Wildebeest analysis examples for:   als-alsSHQ   K    February 11, 2023 at 17:52    Script wb_pprint_html.py   by Ulf Hermjakob

5  GEN 1:5  Dhe Perëndia e quajti dritën “ditë” dhe errësirën “natë”. Kështu erdhi mbrëmja e pastaj erdhi mëngjesi: dita e parë.
8  GEN 1:8  Dhe Perëndia e quajti kupën qiellore “qiell”. Kështu erdhi mbrëmja, pastaj erdhi mëngjesi: dita e dytë.
13  GEN 1:13  Kështu erdhi mbrëmja, pastaj erdhi mëngjesi; dita e tretë.
19  GEN 1:19  Kështu erdhi mbrëmja dhe erdhi mëngjesi: dita e katërt.
21  GEN 1:21  Kështu Perëndia krijoi kafshët e mëdha ujore dhe të gjitha gjallesat që lëvizin dhe që mbushin ujërat, secili simbas llojit të vet, e çdo shpend fluturues simbas llojit të vet. Dhe Perëndia e pa se kjo ishte mirë.
23  GEN 1:23  Kështu erdhi mbrëmja dhe pastaj mëngjesi: dita e pestë.
27  GEN 1:27  Kështu Perëndia krijoi njeriun simbas shëmbëlltyrës së vet, simbas shëmbëlltyrës së Perëndisë; Ai krijoi mashkullin e femrën.
31  GEN 1:31  Atëherë Perëndia shikoi të gjitha ato që kishte bërë, dhe ja, ishte shumë mirë. Kështu erdhi mbrëmja dhe pastaj erdhi mëngjesi: dita e gjashtë.
32  GEN 2:1  Kështu përfunduan qielli dhe toka si dhe tërë ushtria e tyre.
35  GEN 2:4  Këto janë origjina e qiellit dhe e tokës kur u krijuan, ditën që Zoti Perëndi krijoi tokën dhe qiellin.
44  GEN 2:13  Emri i lumit të dytë është Gihon, dhe ai rrethon tërë vendin e Kushit.
54  GEN 2:23  Dhe njeriu tha:Kjo së fundi është kocka e kockave të mia dhe mishi i mishit tim. Ajo do të quhet grua sepse është nxjerrë nga burri”.
65  GEN 3:9  Atëherë Zoti Perëndi thirri njeriun dhe i tha:Ku je?”.
67  GEN 3:11  Dhe Perëndia i tha:Kush të tregoi se ishe lakuriq? Mos vallë ke ngrënë nga pema që unë të kisha urdhëruar të mos haje?”.
80  GEN 3:24  Kështu ai e dëboi njeriun; dhe vendosi në lindje të kopshtit të Edenit kerubinët që vërtisnin nga çdo anë një shpatë flakëruese për të ruajtur rrugën e pemës së jetës.
81  GEN 4:1  Por Adami njohu Evën, gruan e tij, e cila u ngjiz dhe lindi Kainin, dhe ai tha: “Fitova një burrë nga Zoti”.
82  GEN 4:2  Pastaj lindi Abeli, vëllai i tij. Dhe Abeli u bë bari kopesh, ndërsa Kaini u bë punonjës i tokës.
83  GEN 4:3  Me kalimin e kohës, Kaini i bëri një ofertë frutash të tokës Zotit;
85  GEN 4:5  por nuk çmoi Kainin dhe ofertën e tij. Dhe kështu Kaini u pezmatua shumë dhe fytyra e tij mori një pamje të dëshpëruar.
86  GEN 4:6  Atëherë Zoti i tha Kainit: “Pse je pezmatuar dhe pse fytyra jote është dëshpëruar?
88  GEN 4:8  Dhe Kaini foli me të vëllanë, Abelin; kur u gjendën në fushë, Kaini u ngrit kundër vëllait të tij Abelit dhe e vrau.
89  GEN 4:9  Atëherë Zoti i tha Kainit: Ku është vëllait yt Abeli?”. Ai u përgjegj: “Nuk e di; mos jam unë rojtari i vëllait tim?”.
92  GEN 4:12  Kur të punosh tokën, ajo nuk do të të japë më prodhimet e saj, dhe ti do të jesh një endacak dhe një ikanak mbi tokë”.
93  GEN 4:13  Atëherë Kaini i tha Zotit; “Ndëshkimi im është tepër i madh aq sa unë nuk mund ta duroj.
95  GEN 4:15  Dhe Zoti i tha: “Prandaj, kushdo qoftë të vrasë Kainin, do të dënohet shtatë herë”. Dhe Zoti vuri një shenjë mbi Kainin, me qëllim që kushdo që ta gjente të mos e vriste.
96  GEN 4:16  Atëherë Kaini u largua nga prania e Zotit dhe banoi në vendin e quajtur Nod, në lindje të Edenit.
97  GEN 4:17  Dhe Kaini njohu të shoqen, e cila u ngjiz dhe lindi Enokun. Pastaj Kaini ndërtoi një qytet, të cilit i vuri emrin Enok, emri i të birit.
104  GEN 4:24  Në rast se do t’i merret hak Kainit shtatë herë, Lamekut do t’i merret hak shtatëdhjetë herë shtatë”.
105  GEN 4:25  Pastaj Adami njohu përsëri gruan e tij, që lindi një djalë dhe e quajti Seth, sepse ajo tha: “Perëndia më dha një tjetër pasardhës në vend të Abelit, që u vra nga Kaini”.
107  GEN 5:1  Ky është libri i prejardhjes së Adamit. Ditën që Perëndia krijoi njeriun e bëri të ngjashëm me Perëndinë.
111  GEN 5:5  Kështu Adami jetoi gjithsej nëntëqind e tridhjetë vjet; pastaj vdiq.
114  GEN 5:8  Kështu tërë koha që Sethi jetoi qe nëntëqind e dymbëdhjetë vjet; pastaj vdiq.
115  GEN 5:9  Enoshi jetoi nëntëdhjetë vjet dhe i lindi Kenani.
116  GEN 5:10  Mbas lindjes së Kenanit, Enoshi jetoi tetëqind e pesëmbëdhjetë vjet dhe pati bij e bija të tjerë.
117  GEN 5:11  Kështu Enoshi jetoi gjithsej nëntëqind e pesë vjet; pastaj vdiq.
118  GEN 5:12  Kenani jetoi shtatëdhjetë vjet dhe i lindi Mahalaleeli.
119  GEN 5:13  Mbas lindjes së Mahalaleelit, Kenani jetoi tetëqind e dyzet vjet dhe pati bij e bija të tjerë.
120  GEN 5:14  Kështu Kenani jetoi gjithsej nëntëqind e dhjetë vjet; pastaj vdiq.
123  GEN 5:17  Kështu Mahalaleeli jetoi gjithsej tetëqind e nëntëdhjetë e pesë vjet; pastaj vdiq.
126  GEN 5:20  Kështu Jaredi jetoi gjithsej nëntëqind e gjashtëdhjetë e dy vjet; pastaj vdiq.
129  GEN 5:23  Kështu Enoku jetoi gjithsej treqind e gjashtëdhjetë e pesë vjet.
133  GEN 5:27  Kështu Metuselahu jetoi gjithsej nëntëqind e gjashtëdhjetë e nëntë vjet; pastaj ai vdiq.
135  GEN 5:29  dhe i vuri emrin Noe, duke thënë:Ky do të na ngushëllojë për punën tonë dhe për mundin e duarve tona, për shkak tokës që Zoti e ka mallkuar”.
137  GEN 5:31  Kështu Lameku jetoi gjithsej shtatëqind e shtatëdhjetë e shtatë vjet, pastaj ai vdiq.
138  GEN 5:32  Noeut, në moshën pesëqind vjeç, i lindi Semi, Kami dhe Jafeti.
139  GEN 6:1  Kur njerëzit filluan të shumohen mbi faqen e dheut dhe u lindën atyre vajza,
142  GEN 6:4  Kishte gjigantë mbi tokë në ato kohë, madje edhe më vonë, kur bijtë e Perëndisë iu afruan bijave të njerëzve dhe këto u lindën atyre fëmijë. Ata janë heronjtë që jetuan në kohët e lashtësisë, janë njerëzit e famshëm të këtyre kohëve.
145  GEN 6:7  Kështu Zoti tha: “Unë do të shfaros nga faqja e dheut njeriun që kam krijuar, duke filluar nga njeriu deri te kafshët, te rrëshqanorët, te zogjtë e qiellit, sepse pendohem që i kam krijuar”.
147  GEN 6:9  Kjo është prejardhja e Noeut. Noeu ishte një njeri i drejtë dhe i patëmetë midis bashkëkohësve të tij. Noeu eci me Perëndinë.
148  GEN 6:10  Dhe Noeu pati tre bij: Semin, Kamin dhe Jafetin.
151  GEN 6:13  Dhe Perëndia i tha Noeut:Kam vendosur t’i jap fund çdo mishi, sepse toka për shkak të njerëzve është plot me dhunë; ja, unë do t’i zhduk bashkë me tokën.
167  GEN 7:7  Kështu Noeu u fut në arkë bashkë me bijtë e tij, me të shoqen dhe me gratë e bijve të tij, për shkak të ujërave të përmbytjes.
173  GEN 7:13  Po atë ditë hynë në arkë Noeu dhe bijtë e tij Semi, Kami dhe Jafeti, gruaja e Noeut si dhe tri gratë e bijve të tij me ta;
181  GEN 7:21  Kështu u shuan të gjitha llojet e mishit që lëviznin mbi tokë: zogjtë, bagëtia, bishat, rrëshqanorët e çdo lloji që zvarriteshin mbi tokë dhe tërë njerëzit.
190  GEN 8:6  Kështu, mbas dyzet ditësh, ndodhi që Noeu hapi dritaren që kishte bërë në arkë,
202  GEN 8:18  Kështu Noeu doli me bijtë e tij, me gruan e tij dhe me gratë e bijve të tij.
218  GEN 9:12  Pastaj Perëndia tha:Kjo është shenja e besëlidhjes që unë përfundoj midis meje dhe jush, me të gjitha qeniet e gjalla që janë me ju, me të gjithë brezat e ardhshëm.
223  GEN 9:17  Dhe Perëndia i tha Noeut:Kjo është shenja e besëlidhjes që unë kam caktuar midis meje dhe çfarëdo mishi që është mbi tokë”.
224  GEN 9:18  Dhe bijtë e Noeut që dolën nga arka qenë Semi, Kami dhe Jafeti; Kami është babai i Kanaanit.
225  GEN 9:19  Këta janë tre bijtë e Noeut, dhe ata populluan tërë tokën.
228  GEN 9:22  Dhe Kami, i ati i Kanaanit, pa babanë e tij lakuriq dhe vajti t’ua thotë vëllezërve të tij që ndodheshin jashtë.
230  GEN 9:24  Kur Noeu u zgjua nga dehja e tij, mësoi atë që i kishte bërë i biri më i vogël, dhe tha:
231  GEN 9:25  “I mallkuar qoftë Kanaani! Ai qoftë shërbyesi i shërbëtorëve të vëllezërve të tij!”.
232  GEN 9:26  Pastaj tha: “I bekuar qoftë Zoti, Perëndia i Semit, dhe Kanaani të jetë shërbëtori i tij.
233  GEN 9:27  Perëndia ta rritë Jafetin dhe ky të banojë në çadrat e Semit; Kanaani qoftë shërbyesi i tij!”.
235  GEN 9:29  Kështu Noeu jetoi gjithsejt nëntëqind e pesëdhjetë vjet; pastaj vdiq.
236  GEN 10:1  Këta janë pasardhësit e bijve të Noeut: Semit, Kamit dhe Jafetit; mbas përmbytjes, atyre u lindën fëmijë.
239  GEN 10:4  Bijtë e Javanit qenë: Elishami, Tarshishi, Kitimi dhe Dodanimi.
241  GEN 10:6  Bijtë e Kamit qenë: Kushi, Mitsraimi, Puti dhe Kanaani.
242  GEN 10:7  Bijtë e Kushit qenë: Seba, Havilahu, Sabtahu, Raamahu dhe Sabtekahu; dhe bijtë e Raamahut qenë: Sheba dhe Dedani.
243  GEN 10:8  Kushit i lindi Nimrodi, që filloi të jetë një njeri i fuqishëm mbi tokë.
245  GEN 10:10  Dhe fillimi i mbretërimit të tij qe Babeli, Ereku, Akadi dhe Kalmehu në vendin e Shinarit.
246  GEN 10:11  Nga ky vend shkoi në Asiri dhe ndërtoi Ninivën, Rehoboth-Irin dhe Kalahun;
247  GEN 10:12  midis Ninivës dhe Kalahut ndërtoi Resenin (që është qyteti i madh).
249  GEN 10:14  Pathrusimët, Kasluhimët (prej të cilëve dolën Filistejtë) dhe Kaftorimët.
250  GEN 10:15  Kanaanit i lindi Sidoni, i parëlinduri i tij, dhe Heti,
253  GEN 10:18  Arvadejtë, Cemarejtë dhe Hamathejtë. Pastaj familjet e Kanaanëve u shpërndanë.
254  GEN 10:19  Dhe kufijtë e Kanaanëve shkuan nga Sidoni, në drejtim të Gerarit, deri në Gaza; dhe në drejtim të Sodomës, Gomorës, Admës dhe Ceboimoit deri në Lesha.
255  GEN 10:20  Këta janë bijtë e Kamit, simbas familjeve të tyre, simbas gjuhëve të tyre, në vendet e tyre, në kombet e tyre.
266  GEN 10:31  Këta janë bijtë e Semit, simbas familjeve të tyre, simbas gjuhëve të tyre, në vendet e tyre simbas kombëve të tyre.
267  GEN 10:32  Këto janë familjet e bijve të Noeut, simbas brezave të tyre, në kombet e tyre; dhe prej tyre dolën kombet që u shpërndanë në tokë mbas përmbytjes.
275  GEN 11:8  Kështu Zoti i shpërndau mbi faqen e tërë dheut dhe ata pushuan së ndërtuari qytetin.
277  GEN 11:10  Këta janë pasardhësit e Semit. Në moshën njëqind vjeç Semit i lindi Arpakshadi, pikërisht dy vjet pas përmbytjes.
294  GEN 11:27  Këta janë pasardhësit e Terahut. Terahut i lindi Abrami, Nahori dhe Harani; dhe Haranit i lindi Loti.
295  GEN 11:28  Harani vdiq në prani të Terahut, babait të tij, në vendlindjen e tij, në Ur të Kaldeasve.
298  GEN 11:31  Pastaj Terahu mori të birin Abram dhe Lotin, të birin e Haranit, domethënë djali i të birit, dhe Sarajn nusen e tij, gruaja e djalit të tij Abram, dhe dolën bashkë nga Ur i Kaldeasve për të vajtur në vendin e Kanaanëve; por kur arritën në Haran, ata u vendosën aty.
304  GEN 12:5  Dhe Abrami mori me vete Sarajn, gruan e tij, dhe Lotin, birin e të vëllait, dhe të gjithë pasurinë që kishin grumbulluar dhe personat që kishin blerë në Haran, dhe u nisën për të vajtur në vendin e Kanaanëve. Kështu ata arritën në vendin e Kanaanit.