Wildebeest analysis examples for:   als-alsSHQ   ”    February 11, 2023 at 17:52    Script wb_pprint_html.py   by Ulf Hermjakob

3  GEN 1:3  Pastaj Perëndia tha: “U bëftë drita!. Dhe drita u bë.
5  GEN 1:5  Dhe Perëndia e quajti dritën “ditë dhe errësirën “natë. Kështu erdhi mbrëmja e pastaj erdhi mëngjesi: dita e parë.
6  GEN 1:6  Pastaj Perëndia tha: “Le të jetë një kupë qiellore mes ujërave, që t’i ndajë ujërat nga ujërat.
8  GEN 1:8  Dhe Perëndia e quajti kupën qiellore “qiell. Kështu erdhi mbrëmja, pastaj erdhi mëngjesi: dita e dytë.
9  GEN 1:9  Pastaj Perëndia tha: “Ujërat që janë nën qiellin të grumbullohen në një vend të vetëm dhe të shfaqet tera. Dhe kështu u bë.
10  GEN 1:10  Dhe Perëndia e quajti terën “tokë dhe grumbullimin e ujërave “detë. Dhe Perëndia pa që kjo ishte mirë.
11  GEN 1:11  Pastaj Perëndia tha: “Të mbijë toka gjelbërimin, barërat të nxjerrin farë dhe drurët frutore të japin në tokë një frut që të përmbajë farën e tij, secili simbas llojit të tij. Dhe kështu u bë.
15  GEN 1:15  dhe të shërbejnë si ndriçues në kupën qiellore për të ndriçuar tokën. Dhe kështu u bë.
20  GEN 1:20  Pastaj Perëndia tha: “Të mbushen ujërat nga një numër i madh qeniesh të gjalla dhe të fluturojnë zogjtë lart mbi tokë nëpër hapësirën e madhe të kupës qiellore.
22  GEN 1:22  Dhe Perëndia i bekoi duke thënë: “Të jeni të frytshëm, shumëzoni dhe mbushni ujërat e deteve, e zogjtë të shumëzohen mbi tokë.
24  GEN 1:24  Pastaj Perëndia tha: “Të prodhojë toka qenie të gjalla sipas llojit të tyre: kafshë, rrëshqanorë dhe bisha të tokës, simbas llojit të tyre. Dhe kështu u bë.
26  GEN 1:26  Pastaj Perëndia tha: “Ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë dhe në ngjasim me ne, dhe të ushtrojë sundimin e tij mbi peshqit e detit, mbi zogjtë e qiellit, mbi kafshët e mbi gjithë tokën, mbi rrëshqanorët që zvarriten mbi dhe.
28  GEN 1:28  Dhe Perëndia i bekoi; dhe Perëndia u tha atyre: “Të jeni të frytshëm dhe shumëzohuni, mbushni tokën e nënshtrojeni, e sundoni mbi peshqit e detit, mbi zogjtë e qiellit dhe mbi çdo qenie që lëviz mbi tokë.
30  GEN 1:30  Dhe çdo kafshe të tokës, çdo zogu të qiellit dhe çdo gjëje që lëviz mbi tokë dhe ka në vetvete një frymë jete, unë i jap çdo bar të gjelbër si ushqim. Dhe kështu u bë.
48  GEN 2:17  por mos ha nga pema e njohjes të së mirës dhe të së keqes, sepse ditën që do të hash prej saj ke për të vdekur me siguri.
49  GEN 2:18  Pastaj Zoti Perëndi tha: “Nuk është mirë që njeriu të jetë vetëm; unë do t’i bëj një ndihmë që i leverdis.
54  GEN 2:23  Dhe njeriu tha: “Kjo së fundi është kocka e kockave të mia dhe mishi i mishit tim. Ajo do të quhet grua sepse është nxjerrë nga burri.
57  GEN 3:1  Por gjarpri ishte më dinaku ndër të gjitha bishat e fushave që Zoti Perëndi kishte krijuar, dhe i tha gruas: “A ka thënë me të vërtetë Perëndia: “Mos hani nga të gjitha pemët e kopshtit?.
59  GEN 3:3  por nga fruti i pemës që është në mes të kopshtit Perëndia ka thënë: “Mos hani dhe mos e prekni, ndryshe do të vdisni.
61  GEN 3:5  por Perëndia e di që ditën që do t’i hani, sytë tuaj do të hapen dhe do të jeni në gjendje si Perëndia të njihni të mirën dhe të keqen.
65  GEN 3:9  Atëherë Zoti Perëndi thirri njeriun dhe i tha: “Ku je?.
66  GEN 3:10  Ai u përgjigj: “Dëgjova zërin tënd në kopsht, dhe pata frikë sepse isha lakuriq dhe u fsheha.
67  GEN 3:11  Dhe Perëndia i tha: “Kush të tregoi se ishe lakuriq? Mos vallë ke ngrënë nga pema që unë të kisha urdhëruar të mos haje?.
68  GEN 3:12  Njeriu u përgjigj: “Gruaja që ti më vure pranë më dha nga pema dhe unë e hëngra.
69  GEN 3:13  Dhe Zoti Perëndi i tha gruas: “Pse e bëre këtë?. Gruaja u përgjigj: “Gjarpri më mashtroi dhe unë hëngra prej saj.
71  GEN 3:15  Dhe unë do të shtie armiqësi midis teje dhe gruas, midis farës sate dhe farës së saj; fara e saj do të shtypë kokën tënde, dhe ti do të plagosësh thembrën e farës së saj.
72  GEN 3:16  Gruas i tha: “Unë do të shumëzoj në masë të madhe vuajtjet e tua dhe barrët e tua; me vuajtje do të lindësh fëmijë; dëshirat e tua do të drejtohen ndaj burrit tënd dhe ai do të sundojë mbi ty.
73  GEN 3:17  Pastaj i tha Adamit: “Me qenë se dëgjove zërin e gruas sate dhe hëngre nga pema për të cilën të kisha urdhëruar duke thënë: “Mos ha prej saj, toka do të jetë e mallkuar për shkakun tënd, ti do të
75  GEN 3:19  do të hash bukën me djersën e ballit, deri sa të rikthehesh në dhe sepse nga ai ke dalë; sepse ti je pluhur dhe në pluhur do të rikthehesh.
78  GEN 3:22  Dhe Zoti Perëndi tha: “Ja, njeriu u bë si një prej nesh, sepse njeh të mirën dhe të keqen. Dhe tani nuk duhet t’i lejohet të shtrijë dorën e tij për të marrë edhe nga pema e jetës kështu që, duke ngrënë nga ajo, të jetojë për gjithnjë.
81  GEN 4:1  Por Adami njohu Evën, gruan e tij, e cila u ngjiz dhe lindi Kainin, dhe ai tha: “Fitova një burrë nga Zoti.
87  GEN 4:7  Në rast se bën mirë a nuk do të pranohesh? Por në qoftë se bën keq, mëkati po të ruan te porta dhe dëshirat e tij drejtohen ndaj teje; por ti duhet ta sundosh.
89  GEN 4:9  Atëherë Zoti i tha Kainit: “Ku është vëllait yt Abeli?. Ai u përgjegj: “Nuk e di; mos jam unë rojtari i vëllait tim?.
92  GEN 4:12  Kur të punosh tokën, ajo nuk do të të japë më prodhimet e saj, dhe ti do të jesh një endacak dhe një ikanak mbi tokë.
94  GEN 4:14  Ja, ti po më dëbon sot nga faqja e këtij dheu dhe do të fshihem nga fytyra jote; dhe do të bëhem endacak dhe ikanak nëpër botë dhe do të ndodhë që të më vrasë kushdo që do të më gjejë.
95  GEN 4:15  Dhe Zoti i tha: “Prandaj, kushdo qoftë të vrasë Kainin, do të dënohet shtatë herë. Dhe Zoti vuri një shenjë mbi Kainin, me qëllim që kushdo që ta gjente të mos e vriste.
104  GEN 4:24  Në rast se do t’i merret hak Kainit shtatë herë, Lamekut do t’i merret hak shtatëdhjetë herë shtatë.
105  GEN 4:25  Pastaj Adami njohu përsëri gruan e tij, që lindi një djalë dhe e quajti Seth, sepse ajo tha: “Perëndia më dha një tjetër pasardhës në vend të Abelit, që u vra nga Kaini.
135  GEN 5:29  dhe i vuri emrin Noe, duke thënë: “Ky do të na ngushëllojë për punën tonë dhe për mundin e duarve tona, për shkak të tokës që Zoti e ka mallkuar.
141  GEN 6:3  Dhe Zoti tha: “Fryma im nuk do të hahet gjithnjë me njeriun, sepse në shthurjen e tij ai nuk është veçse mish; ditët e tij do të jenë, pra, njëqind e njëzet vjet.
145  GEN 6:7  Kështu Zoti tha: “Unë do të shfaros nga faqja e dheut njeriun që kam krijuar, duke filluar nga njeriu deri te kafshët, te rrëshqanorët, te zogjtë e qiellit, sepse pendohem që i kam krijuar.
159  GEN 6:21  Dhe merr për vete nga çdo ushqim që hahet, grumbulloje dhe ruaje, në mënyrë që të shërbejë si ushqim për ty dhe për ata.
164  GEN 7:4  sepse mbas shtatë ditëve do të bëj që të bjerë shi mbi tokë për dyzet ditë e dyzet net me rradhë, dhe do të shfaros nga faqja e dheut tërë qeniet e gjalla që kam krijuar.
201  GEN 8:17  Nxirr me vete tërë kafshët që janë bashkë me ty, të çdo mishi që të jenë: zogj, bagëti dhe tërë rrëshqanorët që zvarriten mbi tokë, me qëllim që të rriten shumë mbi tokë dhe të jenë pjellorë e të shumohen mbi tokë.
213  GEN 9:7  Ju, pra, jini frytdhënës dhe shumëzohuni; rrituni me të madhe në tokë dhe shumohuni në.
217  GEN 9:11  Unë e caktoj besëlidhjen time me ju: asnjë lloj mishi nuk do të shfaroset më nga ujërat e përmbytjes, dhe nuk do të ketë më përmbytje për të shkatërruar tokën.
222  GEN 9:16  Harku, pra, do të ndodhet në retë dhe unë do ta shikoj për të kujtuar besëlidhjen e përjetshme midis Perëndisë dhe çdo gjallese të çfarëdo mishi që ndodhet mbi tokë.
223  GEN 9:17  Dhe Perëndia i tha Noeut: “Kjo është shenja e besëlidhjes që unë kam caktuar midis meje dhe çfarëdo mishi që është mbi tokë.
231  GEN 9:25  “I mallkuar qoftë Kanaani! Ai qoftë shërbyesi i shërbëtorëve të vëllezërve të tij!.
233  GEN 9:27  Perëndia ta rritë Jafetin dhe ky të banojë në çadrat e Semit; Kanaani qoftë shërbyesi i tij!.
244  GEN 10:9  Ai qe një gjahtar i fuqishëm para Zotit; prandaj thuhet: “Si Nimrodi, gjahtari i fuqishëm para Zotit.
270  GEN 11:3  Dhe i thanë njëri tjetrit: “O burra, të bëjmë tulla dhe t’i pjekim me zjarr!. Dhe përdorën tulla në vend të gurëve dhe bitum në vend të llaçit.
271  GEN 11:4  Dhe thanë: “O burra, të ndërtojmë për vete një qytet dhe një kullë maja e së cilës të arrijë deri në qiell, dhe t’i bëjmë një emër vetes që të mos shpërndahemi mbi faqen e tërë dheut.
274  GEN 11:7  O burra, të zbresim pra atje poshtë dhe të ngatërrojmë gjuhën e tyre, në mënyrë që njëri të mos kuptojë të folurën e tjetrit.
302  GEN 12:3  Dhe unë do të bekoj të gjithë ata që do të të bekojnë dhe do të mallkoj ata që do të të mallkojnë, te ti do të jenë të bekuara tërë familjet e tokës.
306  GEN 12:7  Atëherë u shfaq Zoti përpara Abramit dhe i tha: “Unë do t’ja jap këtë vend pasardhësve të tu. Atëherë Abrami i ndërtoi aty një altar Zotit që i ishte shfaqur.
311  GEN 12:12  dhe kështu kur Egjiptasit do të të shohin, kanë për të thënë: “Kjo është gruaja e tij; do të më vrasin mua, por do të lënë të gjallë ty.
312  GEN 12:13  Të lutem thuaj që je motra ime, me qëllim që mua të më trajtojnë mirë për shkakun tënd, dhe jeta ime të shpëtojë për hirin tënd.
318  GEN 12:19  “Éshtë motra ime? Kësisoj unë e mora sikur të ishte gruaja ime. Ja, pra, ku është gruaja jote; merre me vete dhe nisu!.
328  GEN 13:9  A nuk është vallë tërë vendi para teje? Ndahu nga unë! Në rast se ti shkon majtas, unë kam për të vajtur djathtas; dhe në qoftë se ti shkon djathtas, unë kam për të vajtur majtas.
336  GEN 13:17  Çohu në këmbë, bjeri rreth e qark vendit, sepse unë do të ta jap ty.
357  GEN 14:20  Qoftë i bekuar Shumë i Larti Perëndi, që të ka dhënë në dorë armiqtë e tu!. Dhe Abrami i dha një të dhjetën e çdo gjëje.
358  GEN 14:21  Pastaj mbreti i Sodomës i tha Abramit: “Nëm personat dhe merr për vete pasuritë.
360  GEN 14:23  që nuk do të merrja asgjë nga ajo që të përket, as edhe një fije apo një lidhëse këpucësh, me qëllim që ti të mos thuash: “Unë e pasurova Abramin.
361  GEN 14:24  Nuk do të marr asgjë me vete, me përjashtim të atyreve që kanë ngrënë të rinjtë dhe të pjesës që u përket njerëzve që kanë ardhur me mua: Aneri, Eshkol dhe Mamreu; lëri që këta të marrin pjesën që u takon.
362  GEN 15:1  Mbas këtyre gjërave, fjala e Zotit iu drejtua Abramit në vegim duke i thënë: “Mos ki frikë, Abram, unë jam mburoja jote, dhe shpërblimi yt do të jetë shumë i madh.
363  GEN 15:2  Po Abrami i tha: “Zot, Perëndi, çfarë do të më japësh, sepse unë jam pa fëmijë dhe trashëgimtari i shtëpisë sime është Eliezeri i Damaskut?.
364  GEN 15:3  Pastaj Abrami shtoi këto fjalë: “Ti nuk më ke dhënë asnjë pasardhës; dhe ja, një i lindur në shtëpinë time do të jetë trashëgimtari im.
365  GEN 15:4  Atëherë fjala e Zotit iu drejtua duke i thënë: “Ai nuk do të jetë trashëgimtari yt, por ai që ka për të dalë nga të përbrendshmet e tua do të jetë trashëgimtari yt.
366  GEN 15:5  Pastaj e çoi jashtë dhe i tha: “Vështro me kujdes qiellin dhe numëro yjet, në rast se mund t’i numërosh, pastaj shtoi: “Kështu kanë për të qenë pasardhësit e tu.
368  GEN 15:7  Pastaj Zoti i tha: “Unë jam Zoti që të nxori nga Uri i Kaldeasve, për të ta lënë si trashëgimi këtë vend.
369  GEN 15:8  Dhe Abrami pyeti: “Zot, Perëndi, nga mund ta dij unë që do ta kem si trashëgim?.
370  GEN 15:9  Atëherë Zoti i tha: “Sillmë një mëshqerrë trevjeçare, një dhi trevjeçare, një dash trevjeçar, një turtull dhe një pëllumb të ri.
377  GEN 15:16  Por në brezin e katërt ata do të kthehen këtu, sepse padrejtësia e Amorejve s’ka arritur ende kulmin.
382  GEN 15:21  Amorejtë, Kanaanejtë, Girgazejtë dhe Jebuzejtë.
384  GEN 16:2  Kështu Saraj i tha Abramit: “Ja, Zoti më ka ndaluar të kem fëmijë; oh, futu te shërbysja ime, ndofta mund të kem fëmijë prej saj. Dhe Abrami dëgjoi zërin e Sarajt.
387  GEN 16:5  Atëherë Saraj i tha Abramit: “Përgjegjësia për fyerjen që m’u bë le të bjerë mbi ty. Kam qënë unë që të hodha në krahët e shërbyeses sime; por që kur e mori vesh që është me barrë, ajo më shikon me përbuzje. Zoti le të jetë gjykatës midis meje dhe teje.
388  GEN 16:6  Abrami iu përgjegj Sarajt: “Ja, shërbyesja jote është në dorën tënde; bëj me të ç’të duash. Atëherë Saraj e trajtoi në mënyrë të ashpër dhe ajo iku nga prania e saj.
390  GEN 16:8  dhe i tha: “Agar, shërbyesja e Sarajt, nga vjen dhe ku po shkon? Ajo u përgjigj: “Po iki nga prania e zonjës sime Saraj.
391  GEN 16:9  Atëherë Engjëlli i Zotit i tha: “Kthehu tek zonja jote dhe nënshtroju autoritetit të saj.
392  GEN 16:10  Pastaj Engjëlli i Zotit shtoi: “Unë do t’i shumëzoj fort pasardhësit e tu aq sa të mos mund të llogariten për shkak të numrit të tyre të madh.
394  GEN 16:12  ai do të jetë ndërmjet njerëzve si një gomar i egër; dora e tij do të jetë kundër të gjithëve dhe dora e të gjithëve kundër tij; dhe do të banojë në prani të të gjithë vëllezërve të tij.
395  GEN 16:13  Atëherë Agari thirri emrin e Zotit që i kishte folur: “Ti je El-Roi, sepse tha: “A e pashë me të vërtetë atë që më shikon?.
396  GEN 16:14  Prandaj ai pus u quajt “Pusi i Lahai-Roit. Ja, ai ndodhet midis Kadeshit dhe Beredit.
400  GEN 17:2  dhe unë do të caktoj besëlidhjen time midis meje dhe teje dhe do të të shumoj fort.
406  GEN 17:8  Dhe ty dhe pasardhësve të tu pas teje, do t’u jap vendin ku ti banon si një i huaj: tërë vendin e Kanaanëve, në pronësi për gjithnjë; dhe do jem Perëndia i tyre.
412  GEN 17:14  Dhe mashkulli i parrethprerë, që nuk është rrethprerë në mishin e prepucit të tij, do të hidhet jashtë popullit të tij, sepse ka shkelur besëlidhjen time.
414  GEN 17:16  Dhe unë do ta bekoj dhe do të bëj që ajo të të japë edhe një bir; po, unë do ta bekoj dhe prej saj do të lindin kombe; mbretër popujsh do të dalin prej saj.
415  GEN 17:17  Atëherë Abrahami u shtri me fytyrën ndaj tokës dhe qeshi; dhe tha në zemër të tij: “A do të lindë vallë një fëmijë nga një njeri njëqindvjeçar? Dhe do të lindë Sara që është nëntëdhjetë vjeç?.
416  GEN 17:18  Pastaj Abrahami i tha Perëndisë: “Vaj medet, që Ismaeli të mund të jetojë para teje!.
419  GEN 17:21  Por besëlidhjen time do ta përfundoj me Isakun që Sara do të lindë në këtë kohë, vitin e ardhshëm.
430  GEN 18:5  Unë do të shkoj të marr një copë bukë, kështu do të mund të merrni zemër, pastaj të vazhdoni rrugën, sepse për këtë keni kaluar nga shërbyesi juaj. Ata i thanë: “Bëj siç ke thënë.
431  GEN 18:6  Atëherë Abrahami shkoi me ngut në çadër, te Sara, dhe i tha: “Merr shpejt tri masa majë mielli, gatuaj brumin dhe bëj me to kuleç.
434  GEN 18:9  Pastaj ata i thanë atij: “Ku është Sara, gruaja jote?. Abrahami u përgjegj: “Éshtë atje në çadër.
435  GEN 18:10  Dhe ai tha: “Do të kthehem me siguri vitin e ardhshëm te ti në po këtë kohë; dhe ja Sara, gruaja jote, do të ketë një djalë. Dhe Sara dëgjonte në hyrje të çadrës, që ishte prapa tij.
437  GEN 18:12  Prandaj Sara qeshi me veten e saj, duke thënë: “Plakë si jam, a do të kem unë gëzime të tilla, me qënë se vetë zoti im është plak?.
438  GEN 18:13  Dhe Zoti i tha Abrahamit: “Pse qeshi vallë Sara duke thënë: “A do të lind unë përnjëmend, plakë siç jam?.
439  GEN 18:14  A ka vallë diçka që është shumë e vështirë për Zotin? Në kohën e caktuar, brenda një viti, do të kthehem te ti, dhe Sara do të ketë një bir.
440  GEN 18:15  Atëherë Sara mohoi, duke thënë: “Nuk qesha, sepse pati frikë. Por ai i tha: “Përkundrazi, ke qeshur!.
444  GEN 18:19  Unë në fakt e kam zgjedhur, me qëllim që të urdhërojë bijtë e tij dhe shtëpinë e tij të ndjekin pas tij rrugën e Zotit, duke zbatuar drejtësinë dhe barazinë, në mënyrë që Zoti të mund të plotësojë premtimet që i ka dhënë Abrahamit.