263 | GEN 10:28 | Obali, Abimaeli, Sheba, |
264 | GEN 10:29 | Ofiri, Havilahu dhe Jobabi. Tërë këta qenë bij të Joktanit. |
270 | GEN 11:3 | Dhe i thanë njëri tjetrit: “O burra, të bëjmë tulla dhe t’i pjekim me zjarr!”. Dhe përdorën tulla në vend të gurëve dhe bitum në vend të llaçit. |
271 | GEN 11:4 | Dhe thanë: “O burra, të ndërtojmë për vete një qytet dhe një kullë maja e së cilës të arrijë deri në qiell, dhe t’i bëjmë një emër vetes që të mos shpërndahemi mbi faqen e tërë dheut”. |
274 | GEN 11:7 | O burra, të zbresim pra atje poshtë dhe të ngatërrojmë gjuhën e tyre, në mënyrë që njëri të mos kuptojë të folurën e tjetrit”. |
429 | GEN 18:4 | Oh, lini që të sjellin pak ujë që të mund të lani këmbët tuaja, dhe çlodhuni nën këtë pemë. |
455 | GEN 18:30 | Atëherë Abrahami i tha: “Oh, të mos zemërohet Zoti, dhe unë do të flas. Po sikur në qytet të ketë tridhjetë prej tyre?”. Zoti u përgjigj: “Nuk do ta bëj, po të gjej tridhjetë”. |
457 | GEN 18:32 | Dhe Abrahami i tha: “Oh, të mos zemërohet Zoti dhe unë do të flas edhe vetëm këtë herë. Sikur në qytet të ketë dhjetë prej tyre?”. Zoti u përgjegj: “Nuk do ta shkatërroj për hir të të dhjetëve”. |
465 | GEN 19:7 | “Oh, vëllezër të mi, mos u sillni kaq keq! |
604 | GEN 24:12 | “O Zot, Perëndia i zotërisë tim Abraham, të lutem bëj që sot të kem mundësinë të kem një takim të lumtur, trego dashamirësi ndaj Abrahamit, zotit tim! |
634 | GEN 24:42 | Sot kam arritur te burimi dhe thashë: “O Zot, Perëndia i zotërisë tim Abraham, në rast se të pëlqen kështu, të lutem bëje të mbarë udhëtimin që kam filluar; |
638 | GEN 24:46 | “Oh, lermë të pi!”. Dhe ajo shpejtoi ta ulte shtambën nga shpatulla e saj dhe u përgjegj: “Pi dhe do t’u jap të pinë edhe deveve të tua”. Kështu unë piva dhe ajo u dha të pinë edhe deveve. |
938 | GEN 32:10 | Pastaj Jakobi tha: “O Perëndi i atit tim Abraham, Perëndi i atit tim Isak, o Zot, që më ke thënë: “Ktheu në vendin tënd dhe pranë fisit tënd dhe unë do të bëj të mirë”, |
1030 | GEN 35:18 | Dhe ndërsa shpirti po e linte (sepse vdiq), i vuri emrin Ben-Oni, por i ati e quajti Beniamin. |
1043 | GEN 36:2 | Esau i mori gratë e tij nga bijat e Kanaanëve: Adën, e bija e Elonit Hiteut, dhe Oholibamahën, e bija e Cibeonit Hiveut; |
1046 | GEN 36:5 | Basemathi lindi Reuelin, kurse Oholibamahu lindi Jeushin, Jalamin dhe Korahin. Këta janë bijtë e Esaut që i lindën në vendin e Kanaanit. |
1052 | GEN 36:11 | Bijtë e Elifazit qenë: Temani, Omari, Cefoni, Gatami dhe Kenaci. |
1055 | GEN 36:14 | Këta qenë bijtë e Oholibamahës, e bija e Anahut, e bija e Cibeonit, gruaja e Esaut; ajo i lindi Esaut: Jeushin, Jalamin dhe Korahun. |
1056 | GEN 36:15 | Këta qenë krerët e bijve të Esaut: bijtë e Elifazit, i parëlinduri i Esaut; kreu Teman, kreu Omar, kreu Cefo, kreu Kenaz, |
1059 | GEN 36:18 | Këta qenë bijtë e Oholibamahës, gruaja e Esaut, kreu Jeush; kreu Jeush, kreu Jalam dhe kreu Korah; ata qenë krerët e rrjedhur nga Oholibamah, e bija e Anahut dhe gruaja e Esaut. |
1064 | GEN 36:23 | Këta qenë bijtë e Shobalit: Alvani, Manahathi, Ebali, Shefo dhe Onami. |
1066 | GEN 36:25 | Këta qenë bijtë e Anahut: Dishoni dhe Oholibamah, e bija e Anahut. |
1082 | GEN 36:41 | kreu Oholibamah, kreu Elah, kreu Pinon, |
1124 | GEN 38:4 | Pastaj ajo u ngjiz dhe lindi një bir, që ai e quajti Onan. |
1128 | GEN 38:8 | Atëherë Juda i tha Onanit: “Shko te gruaja e vëllait tënd, martohu me të dhe krijoi trashëgimtarë vëllait tënd”. |
1129 | GEN 38:9 | Por Onani, duke ditur se këta pasardhës nuk kishin për të qënë të vetët, kur bashkohej me gruan e të vëllait, e hidhte farën e tij përtokë për të mos i dhënë pasardhës vëllait të tij. |
1241 | GEN 41:45 | Dhe Faraoni e quajti Jozefin me emrin Cofnath-Paneah dhe i dha për grua Asenathin, të bijën e Potiferahut, prift i Onit. Dhe Jozefi u nis për të vizituar shtetin e Egjiptit. |
1246 | GEN 41:50 | Para se të vinte viti i zisë, Jozefit i lindën dy fëmijë që Asenathi, e bija e Potiferahut, prift i Onit, i lindi. |
1397 | GEN 46:10 | Bijtë e Simeonit: Jemueli, Jamini, Ohadi, Jakini, Tsohari dhe Sauli, biri i një Kananease. |
1399 | GEN 46:12 | Bijtë e Judës: Eri, Onani, Shelahu, Peretsi dhe Zerahu; (por Eri dhe Onani vdiqën në vendin e Kanaanit). Bijtë e Peretsit qenë: Hetsroni dhe Hamuli. |
1407 | GEN 46:20 | Dhe Jozefi në vendin e Egjiptit, i lindën Manasi dhe Efraimi. Nëna e tyre ishte Asenathi, e bija e Potiferahut, prift i Onit. |
1615 | EXO 4:13 | Por Moisiu tha: “Oh! Zot, dërgo mesazhin tënd nëpërmjet kujt të duash!”. |
1620 | EXO 4:18 | Atëherë Moisiu iku, u kthye te Jethro, vjehrri i tij, dhe i tha: “Oh, lërmë të shkoj dhe të kthehem te vëllezërit e mi që janë në Egjipt, për të parë në se ende janë gjallë”. Dhe Jethro i tha Moisiut: “Shko në paqe”. |
1655 | EXO 5:22 | Atëherë Moisiu u kthye te Zoti dhe i tha: “O Perëndi, pse e fute në halle këtë popull? Pse pra më dërgove? |
1671 | EXO 6:15 | Bijtë e Simeonit qenë: Jemueli, Jamini, Ohadi, Jakini, Tsohari dhe Sauli, bir i Kananeases. Këto qenë familjet e Simeonit. |
1984 | EXO 16:36 | Omeri është e dhjeta pjesë e efës. |
2330 | EXO 28:36 | Do të bësh edhe një pllakë prej ari safi dhe mbi të do të gdhendësh, ashtu siç bëhet mbi një vulë, fjalët: SHENJTÉRI ZOTIT. |
2427 | EXO 31:6 | Dhe ja, i dhashë për shok Oholiabin, të birin e Ahisamakut, nga fisi i Danve; dhe shtiva dituri në mendjen e të gjithë njerëzve të shkathët, me qëllim që të mund të bëjnë të gjitha ato që të kam urdhëruar: |
2443 | EXO 32:4 | i cili i mori nga duart e tyre dhe, mbasi i modeloi me daltë, bëri një viç prej metali të shkrirë. Atëherë ata thanë: “O Izrael, ky është perëndia yt që të nxori nga vendi i Egjiptit!”. |
2447 | EXO 32:8 | u larguan shpejt, janë përdalë nga rruga që unë e kisha urdhëruar të ndiqte; bëri një viç prej metali të shkrirë, u përkul para tij, i ofroi flijime dhe tha: “O Izrael, kjo është perëndia jote që të nxori nga vendi i Egjiptit””. |
2506 | EXO 34:9 | Pastaj tha: “O Perëndi, në rast se kam gjetur hir në sytë e tu, eja në mes nesh, sepse ky është një popull me qafë të fortë; na fal padrejtësinë tonë dhe mëkatin tonë, dhe na merr si trashëgiminë tënde”. |
2566 | EXO 35:34 | I ka shtënë gjithashtu në zemër aftësinë për të mësuar të tjerët, atij dhe Oholiabit, birit të Ahisamakut, nga fisi i Danve. |
2568 | EXO 36:1 | Tani Betsaleeli dhe Oholiabi si dhe të gjithë njerëzit e aftë, të cilët Zoti i ka pajisur me dituri dhe zgjuarsi për të kryer të gjitha punimet për shërbimin e shenjtërores, kanë për të vepruar sipas urdhrave të Zotit”. |
2569 | EXO 36:2 | Moisiu thirri, pra, Betsaleelin dhe Oholiabin dhe të gjithë njerëzit e urtë nga zemra, të cilët shtyheshin nga zemra për t’i hyrë punës dhe për ta kryer atë. |
2657 | EXO 38:23 | duke pasur me vete Oholiabin, birin e Ahisamakut, nga fisi i Danit, gdhendës, vizatues dhe qëndistar i stofave ngjyrë vjollcë, të purpurta, të kuqe të ndezur dhe prej liri të hollë. |
2695 | EXO 39:30 | Pastaj bënë pllakën e diademës së shenjtë prej ari safi dhe gdhendën mbi të si mbi një vulë fjalët: SHENJTÉRI ZOTIT. |
2833 | LEV 5:2 | Ose kur dikush prek diçka të papastër, qoftë edhe në mënyrë të pandërgjegjshme, si kërmën e një kafshe të papastër ose kërmën e një kafshe shtëpiake të papastër apo kërmën të një rrëshqanori të papastër, do të mbetet ai vetë i papastër dhe fajtor. |
2834 | LEV 5:3 | Ose kur prek një papastërti njerëzore, qoftë edhe në mënyrë të pandërgjegjshme, çfarëdo gjë me anë të të cilit njeriu bëhet i papastër kur e pranon, është fajtor. |
2835 | LEV 5:4 | Ose në se dikush në mënyrë të pandërgjegjshme, duke folur pa u menduar thellë me buzët e tij, betohet se do të bëjë një të mirë apo një të keqe, çfarëdo gjë që një njeri mund të thotë me mëndjelehtësi me një betim, kur e pranon gabimin, është fajtor për secilën nga këto gjëra. |
2859 | LEV 6:2 | “Jepu këtë urdhër Aaronit dhe bijve të tij, dhe u thuaj atyre: Ky është ligji i olokaustit. Olokausti do të mbetet mbi mangallin sipër altarit tërë natën, deri në mëngjes; dhe zjarri i altarit do të mbahet i ndezur. |
3618 | NUM 1:13 | nga Asheri, Pagieli, bir i Okranit; |
3686 | NUM 2:27 | Pranë tij do të zërë vend fisi i Asherit; prijësi i bijve të Asherit është Pagieli, bir i Okranit; |
3876 | NUM 7:25 | Oferta e tij qe një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen i vogël shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit; |
3906 | NUM 7:55 | Oferta e tij ishte një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit, |
3912 | NUM 7:61 | Oferta e tij ishte një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi me një peshë prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklave të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit, |
3918 | NUM 7:67 | Oferta e tij ishte një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores; që të dy ishin mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit, |
3923 | NUM 7:72 | Ditën e njëmbëdhjetë i erdhi radha Pagielit, birit të Okranit, prijësit të bijve të Asherit. |
3924 | NUM 7:73 | Oferta e tij ishte një pjatë argjendi prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores; që të dy ishin mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit, |
3928 | NUM 7:77 | dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e Pagielit, birit të Okranit. |
4015 | NUM 10:26 | Pagieli, bir i Okranit, komandonte divizionin e fisit të bijve të Asherit, |
4071 | NUM 12:11 | Aaroni i tha Moisiut: “O zoti im, mos na ngarko me fajin që kemi kryer nga budallallëku dhe mëkatin që kemi bërë. |
4196 | NUM 16:1 | Koreu, bir i Itsharit, bir i Kehathit, bir i Levit, tok me Dathanin dhe Abiramin, birin e Eliabit, dhe me Onin, birin e Pelethit, bij të Rubenit, |
4217 | NUM 16:22 | Por ata ranë përmbys me fytyrën për tokë dhe thanë: “O Perëndi, Perëndia i frymëve të çdo mishi! Sepse një njeri i vetëm ka mëkatuar, a duhet të zemërohesh ti me të gjithë asamblenë?”. |
4351 | NUM 21:10 | Pastaj bijtë e Izraelit u nisën dhe u vendosën në Oboth. |
4352 | NUM 21:11 | Pasi u nisën nga Obothi, u strehuan në Ije-Abarim, në shkretëtirën përballë Moabit, nga ana ku lind dielli. |
4374 | NUM 21:33 | Pastaj ndryshuan drejtim dhe u ngjitën në rrugën e Bashanit; dhe Ogu, mbreti i Bashanit, doli kundër tyre me gjithë njerëzit e tij për t’u ndeshur në Edrej. |
4436 | NUM 23:19 | Perëndia nuk është një njeri, që mund të gënjejë, as edhe bir njeriu që mund të pendohet. Kur ka thënë një gjë, nuk do ta bëjë? Ose kur ka shpallur një gjë, nuk do ta kryejë? |
4507 | NUM 26:16 | nga Ozni, familja e Oznitëve; nga Eri, familja e Eritëve; |
4510 | NUM 26:19 | Bijtë e Judës ishin: Eri dhe Onani; por Eri dhe Onani vdiqën në vendin e Kanaanit. |
4753 | NUM 32:33 | Moisiu u dha kështu bijve të Gadit, bijve të Rubenit dhe gjysmës së fisit të Manasit, birit të Jozefit, mbretërinë e Sihonit, mbretit të Amorejve, dhe mbretërinë e Ogut, mbretit të Bashabit, vendin me qytetet përreth. |
4805 | NUM 33:43 | U nisën nga Punoni dhe fushuan në Oboth. |
4806 | NUM 33:44 | U nisën nga Obothi dhe fushuan në Ije-Abarim, në kufi me Moabin. |
4865 | NUM 35:18 | Ose në rast se godet me një vegël druri që kishte në dorë, dhe që mund të shkaktojë vdekjen, dhe i godituri vdes, ky person është vrasës; vrasësi do të vritet. |
4898 | DEU 1:4 | mbas mundjes së Sihonit, mbretit të Amorejve që banonte në Heshbon, dhe të Ogut, mbretit të Bashanit që banonte në Ashtaroth dhe në Edrej. |
4978 | DEU 3:1 | “Pastaj u kthyem dhe u ngjitëm nëpër rrugën e Bashanit; dhe Ogu, mbret i Bashanit, me gjithë njerëzit e tij, na doli kundër për t’u ndeshur në Edrej. |
4980 | DEU 3:3 | Kështu Zoti, Perëndia ynë, na dha në dorë edhe Ogun, mbretin e Bashanit, me gjithë njerëzit e tij; dhe ne e mundëm atë pa lënë gjallë asnjë. |
4981 | DEU 3:4 | Në atë kohë pushtuam tërë qytetet e tij; nuk pati qytet që nuk ra në dorën tonë: gjashtëdhjetë qytete, tërë krahina e Argobit, mbretëria e Ogut në Bashan. |
4987 | DEU 3:10 | të gjitha qytetet e fushës, tërë Galaadin, tërë Bashanin deri në Salkah dhe në Edrej, qytete të mbretërisë së Ogut në Bashan. |
4988 | DEU 3:11 | Sepse Ogu, mbret i Bashanit, ishte i vetmi që kishte mbetur gjallë nga fisi i gjigantëve. Ja, shtratin i tij ishte një shtrat prej hekuri (a nuk ndodhet sot ndofta në Rabah të Amonitëve?). Ai është i gjatë nëntë kubitë dhe i gjerë katër kubitë, simbas kubitit të njeriut. |
4990 | DEU 3:13 | dhe i dhashë gjysmës së fisit të Manasit mbetjen e Galaadit dhe tërë Bashanin, mbretërinë e Ogut (tërë krahinën e Argobit me gjithë Bashanin, që quhej vendi i gjigantëve. |
5001 | DEU 3:24 | O Zot, O Zot, ti ke filluar t’i tregosh shërbëtorit tënd madhështinë tënde dhe dorën e fuqishme që ke; sepse cila është perëndia në qiell apo në tokë që mund të kryejë vepra dhe mrekulli si ato që bën ti? |
5053 | DEU 4:47 | Ata shtinë në dorë vendin e tij dhe vendin e Ogut, mbretit të Balshanit, dy mbretër të Amorejve, që banonin matanë Jordanit, në drejtim të lindjes, |
5185 | DEU 9:26 | Dhe iu luta Zotit, dhe i thashë: “O Zot, o Zot, mos e shkatërro popullin tënd dhe trashëgiminë tënde, që i ke çliruar me madhështinë tënde, qi i nxore nga Egjipti me një dorë të fuqishme. |
5457 | DEU 21:8 | O Zot, fale popullin tënd Izrael që ti ke çliruar, dhe mos i ngarko fajin e gjakut të pafajshëm popullit tënd Izrael”. Dhe ai gjak do t’u falet atyre. |
5688 | DEU 29:6 | Kur arritët në këtë vend, Sihoni, mbret i Heshbonit, dhe Ogu, mbret i Bashanit, dolën kundër nesh për të luftuar, por ne i mundëm, |
5734 | DEU 31:4 | Dhe Zoti do t’u bëjë atyre atë që u bëri Sihonit dhe Ogut, mbretit të Amorejve, dhe vendit të tyre, kur i shkatërroi. |
5823 | DEU 33:11 | O Zot, beko forcën e tij dhe prano veprën e duarve të tij. Shpo tej e përtej ata që ngrejnë krye kundër atij dhe që e urrejnë, me qëllim që të mos ngrihen më”. |
5835 | DEU 33:23 | Përsa i përket Neftalit, ai tha: “O Neftali, i ngopur me favore dhe i mbushur me bekime të Zotit, pushto perëndimin dhe jugun”. |
5881 | JOS 2:10 | Sepse ne kemi dëgjuar si i thau ujërat e Detit të Kuq Zoti përpara jush kur dolët nga Egjipti, dhe atë që ju u bëtë dy mbretërve të Amorejve, matanë Jordanit, Sihonit dhe Ogut, që vendosët t’i shfarosni. |
5985 | JOS 7:7 | Pastaj Jozueu tha: “O Zot, o Zot, pse bëre që ky popull të kalojë Jordanin dhe të bjerë në duart e Amorejve për t’u vrarë? Ah, sikur të ishim kënaqur duke qëndruar këtej Jordanit! |
5986 | JOS 7:8 | O Zot, ç’mund të them pasi Izraeli i ktheu kurrizin armikut të tij? |
5991 | JOS 7:13 | Çohu, shenjtëro popullin dhe i thuaj: “Shenjtërohuni për nesër, sepse kështu ka thënë Zoti, Perëndia i Izraelit: “O Izrael, në gjirin tënd ka gjëra të caktuara për t’u shkatërruar. Ti nuk do të mund t’u bësh ballë armiqve të tu, për deri sa nuk ke hequr gjërat e caktuara për shkatërrim midis jush. |
6049 | JOS 9:10 | ashtu edhe për të gjitha ato që u ka bërë dy mbretërve të Amorejve matanë Jordanit, Sihonit, mbretit të Heshbonit, dhe Ogut, mbretit të Bashanit, që banonte në Ashtaroth. |
6078 | JOS 10:12 | Ditën që Zoti i dorëzoi Amorejtë në duat e bijve të Izraelit, Jozueu i foli Zotit dhe në prani të Izraelit tha: “O Diell, ndalu mbi Gabaonin, dhe ti, hënë, në luginën e Ajalonit!”. |
6136 | JOS 12:4 | Pastaj territori i Ogut, mbretit të Bashanit, një nga gjigantët që kishin shpëtuar dhe që banonte në Ashtaroth dhe në Edrej, |
6168 | JOS 13:12 | tërë mbretërinë e Ogut, në Bashan, që mbretëronte në Ashtaroth dhe në Edrei dhe ishte i vetmi gjigant i mbetur gjallë. Në fakt Moisiu i kishte mundur dhe dëbuar. |
6186 | JOS 13:30 | Territori i tyre përfshinte Mahanaimin, tërë Bashanin, tërë mbretërinë e Ogut, mbretit të Bashanit, tërë fshatrat e Jairit që ndodhen në Bashan, gjithsej shtatëdhjetë qytete. |
6187 | JOS 13:31 | Gjysma e Galaadit, Ashtarothit dhe Edreit, qytete të mbretërisë së Ogut në Bashan, kaluan në dorë të bijve të Makirit, birit të Manasit, simbas familjeve të tyre. |