3 | GEN 1:3 | Pastaj Perëndia tha: “U bëftë drita!”. Dhe drita u bë. |
9 | GEN 1:9 | Pastaj Perëndia tha: “Ujërat që janë nën qiellin të grumbullohen në një vend të vetëm dhe të shfaqet tera”. Dhe kështu u bë. |
72 | GEN 3:16 | Gruas i tha: “Unë do të shumëzoj në masë të madhe vuajtjet e tua dhe barrët e tua; me vuajtje do të lindësh fëmijë; dëshirat e tua do të drejtohen ndaj burrit tënd dhe ai do të sundojë mbi ty”. |
145 | GEN 6:7 | Kështu Zoti tha: “Unë do të shfaros nga faqja e dheut njeriun që kam krijuar, duke filluar nga njeriu deri te kafshët, te rrëshqanorët, te zogjtë e qiellit, sepse pendohem që i kam krijuar”. |
178 | GEN 7:18 | Ujërat u shtuan dhe u rritën shumë mbi tokë, arka pluskonte mbi sipërfaqen e ujërave. |
180 | GEN 7:20 | Ujërat u ngritën pesëmbëdhjetë kubitë mbi to; dhe malet u mbuluan prej tyre. |
205 | GEN 8:21 | Dhe Zoti ndjeu një erë të këndshme dhe ai tha në zemër të vet: “Unë nuk do ta mallkoj më tokën për shkak të njeriut, sepse synimet e zemrës së njeriut janë të këqija qysh në fëmijërinë e tij; dhe nuk do të godas më çdo gjallesë, siç kam bërë. |
211 | GEN 9:5 | Unë do të kërkoj sigurisht llogari për gjakun e jetëve tuaja dhe këtë do t’ia kërkoj çdo kafshe dhe njeriu. Do t’i kërkoj llogari për jetën e njeriut dorës së çdo vëllai të njeriut. |
217 | GEN 9:11 | Unë e caktoj besëlidhjen time me ju: asnjë lloj mishi nuk do të shfaroset më nga ujërat e përmbytjes, dhe nuk do të ketë më përmbytje për të shkatërruar tokën”. |
219 | GEN 9:13 | Unë e vendos ylberin tim në një re, dhe do të shërbejë si shenjë për besëlidhjen e përfunduar midis meje dhe tokës. |
258 | GEN 10:23 | Bijtë e Aramit qenë: Uzi, Huli, Getheri dhe Mashi. |
262 | GEN 10:27 | Hadorami, Uzali, Diklahu, |
295 | GEN 11:28 | Harani vdiq në prani të Terahut, babait të tij, në vendlindjen e tij, në Ur të Kaldeasve. |
298 | GEN 11:31 | Pastaj Terahu mori të birin Abram dhe Lotin, të birin e Haranit, domethënë djali i të birit, dhe Sarajn nusen e tij, gruaja e djalit të tij Abram, dhe dolën bashkë nga Ur i Kaldeasve për të vajtur në vendin e Kanaanëve; por kur arritën në Haran, ata u vendosën aty. |
301 | GEN 12:2 | Unë prej teje do të bëj një komb të madh, do të të bekoj dhe do ta bëj të madh emrin tënd, dhe ti do të jesh një bekim. |
306 | GEN 12:7 | Atëherë u shfaq Zoti përpara Abramit dhe i tha: “Unë do t’ja jap këtë vend pasardhësve të tu”. Atëherë Abrami i ndërtoi aty një altar Zotit që i ishte shfaqur. |
359 | GEN 14:22 | Por Abrami iu përgjegj mbretit të Sodomës: “Unë kam ngritur dorën time drejt Zotit, Perëndisë Shumë të Lartë, zotërues i qiejve dhe i tokës, |
360 | GEN 14:23 | që nuk do të merrja asgjë nga ajo që të përket, as edhe një fije apo një lidhëse këpucësh, me qëllim që ti të mos thuash: “Unë e pasurova Abramin”. |
368 | GEN 15:7 | Pastaj Zoti i tha: “Unë jam Zoti që të nxori nga Uri i Kaldeasve, për të ta lënë si trashëgimi këtë vend”. |
379 | GEN 15:18 | Po atë ditë Zoti bëri një besëlidhje me Abramin duke i thënë: “Unë u jap pasardhësve të tu këtë vend, nga përroi i Egjiptit deri në lumin e madh, lumin e Eufratit: |
392 | GEN 16:10 | Pastaj Engjëlli i Zotit shtoi: “Unë do t’i shumëzoj fort pasardhësit e tu aq sa të mos mund të llogariten për shkak të numrit të tyre të madh”. |
399 | GEN 17:1 | Kur Abrami u bë nëntëdhjetë e nëntë vjeç, Zoti i doli përpara dhe i tha: “Unë jam Perëndia i plotfuqishëm; ec në praninë time dhe qëndro i ndershëm; |
430 | GEN 18:5 | Unë do të shkoj të marr një copë bukë, kështu do të mund të merrni zemër, pastaj të vazhdoni rrugën, sepse për këtë keni kaluar nga shërbyesi juaj”. Ata i thanë: “Bëj siç ke thënë”. |
444 | GEN 18:19 | Unë në fakt e kam zgjedhur, me qëllim që të urdhërojë bijtë e tij dhe shtëpinë e tij të ndjekin pas tij rrugën e Zotit, duke zbatuar drejtësinë dhe barazinë, në mënyrë që Zoti të mund të plotësojë premtimet që i ka dhënë Abrahamit”. |
479 | GEN 19:21 | Engjëlli i tha: “Unë po ta plotësoj edhe këtë kërkesë: të mos shkatërroj qytetin për të cilin fole. |
540 | GEN 21:26 | Abimeleku tha: “Unë nuk e di se kush e ka bërë këtë gjë; ti vetë nuk ma ke njoftuar dhe unë vetëm sot dëgjova të flitet për këtë ngjarje”. |
564 | GEN 22:16 | “Unë betohem për veten time, thotë Zoti, se ti e bëre këtë dhe nuk kurseve tët bir, të vetmin bir që ke, |
569 | GEN 22:21 | Uzi, dhëndri i tij i parë, Buzi vëllai i tij, Kemueli babai i Aramit, |
576 | GEN 23:4 | “Unë jam një i huaj midis jush dhe i ardhur midis jush; më jepni pronësinë e një varri midis jush, që të mund të varros të vdekurën time dhe ta heq nga sytë e mi”. |
583 | GEN 23:11 | “Jo, zoti im, dëgjomë! Unë të fal arën dhe shpellën që ndodhet aty; po ta dhuroj në prani të bijve të popullit tim; po ta bëj dhuratë. Varrose të vdekurën tënde”. |
585 | GEN 23:13 | dhe i foli Efronit në prani të popullit të vendit duke thënë: “Dëgjomë, të lutem! Unë do të jap çmimin e arës, pranoje nga unë, kështu unë do të mund të varros aty të vdekurën time”. |
599 | GEN 24:7 | Zoti, Perëndia i qiellit, që më hoqi nga shtëpia e atit tim dhe nga vendi ku kam lindur, më foli dhe m’u betua duke thënë: “Unë do t’ua jap këtë vend pasardhësve të tu”, ai do të dërgojë engjëllin e tij para teje dhe ti do të marrësh andej një grua për birin tim. |
616 | GEN 24:24 | Ajo u përgjegj: “Unë jam bijë e Bethuelit, i biri i Milkahut, që ajo i lindi në Nahor”. |
623 | GEN 24:31 | Dhe tha: “Hyrë, i bekuar nga Zoti! Pse rri jashtë? Unë kam përgatitur shtëpinë dhe një vend për devetë”. |
626 | GEN 24:34 | Atëherë ai tha: “Unë jam një shërbëtor i Abrahamit. |
713 | GEN 26:20 | Por barinjtë e Gerarit u grindën me çobanët e Isakut, duke u thënë: “Uji është yni”. Dhe ai e quajti pusin Esek, sepse ata e kishin kundërshtuar. |
717 | GEN 26:24 | Dhe Zoti iu shfaq po atë natë dhe i tha: “Unë jam Perëndia i Abrahamit, babait tënd; mos ki frikë, sepse unë jam me ty; do të të bekoj dhe do të shumoj pasardhësit e tu, për hir të Abrahamit, shërbëtorit tim”. |
761 | GEN 27:33 | Atëherë Isakun e zunë ca të dridhura shumë të forta dhe i tha: “Kush është ai, pra, që gjuajti gjahun dhe ma solli? Unë i hëngra të gjitha para se të vije ti dhe e bekova; dhe i bekuar ka për të mbetur ai”. |
787 | GEN 28:13 | Dhe ja, Zoti ndodhej në majë të saj dhe i tha: “Unë jam Zoti, Perëndia i Abrahamit, babait tënd, dhe Perëndia i Isakut; tokën mbi të cilën je shtrirë do të ta jap ty dhe pasardhësve të tu; |
814 | GEN 29:18 | Prandaj Jakobi e donte Rakelën dhe i tha Labanos: “Unë do të të shërbej shtatë vjet për Rakelën, bijën tënde më të vogël”. |
879 | GEN 31:5 | dhe u tha atyre: “Unë e shoh që fytyra e atit tuaj ndaj meje nuk është si më parë; por Perëndia i atit tim ka qenë me mua. |
885 | GEN 31:11 | Dhe engjëlli i Perëndisë më tha në ëndërr: “Jakob!”. Unë iu përgjigja: “Ja ku jam!”. |
887 | GEN 31:13 | Unë jam Perëndia i Bethelit, ku ti ke vajosur një përmendore dhe më lidhe një kusht. Tani çohu, lëre këtë vend dhe kthehu në vendlindjen tënde””. |
901 | GEN 31:27 | Pse ike dhe u largove nga unë fshehurazi, pa më lajmëruar aspak? Unë do të kisha përcjellë me gëzim dhe me këngë, me lodërz dhe qeste. |
905 | GEN 31:31 | Atëherë Jakobi iu përgjegj Labanos: “Unë kisha frikë, sepse mendoja që ti mund të më merrje me forcë bijat e tua. |
913 | GEN 31:39 | Unë nuk t’i kam sjellë kurrë kafshët të shqyera nga bishat; dëmin e kam pësuar vetë; ti kërkoje me ngulm nga unë atë që ishte vjedhur ditën apo natën. |
933 | GEN 32:5 | Dhe u dha atyre këtë urdhër duke thënë: “Do t’i thoni kështu Esaut, zotërisë tim: “Kështu thotë shërbyesi yt Jakobi: Unë kam banuar pranë Labanos dhe kam qëndruar aty deri tani; |
949 | GEN 32:21 | dhe do t’i thoni: “Ja, shërbëtori yt Jakobi është duke ardhur vetë pas nesh””. Sepse thoshte: “Unë do ta qetësoj me dhuratën që më paraprin e pastaj do të shikoj fytyrën e tij; ndofta do të më presë mirë”. |
968 | GEN 33:7 | U afruan edhe Lea dhe bijtë e saj, dhe u përkulën. Pastaj u afruan Jozefi dhe Rakela, dhe u përkulën edhe ata. |
1023 | GEN 35:11 | Pastaj Perëndia i tha: “Unë jam Perëndia i Plotfuqishëm; ti bëhu i frytshëm dhe shumëzo; një komb, madje një tërësi kombesh do të rrjedhin prej teje, dhe disa mbretër kanë për të dalë nga ijët e tua; |
1069 | GEN 36:28 | Këta qenë bijtë e Dishanit: Utsi dhe Arani. |
1119 | GEN 37:35 | Dhe të gjithë bijtë dhe të gjitha bijat e tij erdhën për ta ngushëlluar, por ai nuk pranoi të ngushëllohet dhe tha: “Unë do të zbres në Sheol pranë birit tim për të mbajtur zi”. Kështu e qau i ati. |
1300 | GEN 43:9 | Unë bëhem garant për të; do t’i kërkosh llogari dorës sime për atë. Në rast se nuk e rikthej dhe nuk e vë para teje, do të jem fajtor para teje për gjithnjë. |
1314 | GEN 43:23 | Por ai tha: “Qetësohuni, mos u trembni: Perëndia juaj dhe Perëndia e atit tuaj ka vënë një thesar në trastat tuaja. Unë i pata paratë tuaja”. Pastaj u solli Simeonin. |
1362 | GEN 45:3 | Pastaj Jozefi u tha vëllezërve të tij: “Unë jam Jozefi, a është ende gjallë ati im?”. Por vëllezërit e tij nuk mund t’i përgjigjeshin, sepse ishin të tronditur thellë në praninë e tij. |
1363 | GEN 45:4 | Atëherë Jozefi u tha vëllezërve të tij: “Afrohuni, pra, tek unë!”. Ata iu afruan dhe ai u tha: “Unë jam Jozefi, vëllai juaj, që ju e shitët që ta çonin në Egjipt. |
1390 | GEN 46:3 | Atëherë Perëndia tha: “Unë jam Perëndia, Perëndia i atit tënd; mos ki frikë të zbresësh në Egjipt, sepse aty do të të bëj një komb të madh. |
1391 | GEN 46:4 | Unë do të zbres bashkë me ty në Egjipt dhe do të bëj që sigurisht të kthehesh, dhe Jozefi do të t’i mbyllë sytë”. |
1463 | GEN 48:11 | Pastaj Izraeli i tha Jozefit: “Unë nuk mendoja të shikoja përsëri fytyrën tënde, por tani Perëndia më dha mundësinë të shikoj edhe pasardhësit e tu”. |
1481 | GEN 49:7 | Mallkuar qoftë mëria e tyre, sepse ka qënë e egër, dhe tërbimi i tyre sepse ka qënë mizor! Unë do t’i ndaj te Jakobi dhe do t’i shpërndaj te Izraeli. |
1492 | GEN 49:18 | Unë pres shpëtimin tënd, o Zot! |
1503 | GEN 49:29 | Pastaj Jakobi i urdhëroi duke thënë: “Unë jam duke u ribashkuar me popullin tim; më varrosni pranë etërve të mi në shpellën që ndodhet në arën e Efron Hiteut, |
1510 | GEN 50:3 | U deshën dyzet ditë, sepse e tillë ishte koha e nevojshme për balsamimin; dhe Egjiptasit e qanë shtatëdhjetë ditë. |
1531 | GEN 50:24 | Pastaj Jozefi u tha vëllezërve të tij: “Unë po vdes; por Perëndia do t’ju vizitojë me siguri dhe do t’ju çojë me siguri nga ky vend në vendin që i premtoi me betim Abrahamit, Isakut dhe Jakobit”. |
1577 | EXO 2:22 | Pastaj ajo lindi një bir që ai e quajti Gershom, sepse tha: “Unë jam mik në dhe të huaj”. |
1586 | EXO 3:6 | Pastaj tha dhe këto fjalë: “Unë jam Perëndia i atit tënd, Perëndia i Abrahamit, Perëndia i Isakut dhe Perëndia i Jakobit”. Dhe Moisiu fshehu fytyrën e tij, sepse kishte frikë të shikonte Perëndinë. |
1592 | EXO 3:12 | Perëndia tha: “Unë do të jem me ty, dhe kjo do të jetë për ty shenja që të kam dërguar unë: Kur ta kesh nxjerrë popullin nga Egjipti, ju do t’i shërbeni Perëndisë mbi këtë mal”. |
1594 | EXO 3:14 | Perëndia i tha Moisiut: “UNÉ JAM AI QÉ JAM”. Pastaj tha: “Do t’u thuash kështu bijve të Izraelit: “UNÉ JAM-i më ka dërguar tek ju””. |
1596 | EXO 3:16 | Shko dhe mblidh pleqtë e Izraelit dhe u thuaj atyre: “Zoti, Perëndia i etërve tuaj, Perëndia i Abrahamit, i Isakut dhe i Jakobit m’u shfaq, duke thënë: Unë patjetër ju kam vizituar dhe kam parë atë që ju bëjnë në Egjipt; |
1616 | EXO 4:14 | Atëherë zemërimi i Zotit u ndez kundër Moisiut, dhe i tha: “A nuk është ndofta Aaroni vëllai yt, Leviti? Unë e di që ai flet bukur. Ja tani, ai po del të të takojë; sa të të shohë do të ndjejë gëzim në zemër të vet. |
1635 | EXO 5:2 | Por Faraoni u përgjigj: “Kush është Zoti që unë duhet t’i bindem zërit të tij dhe ta lë Izraelin të shkojë? Unë nuk e njoh Zotin dhe nuk kam për ta lënë Izraelin të shkojë”. |
1643 | EXO 5:10 | Atëherë shtypësit e popullit dhe kryeintendentët e tij dolën dhe i thanë popullit: “Kështu thotë Faraoni: “Unë nuk do t’ju jap më kashtë. |
1658 | EXO 6:2 | Pastaj Zoti i foli Moisiut dhe i tha: “Unë jam Zoti, |
1662 | EXO 6:6 | Prandaj u thuaj bijve të Izraelit: “Unë jam Zoti; do t’ju heq nga punët e rënda që ju kanë imponuar Egjiptasit, do t’ju çliroj nga skllavërimi i tyre dhe do t’ju çliroj me krah të shtrirë dhe ndëshkime të mëdha. |
1664 | EXO 6:8 | Dhe do t’ju bëj të hyni në vendin, që u betova t’i jap Abrahamit, Isakut dhe Jakobit; dhe do t’jua jap atë në trashëgimi. Unë jam Zoti””. |
1674 | EXO 6:18 | Bijtë e Kehathit qenë: Amrami, Jitshari, Hebroni dhe Ucieli. Kehathi jetoi njëqind e tridhjetë e tre vjet. |
1678 | EXO 6:22 | Bijtë e Ucielit qenë: Mishaeli, Eltsafani dhe Sitri. |
1685 | EXO 6:29 | kur Zoti iu drejtua Moisiut dhe i tha: “Unë jam Zoti! Thuaji Faraonit, mbretit të Egjiptit, tërë ato që po të them”. |
1734 | EXO 8:19 | Unë do të bëj një dallim midis popullit tim dhe popullit tënd. Nesër ka për të ndodhur kjo mrekulli””. |
1739 | EXO 8:24 | Faraoni tha: “Unë do t’ju lë të shkoni, që të bëni fli për Zotin, Perëndinë tuaj, në shkretëtirë; vetëm, mos shkoni shumë larg. lutuni për mua”. |
1794 | EXO 10:16 | Atëherë Faraoni thirri me nxitim Moisiun dhe Aaronin dhe u tha: “Unë kam mëkatuar kundër Zotit, Perëndisë tuaj, dhe kundër jush. |
1808 | EXO 11:1 | Pastaj Zoti i tha Moisiut: “Unë do të sjell edhe një plagë tjetër mbi Faraonin dhe Egjiptin; pas kësaj ai do t’ju lejojë të ikni prej këtej. Kur do t’ju lejojë të shkoni, ai do t’ju dëbojë përfundimisht prej këtej. |
1829 | EXO 12:12 | Atë natë unë do të kaloj nëpër vendin e Egjiptit dhe do të godas çdo të parëlindur në vendin e Egjiptit, qoftë njeri apo kafshë, dhe do t’i jap hakun gjithë perëndive të Egjiptit. Unë jam Zoti. |
1892 | EXO 14:2 | “U thuaj bijve të Izraelit të kthehen prapa dhe të vendosin kampin e tyre përballë Pi-Hahirothit, midis Migdolit dhe detit, përballë Baal-Tsefonit; vendosni kampin tuaj përpara këtij vendi pranë detit. |
1905 | EXO 14:15 | Pastaj Zoti i tha Moisiut: “Pse më bërtet mua? U thuaj bijve të Izraelit të shkojnë përpara. |
1918 | EXO 14:28 | Ujërat u kthyen dhe mbuluan qerret, kalorësit dhe tërë ushtrinë e Faraonit që kishin hyrë në det për të ndjekur Izraelitët; dhe nuk shpëtoi asnjë prej tyre. |
1922 | EXO 15:1 | Atëherë Moisiu dhe bijtë e Izraelit i kënduan këtë kantik Zotit dhe folën duke thënë: “Unë do t’i këndoj Zotit, sepse u lartësua shumë; hodhi në det kuaj dhe kalorës. |
1960 | EXO 16:12 | “Unë i dëgjova murmuritjet e bijve të Izraelit; folu atyre, duke thënë: “Në të ngrysur do të hani mish dhe në mëngjes do të ngopeni me bukë; dhe do të mësoni që unë jam Zoti, Perëndia juaj””. |
2006 | EXO 18:6 | I kishte çuar fjalë Moisiut: “Unë, Jethro, vjehrri yt, po vij te ti bashkë me gruan tënde dhe dy bijtë e saj”. |
2054 | EXO 20:2 | “Unë jam Zoti, Perëndia yt, që të nxori nga vendi i Egjiptit, nga shtëpia e skllavërisë. |
2083 | EXO 21:5 | Por në qoftë se skllavi thotë haptazi: “Unë e dua zotërinë time, gruan time dhe fëmijët e mi, dhe nuk dua të shkoj i lirë”, |
2171 | EXO 23:26 | Në vendin tënd nuk do të ketë asnjë grua që të dështojë, asnjë grua shterpë. Unë do ta plotësoj numrin e ditëve të tua. |
2172 | EXO 23:27 | Unë do të dërgoj para teje tmerrin tim dhe do t’i jap dërmën çdo populli pranë të cilit do të arrish, do të bëj që të gjithë armiqtë e tu të të kthejnë kurrizin. |
2198 | EXO 25:2 | “U thuaj bijve të Izraelit që të më bëjnë një ofertë; do ta pranoni ofertën nga çdo njeri që e bën i shtyrë nga zemra e tij. |
2223 | EXO 25:27 | Unazat do të jenë pranë buzës për të kaluar shufrat e caktuara që do ta mbajnë tryezën. |
2324 | EXO 28:30 | Do të vësh mbi pektoralin e gjykimit Urim-in dhe Thumim-in; dhe do të jenë mbi zemrën e Aaronit kur të paraqitet përpara Zotit. Kështu Aaroni do të çojë gjykimin e bijve të Izraelit mbi zemrën e tij para Zotit, vazhdimisht. |
2383 | EXO 29:46 | Dhe ata do të mësojnë që unë jam Zoti, Perëndia i tyre, që i nxori nga vendi i Egjiptit për të banuar midis tyre. Unë jam Zoti, Perëndia i tyre”. |
2423 | EXO 31:2 | “Shiko, unë e thirra me emër Betsaleelin, birin e Urit, birin e Hurit, nga fisi i Judës; |
2452 | EXO 32:13 | Kujto Abrahamin, Isakun dhe Izraelin, shërbëtorë të tu, të cilëve u je betuar mbi veten tënde, duke u thënë atyre: “Unë do të shumëzoj pasardhësit tuaj si yjet e qiellit dhe do t’u jap pasardhësve tuaj tërë atë vend për të cilin të fola, dhe ata do ta zotërojnë përjetë””. |