27 | GEN 1:27 | Kështu Perëndia krijoi njeriun simbas shëmbëlltyrës së vet, simbas shëmbëlltyrës së Perëndisë; Ai krijoi mashkullin e femrën. |
31 | GEN 1:31 | Atëherë Perëndia shikoi të gjitha ato që kishte bërë, dhe ja, ishte shumë mirë. Kështu erdhi mbrëmja dhe pastaj erdhi mëngjesi: dita e gjashtë. |
38 | GEN 2:7 | Atëherë Zoti Perëndi formoi njeriun nga pluhuri i tokës, i fryu në vrimat e hundës një frymë jete, dhe njeriu u bë një qenie e gjallë. |
45 | GEN 2:14 | Emri i lumit të tretë është Tigri, dhe është ai që rrjedh në lindje të Asirisë. Lumi i katërt është Eufrati. |
52 | GEN 2:21 | Atëherë Zoti Perëndi e futi në një gjumë të thellë njeriun, të cilin e zuri gjumi; dhe mori një nga brinjët e tij dhe e mbylli mishin në atë vend. |
54 | GEN 2:23 | Dhe njeriu tha: “Kjo së fundi është kocka e kockave të mia dhe mishi i mishit tim. Ajo do të quhet grua sepse është nxjerrë nga burri”. |
57 | GEN 3:1 | Por gjarpri ishte më dinaku ndër të gjitha bishat e fushave që Zoti Perëndi kishte krijuar, dhe i tha gruas: “A ka thënë me të vërtetë Perëndia: “Mos hani nga të gjitha pemët e kopshtit?””. |
60 | GEN 3:4 | Atëherë gjarpri i tha gruas: “Ju s’keni për të vdekur aspak; |
63 | GEN 3:7 | Atëherë iu hapën sytë të dyve dhe e panë që ishin lakuriq; kështu ata qepën gjethe fiku dhe bënë breza për t’u mbuluar. |
65 | GEN 3:9 | Atëherë Zoti Perëndi thirri njeriun dhe i tha: “Ku je?”. |
66 | GEN 3:10 | Ai u përgjigj: “Dëgjova zërin tënd në kopsht, dhe pata frikë sepse isha lakuriq dhe u fsheha”. |
70 | GEN 3:14 | Atëherë Zoti Perëndi i tha gjarprit: “Me qenë se bëre këtë gjë, qofsh i mallkuar ndër gjithë kafshët dhe tërë bishat e fushave! Ti do të ecësh mbi barkun tënd dhe do të hash pluhur gjithë ditët e jetës sate. |
73 | GEN 3:17 | Pastaj i tha Adamit: “Me qenë se dëgjove zërin e gruas sate dhe hëngre nga pema për të cilën të kisha urdhëruar duke thënë: “Mos ha prej saj”, toka do të jetë e mallkuar për shkakun tënd, ti do të |
74 | GEN 3:18 | Ajo do të prodhojë gjemba dhe bimë gjembore, dhe ti do të hash barin e fushave; |
77 | GEN 3:21 | Pastaj Zoti Perëndi i bëri Adamit dhe gruas së tij tunika prej lëkure dhe i veshi. |
81 | GEN 4:1 | Por Adami njohu Evën, gruan e tij, e cila u ngjiz dhe lindi Kainin, dhe ai tha: “Fitova një burrë nga Zoti”. |
82 | GEN 4:2 | Pastaj lindi Abeli, vëllai i tij. Dhe Abeli u bë bari kopesh, ndërsa Kaini u bë punonjës i tokës. |
84 | GEN 4:4 | por Abeli i ofroi edhe ai të parëlindurit e kopesë së tij dhe yndyrën e tyre. Dhe Zoti e çmoi Abelin dhe dhuratën e tij, |
86 | GEN 4:6 | Atëherë Zoti i tha Kainit: “Pse je pezmatuar dhe pse fytyra jote është dëshpëruar? |
88 | GEN 4:8 | Dhe Kaini foli me të vëllanë, Abelin; kur u gjendën në fushë, Kaini u ngrit kundër vëllait të tij Abelit dhe e vrau. |
89 | GEN 4:9 | Atëherë Zoti i tha Kainit: “Ku është vëllait yt Abeli?”. Ai u përgjegj: “Nuk e di; mos jam unë rojtari i vëllait tim?”. |
93 | GEN 4:13 | Atëherë Kaini i tha Zotit; “Ndëshkimi im është tepër i madh aq sa unë nuk mund ta duroj. |
96 | GEN 4:16 | Atëherë Kaini u largua nga prania e Zotit dhe banoi në vendin e quajtur Nod, në lindje të Edenit. |
99 | GEN 4:19 | Dhe Lameku mori dy gra: emri i njërës ishte Ada dhe emri i tjetrës Cilah. |
100 | GEN 4:20 | Dhe Ada lindi Jabalin, që ishte babai i atyre që banojnë nën çadra dhe merren me rritjen e bagëtisë. |
103 | GEN 4:23 | Pastaj Lameku u tha grave të tij: “Ada dhe Cilah, dëgjoni zërin tim; gra të Lamekut, u vini re fjalëve të mia! Po, unë vrava një njeri sepse më plagosi, dhe një të ri sepse më shkaktoi një irnim. |
105 | GEN 4:25 | Pastaj Adami njohu përsëri gruan e tij, që lindi një djalë dhe e quajti Seth, sepse ajo tha: “Perëndia më dha një tjetër pasardhës në vend të Abelit, që u vra nga Kaini”. |
106 | GEN 4:26 | Edhe Sethit i lindi një djalë, të cilin e quajti Enosh. Atëherë filluan të kërkojnë emrin e Zotit. |
107 | GEN 5:1 | Ky është libri i prejardhjes së Adamit. Ditën që Perëndia krijoi njeriun e bëri të ngjashëm me Perëndinë. |
108 | GEN 5:2 | Ai i krijoi mashkull dhe femër, i bekoi dhe u dha emrin njeri, ditën që u krijuan. |
109 | GEN 5:3 | Adami jetoi njëqind e tridhjetë vjet dhe i lindi një djalë që i përngjiste, një lloj në shëmbëlltyrë të tij dhe e quajti Seth. |
110 | GEN 5:4 | Mbas lindjes së Sethit, Adami jetoi tetëqind vjet dhe pati bij dhe bija. |
111 | GEN 5:5 | Kështu Adami jetoi gjithsej nëntëqind e tridhjetë vjet; pastaj vdiq. |
142 | GEN 6:4 | Kishte gjigantë mbi tokë në ato kohë, madje edhe më vonë, kur bijtë e Perëndisë iu afruan bijave të njerëzve dhe këto u lindën atyre fëmijë. Ata janë heronjtë që jetuan në kohët e lashtësisë, janë njerëzit e famshëm të këtyre kohëve. |
161 | GEN 7:1 | Atëherë Zoti i tha Noeut: “Hyrë në arkë bashkë me tërë familjen tënde, sepse pashë se je i drejtë para meje në këtë brez. |
175 | GEN 7:15 | Ata erdhën te Noeu në arkë, dy nga dy, prej çdo mishi që ka frymë jete; |
188 | GEN 8:4 | Në muajin e shtatë, ditën e shtatëmbëdhjetë të muajit, arka u ndal në malet e Araratit. |
196 | GEN 8:12 | Atëherë priti shtatë ditë të tjera, pastaj e lëshoi jashtë pëllumbin, por ky nuk u kthye më tek ai. |
199 | GEN 8:15 | Atëherë Perëndia i foli Noeut, duke thënë: |
204 | GEN 8:20 | Atëherë Noeu ndërtoi një altar për Zotin, mori nga çdo lloj kafshësh dhe zogjsh të pastër dhe ofroi fli mbi altarin. |
208 | GEN 9:2 | Dhe frika dhe tmerri juaj do të ushtrohet mbi të gjitha kafshët e tokës, mbi të gjithë zogjtë e qiellit, mbi gjithçka që lëviz mbi tokë, si edhe mbi të gjithë peshqit e detit. Ata janë lënë në pushtetin tuaj. |
231 | GEN 9:25 | “I mallkuar qoftë Kanaani! Ai qoftë shërbyesi i shërbëtorëve të vëllezërve të tij!”. |
238 | GEN 10:3 | Bijtë e Gomerit qenë: Ashkenazi, Rifathi dhe Togarmahu. |
244 | GEN 10:9 | Ai qe një gjahtar i fuqishëm para Zotit; prandaj thuhet: “Si Nimrodi, gjahtari i fuqishëm para Zotit”. |
245 | GEN 10:10 | Dhe fillimi i mbretërimit të tij qe Babeli, Ereku, Akadi dhe Kalmehu në vendin e Shinarit. |
246 | GEN 10:11 | Nga ky vend shkoi në Asiri dhe ndërtoi Ninivën, Rehoboth-Irin dhe Kalahun; |
248 | GEN 10:13 | Mitsraimit i lindën Ludimët, Ananimët, Lehabimët, Nuftuhimët, |
251 | GEN 10:16 | dhe Gebusejtë, Amorejtë, Girgasejtë, |
252 | GEN 10:17 | Hivejtë, Arkejtë, Sinejtë, |
253 | GEN 10:18 | Arvadejtë, Cemarejtë dhe Hamathejtë. Pastaj familjet e Kanaanëve u shpërndanë. |
254 | GEN 10:19 | Dhe kufijtë e Kanaanëve shkuan nga Sidoni, në drejtim të Gerarit, deri në Gaza; dhe në drejtim të Sodomës, Gomorës, Admës dhe Ceboimoit deri në Lesha. |
257 | GEN 10:22 | Bijtë e Semit qenë: Elami, Asuri, Arpakshadi, Ludi dhe Arami. |
258 | GEN 10:23 | Bijtë e Aramit qenë: Uzi, Huli, Getheri dhe Mashi. |
259 | GEN 10:24 | Nga Arpakshadi lindi Shelahu dhe nga Shelahu Eberi. |
261 | GEN 10:26 | Nga Joktani lindën Almodadi, Shelefi, Hatsarmavethi dhe Jerahu, |
263 | GEN 10:28 | Obali, Abimaeli, Sheba, |
277 | GEN 11:10 | Këta janë pasardhësit e Semit. Në moshën njëqind vjeç Semit i lindi Arpakshadi, pikërisht dy vjet pas përmbytjes. |
278 | GEN 11:11 | Mbas lindjes të Arpakshadit, Semi jetoi pesëqind vjet dhe i lindën bij dhe bija. |
279 | GEN 11:12 | Arpakshadi jetoi tridhjetë e pesë vjet dhe i lindi Shelahu. |
280 | GEN 11:13 | Mbas lindjes së Shelahut, Arpakshadi jetoi katërqind e tre vjet dhe i lindën bij dhe bija. |
293 | GEN 11:26 | Terahu jetoi shtatëdhjetë vjet dhe i lindi Abrami, Nahori dhe Harani. |
294 | GEN 11:27 | Këta janë pasardhësit e Terahut. Terahut i lindi Abrami, Nahori dhe Harani; dhe Haranit i lindi Loti. |
296 | GEN 11:29 | Dhe Abrami dhe Nahori morën gra: emri i gruas së Abramit ishte Saraj dhe emri i gruas së Nahorit ishte Milkah, e bija e Haranit, i ati i Milkahut dhe i ati i Iskahut. |
298 | GEN 11:31 | Pastaj Terahu mori të birin Abram dhe Lotin, të birin e Haranit, domethënë djali i të birit, dhe Sarajn nusen e tij, gruaja e djalit të tij Abram, dhe dolën bashkë nga Ur i Kaldeasve për të vajtur në vendin e Kanaanëve; por kur arritën në Haran, ata u vendosën aty. |
300 | GEN 12:1 | Por Zoti i tha Abramit: “Largohu nga vendi yt, nga të afërmit e tu dhe nga shtëpia e babait tënd, dhe shko në vendin që do të të tregoj. |
303 | GEN 12:4 | Atëherë Abrami u nis siç i kishte thënë Zoti dhe Loti shkoi me të. Abrami ishte shtatëdhjetë e pesë vjeç kur u nis nga Harani. |
304 | GEN 12:5 | Dhe Abrami mori me vete Sarajn, gruan e tij, dhe Lotin, birin e të vëllait, dhe të gjithë pasurinë që kishin grumbulluar dhe personat që kishin blerë në Haran, dhe u nisën për të vajtur në vendin e Kanaanëve. Kështu ata arritën në vendin e Kanaanit. |
305 | GEN 12:6 | Abrami e kapërceu vendin deri te lokaliteti i Sikemit, deri tek lisi i Morehut. Në atë kohë ndodheshin në atë vend Kanaanejtë. |
306 | GEN 12:7 | Atëherë u shfaq Zoti përpara Abramit dhe i tha: “Unë do t’ja jap këtë vend pasardhësve të tu”. Atëherë Abrami i ndërtoi aty një altar Zotit që i ishte shfaqur. |
307 | GEN 12:8 | Së këtejmi u zhvendos drejt malit në lindje të Bethelit dhe ngriti çadrat e tij, duke pasur Bethelin në jug dhe Ainë në lindje; dhe ndërtoi aty një altar kushtuar Zotit dhe i bëri thirrje emrit të Zotit. |
308 | GEN 12:9 | Pastaj Abrami filloi një udhëtim, duke vazhduar të zhvendoset në drejtim të Negevit. |
309 | GEN 12:10 | Por në vend pati zi buke dhe Abrami zbriti në Egjipt për të banuar, sepse në vendin e tij ishte zi e madhe buke. |
313 | GEN 12:14 | Në fakt kur Abrami arriti në Egjipt, Egjiptasit panë që gruaja ishte shumë e bukur. |
315 | GEN 12:16 | Dhe ai e trajtoi mirë Abramin për shkak të saj. Kështu Abramit i dhanë dele, buaj, gomarë, shërbyes, shërbyese, gomarica dhe deve. |
316 | GEN 12:17 | Por Zoti e goditi Faraonin dhe shtëpinë e tij me fatkeqësira të mëdha për shkak të Sarajt, gruas së Abramit. |
317 | GEN 12:18 | Atëherë Faraoni thirri Abramin dhe i tha: “Ç’më bëre? Pse nuk më the që ajo ishte gruaja jote? Pse më the: |
319 | GEN 12:20 | Pastaj Faraoni u dha urdhër njerëzve të tij lidhur me Abramin, dhe këta e nisën atë, gruan e tij dhe gjithçka kishte. |
320 | GEN 13:1 | Abrami, pra, u rikthye nga Egjipti në drejtim të Negevit bashkë me gruan dhe gjithçka zotëronte. Dhe Loti ishte bashkë me të. |
321 | GEN 13:2 | Abrami ishte shumë i pasur me bagëti, argjend dhe ar. |
322 | GEN 13:3 | Nga Negevi ai vazhdoi udhëtimin e tij deri në Bethel, në vendin ku më parë ndodhej çadra e tij, midis Bethelit dhe Ait, |
323 | GEN 13:4 | në vendin e altarit që kishte ndërtuar në krye, dhe aty Abrami i bëri thirrje emrit të Zotit. |
324 | GEN 13:5 | Edhe Loti, që udhëtonte bashkë me Abramin, kishte kope bagëtish dhe çadra. |
326 | GEN 13:7 | Lindi kështu një mosmarrëveshje midis barinjve të bagëtisë së Abramit dhe barinjve të bagëtisë së Lotit. Në atë kohë banonin në këtë vend Kananejtë dhe Perezejtë. |
327 | GEN 13:8 | Dhe kështu Abrami i tha Lotit: “Nuk duhet të ketë mosmarrëveshje midis teje dhe meje, as midis barinjve të mi dhe barinjve të tu, sepse jemi vëllezër. |
328 | GEN 13:9 | A nuk është vallë tërë vendi para teje? Ndahu nga unë! Në rast se ti shkon majtas, unë kam për të vajtur djathtas; dhe në qoftë se ti shkon djathtas, unë kam për të vajtur majtas”. |
329 | GEN 13:10 | Atëherë Loti ngriti sytë dhe pa tërë fushën e Jordanit. Para se Zoti të kishte shkatërruar Sodomën dhe Gomorën, ajo ishte e tëra e ujitur deri në Coar, si kopshti i Zotit, si vendi i Egjiptit. |
331 | GEN 13:12 | Abrami banoi në vendin e Kanaanit dhe Loti në qytetet e fushës, duke arritur të ngrejë çadrat e tij deri në Sodomë. |