Wildebeest analysis examples for:   als-alsSHQ   Z    February 11, 2023 at 17:52    Script wb_pprint_html.py   by Ulf Hermjakob

35  GEN 2:4  Këto janë origjina e qiellit dhe e tokës kur u krijuan, ditën që Zoti Perëndi krijoi tokën dhe qiellin.
36  GEN 2:5  Nuk kishte ende mbi tokë asnjë shkurrëz në fushë dhe asnjë bar nuk kishte mbirë ende në fushë, sepse Zoti Perëndi nuk kishte hedhur asnjë shi mbi tokën dhe nuk ekzistonte njeriu për të punuar tokën.
38  GEN 2:7  Atëherë Zoti Perëndi formoi njeriun nga pluhuri i tokës, i fryu në vrimat e hundës një frymë jete, dhe njeriu u bë një qenie e gjallë.
39  GEN 2:8  Pastaj Zoti Perëndi mbolli një kopsht në Eden, në lindje, dhe vendosi në të njeriun që kishte formuar.
40  GEN 2:9  Pastaj Zoti Perëndi bëri që të mbijnë nga toka lloj-lloj pemësh të këndshme nga pamja dhe që jepnin fruta të mira për t’u ngrënë; në mes të kopshtit gjendeshin edhe pema e jetës dhe pema e njohjes të së mirës dhe të së keqes.
46  GEN 2:15  Zoti Perëndi e mori pra njeriun dhe e futi në kopshtin e Edenit, me qëllim që ta punonte dhe ta ruante.
47  GEN 2:16  Dhe Zoti Perëndi e urdhëroi njeriun duke i thënë: “Ha bile lirisht nga çdo pemë e kopshtit;
49  GEN 2:18  Pastaj Zoti Perëndi tha: “Nuk është mirë që njeriu të jetë vetëm; unë do t’i bëj një ndihmë që i leverdis”.
50  GEN 2:19  Dhe Zoti Perëndi formoi nga dheu tërë kafshët e fushës dhe tërë zogjtë e qiellit dhe i çoi te njeriu për të parë si do t’i quante; dhe sido që njeriu t’i quante qeniet e gjalla, ai do të ishte emri i tyre.
52  GEN 2:21  Atëherë Zoti Perëndi e futi në një gjumë të thellë njeriun, të cilin e zuri gjumi; dhe mori një nga brinjët e tij dhe e mbylli mishin në atë vend.
53  GEN 2:22  Pastaj Zoti Perëndi me brinjën që i kishte hequr njeriut formoi një grua dhe e çoi te njeriu.
57  GEN 3:1  Por gjarpri ishte më dinaku ndër të gjitha bishat e fushave që Zoti Perëndi kishte krijuar, dhe i tha gruas: “A ka thënë me të vërtetë Perëndia: “Mos hani nga të gjitha pemët e kopshtit?””.
64  GEN 3:8  Pastaj dëgjuan zërin e Zotit Perëndi që shëtiste në kopsht në flladin e ditës; dhe burri e gruaja e tij u fshehën nga prania e Zotit Perëndi midis pemëve të kopshtit.
65  GEN 3:9  Atëherë Zoti Perëndi thirri njeriun dhe i tha: “Ku je?”.
69  GEN 3:13  Dhe Zoti Perëndi i tha gruas: “Pse e bëre këtë?”. Gruaja u përgjigj: “Gjarpri më mashtroi dhe unë hëngra prej saj”.
70  GEN 3:14  Atëherë Zoti Perëndi i tha gjarprit: “Me qenë se bëre këtë gjë, qofsh i mallkuar ndër gjithë kafshët dhe tërë bishat e fushave! Ti do të ecësh mbi barkun tënd dhe do të hash pluhur gjithë ditët e jetës sate.
77  GEN 3:21  Pastaj Zoti Perëndi i bëri Adamit dhe gruas së tij tunika prej lëkure dhe i veshi.
78  GEN 3:22  Dhe Zoti Perëndi tha: “Ja, njeriu u bë si një prej nesh, sepse njeh të mirën dhe të keqen. Dhe tani nuk duhet t’i lejohet të shtrijë dorën e tij për të marrë edhe nga pema e jetës kështu që, duke ngrënë nga ajo, të jetojë për gjithnjë”.
79  GEN 3:23  Prandaj Zoti Perëndi e dëboi njeriun nga kopshti i Edenit, me qëllim, që të punonte tokën nga e cila kishte dalë.
81  GEN 4:1  Por Adami njohu Evën, gruan e tij, e cila u ngjiz dhe lindi Kainin, dhe ai tha: “Fitova një burrë nga Zoti”.
83  GEN 4:3  Me kalimin e kohës, Kaini i bëri një ofertë frutash të tokës Zotit;
84  GEN 4:4  por Abeli i ofroi edhe ai të parëlindurit e kopesë së tij dhe yndyrën e tyre. Dhe Zoti e çmoi Abelin dhe dhuratën e tij,
86  GEN 4:6  Atëherë Zoti i tha Kainit: “Pse je pezmatuar dhe pse fytyra jote është dëshpëruar?
89  GEN 4:9  Atëherë Zoti i tha Kainit: “Ku është vëllait yt Abeli?”. Ai u përgjegj: “Nuk e di; mos jam unë rojtari i vëllait tim?”.
90  GEN 4:10  Zoti i tha: “Çfarë ke bërë? Zëri i gjakut të vëllait tënd më vëngon nga toka.
93  GEN 4:13  Atëherë Kaini i tha Zotit; “Ndëshkimi im është tepër i madh aq sa unë nuk mund ta duroj.
95  GEN 4:15  Dhe Zoti i tha: “Prandaj, kushdo qoftë të vrasë Kainin, do të dënohet shtatë herë”. Dhe Zoti vuri një shenjë mbi Kainin, me qëllim që kushdo që ta gjente të mos e vriste.
96  GEN 4:16  Atëherë Kaini u largua nga prania e Zotit dhe banoi në vendin e quajtur Nod, në lindje të Edenit.
106  GEN 4:26  Edhe Sethit i lindi një djalë, të cilin e quajti Enosh. Atëherë filluan të kërkojnë emrin e Zotit.
135  GEN 5:29  dhe i vuri emrin Noe, duke thënë: “Ky do të na ngushëllojë për punën tonë dhe për mundin e duarve tona, për shkak të tokës që Zoti e ka mallkuar”.
141  GEN 6:3  Dhe Zoti tha: “Fryma im nuk do të hahet gjithnjë me njeriun, sepse në shthurjen e tij ai nuk është veçse mish; ditët e tij do të jenë, pra, njëqind e njëzet vjet”.
143  GEN 6:5  Dhe tani Zoti pa që ligësia e njerëzve ishte e madhe mbi tokë dhe që tërë synimet e mendimeve të zemrës së tyre nuk ishin gjë tjetër veçse e keqja në çdo kohë.
144  GEN 6:6  Dhe Zoti u pendua që kishte krijuar njeriun mbi tokë dhe u brengos për këtë në zemër të vet.
145  GEN 6:7  Kështu Zoti tha: “Unë do të shfaros nga faqja e dheut njeriun që kam krijuar, duke filluar nga njeriu deri te kafshët, te rrëshqanorët, te zogjtë e qiellit, sepse pendohem që i kam krijuar”.
146  GEN 6:8  Por Noeu gjeti hir në sytë e Zotit.
161  GEN 7:1  Atëherë Zoti i tha Noeut: “Hyrë në arkë bashkë me tërë familjen tënde, sepse pashë se je i drejtë para meje në këtë brez.
165  GEN 7:5  Dhe Noeu bëri pikërisht ashtu siç i kishte urdhëruar Zoti.
176  GEN 7:16  hynë, mashkull e femër, nga çdo mish, ashtu si Perëndia e kishte porositur Noeun; pastaj Zoti i mbylli brenda.
204  GEN 8:20  Atëherë Noeu ndërtoi një altar për Zotin, mori nga çdo lloj kafshësh dhe zogjsh të pastër dhe ofroi fli mbi altarin.
205  GEN 8:21  Dhe Zoti ndjeu një erë të këndshme dhe ai tha në zemër të vet: “Unë nuk do ta mallkoj më tokën për shkak të njeriut, sepse synimet e zemrës së njeriut janë të këqija qysh në fëmijërinë e tij; dhe nuk do të godas më çdo gjallesë, siç kam bërë.
232  GEN 9:26  Pastaj tha: “I bekuar qoftë Zoti, Perëndia i Semit, dhe Kanaani të jetë shërbëtori i tij.
244  GEN 10:9  Ai qe një gjahtar i fuqishëm para Zotit; prandaj thuhet: “Si Nimrodi, gjahtari i fuqishëm para Zotit”.
272  GEN 11:5  Por Zoti zbriti për të parë qytetin dhe kullën që bijtë e njerëzve ishin duke ndërtuar.
273  GEN 11:6  Dhe Zoti tha: “Ja, ata janë një popull i vetëm dhe kanë të gjithë të njëjtën gjuhë; dhe kjo është ajo që ata filluan të bëjnë; tani asgjë nuk ka për t’i penguar ata të përfundojnë atë që kanë ndërmend të bëjnë.
275  GEN 11:8  Kështu Zoti i shpërndau mbi faqen e tërë dheut dhe ata pushuan së ndërtuari qytetin.
276  GEN 11:9  Prandaj këtij vendi iu dha emri i Babelit, sepse Zoti aty ngatërroi gjuhën e tërë dheut dhe i shpërndau mbi tërë faqen e dheut.
300  GEN 12:1  Por Zoti i tha Abramit: “Largohu nga vendi yt, nga të afërmit e tu dhe nga shtëpia e babait tënd, dhe shko në vendin që do të të tregoj.
303  GEN 12:4  Atëherë Abrami u nis siç i kishte thënë Zoti dhe Loti shkoi me të. Abrami ishte shtatëdhjetë e pesë vjeç kur u nis nga Harani.
306  GEN 12:7  Atëherë u shfaq Zoti përpara Abramit dhe i tha: “Unë do t’ja jap këtë vend pasardhësve të tu”. Atëherë Abrami i ndërtoi aty një altar Zotit që i ishte shfaqur.
307  GEN 12:8  Së këtejmi u zhvendos drejt malit në lindje të Bethelit dhe ngriti çadrat e tij, duke pasur Bethelin në jug dhe Ainë në lindje; dhe ndërtoi aty një altar kushtuar Zotit dhe i bëri thirrje emrit të Zotit.
316  GEN 12:17  Por Zoti e goditi Faraonin dhe shtëpinë e tij me fatkeqësira të mëdha për shkak të Sarajt, gruas së Abramit.
323  GEN 13:4  në vendin e altarit që kishte ndërtuar në krye, dhe aty Abrami i bëri thirrje emrit të Zotit.
329  GEN 13:10  Atëherë Loti ngriti sytë dhe pa tërë fushën e Jordanit. Para se Zoti të kishte shkatërruar Sodomën dhe Gomorën, ajo ishte e tëra e ujitur deri në Coar, si kopshti i Zotit, si vendi i Egjiptit.
332  GEN 13:13  Por njerëzit e Sodomës ishin shumë të korruptuar dhe mëkatarë ndaj Zotit.
333  GEN 13:14  Dhe Zoti i tha Abramit, mbas ndarjes së Lotit prej tij: “Ço tani sytë e tu dhe shiko nga vendi ku je drejt veriut e jugut; drejt lindjes dhe perëndimit.
337  GEN 13:18  Atëherë Abrami i ngriti çadrat e tij dhe vajti të banojë në liset e Mamres, që ndodhen në Hebron; dhe aty ndërtoi një altar kushtuar Zotit.
342  GEN 14:5  Vitin e katërmbëdhjetë Kedorlaomeri dhe mbretërit që ishin me të erdhën bashkë me të dhe i shpërndanë gjigantët në Ashterot-Karnaim, Zuzimët në Ham, Emimët në Shaveh-Kiriataim
359  GEN 14:22  Por Abrami iu përgjegj mbretit të Sodomës: “Unë kam ngritur dorën time drejt Zotit, Perëndisë Shumë të Lartë, zotërues i qiejve dhe i tokës,
362  GEN 15:1  Mbas këtyre gjërave, fjala e Zotit iu drejtua Abramit në vegim duke i thënë: “Mos ki frikë, Abram, unë jam mburoja jote, dhe shpërblimi yt do të jetë shumë i madh”.
363  GEN 15:2  Po Abrami i tha:Zot, Perëndi, çfarë do të më japësh, sepse unë jam pa fëmijë dhe trashëgimtari i shtëpisë sime është Eliezeri i Damaskut?”.
365  GEN 15:4  Atëherë fjala e Zotit iu drejtua duke i thënë: “Ai nuk do të jetë trashëgimtari yt, por ai që ka për të dalë nga të përbrendshmet e tua do të jetë trashëgimtari yt”.
367  GEN 15:6  Dhe ai i besoi Zotit, që ia vuri në llogari të drejtësisë.
368  GEN 15:7  Pastaj Zoti i tha: “Unë jam Zoti që të nxori nga Uri i Kaldeasve, për të ta lënë si trashëgimi këtë vend”.
369  GEN 15:8  Dhe Abrami pyeti:Zot, Perëndi, nga mund ta dij unë që do ta kem si trashëgim?”.
370  GEN 15:9  Atëherë Zoti i tha: “Sillmë një mëshqerrë trevjeçare, një dhi trevjeçare, një dash trevjeçar, një turtull dhe një pëllumb të ri”.
374  GEN 15:13  Atëherë Zoti i tha Abramit: “Dije me siguri që pasardhësit e tu do të qëndrojnë si të huaj në një vend që nuk do të jetë i tyre, dhe do të jenë skllevër dhe njerëz të shtypur për katërqind vjet.
379  GEN 15:18  Po atë ditë Zoti bëri një besëlidhje me Abramin duke i thënë: “Unë u jap pasardhësve të tu këtë vend, nga përroi i Egjiptit deri në lumin e madh, lumin e Eufratit:
384  GEN 16:2  Kështu Saraj i tha Abramit: “Ja, Zoti më ka ndaluar të kem fëmijë; oh, futu te shërbysja ime, ndofta mund të kem fëmijë prej saj”. Dhe Abrami dëgjoi zërin e Sarajt.
387  GEN 16:5  Atëherë Saraj i tha Abramit: “Përgjegjësia për fyerjen që m’u bë le të bjerë mbi ty. Kam qënë unë që të hodha në krahët e shërbyeses sime; por që kur e mori vesh që është me barrë, ajo më shikon me përbuzje. Zoti le të jetë gjykatës midis meje dhe teje”.
389  GEN 16:7  Por Engjëlli i Zotit e gjeti pranë një burimi uji në shkretëtirë, pranë burimit në rrugën e Shurit,
391  GEN 16:9  Atëherë Engjëlli i Zotit i tha: “Kthehu tek zonja jote dhe nënshtroju autoritetit të saj”.
392  GEN 16:10  Pastaj Engjëlli i Zotit shtoi: “Unë do t’i shumëzoj fort pasardhësit e tu aq sa të mos mund të llogariten për shkak të numrit të tyre të madh”.
393  GEN 16:11  Engjëlli i Zotit i tha akoma: “Ja, ti je me barrë dhe do të lindësh një djalë dhe do ta quash Ismael, sepse Zoti mori parasysh hidhërimin tënd;
395  GEN 16:13  Atëherë Agari thirri emrin e Zotit që i kishte folur: “Ti je El-Roi”, sepse tha: “A e pashë me të vërtetë atë që më shikon?”.
399  GEN 17:1  Kur Abrami u bë nëntëdhjetë e nëntë vjeç, Zoti i doli përpara dhe i tha: “Unë jam Perëndia i plotfuqishëm; ec në praninë time dhe qëndro i ndershëm;
426  GEN 18:1  Zoti iu shfaq Abrahamit në lisat e Mamreut, ndërsa ai ishte ulur në hyrje të çadrës në zheg të ditës.
428  GEN 18:3  Zoti im, në rast se kam gjetur hir para teje, të lutem mos kalo pa u ndalur para shërbëtorit tënd!
438  GEN 18:13  Dhe Zoti i tha Abrahamit: “Pse qeshi vallë Sara duke thënë: “A do të lind unë përnjëmend, plakë siç jam?”.
439  GEN 18:14  A ka vallë diçka që është shumë e vështirë për Zotin? Në kohën e caktuar, brenda një viti, do të kthehem te ti, dhe Sara do të ketë një bir”.
442  GEN 18:17  Dhe Zoti tha: “A do t’ia fsheh unë Abrahamit atë që kam për të bërë,
444  GEN 18:19  Unë në fakt e kam zgjedhur, me qëllim që të urdhërojë bijtë e tij dhe shtëpinë e tij të ndjekin pas tij rrugën e Zotit, duke zbatuar drejtësinë dhe barazinë, në mënyrë që Zoti të mund të plotësojë premtimet që i ka dhënë Abrahamit”.
445  GEN 18:20  Dhe Zoti tha: “Me qenë se britma që ngrihet nga Sodoma dhe Gomora është e madhe dhe me qenë se mëkati i tyre është shumë i rëndë,
447  GEN 18:22  Pastaj këta njerëz u larguan së andejmi dhe shkuan në drejtim të Sodomës, por Abrahami mbeti ende para Zotit.
451  GEN 18:26  Zoti tha: “Në rast se gjej në qytetin e Sodomës pesëdhjetë njerëz të drejtë, unë do ta fal tërë vendin për hir të tyre”.
452  GEN 18:27  Atëherë Abrahami rifilloi dhe tha: “Ja, marr guximin t’i flas Zotit, megjithëse unë nuk jam veçse pluhur dhe hi.
453  GEN 18:28  Ta zëmë se atyre pesëdhjetë të drejtëve u mungojnë pesë, a do ta shkatërroje tërë qytetin për pesë veta më pak?”. Zoti u përgjigj: “Po të gjej dyzet e pesë, nuk do ta shkatërroj”.
454  GEN 18:29  Abrahami vazhdoi t’i flasë dhe tha: “Ta zëmë se në qytet ndodhen dyzet?”. Zoti u përgjigj: “Nuk do ta bëj për hir të dyzetëve”.
455  GEN 18:30  Atëherë Abrahami i tha: “Oh, të mos zemërohet Zoti, dhe unë do të flas. Po sikur në qytet të ketë tridhjetë prej tyre?”. Zoti u përgjigj: “Nuk do ta bëj, po të gjej tridhjetë”.
456  GEN 18:31  Dhe Abrahami i tha: “Ja, marr guximin t’i flas Zotit. Ta zëmë se në qytet gjenden njëzet?”. Zoti iu përgjigj: “Nuk do ta shkatërroj për hir të të njëzetëve”.
457  GEN 18:32  Dhe Abrahami i tha: “Oh, të mos zemërohet Zoti dhe unë do të flas edhe vetëm këtë herë. Sikur në qytet të ketë dhjetë prej tyre?”. Zoti u përgjegj: “Nuk do ta shkatërroj për hir të të dhjetëve”.
458  GEN 18:33  Sa mbaroi së foluri me Abrahamin, Zoti u largua. Dhe Abrahami u kthye në banesën e tij.
460  GEN 19:2  dhe tha:Zotërinjtë e mi, ju lutem, hyni në shtëpinë e shërbëtorit tuaj, kaloni aty natën dhe lani këmbët; pastaj nesër në mëngjes mund të çoheni shpejt dhe të vazhdoni udhën tuaj”. Ata u përgjigjën: “Jo; do ta kalojmë natën në sheshin”.
471  GEN 19:13  sepse ne po bëhemi gati ta shkatërrojmë këtë vend, sepse britma e banorëve të tij është e madhe përpara Zotit dhe Zoti na dërgoi për ta shkatërruar”.