1 | GEN 1:1 | Në fillim Perëndia krijoi qiejt dhe tokën. |
2 | GEN 1:2 | Toka ishte pa trajtë, e zbrazët dhe errësira mbulonte sipërfaqen e humnerës; dhe Fryma e Perëndisë fluturonte mbi sipërfaqen e ujërave. |
3 | GEN 1:3 | Pastaj Perëndia tha: “U bëftë drita!”. Dhe drita u bë. |
4 | GEN 1:4 | Dhe Perëndia pa që drita ishte e mirë; dhe Perëndia e ndau dritën nga errësira. |
5 | GEN 1:5 | Dhe Perëndia e quajti dritën “ditë” dhe errësirën “natë”. Kështu erdhi mbrëmja e pastaj erdhi mëngjesi: dita e parë. |
6 | GEN 1:6 | Pastaj Perëndia tha: “Le të jetë një kupë qiellore mes ujërave, që t’i ndajë ujërat nga ujërat”. |
7 | GEN 1:7 | Dhe Perëndia krijoi kupën qiellore dhe ndau ujërat që ishin poshtë saj nga ujërat që ishin sipër saj. Dhe kështu u bë. |
8 | GEN 1:8 | Dhe Perëndia e quajti kupën qiellore “qiell”. Kështu erdhi mbrëmja, pastaj erdhi mëngjesi: dita e dytë. |
9 | GEN 1:9 | Pastaj Perëndia tha: “Ujërat që janë nën qiellin të grumbullohen në një vend të vetëm dhe të shfaqet tera”. Dhe kështu u bë. |
10 | GEN 1:10 | Dhe Perëndia e quajti terën “tokë” dhe grumbullimin e ujërave “detë”. Dhe Perëndia pa që kjo ishte mirë. |
11 | GEN 1:11 | Pastaj Perëndia tha: “Të mbijë toka gjelbërimin, barërat të nxjerrin farë dhe drurët frutore të japin në tokë një frut që të përmbajë farën e tij, secili simbas llojit të tij”. Dhe kështu u bë. |
12 | GEN 1:12 | Dhe toka prodhoi gjelbërim, barëra që e bënin farën simbas llojit të tyre dhe drurë që mbanin fruta me farën e tyre brenda, secili simbas llojit të vet. Dhe Perëndia e pa se kjo ishte mirë. |
13 | GEN 1:13 | Kështu erdhi mbrëmja, pastaj erdhi mëngjesi; dita e tretë. |
14 | GEN 1:14 | Pastaj Perëndia tha: “Të ketë ndriçues në kupën qiellore për të ndarë ditën nga nata; dhe të shërbejnë si shenja, për të dalluar stinët, ditët dhe vitet; |
15 | GEN 1:15 | dhe të shërbejnë si ndriçues në kupën qiellore për të ndriçuar tokën”. Dhe kështu u bë. |
16 | GEN 1:16 | Perëndia krijoi pastaj dy ndriçues të mëdhenj: ndriçuesin e madhë për qeverisjen e ditës dhe ndriçuesin e vogël për qeverisjen e natës; ai krijoi gjithashtu yjet. |
17 | GEN 1:17 | Dhe Perëndia i vendosi në kupën qiellore për të ndriçuar tokën, |
18 | GEN 1:18 | për të qeverisur ditën dhe natën dhe për ta ndarë dritën nga errësira. Dhe Perëndia e pa që kjo ishte mirë. |
19 | GEN 1:19 | Kështu erdhi mbrëmja dhe erdhi mëngjesi: dita e katërt. |
20 | GEN 1:20 | Pastaj Perëndia tha: “Të mbushen ujërat nga një numër i madh qeniesh të gjalla dhe të fluturojnë zogjtë lart mbi tokë nëpër hapësirën e madhe të kupës qiellore”. |
21 | GEN 1:21 | Kështu Perëndia krijoi kafshët e mëdha ujore dhe të gjitha gjallesat që lëvizin dhe që mbushin ujërat, secili simbas llojit të vet, e çdo shpend fluturues simbas llojit të vet. Dhe Perëndia e pa se kjo ishte mirë. |
22 | GEN 1:22 | Dhe Perëndia i bekoi duke thënë: “Të jeni të frytshëm, shumëzoni dhe mbushni ujërat e deteve, e zogjtë të shumëzohen mbi tokë”. |
23 | GEN 1:23 | Kështu erdhi mbrëmja dhe pastaj mëngjesi: dita e pestë. |
24 | GEN 1:24 | Pastaj Perëndia tha: “Të prodhojë toka qenie të gjalla sipas llojit të tyre: kafshë, rrëshqanorë dhe bisha të tokës, simbas llojit të tyre”. Dhe kështu u bë. |
25 | GEN 1:25 | Dhe Perëndia bëri egërsirat e tokës sipas llojit të tyre, kafshët simbas llojit të tyre dhe të gjithë rrëshqanorët e tokës simbas llojit të tyre. Dhe Perëndia e pa që kjo ishte mirë. |
26 | GEN 1:26 | Pastaj Perëndia tha: “Ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë dhe në ngjasim me ne, dhe të ushtrojë sundimin e tij mbi peshqit e detit, mbi zogjtë e qiellit, mbi kafshët e mbi gjithë tokën, mbi rrëshqanorët që zvarriten mbi dhe”. |
27 | GEN 1:27 | Kështu Perëndia krijoi njeriun simbas shëmbëlltyrës së vet, simbas shëmbëlltyrës së Perëndisë; Ai krijoi mashkullin e femrën. |
28 | GEN 1:28 | Dhe Perëndia i bekoi; dhe Perëndia u tha atyre: “Të jeni të frytshëm dhe shumëzohuni, mbushni tokën e nënshtrojeni, e sundoni mbi peshqit e detit, mbi zogjtë e qiellit dhe mbi çdo qenie që lëviz mbi tokë”. |