Wildebeest analysis examples for:   als-alsSHQ   M    February 11, 2023 at 17:52    Script wb_pprint_html.py   by Ulf Hermjakob

57  GEN 3:1  Por gjarpri ishte më dinaku ndër të gjitha bishat e fushave që Zoti Perëndi kishte krijuar, dhe i tha gruas: “A ka thënë me të vërtetë Perëndia:Mos hani nga të gjitha pemët e kopshtit?””.
59  GEN 3:3  por nga fruti i pemës që është në mes të kopshtit Perëndia ka thënë:Mos hani dhe mos e prekni, ndryshe do të vdisni””.
67  GEN 3:11  Dhe Perëndia i tha: “Kush të tregoi se ishe lakuriq? Mos vallë ke ngrënë nga pema që unë të kisha urdhëruar të mos haje?”.
70  GEN 3:14  Atëherë Zoti Perëndi i tha gjarprit:Me qenë se bëre këtë gjë, qofsh i mallkuar ndër gjithë kafshët dhe tërë bishat e fushave! Ti do të ecësh mbi barkun tënd dhe do të hash pluhur gjithë ditët e jetës sate.
73  GEN 3:17  Pastaj i tha Adamit: Me qenë se dëgjove zërin e gruas sate dhe hëngre nga pema për të cilën të kisha urdhëruar duke thënë:Mos ha prej saj”, toka do të jetë e mallkuar për shkakun tënd, ti do të
83  GEN 4:3  Me kalimin e kohës, Kaini i bëri një ofertë frutash të tokës Zotit;
98  GEN 4:18  Dhe Enokut i lindi Iradi; Iradit i lindi Mehujaeli; Mehujaelit i lindi Methusaeli dhe Mathusaelit i lindi Lameku.
110  GEN 5:4  Mbas lindjes së Sethit, Adami jetoi tetëqind vjet dhe pati bij dhe bija.
116  GEN 5:10  Mbas lindjes së Kenanit, Enoshi jetoi tetëqind e pesëmbëdhjetë vjet dhe pati bij e bija të tjerë.
118  GEN 5:12  Kenani jetoi shtatëdhjetë vjet dhe i lindi Mahalaleeli.
119  GEN 5:13  Mbas lindjes së Mahalaleelit, Kenani jetoi tetëqind e dyzet vjet dhe pati bij e bija të tjerë.
121  GEN 5:15  Mahalaleeli jetoi gjashtëdhjetë e pesë vjet dhe i lindi Jaredi.
122  GEN 5:16  Mbas lindjes së Jaredit, Mahalaleeli jetoi tetëqind e tridhjetë vjet dhe pati bij e bija të tjerë.
123  GEN 5:17  Kështu Mahalaleeli jetoi gjithsej tetëqind e nëntëdhjetë e pesë vjet; pastaj vdiq.
125  GEN 5:19  Mbas lindjes së Enokut, Jaredi jetoi tetëqind vjet dhe pati bij dhe bija të tjerë.
127  GEN 5:21  Enoku jetoi gjashtëdhjetë e pesë vjet dhe i lindi Methuselahu.
128  GEN 5:22  Mbas lindjes të Methuselahut, Enoku eci me Perëndinë treqind vjet dhe pati bij e bija të tjerë.
131  GEN 5:25  Metuselahu jetoi njëqind e tetëdhjetë e shtatë vjet dhe i lindi Lameku.
132  GEN 5:26  Mbas lindjes së Lamekut, Metuselahu jetoi shtatëqind e tetëdhjetë e dy vjet dhe i lindën bij e bija.
133  GEN 5:27  Kështu Metuselahu jetoi gjithsej nëntëqind e gjashtëdhjetë e nëntë vjet; pastaj ai vdiq.
226  GEN 9:20  Më vonë Noeu, që ishte bujk, filloi të mbjellë një vresht;
234  GEN 9:28  Mbas përmbytjes, Noeu jetoi treqind e pesëdhjetë vjet.
237  GEN 10:2  Jafeti pati si bij: Gomerin, Magogun, Madainin, Javanin, Tubalin, Meshekun dhe Tirasin.
241  GEN 10:6  Bijtë e Kamit qenë: Kushi, Mitsraimi, Puti dhe Kanaani.
248  GEN 10:13  Mitsraimit i lindën Ludimët, Ananimët, Lehabimët, Nuftuhimët,
258  GEN 10:23  Bijtë e Aramit qenë: Uzi, Huli, Getheri dhe Mashi.
265  GEN 10:30  Dhe vendbanimi i tyre qe mali lindor, nga Mesha deri në Sefar.
278  GEN 11:11  Mbas lindjes të Arpakshadit, Semi jetoi pesëqind vjet dhe i lindën bij dhe bija.
280  GEN 11:13  Mbas lindjes së Shelahut, Arpakshadi jetoi katërqind e tre vjet dhe i lindën bij dhe bija.
282  GEN 11:15  Mbas lindjes së Eberit, Shelahu jetoi katërqind e tre vjet dhe i lindën bij dhe bija.
284  GEN 11:17  Mbas lindjes së Pelegut, Eberi jetoi katërqind e tridhjetë vjet dhe i lindën bij dhe bija.
286  GEN 11:19  Mbas lindjes të Reut, Pelegu jetoi dyqind e nëntë vjet dhe i lindën bij dhe bija.
288  GEN 11:21  Mbas lindjes të Serugut, Reu jetoi dyqind e shtatë vjet dhe i lindën bij dhe bija.
296  GEN 11:29  Dhe Abrami dhe Nahori morën gra: emri i gruas së Abramit ishte Saraj dhe emri i gruas së Nahorit ishte Milkah, e bija e Haranit, i ati i Milkahut dhe i ati i Iskahut.
305  GEN 12:6  Abrami e kapërceu vendin deri te lokaliteti i Sikemit, deri tek lisi i Morehut. Në atë kohë ndodheshin në atë vend Kanaanejtë.
337  GEN 13:18  Atëherë Abrami i ngriti çadrat e tij dhe vajti të banojë në liset e Mamres, që ndodhen në Hebron; dhe aty ndërtoi një altar kushtuar Zotit.
344  GEN 14:7  Pastaj u kthyen pas dhe erdhën në En-Mishpat (që është Kadeshi), plaçkitën tërë territorin e Amalekitëve si dhe të Amorejve që banonin në Hatsacon-Tamar.
349  GEN 14:12  Morën me vete edhe Lotin, djali i vëllait të Abramit, bashkë me pasurinë e tij, dhe ikën. Loti banonte në Sodomë.
350  GEN 14:13  Por njëri nga të ikurit erdhi dhe ia tha Abram Hebreut, që banonte në lisat e Mamres, Amoreosit, vëlla i Eshkollit dhe vëlla i Anerit, që kishin lidhur aleancë me Abramin.
354  GEN 14:17  Mbas kthimit të tij nga disfata e Kedorlaomerit dhe të mbretërve që ishin me të, mbreti i Sodomës vajti ta presë në luginën e Shavehut (që është Lugina e mbretit).
355  GEN 14:18  Atëherë Melkisedeku, mbret i Salemit, i shpuri bukë dhe verë. Ai ishte prift i Shumë të Lartit Perëndi.
361  GEN 14:24  Nuk do të marr asgjë me vete, me përjashtim të atyreve që kanë ngrënë të rinjtë dhe të pjesës që u përket njerëzve që kanë ardhur me mua: Aneri, Eshkol dhe Mamreu; lëri që këta të marrin pjesën që u takon”.
362  GEN 15:1  Mbas këtyre gjërave, fjala e Zotit iu drejtua Abramit vegim duke i thënë:Mos ki frikë, Abram, unë jam mburoja jote, dhe shpërblimi yt do të jetë shumë i madh”.
373  GEN 15:12  Me perëndimin e diellit, një gjumë i rëndë e zuri Abramin; dhe ja, një llahtari dhe një errësirë e thellë e kapluan atë.
426  GEN 18:1  Zoti iu shfaq Abrahamit në lisat e Mamreut, ndërsa ai ishte ulur në hyrje të çadrës në zheg të ditës.
431  GEN 18:6  Atëherë Abrahami shkoi me ngut në çadër, te Sara, dhe i tha:Merr shpejt tri masa majë mielli, gatuaj brumin dhe bëj me to kuleç”.
433  GEN 18:8  Mori pastaj gjizë, qumësht dhe viçin që kishte përgatitur dhe i vuri para tyre; ndërsa ata hanin, ai qëndroi më mpranë tyre poshtë pemës.
445  GEN 18:20  Dhe Zoti tha:Me qenë se britma që ngrihet nga Sodoma dhe Gomora është e madhe dhe me qenë se mëkati i tyre është shumë i rëndë,
450  GEN 18:25  Mos e bëj këtë gjë, të shkaktosh vdekjen e të drejtit bashkë me atë të të paudhit, kështu që i drejti të trajtohet si i paudhi. Larg teje një mendim i tillë! Gjykatësi i tërë tokës a nuk ka për të bërë drejtësi?”.
475  GEN 19:17  Ndërsa po i çonin jashtë, njëri prej tyre tha: “Ik shpejt për të shpëtuar jetën tënde! Mos shiko prapa e mos u ndal në asnjë vend të fushës; shpëto në mal që të mos vdesësh!”.
478  GEN 19:20  Ja, ky qytet është mjaft i afërt për ta arritur dhe është i vogël. Më lër, pra, të iki shpejt aty (a nuk është i vogël?) dhe kështu do të shpëtoj jetën”.
489  GEN 19:31  Më e madhja i tha më të voglës: “Babai ynë është plak, dhe nuk ka asnjë burrë në vend që mund të bashkohet me ne, ashtu siç ndodh mbi gjithë tokën.
495  GEN 19:37  Më e madhja lindi një djalë, të cilit ia vuri emrin Moab. Ky është babai i Moabitëve, që ekzistojnë deri në ditët tona.
526  GEN 21:12  Por Perëndia i tha Abrahamit: Mos u hidhëro për shkak të djalit dhe të shërbyeses sate; dëgjo tërë ato që të thotë Sara, sepse nga Isaku do të dalin pasardhës që do të mbajnë emrin tënd.
531  GEN 21:17  Dhe Perëndia dëgjoi zërin e djaloshit dhe engjëlli i Perëndisë thirri Agarin nga qielli dhe i tha: “Çfarë ke, Agar? Mos ki frikë, se Perëndia ka dëgjuar zërin e djaloshit aty ku ndodhet.
549  GEN 22:1  Mbas këtyre gjërave Perëndia e vuri në provë Abrahamin dhe i tha: “Abraham!” Ai u përgjegj: “Ja ku jam”.
550  GEN 22:2  Dhe Perëndia tha:Merr tani birin tënd, birin tënd të vetëm, atë që ti do, Isakun, shko në vendin e Moriahve dhe sakrifikoje në një nga malet që do të të tregoj”.
560  GEN 22:12  Engjëlli i tha:Mos e zgjat dorën kundër djalit dhe mos i bëj asnjë të keqe. Tani e di mirë që ti i trembesh Perëndisë, se nuk më ke refuzuar birin tënd, të vetmin bir që ke”.
568  GEN 22:20  Mbas këtyre gjërave i thanë Abrahamit këtë: “Ja, Milkah i ka lindur edhe ajo bij Nahorit, vëllait tënd;
571  GEN 22:23  Dhe Bethuelit i lindi Rebeka. Këta tetë bij Milkah i lindi nga Nahori, vëllai i Abrahamit.
572  GEN 22:24  Konkubina e tij, që quhej Reumah, lindi edhe ajo Tebahun, Gahamin, Tahashin dhe Maakahun.
581  GEN 23:9  që të më japë shpellën e Makpelahut, që i përket dhe që ndodhet në skajin e arës së tij; por që të më japë në pronësi me çmimin e tij të plotë si vend varrimi midis jush”.
589  GEN 23:17  Kështu ara e Efronit që gjendej në Malkpelah përballë Mamres, ara me shpellën që ishte aty dhe tërë drurët që ishin në arë dhe në të gjithë kufijtë përqark,
591  GEN 23:19  Pas kësaj, Abrahami varrosi Sarën, gruan e tij, në shpellën e arës së Makpelahut përballë Mamres (që është Hebroni) në vendin e Kanaanëve.
602  GEN 24:10  Pastaj shërbyesi mori dhjetë deve nga devetë e zotit të tij dhe u nis, duke pasur me vete çdo lloj të mirash të zotërisë së tij. Ai e nisi rrugën dhe shkoi në Mesopotami, në qytetin e Nahorit.
607  GEN 24:15  Ai s’kishte mbaruar së foluri, kur, ja, doli Rebeka me shtambën në shpatullën e saj; ajo ishte e bija e Bethuelit, biri i Mikailit, gruaja e Nahorit dhe vëllai i Abrahamit.
612  GEN 24:20  Me nxitim e zbrazi shtambën e saj në koritë, vrapoi përsëri te burimi për të mbushur ujë për të gjithë devetë e tij.
615  GEN 24:23  “Bijë e kujt je? Ma thuaj, të lutem. A ka vend në shtëpinë e babait tënd për ne, që ta kalojmë natën?”.
616  GEN 24:24  Ajo u përgjegj: “Unë jam bijë e Bethuelit, i biri i Milkahut, që ajo i lindi në Nahor”.
639  GEN 24:47  Atëherë e pyeta dhe i thashë: “Bijë e kujt je?”. Ajo m’u përgjegj: “Jam bijë e Bethuelit, biri i Nahorit, që Milkah lindi”. Kështu unë i vura unazën në hundë dhe byzylykët në kyçet e dorës.
646  GEN 24:54  Pastaj hëngrën e pinë ai dhe njerëzit që ishin bashkë me të; u ndalën vetëm atë natë. Kur u ngritën në mëngjes, shërbëtori tha:Më lini të kthehem te zotëria im”.
648  GEN 24:56  Por ai iu përgjegj atyre:Mos më mbani, sepse Zoti e ka bërë të mbarë udhëtimin tim; më lini të iki, që unë të kthehem te zotëria im”.
652  GEN 24:60  Dhe e bekuan Rebekën dhe i thanë:Motra jonë, ti u bëfsh nëna e mijëra mizëri njerëzish dhe pasardhësit e tu paçin në dorë portat e armiqve të tyre”.
661  GEN 25:2  Dhe kjo i lindi Zimranin, Jokshanin, Medanin, Madianin, Ishbakun dhe Shuahin.
663  GEN 25:4  Bijtë e Madianit ishin Efahu, Eferi, Hanoku, Abidahu dhe Eldaahu. Tërë këta ishin bijtë e Keturahut.
668  GEN 25:9  Dhe bijtë e tij Isaku dhe Ismaeli e varrosën në shpellën e Makpelahut në arën e Efronit, biri i Zoarit, Hiteut, që ndodhet përballë Mamres,
670  GEN 25:11  Mbas vdekjes së Abrahamit, Perëndia bekoi birin e tij Isakun; dhe Isaku qëndroi pranë pusit të Lahai-Roit.
672  GEN 25:13  Këta janë emrat e bijve të Ismaelit, simbas emrit të brezave të tyre: Nebajothi, i parëlinduri i Ismaelit; pastaj Kedari, Abdeeli, Mibsami,
673  GEN 25:14  Mishma, Dumahu, Masa,