| 238 | GEN 10:3 | Bijtë e Gomerit qenë: Ashkenazi, Rifathi dhe Togarmahu. |
| 242 | GEN 10:7 | Bijtë e Kushit qenë: Seba, Havilahu, Sabtahu, Raamahu dhe Sabtekahu; dhe bijtë e Raamahut qenë: Sheba dhe Dedani. |
| 246 | GEN 10:11 | Nga ky vend shkoi në Asiri dhe ndërtoi Ninivën, Rehoboth-Irin dhe Kalahun; |
| 247 | GEN 10:12 | midis Ninivës dhe Kalahut ndërtoi Resenin (që është qyteti i madh). |
| 285 | GEN 11:18 | Pelegu jetoi tridhjetë vjet dhe i lindi Reu. |
| 286 | GEN 11:19 | Mbas lindjes të Reut, Pelegu jetoi dyqind e nëntë vjet dhe i lindën bij dhe bija. |
| 287 | GEN 11:20 | Reu jetoi tridhjetë e dy vjet dhe i lindi Serugu. |
| 288 | GEN 11:21 | Mbas lindjes të Serugut, Reu jetoi dyqind e shtatë vjet dhe i lindën bij dhe bija. |
| 381 | GEN 15:20 | Hitejtë, Perezejtë, Refejtë, |
| 395 | GEN 16:13 | Atëherë Agari thirri emrin e Zotit që i kishte folur: “Ti je El-Roi”, sepse tha: “A e pashë me të vërtetë atë që më shikon?”. |
| 396 | GEN 16:14 | Prandaj ai pus u quajt “Pusi i Lahai-Roit”. Ja, ai ndodhet midis Kadeshit dhe Beredit. |
| 553 | GEN 22:5 | Atëherë Abrahami u tha shërbyesve të tij: “Rrini këtu bashkë me gomarin; unë dhe djali do të shkojmë deri atje dhe do të adhurojmë; pastaj do të kthehemi pranë jush”. |
| 571 | GEN 22:23 | Dhe Bethuelit i lindi Rebeka. Këta tetë bij Milkah i lindi nga Nahori, vëllai i Abrahamit. |
| 572 | GEN 22:24 | Konkubina e tij, që quhej Reumah, lindi edhe ajo Tebahun, Gahamin, Tahashin dhe Maakahun. |
| 598 | GEN 24:6 | Atëherë Abrahami i tha: “Ruhu e mos e ço birin tim atje! |
| 607 | GEN 24:15 | Ai s’kishte mbaruar së foluri, kur, ja, doli Rebeka me shtambën në shpatullën e saj; ajo ishte e bija e Bethuelit, biri i Mikailit, gruaja e Nahorit dhe vëllai i Abrahamit. |
| 621 | GEN 24:29 | Por Rebeka kishte një vëlla të quajtur Labano. Dhe Labano doli me vrap jashtë drejt burimit te ai njeri. |
| 622 | GEN 24:30 | Sa pa unazën në hundë dhe byzylykët në kyçet e dorës të së motrës dhe dëgjoi fjalët që Rebeka, motra e tij, thoshte: “Kështu më foli ai njeri”, iu afrua këtij njeriu, dhe ja që u gjet pranë deveve, afër burimit. |
| 637 | GEN 24:45 | Para se unë të kisha mbaruar së foluri në zemrën time, doli jashtë Rebeka me shtambën e saj mbi shpatull; ajo zbriti te burimi dhe mbushi ujë. Atëherë unë i thashë: |
| 643 | GEN 24:51 | Ja, Rebeka është këtu para teje, merre me vete, shko dhe ajo të bëhet gruaja e birit të zotërisë tënd, ashtu siç ka thënë Zoti”. |
| 645 | GEN 24:53 | Shërbëtori nxori sende të argjëndta dhe të arta si dhe rroba dhe ia dha Rebekës; dhe u dhuroi gjithashtu sende të vlefshme vëllait dhe nënës së Rebekës. |
| 647 | GEN 24:55 | Vëllai dhe nëna e Rebekës thanë: “Lëre që vajza të rrijë disa ditë me ne, të paktën dhjetë ditë; pastaj mund të ikë”. |
| 650 | GEN 24:58 | Atëherë thirrën Rebekën dhe i thanë: “A do të shkosh me këtë njeri?”. Ajo u përgjegj: “Po, do të shkoj”. |
| 651 | GEN 24:59 | Kështu e lanë Rebekën, motrën e tyre, të shkojë dhe tajën e saj të shkojë me shërbëtorin dhe njerëzit e Abrahamit. |
| 652 | GEN 24:60 | Dhe e bekuan Rebekën dhe i thanë: “Motra jonë, ti u bëfsh nëna e mijëra mizëri njerëzish dhe pasardhësit e tu paçin në dorë portat e armiqve të tyre”. |
| 653 | GEN 24:61 | Atëherë Rebeka dhe shërbyeset e saj u ngritën më këmbë, hipën mbi devetë dhe shkuan pas këtij njeriu. Kështu shërbëtori mori Rebekën dhe iku. |
| 654 | GEN 24:62 | Ndërkaq Isaku ishte kthyer nga pusi i Lahai-Roit, sepse banonte në krahinën e Negevit. |
| 656 | GEN 24:64 | Edhe Rebeka ngriti sytë dhe pa Isakun; atëherë zbriti me të shpejtë nga deveja, |
| 659 | GEN 24:67 | Dhe Isaku e futi Rebekën në çadrën e Sarës, nënës së tij, dhe e mori me vete; ajo u bë gruaja e tij dhe ai e dashuroi. Kështu Isaku u ngushëllua mbas vdekjes së nënës së tij. |
| 670 | GEN 25:11 | Mbas vdekjes së Abrahamit, Perëndia bekoi birin e tij Isakun; dhe Isaku qëndroi pranë pusit të Lahai-Roit. |
| 679 | GEN 25:20 | Abrahamit i lindi Isaku; dhe Isaku ishte dyzet vjeç kur mori për grua Rebekën, e bija e Bethuelit, Arameu i Paddan-Aranit dhe motra e Labanos, Arameut. |
| 680 | GEN 25:21 | Isaku e luti Zotin për gruan e tij sepse ajo ishte shterpë. Zoti ia plotësoi dëshirën dhe Rebeka, gruaja e tij, u ngjiz. |
| 685 | GEN 25:26 | Pastaj doli vëllai i tij, i cili me dorë mbante thembrën e këmbës të Esaut; prandaj e quajtën Jakob. Por Isaku ishte shtatëdhjetë vjeç kur Rebeka i lindi. |
| 687 | GEN 25:28 | Por Isaku e donte Esaun, sepse mishin e gjahut e pëlqente; Rebeka nga ana e saj donte Jakobin. |
| 700 | GEN 26:7 | Kur njerëzit e vendit i bënin pyetje rreth gruas së tij, ai u përgjigjej: “Éshtë motra ime”, sepse kishte frikë të thoshte: “Éshtë gruaja ime”, sepse mendonte: “Njerëzit e vendit mund të më vrasin për shkak të Rebekës, sepse ajo është e pashme”. |
| 701 | GEN 26:8 | Kur kishte kaluar një kohë e gjatë në atë vend, Abimelekut, mbretit të Filistejve, i rastisi të shikojë nga dritarja dhe pa Isakun që përkëdhelte Rebekën, gruan e tij. |
| 715 | GEN 26:22 | Atëherë ai u largua që andej dhe hapi një pus tjetër për të cilin nuk pati kundërshtim. Dhe ai e quajti atë Rehoboth, sepse ai tha: “Tani Zoti na ka vënë larg dhe ne do të kemi mbarësi në këtë vend”. |
| 728 | GEN 26:35 | Këto u bënë shkas për një hidhërim të thellë të Isakut dhe të Rebekës. |
| 733 | GEN 27:5 | Tani Rebeka rrinte duke dëgjuar, ndërsa Isaku i fliste birit të tij Esau. Kështu Esau shkoi nëpër fusha për të gjuajtur kafshë të egra për t’ia shpënë të atit. |
| 734 | GEN 27:6 | Atëherë Rebeka i foli Jakobit, birit të saj, dhe i tha: “Ja, unë dëgjova babanë tënd që i fliste Esaut, vëllait tënd duke i thënë: |
| 739 | GEN 27:11 | Jakobi i tha Rebekës, nënës së tij: “Ja, vëllai im Esau është leshtor, ndërsa unë e kam lëkurën të lëmuar. |
| 743 | GEN 27:15 | Pastaj Rebeka mori rrobat më të bukura të Esaut, birit të saj më të madh, që i mbante në shtëpi pranë vetes, dhe ia veshi Jakobit, birit të saj më të vogël; |
| 770 | GEN 27:42 | Kur i treguan Rebekës fjalët e Esaut, birit të saj më të madh, ajo dërgoi ta thërrasin birin e saj më të vogël, Jakobin, dhe i tha: “Ja, Esau, yt vëlla, ngushëllohet ndaj teje, duke menduar të të vrasë. |
| 774 | GEN 27:46 | Pastaj Rebeka i tha Isakut: “Jam neveritur nga jeta për shkak të bijave të Hethit. Në rast se Jakobi merr për grua një nga bijat e Hethit, një grua si ato të vendit, ç’më duhet jeta?”. |
| 779 | GEN 28:5 | Kështu Isaku e nisi Jakobin, që shkoi në Padan-Aram te Labano, biri i Bethuelit, Arameu, i vëllai i Rebekës, nëna e Jakobit dhe e Esaut. |
| 802 | GEN 29:6 | Ai u tha atyre: “A është mirë ai?”. Ata u përgjigjën: “Éshtë mirë; dhe ja bija e tij Rakela, e cila po vjen me delet”. |
| 805 | GEN 29:9 | Ai po vazhdonte të fliste me ta kur arriti Rakela me delet e të atit, sepse ajo ishte një bareshë. |
| 806 | GEN 29:10 | Kur Jakobi pa Rakelën, bijën e Labanos, vëllai i nënës së tij, dhe delet e Labanos, vëlla i nënës së tij, ai u afrua, e hoqi rrasën nga gryka e pusit, dhe i dha ujë kopesë së Labanos, vëllait të nënës së tij. |
| 807 | GEN 29:11 | Atëherë Jakobi puthi Rakelën, ngriti zërin dhe qau. |
| 808 | GEN 29:12 | Pastaj Jakobi e njoftoi Rakelën se ishte i një gjaku me të atin dhe ishte bir i Rebekës. Dhe ajo vrapoi t’ia tregonte të atit. |
| 812 | GEN 29:16 | Tani Labano kishte dy bija: e madhja quhej Lea dhe e vogla Rakela. |
| 813 | GEN 29:17 | Lea kishte sy të perënduar, por Rakela ishte e hijshme dhe e pashme. |
| 814 | GEN 29:18 | Prandaj Jakobi e donte Rakelën dhe i tha Labanos: “Unë do të të shërbej shtatë vjet për Rakelën, bijën tënde më të vogël”. |
| 816 | GEN 29:20 | Kështu Jakobi shërbeu shtatë vjet për Rakelën; dhe iu dukën pak ditë sepse e dashuronte. |
| 821 | GEN 29:25 | Të nesërmen në mëngjes, ai pa se ishte Lea. Atëherë Jakobi i tha Labanos: “Çfarë më bëre? A nuk të kam shërbyer për Rakelën? Pse më mashtrove?”. |
| 824 | GEN 29:28 | Atëherë Jakobi bëri si i thanë dhe mbaroi javën e Leas; pastaj Labano i dha për grua bijën e tij Rakela. |
| 825 | GEN 29:29 | Përveç kësaj Labano i dha shërbyesen e tij Bilhah si shërbyese Rakelës, bijës së tij. |
| 826 | GEN 29:30 | Dhe Jakobi hyri gjithashtu te Rakela dhe e dashuroi atë më tepër se Lean; dhe shërbeu shtatë vjet të tjera te Labano. |
| 827 | GEN 29:31 | Zoti, duke parë që për Lean nuk kishte dashuri, ia çeli barkun asaj, ndërsa Rakela ishte shterpë. |
| 828 | GEN 29:32 | Kështu Lea u ngjiz dhe lindi një djalë që e quajti Ruben, sepse tha: “Zoti e pa trishtimin tim; prandaj tani burri im do të më dojë”. |
| 832 | GEN 30:1 | Kur Rakela pa që nuk po i bënte fëmijë Jakobit, u bë ziliqare e motrës së saj dhe i tha Jakobit: “Më bëj me fëmijë përndryshe unë po vdes”. |
| 833 | GEN 30:2 | Jakobi u mbush tërë inat kundër Rakelës dhe i tha: “Se mos jam unë në vend të Perëndisë që nuk të lejon të kesh fëmijë?”. |
| 837 | GEN 30:6 | Atëherë Rakela tha: “Perëndia më dha të drejtë; ai dëgjoi gjithashtu zërin tim dhe më dha një bir”. Prandaj i vuri emrin Dan. |
| 838 | GEN 30:7 | Pastaj Bilhah, shërbyesja e Rakelës, u ngjiz përsëri dhe i lindi një bir të dytë Jakobit. |
| 839 | GEN 30:8 | Atëherë Rakela tha: “Kam luftuar shumë me motrën time dhe kam dalë fitimtare”. Prandaj e quajti djalin Neftali. |
| 845 | GEN 30:14 | Në kohën e korrjes së grurit, Rubeni doli dhe gjeti në fushat mandragora dhe ia çoi nënës së tij, Leas. Atëherë Rakela i tha Leas: “Më jep edhe mua ca mandragora të birit tënd!”. |
| 846 | GEN 30:15 | Ajo iu përgjegj: “Të duket gjë e vogël që më more burrin, dhe tani kërkon të marrësh edhe mandragorat e djalit tim?”. Rakela tha: “Mirë, pra, si shpërblim për mandragorat e birit tënd, sonte ai do të bjerë në shtrat me ty”. |
| 853 | GEN 30:22 | Perëndia u kujtua edhe për Rakelën; dhe Perëndia ia plotësoi dëshirën dhe e bëri të frytshme; |
| 856 | GEN 30:25 | Mbas lindjes së Jozefit nga Rakela, Jakobi i tha Labanos: “Më lejo të iki, që të shkoj në shtëpinë time, në vendin tim. |
| 878 | GEN 31:4 | Atëherë Jakobi dërgoi e thirri Rakelën dhe Lean, që të vinin në fushat pranë kopesë së tij, |
| 888 | GEN 31:14 | Rakela dhe Lea iu përgjigjën dhe i thanë: “Mos kemi ndoshta ne akoma pjesë dhe trashëgimi në shtëpinë e atit tonë? |
| 893 | GEN 31:19 | Ndërsa Labano kishte vajtur të qethte dhentë e tij, Rakela vodhi idhujt e të atit. |
| 898 | GEN 31:24 | Por Perëndia iu shfaq në ëndërr natën Labanos, Arameut, dhe i tha: “Ruhu e mos i fol Jakobit, as për të mirë e as për të keq”. |
| 903 | GEN 31:29 | Tani unë kam në dorë t’ju bëj keq, por Perëndia i atit tënd më foli natën e kaluar, duke thënë: “Ruhu, mos t’i flasësh Jakobit as për mirë apo për keq”. |
| 906 | GEN 31:32 | Por kushdo qoftë ai të cilit do t’i gjesh perënditë e tu, ai duhet të vdesë në prani të vëllezërve tanë; kërko ti vetë atë që të përket tek unë dhe merre!”. Jakobi nuk e dinte që ato i kishte vjedhur Rakela. |
| 907 | GEN 31:33 | Kështu Labano hyri në çadrën e Jakobit, në çadrën e Leas dhe në çadrën e dy shërbyeseve, por nuk gjeti asgjë. Doli pastaj nga çadra e Leas dhe hyri në çadrën e Rakelës. |
| 908 | GEN 31:34 | Por Rakela kishte marrë idhujt dhe i kishte vënë në samarin e devesë, pastaj qe ulur mbi to. Labano kërkoi në tërë çadrën, por nuk gjeti asgjë. |
| 962 | GEN 33:1 | Jakobi ngriti sytë, vështroi dhe pa që po vinte Esau, që kishte me vete katërqind burra. Atëherë i ndau bijtë e tij midis Leas, Rakelës dhe dy shërbyeseve të tij. |
| 963 | GEN 33:2 | Në krye vuri shërbyeset dhe bijtë e tyre, pastaj Lean dhe bijtë e saj dhe së fundi Rakelën dhe Jozefin. |
| 968 | GEN 33:7 | U afruan edhe Lea dhe bijtë e saj, dhe u përkulën. Pastaj u afruan Jozefi dhe Rakela, dhe u përkulën edhe ata. |
| 1020 | GEN 35:8 | Atëherë vdiq Debora, taja e Rebekës, dhe e varrosën poshtë Bethelit, në këmbët e lisit që u quajt Alon-Bakuth. |
| 1028 | GEN 35:16 | Pastaj u nisën nga Betheli; kishte edhe një copë rrugë për të arritur në Efratë, kur Rakela lindi. Ajo pati një lindje të vështirë; |
| 1031 | GEN 35:19 | Kështu Rakela vdiq dhe u varros në rrugën e Efratës (domethënë të Betlemit). |
| 1032 | GEN 35:20 | Dhe Jakobi ngriti mbi varrin e saj një përmendore. Dhe kjo përmendore ekziston ende sot e kësaj dite mbi varrin e Rakelës. |
| 1034 | GEN 35:22 | Dhe ndodhi që, ndërsa Izraeli banonte në atë vend, Rubeni shkoi e ra në shtrat me Bilbah, konkubinën e atit të tij. Dhe Izraeli e mori vesh. |
| 1035 | GEN 35:23 | Bijtë e Jakobit ishin dymbëdhjetë. Bijtë e Leas ishin: Rubeni, i parëlinduri i Jakobit, Simeoni, Levi, Juda, Isakari dhe Zabuloni. |
| 1036 | GEN 35:24 | Bijtë e Rakelës ishin: Jozefi dhe Beniamini. |
| 1037 | GEN 35:25 | Bijtë e Bilhahut, shërbëtorja e Rakelës, ishin: Dani dhe Neftali. |
| 1046 | GEN 36:5 | Basemathi lindi Reuelin, kurse Oholibamahu lindi Jeushin, Jalamin dhe Korahin. Këta janë bijtë e Esaut që i lindën në vendin e Kanaanit. |
| 1051 | GEN 36:10 | Këta janë emrat e bijve të Esaut: Elifazi, i biri i Adës, gruaja e Esaut; Reueli, i biri i Bazemathës, gruaja e Esaut. |
| 1054 | GEN 36:13 | Këta qenë bijtë e Reuelit: Nahathi dhe Zerahu, Shamahu dhe Micahu. Këta qenë bijtë e Basemathës, gruaja e Esaut. |
| 1058 | GEN 36:17 | Këta qenë bijtë e Reuelit, i biri i Esaut: kreu Nahath, kreu Zerah, kreu Shamah dhe kreu Micah; këta qenë krerët e rrjedhur nga Reueli në vendin e Edomit; ata qenë bijtë e Basemathës, gruaja e Esaut. |
| 1078 | GEN 36:37 | Samlahu vdiq dhe në vend të tij mbretëroi Sauli nga Rohoboth, mbi Lumë. |
| 1105 | GEN 37:21 | Rubeni i dëgjoi këto dhe vendosi ta shpëtojë nga duart e tyre, dhe tha: “Nuk do ta vrasim”. |
| 1106 | GEN 37:22 | Pastaj Rubeni shtoi: “Mos derdhni gjak, por hidheni në këtë pus të shkretëtirës dhe mos e goditni me dorën tuaj”. Thoshte kështu për ta shpëtuar nga duart e tyre dhe për t’ia shpënë të atit. |