Wildebeest analysis examples for:   als-alsSHQ   F    February 11, 2023 at 17:52    Script wb_pprint_html.py   by Ulf Hermjakob

2  GEN 1:2  Toka ishte pa trajtë, e zbrazët dhe errësira mbulonte sipërfaqen e humnerës; dhe Fryma e Perëndisë fluturonte mbi sipërfaqen e ujërave.
81  GEN 4:1  Por Adami njohu Evën, gruan e tij, e cila u ngjiz dhe lindi Kainin, dhe ai tha:Fitova një burrë nga Zoti”.
141  GEN 6:3  Dhe Zoti tha:Fryma im nuk do të hahet gjithnjë me njeriun, sepse në shthurjen e tij ai nuk është veçse mish; ditët e tij do të jenë, pra, njëqind e njëzet vjet”.
249  GEN 10:14  Pathrusimët, Kasluhimët (prej të cilëve dolën Filistejtë) dhe Kaftorimët.
314  GEN 12:15  E panë edhe oficerët e Faraonit dhe e lavdëruan para Faraonit; dhe gruan e çuan në shtëpinë e Faraonit.
316  GEN 12:17  Por Zoti e goditi Faraonin dhe shtëpinë e tij me fatkeqësira të mëdha për shkak të Sarajt, gruas së Abramit.
317  GEN 12:18  Atëherë Faraoni thirri Abramin dhe i tha: “Ç’më bëre? Pse nuk më the që ajo ishte gruaja jote? Pse më the:
319  GEN 12:20  Pastaj Faraoni u dha urdhër njerëzve të tij lidhur me Abramin, dhe këta e nisën atë, gruan e tij dhe gjithçka kishte.
546  GEN 21:32  Kështu lidhën aleancë në Beer-Sheba. Pastaj Abimeleku dhe Pikoli, kreu i ushtrisë të tij, u ngritën dhe u kthyen në vendin e Filistejve.
548  GEN 21:34  Dhe Abrahami qëndroi si i huaj shumë kohë në vendin e Filistejve.
625  GEN 24:33  Pastaj i vunë përpara për të ngrënë, por ai tha: “Nuk do të ha deri sa të plotësoj porosinë që më kanë dhënë”. Tjetri tha:Fol”.
694  GEN 26:1  Por ndodhi një mungesë ushqimesh në vend, përveç asaj të parës që kishte ndodhur në kohën e Abrahamit. Pastaj Isaku shkoi tek Abimeleku, mbreti i Filistejve në Gerar.
701  GEN 26:8  Kur kishte kaluar një kohë e gjatë në atë vend, Abimelekut, mbretit të Filistejve, i rastisi të shikojë nga dritarja dhe pa Isakun që përkëdhelte Rebekën, gruan e tij.
707  GEN 26:14  Ai arriti të zotërojë kope dhënsh dhe qesh dhe kishte një numër të madh shërbëtorësh. Kështu Filistejtë e patën zili,
711  GEN 26:18  Dhe Isaku filloi të hapë puse uji që ishin hapur në kohën e Abrahamit, atit të tij, dhe që Filistejtë i kishin mbyllur mbas vdekjes së Abrahamit, dhe u vuri po ato emra që u kishte vënë babai i tij.
999  GEN 34:18  Fjalët e tyre i pëlqyen Hamorit dhe Sikemit, birit të Hamorit.
1120  GEN 37:36  Ndërkaq Madianitët e shitën Jozefin në Egjipt dhe ia shitën Potifarit, oficer i Faraonit dhe kapiten i rojeve.
1151  GEN 39:1  Ndërkaq Jozefi u çua në Egjipt; dhe Potifari, oficeri i Faraonit dhe kapiten i rojeve, një egjiptas, e bleu nga Ismaelitët që e kishin sjellë atje.
1175  GEN 40:2  Dhe Faraoni u zemërua me të dy oficerët e tij, kryekupëmbajtësin dhe kryebukëpjekësin,
1180  GEN 40:7  Atëherë ai pyeti oficerët e Faraonit, që ishin me të në burg, në shtëpinë e zotërisë së tij dhe u tha: “Pse keni sot një fytyrë kaq të trishtuar?”.
1184  GEN 40:11  Tani unë kisha në dorë kupën e Faraonit; mora rrushin, e shtrydha në kupën e Faraonit dhe e vura kupën në dorë të Faraonit”.
1186  GEN 40:13  në krye të tri ditëve Faraoni do të të bëjë të ngresh përsëri kokën lart, do të të rivendosë në detyrën tënde dhe ti do t’i japësh në dorë kupën Faraonit, siç bëje më parë, kur ishe kupëmbajtësi i tij.
1187  GEN 40:14  Por më kujto mua kur të jesh i lumtur; të lutem, trego dashamirësi ndaj meje, duke i folur për mua Faraonit, dhe më nxirr nga kjo shtëpi;
1190  GEN 40:17  dhe në shportën më të lartë kishte çdo lloj gjellësh të pjekura në furrë për Faraonin; dhe zogjtë i hanin nga shporta që kisha mbi krye”.
1192  GEN 40:19  në krye të tri ditëve Faraoni do të të heqë kokën nga shpatullat, do të varë në një pemë, dhe zogjtë do të hanë mishrat e trupit tënd”.
1193  GEN 40:20  Tani ditën e tretë, ditën e përvjetorit të Faraonit, ndodhi që ai shtroi një banket për të gjithë shërbëtorët e tij; dhe bëri që të ngrinin kokën lartë si kryekupëmbajtësi dhe kryebukëpjekësi, në mes të shërbëtorëve të tij.
1194  GEN 40:21  Kështu e rivendosi kryekupëmbajtësin në detyrën e tij si kupëmbajtës që t’i jepte kupën në dorë Faraonit,
1197  GEN 41:1  Por ndodhi që mbas dy vitesh të plota Faraoni pa një ëndërr. Ai ndodhej pranë një lumi,
1200  GEN 41:4  Tani lopët e shëmtuara dhe të dobëta hëngrën lopët e hijshme dhe të majme. Pastaj Faraoni u zgjua.
1203  GEN 41:7  Dhe kallinjtë e hollë gëlltitën shtatë kallinjtë e trashë dhe të plotë. Atëherë Faraoni u zgjua dhe, ja, ishte një ëndërr.
1204  GEN 41:8  Në mëngjes shpirti i tij qe i trazuar, dhe dërgoi e thirri tërë magjistarët dhe të diturit e Egjiptit; pastaj Faraoni u tregoi ëndrrat e tij, por asnjeri prej tyre nuk qe në gjendje t’ia interpretonte Faraonit.
1205  GEN 41:9  Atëherë kryekupëmbajtësi i foli Faraonit duke i thënë: “Sot kujtoj gabimet e mia.
1206  GEN 41:10  Faraoni ishte zemëruar me shërbëtorët e tij dhe më kishte futur në burg në shtëpinë e kreut të rojeve, mua dhe kryebukëpjekësin.
1209  GEN 41:13  Dhe gjërat u zhvilluan pikërisht simbas interpretimit që na kishte dhënë ai. Faraoni më rivendosi në detyrën time dhe e vari tjetrin”.
1210  GEN 41:14  Atëherë Faraoni dërgoi ta thërrisnin Jozefin, që e nxorrën menjëherë nga burgu nëntokësor. Kështu ai u rrua, ndërroi rrobat dhe erdhi te Faraoni.
1211  GEN 41:15  Dhe Faraoni i tha Jozefit: “Kam parë një ëndërr dhe askush nuk është në gjëndje ta interpretojë; por kam dëgjuar për ty se, kur ke dëgjuar një ëndërr, je në gjendje ta interpretosh”.
1212  GEN 41:16  Jozefi iu përgjegj Faraonit duke i thënë: “Nuk jam unë, por Perëndia do të japë një përgjigje për të mirën e Faraonit”.
1213  GEN 41:17  Atëherë Faraoni i tha Jozefit: “Ja, në ëndrrën time unë rrija në bregun e lumit,
1221  GEN 41:25  Atëherë Jozefi i tha Faraonit: “Éndërrat e Faraonit janë një ëndërr e njëjtë. Perëndia i tregoi Faraonit atë që po gatitet të bëjë.
1224  GEN 41:28  Këto janë ato që i thanë Faraonit: Perëndia i tregoi Faraonit atë që po përgatitet të bëjë.
1228  GEN 41:32  Fakti që kjo ëndërr i është shfaqur Faraonit dy herë do të thotë që këtë vendim e ka marrë Perëndia, dhe Perëndia do të bëjë që të ndodhë shpejt.
1229  GEN 41:33  Prandaj Faraoni të kërkojë një njeri të zgjuar dhe të urtë dhe ta caktojë në krye të Egjiptit.
1230  GEN 41:34  Faraoni duhet të veprojë kështu: të emërojë në vend mbikqyrës për të mbledhur një të pestën e prodhimeve të vendit të Egjiptit, gjatë shtatë viteve të bollëkut.
1231  GEN 41:35  Ata të grumbullojnë të gjitha ushqimet e këtyre viteve të mbara që po vinë dhe të grumbullojnë grurin nën autoritetin e Faraonit dhe ta ruajnë për furnizimin e qyteteve.
1233  GEN 41:37  Kjo gjë i pëlqeu Faraonit dhe gjithë nëpunësve të tij.
1234  GEN 41:38  Dhe Faraoni u tha nëpunësve të tij: “A mund të gjejmë një njeri si ky, tek i cili të gjendet Fryma e Perëndisë?”.
1235  GEN 41:39  Atëherë Faraoni i tha Jozefit: “Me qënë se Perëndia të bëri të dish të gjitha këto gjëra, nuk ka asnjeri të zgjuar dhe të ditur sa ti.
1237  GEN 41:41  Faraoni i tha Jozefit: “Shiko, unë të emëroj mbi gjithë shtetin e Egjiptit”.
1238  GEN 41:42  Pastaj Faraoni hoqi unazën nga dora e vet dhe ia vuri në dorë Jozefit; e veshi me rroba krejt prej liri dhe i vari në qafë një gjerdan të artë.
1239  GEN 41:43  E hipi pastaj në karron e tij të dytë, dhe para tij thërrisnin: “Në gjunjë!”. Kështu Faraoni e vendosi mbi tërë shtetin e Egjiptit.
1240  GEN 41:44  Veç kësaj Faraoni i tha Jozefit: Faraoni jam unë, por pa ty asnjeri nuk ka për të ngritur dorën ose këmbën në tërë shtetin e Egjiptit”.
1241  GEN 41:45  Dhe Faraoni e quajti Jozefin me emrin Cofnath-Paneah dhe i dha për grua Asenathin, të bijën e Potiferahut, prift i Onit. Dhe Jozefi u nis për të vizituar shtetin e Egjiptit.
1242  GEN 41:46  Tani Jozefi ishte tridhjetë vjeç kur u paraqit para Faraonit, mbretit të Egjiptit. Pastaj Jozefi u largua nga Faraoni dhe i ra anembanë Egjiptit.
1251  GEN 41:55  Pastaj tërë vendi i Egjiptit filloi të vuajë nga uria, dhe populli e ngriti zërin për t’i kërkuar bukë Faraonit. Atëherë Faraoni u tha tërë Egjiptasve: “Shkoni tek Jozefi dhe bëni si t’ju thotë ai”.
1268  GEN 42:15  Ja si do të viheni në provë: ashtu siç është e vërteta që Faraoni jeton, nuk do të dilni këtej para se vëllai juaj më i vogël të vijë këtu.
1269  GEN 42:16  Dërgoni njerin prej jush të marrë vëllanë tuaj; dhe ju do të qëndroni këtu në burg, që fjalët tuaja të provohen dhe të shihet nëse thoni të vërtetën; për ndryshe, ashtu siç është e vërtetë që Faraoni jeton, ju jeni spiunë!”.
1343  GEN 44:18  Atëherë Juda iu afrua Jozefit dhe i tha: “Të lutem, zotëria im, lejoje shërbëtorin tënd që t’i thotë një fjalë zotërisë tim, dhe mos u zemëro me shërbëtorin tënd, sepse ti je si Faraoni.
1347  GEN 44:22  Dhe ne i thamë zotërisë tim:Fëmija nuk mund ta lërë atin e tij, sepse po të duhej ta linte, i ati do të vdiste”.
1361  GEN 45:2  Dhe qau aq fort sa që e dëgjuan edhe vet Egjiptasit, dhe ky lajm arriti edhe në shtëpinë e Faraonit.
1367  GEN 45:8  Nuk jeni ju, pra, që më dërguat këtu, por është Perëndia; ai më caktoi si atë i Faraonit, si zot i krejt shtëpisë së tij dhe si qeveritar i tërë vendit të Egjiptit.
1375  GEN 45:16  Jehona e kësaj ngjarjeje u përhap në shtëpinë e Faraonit dhe njerëzit thanë: “Kanë ardhur vëllezërit e Jozefit”. Kjo i pëlqeu Faraonit dhe shërbëtorëve të tij.
1376  GEN 45:17  Atëherë Faraoni i tha Jozefit: “Thuaju vëllezërve të tu: “Bëni këtë: Ngarkoni kafshët tuaja dhe shkoni; kthehuni në vendin e Kanaanit.
1380  GEN 45:21  Bijtë e Izraelit vepruan kështu, dhe Jozefi u dha atyre qerre, simbas urdhërit të Faraonit, si edhe ushqime për udhëtimin.
1392  GEN 46:5  Atëherë Jakobi u nis nga Beer-Sheba dhe bijtë e Izraelit e hipën Jakobin, atin e tyre, fëmijët e vegjël dhe gratë e tyre mbi qerret që Faraoni kishte dërguar për t’i mbartur.
1418  GEN 46:31  Atëherë Jozefi u tha vëllezërve të tij dhe familjes të atit të tij: “Do të ngjitem për ta njoftuar Faraonin dhe do t’i them: “Vëllezërit e mi dhe familja e atit tim, që ishin në vendin e Kanaanit, kanë ardhur tek unë.
1420  GEN 46:33  Kur Faraoni do t’ju thërrasë dhe do t’ju thotë: “Me ç’punë merreni?”, ju do t’i përgjigjeni:
1422  GEN 47:1  Jozefi shkoi, pra, të njoftojë Faraonin dhe i tha: “Ati im dhe vëllezërit e mi, me gjithë kopetë e tyre, të bagëtive të imta dhe të trasha dhe me gjithçka kanë, kanë ardhur nga vendi i Kanaanit; dhe ja, tani ndodhen në vendin e Goshenit”.
1423  GEN 47:2  Pastaj mori pesë nga vëllezërit e tij dhe ia paraqiti Faraonit.
1424  GEN 47:3  Atëherë Faraoni u tha vëllezërve të Jozefit: “Me ç’punë merreni?”. Ata iu përgjigjën Faraonit: “Shërbëtorët e tu janë barinj, si ne ashtu dhe etërit tanë”.
1425  GEN 47:4  Pastaj i thanë Faraonit: “Kemi ardhur për të banuar në këtë vend, sepse nuk kishte më kullota për kopetë e shërbëtorëve të tu, sepse ka zi të madhe në vendin e Kanaanit. Lejona tani që shërbëtorët e tu të banojnë në vendin e Goshenit”.
1426  GEN 47:5  Atëherë Faraoni ia drejtoi fjalën Jozefit, duke i thënë: “Ati yt dhe vëllezërit e tu erdhën te ti;
1428  GEN 47:7  Pastaj Jozefi e çoi Jakobin, atin e tij, te Faraoni dhe ia paraqiti. Dhe Jakobi bekoi Faraonin.
1429  GEN 47:8  Atëherë Faraoni i tha Jakobit: “Sa vjet ke që jeton?”.
1430  GEN 47:9  Jakobi iu përgjegj Faraonit: “Vitet e shtegtimit tim janë njëqind e tridhjetë; vitet e jetës sime kanë qenë të pakta dhe të këqija, dhe nuk e kanë arritur numrin e viteve të jetës së etërve të mi, në ditët e shtegtimit të tyre”.
1431  GEN 47:10  Jakobi e bekoi përsëri Faraonin dhe u largua nga prania e Faraonit.
1432  GEN 47:11  Kështu Jozefi vendosi atin e tij dhe vëllezërit e tij dhe u dha atyre një pronë në vendin e Egjiptit, në pjesën më të mirë të vendit, në krahinën e Ramsesit, ashtu siç kishte urdhëruar Faraoni.
1435  GEN 47:14  Jozefi mblodhi tërë paratë që gjendeshin në vendin e Egjiptit dhe në vendin e Kanaanit në këmbim të grurit që ata blinin; dhe këto para Jozefi i çoi në shtëpinë e Faraonit.
1440  GEN 47:19  Pse duhet të mbarojmë para syve të tu, ne dhe tokat tona? Blina ne dhe tokat tona në këmbim të bukës, dhe ne me tokat tona do të jemi skllevër të Faraonit; na jep të mbjellim që të mund të jetojmë dhe jo të vdesim, dhe toka të mos shndërrohet në një shkretëtirë”.
1441  GEN 47:20  Kështu Jozefi bleu për Faraonin tërë tokat e Egjiptit, sepse Egjiptasit shitën secili arën e vet, me që ishin goditur rëndë nga zija e bukës. Kështu vëndi u bë pronë e Faraonit.
1443  GEN 47:22  vetëm tokat e priftërinjve nuk i bleu, sepse priftërinjtë merrnin furnizime nga Faraoni dhe rronin nga furnizimet që u jepte Faraoni; për këtë arsye ata nuk i shitën tokat e tyre.
1444  GEN 47:23  Por Jozefi i tha popullit: “Ja, sot ju bleva ju dhe tokat tuaja për Faraonin; ja ku e keni farën; mbillni tokën;
1445  GEN 47:24  në kohën e korrjes, të pestën pjesë do t’ia jepni Faraonit dhe katër pjesë do të jenë tuajat për të siguruar farën e arave, ushqimin tuaj dhe të personave të shtëpisë suaj dhe për ushqimin e fëmijëve tuaj”.
1446  GEN 47:25  Dhe ata thanë: “Ti na shpëtove jetën! Paçim hir në sytë e zotërisë tonë, dhe ne do të jemi skllevërit e Faraonit”.
1447  GEN 47:26  Jozefi e bëri ligj këtë në vendin e Egjiptit, i cili vazhdon edhe sot e kësaj dite dhe sipas të cilit e pesta pjesë e korrjes duhet t’i jepet Faraonit. Vetëm tokat e priftërinjve nuk u bënë pronë e Faraonit.
1498  GEN 49:24  por harku i tij ka mbetur i fortë; krahët e tij janë përforcuar nga duart e të Fuqishmit të Jakobit (e atij që është bariu dhe shkëmbi i Izraelit),
1511  GEN 50:4  Kur kaluan ditët e zisë të mbajtura për të, Jozefi foli në shtëpinë e Faraonit duke thënë: “Në qofse kam gjetur hirin tuaj, i thoni Faraonit këto fjalë:
1513  GEN 50:6  Faraoni u përgjegj: “Ngjitu dhe varrose atin tënd ashtu si të ka vënë të betohesh”.
1514  GEN 50:7  Atëherë Jozefi u ngjit për të varrosur të atin; dhe me të u ngjitën tërë shërbëtorët e Faraonit, të moshuarit e shtëpisë së tij dhe tërë të moshuarit e vendit të Egjiptit,
1524  GEN 50:17  “Kështu do t’i thoni Jozefit: Falu vëllezërve të tu të keqen që të kanë bërë, mëkatin e tyre, sepse të kanë bërë keq”. Falu, pra, tani krimin shërbëtorëve të Perëndisë të atit tënd”. Jozefi qau kur i folën kështu.
1544  EXO 1:11  Vunë, pra, kryeintendentë të punimeve mbi ta, me qëllim që t’i shtypnin me angaritë e tyre. Kështu ata i ndërtuan Faraonit qytetet-depozitë Pitom dhe Raamses.