abrahami i tha: “Oh, të mos zemërohet Zoti dhe unë do të flas edhe vetëm këtë herë. Sikur në qytet të ketë dhjetë prej tyre?”. Zoti u përgjegj: “Nuk do ta shkatërroj për hir të të dhjetëve”.
463  GEN 19:5  thirrën Lotin dhe i thanë: “Ku janë njerëzit që erdhën te ti sonte? Na i nxirr jashtë që të mund t’i njohim!”.
470  GEN 19:12  Atëherë ata njerëz i thanë Lotit: “Kë ke tjetër këtu? Nxirr nga ky vend dhëndurët e tu, bijtë dhe bijat e tua, dhe cilindo që ke në qytet,
478  GEN 19:20  Ja, ky qytet është mjaft i afërt për ta arritur dhe është i vogël. Më lër, pra, të iki shpejt aty (a nuk është i vogël?) dhe kështu do të shpëtoj jetën”.
500  GEN 20:4  Por Abimeleku nuk i ishte afruar asaj dhe tha: “Zot, a do ta shkatërroje një komb, edhe sikur ai të ishte i drejtë?
501  GEN 20:5  Ai nuk më ka thënë: “Éshtë motra ime”, dhe ajo vetë ka thënë: “Éshtë vëllai im”? E bëra këtë gjë me ndershmërinë e zemrës sime dhe me duar të pafajshme”.
505  GEN 20:9  Pastaj Abimeleku thirri Abrahamin dhe i tha: “Ç’na bëre? Dhe çfarë kam bërë unë kundër teje që më solle një mëkat kaq të madh si mua ashtu edhe mbretërisë sime? Ti më bëre gjëra që nuk duheshin bërë”.
506  GEN 20:10  Pastaj Abimeleku i tha Abrahamit: “Çfarë mendoje të bëje duke vepruar në këtë mënyrë?”.
521  GEN 21:7  Dhe tha gjithashtu: “Kush mund t’i thoshte Abrahamit që Sara do të mëndte fëmijë? Sepse unë i linda një djalë në pleqërinë e tij”.
531  GEN 21:17  Dhe Perëndia dëgjoi zërin e djaloshit dhe engjëlli i Perëndisë thirri Agarin nga qielli dhe i tha: “Çfarë ke, Agar? Mos ki frikë, se Perëndia ka dëgjuar zërin e djaloshit aty ku ndodhet.
543  GEN 21:29  Dhe Abimeleku i tha Abrahamit: “Ç’kuptim ka ajo që ke vënë shtatë qengja mënjanë?”.
555  GEN 22:7  Dhe Isaku i foli atit të tij Abraham dhe i tha: “Ati im!”. Abrahami iu përgjegj: “Ja ku jam, biri im”. Dhe Isaku tha: “Ja zjarri dhe druri, po ku është qengji për sakrificën?”.
587  GEN 23:15  “Zoti im, dëgjomë! Toka vlen katërqind monedha argjendi. Ç’është kjo midis meje dhe teje? Varrose, pra, të vdekurën tënde”.
597  GEN 24:5  Shërbëtori iu përgjegj: “Ndofta ajo grua nuk dëshiron të më ndjekë në këtë vend; a duhet ta çoj atëherë përsëri birin tënd në vendin nga ke dalë?”.
615  GEN 24:23  “Bijë e kujt je? Ma thuaj, të lutem. A ka vend në shtëpinë e babait tënd për ne, që ta kalojmë natën?”.
623  GEN 24:31  Dhe tha: “Hyrë, i bekuar nga Zoti! Pse rri jashtë? Unë kam përgatitur shtëpinë dhe një vend për devetë”.
639  GEN 24:47  Atëherë e pyeta dhe i thashë: “Bijë e kujt je?”. Ajo m’u përgjegj: “Jam bijë e Bethuelit, biri i Nahorit, që Milkah lindi”. Kështu unë i vura unazën në hundë dhe byzylykët në kyçet e dorës.
650  GEN 24:58  Atëherë thirrën Rebekën dhe i thanë: “A do të shkosh me këtë njeri?”. Ajo u përgjegj: “Po, do të shkoj”.
657  GEN 24:65  dhe i tha shërbëtorit: “Kush është ai njeri që vjen nga fusha drejt nesh?”. Shërbëtori u përgjegj: “Éshtë zotëria im”. Atëherë ajo mori vellon dhe u mbulua.
681  GEN 25:22  Por fëmijët shtynin njeri-tjetrin në barkun e saj dhe ajo tha: “Në qoftë se është kështu (që iu përgjigj Zoti), pse gjendem unë në këto kushte?”. Dhe kështu vajti të konsultohet me Zotin.
691  GEN 25:32  Esau tha: “Ja unë jam duke vdekur, ç’dobi kam nga parëbirnia?”.
702  GEN 26:9  Atëherë Abimeleku thiri Isakun dhe i tha: “Ajo është me siguri gruaja jote; si bëhet që ti the: “Ajo është motra ime”?”. Isaku iu përgjegj: “Sepse thoja: “Nuk do të doja të vdes për shkak të saj””.
703  GEN 26:10  Abimeleku tha: “Ç’është kjo që na bëre? Ndokush nga populli mund të binte lehtë në shtrat me gruan tënde dhe ti do të na kishe ngarkuar me faj të rëndë”.
720  GEN 26:27  Dhe Isaku u tha atyre: “Pse keni ardhur tek unë, për deri sa më urreni dhe më keni larguar prej jush?”.
746  GEN 27:18  Atëherë ai shkoi tek i ati dhe i tha: “Ati im!”. Isaku u përgjegj: “Ja ku jam; kush je ti, biri im?”.
748  GEN 27:20  Por Isaku i tha të birit: “Por si bëre që e gjete kaq shpejt, biri im?”. Ai u përgjegj: “Sepse Zoti, Perëndia yt, bëri që të vijë tek unë”.
752  GEN 27:24  Dhe tha: “A je ti me të vërtetë biri im Esau?”. Ai u përgjigj: “Po”.
760  GEN 27:32  Isaku, babai i tij, i tha: “Kush je ti?”. Ai u përgjegj: “Jam Esau, biri yt i parëlindur”.
761  GEN 27:33  Atëherë Isakun e zunë ca të dridhura shumë të forta dhe i tha: “Kush është ai, pra, që gjuajti gjahun dhe ma solli? Unë i hëngra të gjitha para se të vije ti dhe e bekova; dhe i bekuar ka për të mbetur ai”.
764  GEN 27:36  Esau i tha: “Jo më kot është quajtur Jakob? Ai ma zuri vendin deri tani dy herë: më hoqi parëbirninë dhe ja tani po merr bekimin tim”. Pastaj shtoi: “A nuk ke ruajtur një bekim për mua?”.
765  GEN 27:37  Atëherë Isaku u përgjegj dhe i tha Esaut: “Ja, unë e bëra zotrinë tënd dhe i dhashë tërë vëllezërit e tij si shërbëtorë, dhe e pajisa me grurë dhe me verë; ç’mund të bëj për ty, biri im?”.
766  GEN 27:38  Esau i tha babait të tij: “A ke vetëm këtë bekim, ati im? Bekomë edhe mua, o ati im!”. Dhe Esau ngriti zërin dhe qau.
773  GEN 27:45  deri sa mëria e vëllait tënd të largohet prej teje dhe ai të harrojë atë që i ke bërë; atëherë do të dërgojë njerëz që të të marrin prej andej. Pse duhet t’ju humbas që të dyve brënda një dite të vetme?”.
774  GEN 27:46  Pastaj Rebeka i tha Isakut: “Jam neveritur nga jeta për shkak të bijave të Hethit. Në rast se Jakobi merr për grua një nga bijat e Hethit, një grua si ato të vendit, ç’më duhet jeta?”.
800  GEN 29:4  Dhe Jakobi u tha atyre: “Vëllezër të mi, nga jeni?Ata u përgjigjën: “Jemi nga Harani”.
801  GEN 29:5  Atëherë ai u tha atyre: “E njihni ju Labanon, birin e Nahorit?”. Ata u përgjigjën: “E njohim”.
802  GEN 29:6  Ai u tha atyre: “A është mirë ai?”. Ata u përgjigjën: “Éshtë mirë; dhe ja bija e tij Rakela, e cila po vjen me delet”.
811  GEN 29:15  Pastaj Labano i tha Jakobit: “Pse je fisi im duhet të më shërbesh pa marrë asgjë? Më thuaj sa duhet të jetë paga jote”.
821  GEN 29:25  Të nesërmen në mëngjes, ai pa se ishte Lea. Atëherë Jakobi i tha Labanos: “Çfarë më bëre? A nuk të kam shërbyer për Rakelën? Pse më mashtrove?”.
833  GEN 30:2  Jakobi u mbush tërë inat kundër Rakelës dhe i tha: “Se mos jam unë në vend të Perëndisë që nuk të lejon të kesh fëmijë?”.
846  GEN 30:15  Ajo iu përgjegj: “Të duket gjë e vogël që më more burrin, dhe tani kërkon të marrësh edhe mandragorat e djalit tim?”. Rakela tha: “Mirë, pra, si shpërblim për mandragorat e birit tënd, sonte ai do të bjerë në shtrat me ty”.
861  GEN 30:30  Sepse ajo që ti kishe para se të vija unë ishte pak, por tani është rritur shumë; dhe Zoti të ka bekuar kudo që kam qënë unë. Por tani kur do të punoj edhe për shtëpinë time?”.
862  GEN 30:31  Labano tha: “Sa duhet të të jap?”. Jakobi iu përgjigj: “Nuk duhet të më japësh asgjë; në qoftë se ti do të bësh atë që po të them, do të mbetem këtu për të kullotur kopetë e tua dhe për t’u kujdesur për to.
888  GEN 31:14  Rakela dhe Lea iu përgjigjën dhe i thanë: “Mos kemi ndoshta ne akoma pjesë dhe trashëgimi në shtëpinë e atit tonë?
889  GEN 31:15  A nuk na ke trajtuar si të huaja për arësye se na ka shitur dhe veç kësaj ka ngrënë edhe paratë tona?
900  GEN 31:26  Atëherë Labano i tha Jakobit: “Ç’bëre duke më mashtruar në këtë mënyrë dhe duke i marrë bijat e mia si robëresha lufte?
901  GEN 31:27  Pse ike dhe u largove nga unë fshehurazi, pa më lajmëruar aspak? Unë do të kisha përcjellë me gëzim dhe me këngë, me lodërz dhe qeste.
904  GEN 31:30  Sigurisht ike, sepse kishe një dëshirë të madhe të ktheheshe përsëri në shtëpinë e atit tënd; po pse vodhe perënditë e mia?”.
910  GEN 31:36  Atëherë Jakobi u zemërua dhe u grind me Labanon; dhe Jakobi iu përgjegj dhe i tha Labanos: “Cili është faji im, cili është mëkati im, që ti të më ndjekësh me aq tërbim?
911  GEN 31:37  Ti rrëmove në tërë gjërat e mia. Çfarë gjete nga të gjitha ato që i përkasin shtëpisë sate? Vëri këtu para vëllezërve të mi dhe vëllezërve të tu dhe le të vendosin ata midis nesh të dy!
917  GEN 31:43  Atëherë Labano u përgjegj dhe tha: “Këto bija janë bijat e mia, këta bij janë bijtë e mi, këto kope janë kopetë e mia, dhe gjithçka të zë syri është imja. Por çfarë mund t’u bëj sot këtyre bijave të mia apo bijve që ato kanë lindur?
946  GEN 32:18  Dhe i dha urdhër të parit: “Kur vëllai im Esau do të të takojë dhe do të të pyesë: “I kujt je ti dhe ku shkon? Të kujt janë këto kafshë para teje?”,
956  GEN 32:28  Tjetri i tha: “Cili është emri yt?”. Ai u përgjegj: “Jakob”.
958  GEN 32:30  Jakobi i tha: “Të lutem, tregomë emrin tënd”. Por ai iu përgjegj: “Pse e do emrin tim?”.
966  GEN 33:5  Pastaj Esau ngriti sytë, pa gratë e fëmijët dhe tha: “Kush janë këta me ty?”. Jakobi iu përgjigj: “Janë bijtë që Perëndia pati mirësinë t’i japë shërbyesit tënd”.
969  GEN 33:8  Esau tha: “Çfarë ke ndërmend të bësh me tërë atë grup që takova?”. Jakobi u përgjigj: “Éshtë për të gjetur hir në sytë e zotërisë tim”.
976  GEN 33:15  Atëherë Esau tha: “Më lejo të paktën të lë me ty disa nga njerëzit që janë me mua”. Por Jakobi u përgjigj: “Pse ta bëjmë këtë? Mjafton që unë të gjej hir në sytë e zotërisë tim”.
1004  GEN 34:23  Bagëtia e tyre, pasuria e tyre dhe kafshët e tyre a nuk do të bëhen ndofta një ditë tonat? Le të pranojmë kërkesën e tyre dhe ata do të banojnë bashkë me ne”.
1012  GEN 34:31  Por ata u përgjigjën: “A duhet ta trajtonte ai motrën tonë si një prostitutë?”.
1092  GEN 37:8  Atëherë vëllezërit e tij i thanë: “A duhet të mbretërosh ti mbi ne, ose do të na sundosh me të vërtetë?”. Dhe e urryen edhe më tepër për shkak të ëndrrave të tij dhe të fjalëve të tij.
1094  GEN 37:10  Dhe ai ia tregoi këtë ëndërr atit të tij dhe vëllezërve të tij; i ati e qortoi dhe i tha: “Ç’kuptim ka ëndrra që ke parë? A do të duhet që pikërisht unë, nëna jote dhe vëllezërit e tu të vijnë e të përkulemi deri në tokë para teje?”.
1097  GEN 37:13  Dhe Izraeli i tha Jozefit: “Vëllezërit e tu a nuk janë ndofta duke kullotur kopenë në Sikem? Eja, do të dërgoj tek ata”. Ai u përgjegj: “Ja ku jam”.
1099  GEN 37:15  Ndërsa ai endej në fushë, një burrë e gjeti dhe e pyeti: “Çfarë kërkon?”.
1110  GEN 37:26  Atëherë Juda u tha vëllezërve të tij: “Ç’dobi do të kemi po të vrasim vëllanë tonë dhe të fshehim gjakun e tij?
1114  GEN 37:30  Pastaj u kthye te vëllezërit e tij dhe tha: “Djali nuk është më; po unë, ku do të shkoj unë?”.
1136  GEN 38:16  Prandaj ai iu afrua asaj në rrugë dhe i tha: “Lërmë të hyj te ti”. Në të vërtetë nuk e dinte se ajo ishte nusja e djalit të tij. Ajo iu përgjegj: “Çfarë do të më japësh për të hyrë tek unë?
1137  GEN 38:17  Atëherë ai i tha: “Do të të dërgoj një kec nga kopeja ime”. Ajo e pyeti: “A më jep një peng deri sa të ma dërgosh?”.
1138  GEN 38:18  Ai i tha: “Çfarë pengu duhet të të jap?”. Ajo u përgjegj: “Vulën tënde, kordonin tënd dhe bastunin që ke në dorë”. Ai ia dha, hyri te ajo dhe ajo u ngjiz me të.
1141  GEN 38:21  Atëherë pyeti njerëzit vendas duke thënë: “Ku është ajo prostitutë që rrinte në Enaim, në rrugë?”. Ata u përgjigjën: “Nuk ka pasur asnjë prostitutë këtu”.
1149  GEN 38:29  Por ai e tërhoqi dorën e tij, dhe ja që doli jashtë vëllai i tij. Atëherë mamia tha: “Si ia çave rrugën vetes?”. Për këtë arësye u quajt Perets.
1159  GEN 39:9  Nuk ka asnjë më të madh se unë në këtë shtëpi; ai nuk më ka ndaluar asgjë veç teje, sepse je gruaja e tij. Si mund ta bëj unë këtë të keqe të madhe dhe të kryej një mëkat kundër Perëndisë?”.
1180  GEN 40:7  Atëherë ai pyeti oficerët e Faraonit, që ishin me të në burg, në shtëpinë e zotërisë së tij dhe u tha: “Pse keni sot një fytyrë kaq të trishtuar?”.