105 | GEN 4:25 | Pastaj Adami njohu përsëri gruan e tij, që lindi një djalë dhe e quajti Seth, sepse ajo tha: “Perëndia më dha një tjetër pasardhës në vend të Abelit, që u vra nga Kaini”. |
106 | GEN 4:26 | Edhe Sethit i lindi një djalë, të cilin e quajti Enosh. Atëherë filluan të kërkojnë emrin e Zotit. |
109 | GEN 5:3 | Adami jetoi njëqind e tridhjetë vjet dhe i lindi një djalë që i përngjiste, një lloj në shëmbëlltyrë të tij dhe e quajti Seth. |
110 | GEN 5:4 | Mbas lindjes së Sethit, Adami jetoi tetëqind vjet dhe pati bij dhe bija. |
112 | GEN 5:6 | Sethi jetoi njëqind e pesë vjet dhe i lindi Enoshi. |
113 | GEN 5:7 | Pas lindjes së Enoshit, Sethi jetoi tetëqind e shtatë vjet dhe pati bij e bija të tjerë. |
114 | GEN 5:8 | Kështu tërë koha që Sethi jetoi qe nëntëqind e dymbëdhjetë vjet; pastaj vdiq. |
138 | GEN 5:32 | Noeut, në moshën pesëqind vjeç, i lindi Semi, Kami dhe Jafeti. |
148 | GEN 6:10 | Dhe Noeu pati tre bij: Semin, Kamin dhe Jafetin. |
173 | GEN 7:13 | Po atë ditë hynë në arkë Noeu dhe bijtë e tij Semi, Kami dhe Jafeti, gruaja e Noeut si dhe tri gratë e bijve të tij me ta; |
215 | GEN 9:9 | “Sa për mua, unë caktoj besëlidhjen time me ju dhe me brezin që vjen pas jush, |
224 | GEN 9:18 | Dhe bijtë e Noeut që dolën nga arka qenë Semi, Kami dhe Jafeti; Kami është babai i Kanaanit. |
229 | GEN 9:23 | Por Semi dhe Jafeti muarrën një mantel, e hodhën mbi shpatullat e tyre dhe, duke ecur së prapthi, mbuluan lakuriqësinë e babait të tyre; dhe, me qënë se fytyrat e tyre ishin kthyer nga ana tjetër, ata nuk e panë lakuriqësinë e babait të tyre. |
232 | GEN 9:26 | Pastaj tha: “I bekuar qoftë Zoti, Perëndia i Semit, dhe Kanaani të jetë shërbëtori i tij. |
233 | GEN 9:27 | Perëndia ta rritë Jafetin dhe ky të banojë në çadrat e Semit; Kanaani qoftë shërbyesi i tij!”. |
236 | GEN 10:1 | Këta janë pasardhësit e bijve të Noeut: Semit, Kamit dhe Jafetit; mbas përmbytjes, atyre u lindën fëmijë. |
242 | GEN 10:7 | Bijtë e Kushit qenë: Seba, Havilahu, Sabtahu, Raamahu dhe Sabtekahu; dhe bijtë e Raamahut qenë: Sheba dhe Dedani. |
244 | GEN 10:9 | Ai qe një gjahtar i fuqishëm para Zotit; prandaj thuhet: “Si Nimrodi, gjahtari i fuqishëm para Zotit”. |
245 | GEN 10:10 | Dhe fillimi i mbretërimit të tij qe Babeli, Ereku, Akadi dhe Kalmehu në vendin e Shinarit. |
250 | GEN 10:15 | Kanaanit i lindi Sidoni, i parëlinduri i tij, dhe Heti, |
252 | GEN 10:17 | Hivejtë, Arkejtë, Sinejtë, |
254 | GEN 10:19 | Dhe kufijtë e Kanaanëve shkuan nga Sidoni, në drejtim të Gerarit, deri në Gaza; dhe në drejtim të Sodomës, Gomorës, Admës dhe Ceboimoit deri në Lesha. |
256 | GEN 10:21 | Edhe Semit, babai i të gjithë fëmijëve të Eberit dhe vëlla madhor i Jafetit, i lindën bij. |
257 | GEN 10:22 | Bijtë e Semit qenë: Elami, Asuri, Arpakshadi, Ludi dhe Arami. |
259 | GEN 10:24 | Nga Arpakshadi lindi Shelahu dhe nga Shelahu Eberi. |
261 | GEN 10:26 | Nga Joktani lindën Almodadi, Shelefi, Hatsarmavethi dhe Jerahu, |
263 | GEN 10:28 | Obali, Abimaeli, Sheba, |
265 | GEN 10:30 | Dhe vendbanimi i tyre qe mali lindor, nga Mesha deri në Sefar. |
266 | GEN 10:31 | Këta janë bijtë e Semit, simbas familjeve të tyre, simbas gjuhëve të tyre, në vendet e tyre simbas kombëve të tyre. |
269 | GEN 11:2 | Dhe ndodhi që, ndërsa po zhvendoseshin në drejtim të jugut, ata gjetën një fushë në vendin e Shinarit dhe u vendosën atje. |
277 | GEN 11:10 | Këta janë pasardhësit e Semit. Në moshën njëqind vjeç Semit i lindi Arpakshadi, pikërisht dy vjet pas përmbytjes. |
278 | GEN 11:11 | Mbas lindjes të Arpakshadit, Semi jetoi pesëqind vjet dhe i lindën bij dhe bija. |
279 | GEN 11:12 | Arpakshadi jetoi tridhjetë e pesë vjet dhe i lindi Shelahu. |
280 | GEN 11:13 | Mbas lindjes së Shelahut, Arpakshadi jetoi katërqind e tre vjet dhe i lindën bij dhe bija. |
281 | GEN 11:14 | Shelahu jetoi tridhjetë vjet dhe i lindi Eberi. |
282 | GEN 11:15 | Mbas lindjes së Eberit, Shelahu jetoi katërqind e tre vjet dhe i lindën bij dhe bija. |
287 | GEN 11:20 | Reu jetoi tridhjetë e dy vjet dhe i lindi Serugu. |
288 | GEN 11:21 | Mbas lindjes të Serugut, Reu jetoi dyqind e shtatë vjet dhe i lindën bij dhe bija. |
289 | GEN 11:22 | Serugu jetoi tridhjetë vjet dhe i lindi Nahori; |
290 | GEN 11:23 | mbas lindjes së Nahorit, Serugu jetoi dyqind vjet dhe i lindën bij dhe bija. |
296 | GEN 11:29 | Dhe Abrami dhe Nahori morën gra: emri i gruas së Abramit ishte Saraj dhe emri i gruas së Nahorit ishte Milkah, e bija e Haranit, i ati i Milkahut dhe i ati i Iskahut. |
297 | GEN 11:30 | Por Saraj ishte shterpë, nuk kishte fëmijë. |
298 | GEN 11:31 | Pastaj Terahu mori të birin Abram dhe Lotin, të birin e Haranit, domethënë djali i të birit, dhe Sarajn nusen e tij, gruaja e djalit të tij Abram, dhe dolën bashkë nga Ur i Kaldeasve për të vajtur në vendin e Kanaanëve; por kur arritën në Haran, ata u vendosën aty. |
304 | GEN 12:5 | Dhe Abrami mori me vete Sarajn, gruan e tij, dhe Lotin, birin e të vëllait, dhe të gjithë pasurinë që kishin grumbulluar dhe personat që kishin blerë në Haran, dhe u nisën për të vajtur në vendin e Kanaanëve. Kështu ata arritën në vendin e Kanaanit. |
305 | GEN 12:6 | Abrami e kapërceu vendin deri te lokaliteti i Sikemit, deri tek lisi i Morehut. Në atë kohë ndodheshin në atë vend Kanaanejtë. |
307 | GEN 12:8 | Së këtejmi u zhvendos drejt malit në lindje të Bethelit dhe ngriti çadrat e tij, duke pasur Bethelin në jug dhe Ainë në lindje; dhe ndërtoi aty një altar kushtuar Zotit dhe i bëri thirrje emrit të Zotit. |
310 | GEN 12:11 | Por ndodhi që kur po hynin në Egjypt ai i tha Sarajt, gruas së tij: “Ja, unë e di që ti je një grua e pashme; |
316 | GEN 12:17 | Por Zoti e goditi Faraonin dhe shtëpinë e tij me fatkeqësira të mëdha për shkak të Sarajt, gruas së Abramit. |
329 | GEN 13:10 | Atëherë Loti ngriti sytë dhe pa tërë fushën e Jordanit. Para se Zoti të kishte shkatërruar Sodomën dhe Gomorën, ajo ishte e tëra e ujitur deri në Coar, si kopshti i Zotit, si vendi i Egjiptit. |
331 | GEN 13:12 | Abrami banoi në vendin e Kanaanit dhe Loti në qytetet e fushës, duke arritur të ngrejë çadrat e tij deri në Sodomë. |
332 | GEN 13:13 | Por njerëzit e Sodomës ishin shumë të korruptuar dhe mëkatarë ndaj Zotit. |
338 | GEN 14:1 | Por ndodhi në kohën e Amrafelit, mbret i Shinarit, e Ariokut, mbret i Elasarit e Kedorlaomerit, mbret i Elamit dhe i Tidealit, mbret i kombeve, |
339 | GEN 14:2 | që ata i bënë luftë Beraut, mbret i Sodomës, Birshës, mbret i Gomorës, Shinabit, mbret i Admahut, Shemeberit, mbret i Ceboimit dhe mbretit të Belës (që është Coari). |
340 | GEN 14:3 | Tërë këta të fundit u grumbulluan në luginën e Sidimit (që është Deti i Kripur). |
342 | GEN 14:5 | Vitin e katërmbëdhjetë Kedorlaomeri dhe mbretërit që ishin me të erdhën bashkë me të dhe i shpërndanë gjigantët në Ashterot-Karnaim, Zuzimët në Ham, Emimët në Shaveh-Kiriataim |
343 | GEN 14:6 | dhe Horejtë në malet e tyre të Seirit deri në El-Paran, që ndodhet pranë shkretëtirës. |
345 | GEN 14:8 | Atëherë mbreti i Sodomës, mbreti i Gomorës, mbreti i Admahut, mbreti i Ceboimit dhe mbreti i Belës (që është Coari) dolën dhe u rreshtuan në luftë kundër tyre, në luginën e Sidimit; |
346 | GEN 14:9 | kundër Kedorlaomerit mbret i Elamit, Tidealit mbret i kombeve, Amrafelit mbret i Shinarit dhe Ariokut mbret i Elasarit; katër mbretër kundër pesë. |
347 | GEN 14:10 | Por lugina e Sidimit ishte plot me puse bitumi; dhe mbretërit e Sodomës dhe të Gomorës ua mbathën këmbëve dhe ranë brënda tyre; dhe ata që shpëtuan, shkuan në mal. |
348 | GEN 14:11 | Dhe kështu fituesit shtinë në dorë tërë pasuritë e Sodomës dhe të Gomorës dhe tërë ushqimet e tyre, dhe ikën. |
349 | GEN 14:12 | Morën me vete edhe Lotin, djali i vëllait të Abramit, bashkë me pasurinë e tij, dhe ikën. Loti banonte në Sodomë. |
354 | GEN 14:17 | Mbas kthimit të tij nga disfata e Kedorlaomerit dhe të mbretërve që ishin me të, mbreti i Sodomës vajti ta presë në luginën e Shavehut (që është Lugina e mbretit). |
355 | GEN 14:18 | Atëherë Melkisedeku, mbret i Salemit, i shpuri bukë dhe verë. Ai ishte prift i Shumë të Lartit Perëndi. |
356 | GEN 14:19 | Dhe bekoi Abramin, duke thënë: “Qoftë i bekuar Abrami nga Shumë i Larti Perëndi, sundimtar i qiejve dhe i tokës! |
357 | GEN 14:20 | Qoftë i bekuar Shumë i Larti Perëndi, që të ka dhënë në dorë armiqtë e tu!”. Dhe Abrami i dha një të dhjetën e çdo gjëje. |
358 | GEN 14:21 | Pastaj mbreti i Sodomës i tha Abramit: “Nëm personat dhe merr për vete pasuritë”. |
359 | GEN 14:22 | Por Abrami iu përgjegj mbretit të Sodomës: “Unë kam ngritur dorën time drejt Zotit, Perëndisë Shumë të Lartë, zotërues i qiejve dhe i tokës, |
370 | GEN 15:9 | Atëherë Zoti i tha: “Sillmë një mëshqerrë trevjeçare, një dhi trevjeçare, një dash trevjeçar, një turtull dhe një pëllumb të ri”. |
376 | GEN 15:15 | Sa për ty, do të shkosh në paqe pranë prindërve të tu dhe do të varrosesh pasi të kesh arritur një pleqëri të bukur. |
383 | GEN 16:1 | Por Saraj, gruaja e Abramit, nuk i kishte dhënë asnjë fëmijë. Ajo kishte një shërbyese egjiptase që quhej Agar. |
384 | GEN 16:2 | Kështu Saraj i tha Abramit: “Ja, Zoti më ka ndaluar të kem fëmijë; oh, futu te shërbysja ime, ndofta mund të kem fëmijë prej saj”. Dhe Abrami dëgjoi zërin e Sarajt. |
385 | GEN 16:3 | Kështu pra Saraj, gruaja e Abramit, mbasi ky i fundit kishte banuar dhjetë vjet në vendin e Kanaanëve, mori shërbyesen e saj Agarin, egjiptasen, dhe ia dha për grua burrit të saj Abramit. |
387 | GEN 16:5 | Atëherë Saraj i tha Abramit: “Përgjegjësia për fyerjen që m’u bë le të bjerë mbi ty. Kam qënë unë që të hodha në krahët e shërbyeses sime; por që kur e mori vesh që është me barrë, ajo më shikon me përbuzje. Zoti le të jetë gjykatës midis meje dhe teje”. |
388 | GEN 16:6 | Abrami iu përgjegj Sarajt: “Ja, shërbyesja jote është në dorën tënde; bëj me të ç’të duash”. Atëherë Saraj e trajtoi në mënyrë të ashpër dhe ajo iku nga prania e saj. |
389 | GEN 16:7 | Por Engjëlli i Zotit e gjeti pranë një burimi uji në shkretëtirë, pranë burimit në rrugën e Shurit, |
390 | GEN 16:8 | dhe i tha: “Agar, shërbyesja e Sarajt, nga vjen dhe ku po shkon?” Ajo u përgjigj: “Po iki nga prania e zonjës sime Saraj”. |
402 | GEN 17:4 | “Sa për mua, ja unë po bëj një besëlidhje me ty; ti do të bëhesh babai i një shumice kombesh. |
413 | GEN 17:15 | Pastaj Perëndia i tha Abrahamit: “Përsa i përket Sarajt, gruas sate, mos e quaj më Saraj, por emri i saj do të jetë Sara. |
415 | GEN 17:17 | Atëherë Abrahami u shtri me fytyrën ndaj tokës dhe qeshi; dhe tha në zemër të tij: “A do të lindë vallë një fëmijë nga një njeri njëqindvjeçar? Dhe do të lindë Sara që është nëntëdhjetë vjeç?”. |
417 | GEN 17:19 | Por Perëndia u përgjegj: “Jo, por Sara gruaja jote do të lindë një bir, dhe ti do ta quash Isak; dhe unë do të caktoj besëlidhjen time me të, një besëlidhje të përjetshme me pasardhësit e tij. |
418 | GEN 17:20 | Sa për Ismaelin, unë ta kam plotësuar dëshirën. Ja unë do ta bekoj, do ta bëj të frytshëm dhe do ta shumoj fort. Ai do të bëhet babai i dymbëdhjetë princërve, dhe unë do të bëj prej tij një komb të madh. |
419 | GEN 17:21 | Por besëlidhjen time do ta përfundoj me Isakun që Sara do të lindë në këtë kohë, vitin e ardhshëm”. |
427 | GEN 18:2 | Abrahami ngriti sytë dhe tre burra rrinin më këmbë pranë tij. Sa i pa, vrapoi në drejtim të tyre nga hyrja e çadrës, u përkul deri në tokë e pastaj tha: |
431 | GEN 18:6 | Atëherë Abrahami shkoi me ngut në çadër, te Sara, dhe i tha: “Merr shpejt tri masa majë mielli, gatuaj brumin dhe bëj me to kuleç”. |