1 | GEN 1:1 | Në fillim Perëndia krijoi qiejt dhe tokën. |
33 | GEN 2:2 | Ndërkaq ditën e shtatë Perëndia mbaroi veprën që kishte kryer dhe ditën e shtatë u çlodh nga gjithë vepra që kishte kryer. |
36 | GEN 2:5 | Nuk kishte ende mbi tokë asnjë shkurrëz në fushë dhe asnjë bar nuk kishte mbirë ende në fushë, sepse Zoti Perëndi nuk kishte hedhur asnjë shi mbi tokën dhe nuk ekzistonte njeriu për të punuar tokën. |
41 | GEN 2:10 | Një lumë dilte nga Edeni për të ujitur kopshtin dhe ndahej në katër rrjedha uji. |
49 | GEN 2:18 | Pastaj Zoti Perëndi tha: “Nuk është mirë që njeriu të jetë vetëm; unë do t’i bëj një ndihmë që i leverdis”. |
58 | GEN 3:2 | Dhe gruaja iu përgjegj gjarprit: “Nga fruti i pemëve të kopshtit mund të hamë; |
68 | GEN 3:12 | Njeriu u përgjigj: “Gruaja që ti më vure pranë më dha nga pema dhe unë e hëngra”. |
87 | GEN 4:7 | Në rast se bën mirë a nuk do të pranohesh? Por në qoftë se bën keq, mëkati po të ruan te porta dhe dëshirat e tij drejtohen ndaj teje; por ti duhet ta sundosh”. |
89 | GEN 4:9 | Atëherë Zoti i tha Kainit: “Ku është vëllait yt Abeli?”. Ai u përgjegj: “Nuk e di; mos jam unë rojtari i vëllait tim?”. |
93 | GEN 4:13 | Atëherë Kaini i tha Zotit; “Ndëshkimi im është tepër i madh aq sa unë nuk mund ta duroj. |
96 | GEN 4:16 | Atëherë Kaini u largua nga prania e Zotit dhe banoi në vendin e quajtur Nod, në lindje të Edenit. |
102 | GEN 4:22 | Cilah lindi edhe ajo Tubal-kainin, krijuesi i çfarëdo lloji veglash prej bronzi dhe hekuri, dhe motra e Tubal-kainit qe Naama. |
104 | GEN 4:24 | Në rast se do t’i merret hak Kainit shtatë herë, Lamekut do t’i merret hak shtatëdhjetë herë shtatë”. |
135 | GEN 5:29 | dhe i vuri emrin Noe, duke thënë: “Ky do të na ngushëllojë për punën tonë dhe për mundin e duarve tona, për shkak të tokës që Zoti e ka mallkuar”. |
136 | GEN 5:30 | Pasi solli në këtë botë Noeun, Lameku jetoi pesëqind e nëntëdhjetë e pesë vjet dhe i lindën bij e bija të tjerë. |
138 | GEN 5:32 | Noeut, në moshën pesëqind vjeç, i lindi Semi, Kami dhe Jafeti. |
146 | GEN 6:8 | Por Noeu gjeti hir në sytë e Zotit. |
147 | GEN 6:9 | Kjo është prejardhja e Noeut. Noeu ishte një njeri i drejtë dhe i patëmetë midis bashkëkohësve të tij. Noeu eci me Perëndinë. |
148 | GEN 6:10 | Dhe Noeu pati tre bij: Semin, Kamin dhe Jafetin. |
151 | GEN 6:13 | Dhe Perëndia i tha Noeut: “Kam vendosur t’i jap fund çdo mishi, sepse toka për shkak të njerëzve është plot me dhunë; ja, unë do t’i zhduk bashkë me tokën. |
158 | GEN 6:20 | Nga zogjtë, nga bagëtia dhe të gjithë rrëshqanorët e tokës simbas llojit të tyre, dy nga çdo lloj do të vijnë te ti, që të ruhen gjallë. |
160 | GEN 6:22 | Dhe Noeu veproi ashtu, bëri pikërisht të gjitha ato që Perëndia i kishte urdhëruar. |
161 | GEN 7:1 | Atëherë Zoti i tha Noeut: “Hyrë në arkë bashkë me tërë familjen tënde, sepse pashë se je i drejtë para meje në këtë brez. |
162 | GEN 7:2 | Nga çdo lloj kafshe të pastër merr shtatë çifte, meshkuj e femra, si dhe nga kafshët jo të pastra një çift, mashkull dhe femër; |
165 | GEN 7:5 | Dhe Noeu bëri pikërisht ashtu siç i kishte urdhëruar Zoti. |
166 | GEN 7:6 | Noeu ishte gjashtëqind vjeç kur mbi tokë ndodhi përmbytja e ujërave. |
167 | GEN 7:7 | Kështu Noeu u fut në arkë bashkë me bijtë e tij, me të shoqen dhe me gratë e bijve të tij, për shkak të ujërave të përmbytjes. |
168 | GEN 7:8 | Nga kafshët e pastra dhe nga kafshët jo të pastra, nga zogjtë e nga të gjitha llojet që zvarriten mbi tokë, |
169 | GEN 7:9 | erdhën dy nga dy para Noeut, në arkë, një mashkull e një femër, ashtu si e kishte porositur Perëndia atë. |
170 | GEN 7:10 | Në fund të shtatë ditëve, ujërat e përmbytjes mbuluan tokën. |
171 | GEN 7:11 | Në vitin e gjashtëqindtë të jetës së Noeut, në muajin e dytë dhe në ditën e shtatëmbëdhjetë të muajit, në atë ditë tërë burimet e humnerës së madhe shpërthyen dhe kataraktet e qiellit u hapën. |
173 | GEN 7:13 | Po atë ditë hynë në arkë Noeu dhe bijtë e tij Semi, Kami dhe Jafeti, gruaja e Noeut si dhe tri gratë e bijve të tij me ta; |
175 | GEN 7:15 | Ata erdhën te Noeu në arkë, dy nga dy, prej çdo mishi që ka frymë jete; |
176 | GEN 7:16 | hynë, mashkull e femër, nga çdo mish, ashtu si Perëndia e kishte porositur Noeun; pastaj Zoti i mbylli brenda. |
183 | GEN 7:23 | Dhe të gjitha gjallesat që ishin mbi faqen e dheut u shfarosën: duke filluar nga njeriu deri te bagëtia, te gjarpërinjtë dhe zogjtë e qiellit; ato u shfarosën nga toka dhe shpëtoi vetëm Noeu bashkë me ata që ishin me të në arkë. |
185 | GEN 8:1 | Pastaj Perëndisë iu kujtua Noeu, të gjitha gjallesat dhe tërë bagëtia që ishte me të në arkë; dhe Perëndia bëri që të fryjë një erë mbi tokë dhe ujërat e ulën lartësinë e tyre. |
188 | GEN 8:4 | Në muajin e shtatë, ditën e shtatëmbëdhjetë të muajit, arka u ndal në malet e Araratit. |
189 | GEN 8:5 | Dhe ujërat vazhduan të pakësohen deri në muajin e dhjetë. Në muajin e dhjetë, ditën e parë të muajit, u dukën majat e maleve. |
190 | GEN 8:6 | Kështu, mbas dyzet ditësh, ndodhi që Noeu hapi dritaren që kishte bërë në arkë, |
195 | GEN 8:11 | Dhe pëllumbi u kthye tek ai aty nga mbrëmja; dhe ja, ai kishte në sqep një gjethe ulliri të këputur, të njomë; kështu Noeu kuptoi se ujërat ishin tërhequr nga toka. |
197 | GEN 8:13 | Në vitin e gjashtëqindenjëtë të Noeut, gjatë muajit të parë, në ditën e parë të muajit, ujërat ishin tharë mbi tokë; dhe Noeu e zbuloi arkën, vështroi dhe ja që sipërfaqja e tokës ishte e thatë. |
199 | GEN 8:15 | Atëherë Perëndia i foli Noeut, duke thënë: |
201 | GEN 8:17 | Nxirr me vete tërë kafshët që janë bashkë me ty, të çdo mishi që të jenë: zogj, bagëti dhe tërë rrëshqanorët që zvarriten mbi tokë, me qëllim që të rriten shumë mbi tokë dhe të jenë pjellorë e të shumohen mbi tokë”. |
202 | GEN 8:18 | Kështu Noeu doli me bijtë e tij, me gruan e tij dhe me gratë e bijve të tij. |
204 | GEN 8:20 | Atëherë Noeu ndërtoi një altar për Zotin, mori nga çdo lloj kafshësh dhe zogjsh të pastër dhe ofroi fli mbi altarin. |
207 | GEN 9:1 | Pastaj Perëndia bekoi Noeun dhe bijtë e tij dhe u tha atyre: “Qofshi frytdhënës, shumëzoheni dhe mbusheni tokën. |
214 | GEN 9:8 | Pastaj Perëndia u foli Noeut dhe bijve të tij që ishin bashkë me të, duke thënë: |
223 | GEN 9:17 | Dhe Perëndia i tha Noeut: “Kjo është shenja e besëlidhjes që unë kam caktuar midis meje dhe çfarëdo mishi që është mbi tokë”. |
224 | GEN 9:18 | Dhe bijtë e Noeut që dolën nga arka qenë Semi, Kami dhe Jafeti; Kami është babai i Kanaanit. |
225 | GEN 9:19 | Këta janë tre bijtë e Noeut, dhe ata populluan tërë tokën. |
226 | GEN 9:20 | Më vonë Noeu, që ishte bujk, filloi të mbjellë një vresht; |
230 | GEN 9:24 | Kur Noeu u zgjua nga dehja e tij, mësoi atë që i kishte bërë i biri më i vogël, dhe tha: |
234 | GEN 9:28 | Mbas përmbytjes, Noeu jetoi treqind e pesëdhjetë vjet. |
235 | GEN 9:29 | Kështu Noeu jetoi gjithsejt nëntëqind e pesëdhjetë vjet; pastaj vdiq. |
236 | GEN 10:1 | Këta janë pasardhësit e bijve të Noeut: Semit, Kamit dhe Jafetit; mbas përmbytjes, atyre u lindën fëmijë. |
243 | GEN 10:8 | Kushit i lindi Nimrodi, që filloi të jetë një njeri i fuqishëm mbi tokë. |
244 | GEN 10:9 | Ai qe një gjahtar i fuqishëm para Zotit; prandaj thuhet: “Si Nimrodi, gjahtari i fuqishëm para Zotit”. |
246 | GEN 10:11 | Nga ky vend shkoi në Asiri dhe ndërtoi Ninivën, Rehoboth-Irin dhe Kalahun; |
247 | GEN 10:12 | midis Ninivës dhe Kalahut ndërtoi Resenin (që është qyteti i madh). |
248 | GEN 10:13 | Mitsraimit i lindën Ludimët, Ananimët, Lehabimët, Nuftuhimët, |
259 | GEN 10:24 | Nga Arpakshadi lindi Shelahu dhe nga Shelahu Eberi. |
261 | GEN 10:26 | Nga Joktani lindën Almodadi, Shelefi, Hatsarmavethi dhe Jerahu, |
267 | GEN 10:32 | Këto janë familjet e bijve të Noeut, simbas brezave të tyre, në kombet e tyre; dhe prej tyre dolën kombet që u shpërndanë në tokë mbas përmbytjes. |
277 | GEN 11:10 | Këta janë pasardhësit e Semit. Në moshën njëqind vjeç Semit i lindi Arpakshadi, pikërisht dy vjet pas përmbytjes. |
289 | GEN 11:22 | Serugu jetoi tridhjetë vjet dhe i lindi Nahori; |
290 | GEN 11:23 | mbas lindjes së Nahorit, Serugu jetoi dyqind vjet dhe i lindën bij dhe bija. |
291 | GEN 11:24 | Nahori jetoi njëzet e nëntë vjet dhe i lindi Terahu; |
292 | GEN 11:25 | mbas lindjes së Terahut, Nahori jetoi njëqind e nëntëmbëdhjetë vjet dhe i lindën bij dhe bija. |
293 | GEN 11:26 | Terahu jetoi shtatëdhjetë vjet dhe i lindi Abrami, Nahori dhe Harani. |
294 | GEN 11:27 | Këta janë pasardhësit e Terahut. Terahut i lindi Abrami, Nahori dhe Harani; dhe Haranit i lindi Loti. |
296 | GEN 11:29 | Dhe Abrami dhe Nahori morën gra: emri i gruas së Abramit ishte Saraj dhe emri i gruas së Nahorit ishte Milkah, e bija e Haranit, i ati i Milkahut dhe i ati i Iskahut. |
305 | GEN 12:6 | Abrami e kapërceu vendin deri te lokaliteti i Sikemit, deri tek lisi i Morehut. Në atë kohë ndodheshin në atë vend Kanaanejtë. |
308 | GEN 12:9 | Pastaj Abrami filloi një udhëtim, duke vazhduar të zhvendoset në drejtim të Negevit. |
313 | GEN 12:14 | Në fakt kur Abrami arriti në Egjipt, Egjiptasit panë që gruaja ishte shumë e bukur. |
320 | GEN 13:1 | Abrami, pra, u rikthye nga Egjipti në drejtim të Negevit bashkë me gruan dhe gjithçka zotëronte. Dhe Loti ishte bashkë me të. |
322 | GEN 13:3 | Nga Negevi ai vazhdoi udhëtimin e tij deri në Bethel, në vendin ku më parë ndodhej çadra e tij, midis Bethelit dhe Ait, |
326 | GEN 13:7 | Lindi kështu një mosmarrëveshje midis barinjve të bagëtisë së Abramit dhe barinjve të bagëtisë së Lotit. Në atë kohë banonin në këtë vend Kananejtë dhe Perezejtë. |
327 | GEN 13:8 | Dhe kështu Abrami i tha Lotit: “Nuk duhet të ketë mosmarrëveshje midis teje dhe meje, as midis barinjve të mi dhe barinjve të tu, sepse jemi vëllezër. |
328 | GEN 13:9 | A nuk është vallë tërë vendi para teje? Ndahu nga unë! Në rast se ti shkon majtas, unë kam për të vajtur djathtas; dhe në qoftë se ti shkon djathtas, unë kam për të vajtur majtas”. |
358 | GEN 14:21 | Pastaj mbreti i Sodomës i tha Abramit: “Nëm personat dhe merr për vete pasuritë”. |
361 | GEN 14:24 | Nuk do të marr asgjë me vete, me përjashtim të atyreve që kanë ngrënë të rinjtë dhe të pjesës që u përket njerëzve që kanë ardhur me mua: Aneri, Eshkol dhe Mamreu; lëri që këta të marrin pjesën që u takon”. |
407 | GEN 17:9 | Pastaj Perëndia i tha Abrahamit: “Nga ana jote, ti do ta respektosh besëlidhjen time, ti dhe pasardhësit e tu, nga një brez në tjetrin. |
410 | GEN 17:12 | Në moshën tetë ditësh, çdo mashkull i juaj do të rrethpritet, dhe kjo nga një brez në tjetrin, qoftë ai i lindur në shtëpi, qoftë ai i blerë me para nga çdo i huaj që nuk është një pasardhës i yt. |
439 | GEN 18:14 | A ka vallë diçka që është shumë e vështirë për Zotin? Në kohën e caktuar, brenda një viti, do të kthehem te ti, dhe Sara do të ketë një bir”. |
440 | GEN 18:15 | Atëherë Sara mohoi, duke thënë: “Nuk qesha”, sepse pati frikë. Por ai i tha: “Përkundrazi, ke qeshur!”. |
451 | GEN 18:26 | Zoti tha: “Në rast se gjej në qytetin e Sodomës pesëdhjetë njerëz të drejtë, unë do ta fal tërë vendin për hir të tyre”. |
454 | GEN 18:29 | Abrahami vazhdoi t’i flasë dhe tha: “Ta zëmë se në qytet ndodhen dyzet?”. Zoti u përgjigj: “Nuk do ta bëj për hir të dyzetëve”. |
455 | GEN 18:30 | Atëherë Abrahami i tha: “Oh, të mos zemërohet Zoti, dhe unë do të flas. Po sikur në qytet të ketë tridhjetë prej tyre?”. Zoti u përgjigj: “Nuk do ta bëj, po të gjej tridhjetë”. |
456 | GEN 18:31 | Dhe Abrahami i tha: “Ja, marr guximin t’i flas Zotit. Ta zëmë se në qytet gjenden njëzet?”. Zoti iu përgjigj: “Nuk do ta shkatërroj për hir të të njëzetëve”. |
457 | GEN 18:32 | Dhe Abrahami i tha: “Oh, të mos zemërohet Zoti dhe unë do të flas edhe vetëm këtë herë. Sikur në qytet të ketë dhjetë prej tyre?”. Zoti u përgjegj: “Nuk do ta shkatërroj për hir të të dhjetëve”. |
463 | GEN 19:5 | thirrën Lotin dhe i thanë: “Ku janë njerëzit që erdhën te ti sonte? Na i nxirr jashtë që të mund t’i njohim!”. |