11 | GEN 1:11 | Pastaj Perëndia tha: “Të mbijë toka gjelbërimin, barërat të nxjerrin farë dhe drurët frutore të japin në tokë një frut që të përmbajë farën e tij, secili simbas llojit të tij”. Dhe kështu u bë. |
54 | GEN 2:23 | Dhe njeriu tha: “Kjo së fundi është kocka e kockave të mia dhe mishi i mishit tim. Ajo do të quhet grua sepse është nxjerrë nga burri”. |
201 | GEN 8:17 | Nxirr me vete tërë kafshët që janë bashkë me ty, të çdo mishi që të jenë: zogj, bagëti dhe tërë rrëshqanorët që zvarriten mbi tokë, me qëllim që të rriten shumë mbi tokë dhe të jenë pjellorë e të shumohen mbi tokë”. |
206 | GEN 8:22 | Deri sa të jetë toka, nuk do të pushojnë kurrë së ekzistuari mbjellja dhe korrja, të ftohtit dhe të nxehtit, vera dhe dimri, dita dhe nata. |
368 | GEN 15:7 | Pastaj Zoti i tha: “Unë jam Zoti që të nxori nga Uri i Kaldeasve, për të ta lënë si trashëgimi këtë vend”. |
378 | GEN 15:17 | Por me të perënduar dielli dhe me të zbritur errësira, na del para syve një furrë që nxjerr tym dhe një pishtar i zjarrtë që kalon përmes kafshëve të ndarë. |
432 | GEN 18:7 | Pastaj Abrahami shkoi në kopenë e bagëtive, zgjodhi një viç të njomë dhe të mirë, ia dha një shërbyesi dhe nxitoi ta përgatisë. |
452 | GEN 18:27 | Atëherë Abrahami rifilloi dhe tha: “Ja, marr guximin t’i flas Zotit, megjithëse unë nuk jam veçse pluhur dhe hi. |
456 | GEN 18:31 | Dhe Abrahami i tha: “Ja, marr guximin t’i flas Zotit. Ta zëmë se në qytet gjenden njëzet?”. Zoti iu përgjigj: “Nuk do ta shkatërroj për hir të të njëzetëve”. |
463 | GEN 19:5 | thirrën Lotin dhe i thanë: “Ku janë njerëzit që erdhën te ti sonte? Na i nxirr jashtë që të mund t’i njohim!”. |
466 | GEN 19:8 | Dëgjoni, unë kam dy vajza që nuk kanë njohur burrë; prandaj më lini që t’i nxjerr jashtë dhe bëni ç’të doni me to; por mos u bëni asgjë këtyre burrave, sepse janë nën mbrojtjen e shtëpisë sime”. |
470 | GEN 19:12 | Atëherë ata njerëz i thanë Lotit: “Kë ke tjetër këtu? Nxirr nga ky vend dhëndurët e tu, bijtë dhe bijat e tua, dhe cilindo që ke në qytet, |
473 | GEN 19:15 | Sa doli agimi, engjëjt e nxitën Lotin duke thënë: “Çohu, merr gruan dhe bijat e tua që gjenden këtu, që ti të mos vdesësh në dënimin e këtij qyteti”. |
474 | GEN 19:16 | Duke qenë se ai po ngurronte, ata njerëz e morën për dore atë, të shoqen dhe dy bijat e tij, sepse Zotit i kishte ardhur mëshirë për të, e nxorrën jashtë dhe i shpëtuan jetën duke e çuar jashtë qytetit. |
612 | GEN 24:20 | Me nxitim e zbrazi shtambën e saj në koritë, vrapoi përsëri te burimi për të mbushur ujë për të gjithë devetë e tij. |
645 | GEN 24:53 | Shërbëtori nxori sende të argjëndta dhe të arta si dhe rroba dhe ia dha Rebekës; dhe u dhuroi gjithashtu sende të vlefshme vëllait dhe nënës së Rebekës. |
1065 | GEN 36:24 | Këta qenë bijtë e Cibeonit: Aja dhe Anahu. Anahu është ai që zbuloi në shkretëtirë ujëra të nxehta ndërsa po kulloste gomarët e Cibeonit, atit të tij. |
1112 | GEN 37:28 | Ndërsa po kalonin ata tregtarë Madianitë, ata e ngritën dhe e nxorën Jozefin jashtë pusit dhe ia shitën Ismaelitëve për njëzet monedha argjendi. Dhe këta e shpunë Jozefin në Egjipt. |
1144 | GEN 38:24 | Tre muaj më vonë erdhën dhe i thanë Judës: “Tamara, nusja e birit tënd, është bërë prostitutë; dhe, nga ky shkak, ajo ka mbetur gjithashtu me barrë”. Atëherë Juda u tha: “Nxirreni jashtë dhe digjeni!”. |
1145 | GEN 38:25 | Ndërsa po e nxirrnin jashtë, ajo i çoi fjalë të vjehrrit: “Njeriu të cilit i përkasin këto sende, më la me barrë”. Pastaj tha: “Shiko në se mund të dallosh të kujt janë këto sende: vula, kordoni dhe bastuni”. |
1148 | GEN 38:28 | Ndërsa po lindte, njeri prej tyre nxori jashtë një dorë dhe mamia e kapi dhe i lidhi një fije të kuqe flakë, duke thënë: “Ky doli i pari”. |
1187 | GEN 40:14 | Por më kujto mua kur të jesh i lumtur; të lutem, trego dashamirësi ndaj meje, duke i folur për mua Faraonit, dhe më nxirr nga kjo shtëpi; |
1198 | GEN 41:2 | dhe ja që ndërsa po ngjiten nga lumi shtatë lopë, të hijshme e të majme, që nisën të kullosin ndër xunkthe. |
1210 | GEN 41:14 | Atëherë Faraoni dërgoi ta thërrisnin Jozefin, që e nxorrën menjëherë nga burgu nëntokësor. Kështu ai u rrua, ndërroi rrobat dhe erdhi te Faraoni. |
1214 | GEN 41:18 | kur u ngjitën nga lumi shtatë lopë të majme dhe të hijshme, që nisën të kullosnin ndër xunkthe. |
1272 | GEN 42:19 | Në rast se jeni njerëz të ndershëm, njeri nga ju vëllezërit të rrijë i lidhur me zinxhir në burgun tonë, dhe ju shkoni t’u çoni grurë familjeve tuaja që vdesin urie; |
1277 | GEN 42:24 | Atëherë ai u largua nga ata dhe qau. Pastaj u kthye pranë tyre dhe u foli; mori Simeonin dhe vuri ta lidhnin me zinxhir para syve të tyre. |
1321 | GEN 43:30 | Atëherë Jozefi nxitoi të dalë jashtë, sepse ishte mallëngjyer thellë për shkak të vëllait të tij, dhe kërkonte vend ku të qante. Hyri kështu në dhomën e tij dhe aty qau. |
1336 | GEN 44:11 | Kështu secili prej tyre nxitoi të ulë për tokë trastën e vet dhe e hapi. |
1360 | GEN 45:1 | Atëherë Jozefi nuk e përmbajti dot më veten para tërë të pranishmëve dhe briti: “Nxirrini jashtë të gjithë nga prania ime!”. Kështu nuk mbeti asnjëri me Jozefin kur ai u tregoi vëllezërve të tij se kush ishte. |
1368 | GEN 45:9 | Nxitoni të riktheheni tek ati im dhe i thoni: “Kështu thotë biri yt Jozefi: Perëndia më ka caktuar si zot i gjithë Egjiptit; zbrit tek unë, mos u vono; |
1403 | GEN 46:16 | Bijtë e Gadit: Tsifioni, Haxhi, Shuni, Etsboni, Eri, Arodi dhe Areli. |
1451 | GEN 47:30 | Por kur do të pushoj me etërit e mi, më nxirr jashtë Egjiptit dhe më varros në varrin e tyre!”. Ai u përgjigj: “Do të bëj si thua ti”. |
1483 | GEN 49:9 | Juda është një luan i ri; ti zë fill nga preja, biri im; ai përkulet, struket si një luan, si një luaneshë; kush guxon ta zgjojë? |
1547 | EXO 1:14 | dhe ua nxinë jetën me një skllavëri të vrazhdë, duke i futur në punimin e argjilës dhe të tullave si dhe në çdo lloj pune në ara. I detyronin t’i bënin tërë këto punë me ashpërsi. |
1558 | EXO 2:3 | Por, kur nuk mundi ta mbante më të fshehur, mori një kanistër prej xunkthi, e leu me bitum dhe katran, vendosi në të fëmijën dhe e la në kallamishtën në bregun e lumit. |
1565 | EXO 2:10 | Kur fëmija u rrit, ajo ia çoi bijës së Faraonit; ai u bë bir i saj dhe ajo e quajti Moisi, duke thënë: “Sepse unë e nxora nga uji”. |
1590 | EXO 3:10 | Prandaj eja dhe unë do të të dërgoj te Faraoni me qëllim që ta nxjerrësh popullin tim, bijtë e Izraelit, nga Egjipti”. |
1591 | EXO 3:11 | Por Moisiu i tha Perëndisë: “Kush jam unë që të shkoj te Faraoni dhe t’i nxjerr bijtë e Izraelit nga Egjipti?”. |
1592 | EXO 3:12 | Perëndia tha: “Unë do të jem me ty, dhe kjo do të jetë për ty shenja që të kam dërguar unë: Kur ta kesh nxjerrë popullin nga Egjipti, ju do t’i shërbeni Perëndisë mbi këtë mal”. |
1646 | EXO 5:13 | Dhe kontrollorët i nxisnin duke thënë: “Përfundoni punën tuaj çdo ditë si në kohën kur kishte kashtë!”. |
1669 | EXO 6:13 | Por Zoti i foli Moisiut dhe Aaronit dhe i urdhëroi të shkonin te bijtë e Izraelit dhe te Faraoni mbret i Egjiptit, me qëllim që t’i nxirrnin bijtë e Izraelit nga vendi i Egjiptit. |
1682 | EXO 6:26 | Dhe këta janë vet Aaroni dhe Moisiu, të cilëve Zoti u tha: “Nxirrini bijtë e Izraelit nga vendi i Egjiptit, sipas rendit të tyre”. |
1683 | EXO 6:27 | Këta janë ata që i folën Faraonit mbretit të Egjiptit për të nxjerrë bijtë e Izraelit nga Egjipti; ata janë vetë Moisiu dhe Aaroni. |
1690 | EXO 7:4 | Prandaj Faraoni nuk do t’jua vërë veshin, dhe kështu unë do ta zgjas dorën mbi Egjipt dhe do të nxjerr nga vendi i Egjiptit radhët e mia, popullin tim, bijtë e Izraelit, duke dhënë ndëshkime të mëdha. |
1691 | EXO 7:5 | Egjiptasit do të marrin vesh atëherë që unë jam Zoti, kur do të shtrij dorën time mbi Egjipt dhe do të nxjerr nga mesi i tyre bijtë e Izraelit”. |
1713 | EXO 7:27 | Dhe në qoftë se nuk pranon ta lësh të shkojë, ja, unë do ta godas gjithë vendin tënd me kamxhikun e bretkosave. |
1793 | EXO 10:15 | Ato mbuluan faqen e tërë dheut, aq sa e nxinë dheun; përpinë tërë bimësinë e vendit dhe tërë pemët e drurëve që breshri kishte lënë; dhe nuk mbeti asgjë e blertë mbi drurët dhe shkurrëzat e fushës, në tërë vendin e Egjiptit. |
1794 | EXO 10:16 | Atëherë Faraoni thirri me nxitim Moisiun dhe Aaronin dhe u tha: “Unë kam mëkatuar kundër Zotit, Perëndisë tuaj, dhe kundër jush. |
1795 | EXO 10:17 | Por tani të lutem, falmani mëkatin edhe një herë; dhe lutjuni Zotit, Perëndisë tuaj, që të largojë nga unë këtë mynxyrë vdekjeprurëse”. |
1828 | EXO 12:11 | Do ta hani në këtë mënyrë: ijengjeshur, sandalembathur dhe me bastunin tuaj në dorë; do të hani me nxitim: se është Pashka e Zotit. |
1850 | EXO 12:33 | Dhe Egjiptasit e nxisnin popullin për të shpejtuar nisjen nga vendi, sepse thonin: “Do të vdesim të gjithë”. |
1859 | EXO 12:42 | Kjo është një natë për t’u kremtuar për nder të Zotit, sepse ai i nxori nga vendi i Egjiptit; kjo natë do të jetë një kremtim solemn ndaj Zotit, për të gjithë bijtë e Izraelit brez pas brezi. |
1863 | EXO 12:46 | Qengji do të hahet vetëm në një shtëpi; asnjë pjesë të mishit të tij nuk do ta nxirrni jashtë shtëpisë dhe nuk do të thyeni asnjë kockë të tij. |
1871 | EXO 13:3 | Pastaj Moisiu i tha popullit: “Mbajeni mend këtë ditë, gjatë së cilës dolët nga Egjipti, nga shtëpia e skllavërisë; sepse Zoti ju nxori nga ky vend me dorë të fuqishme; nuk do të hahet bukë me maja. |
1901 | EXO 14:11 | dhe i thanë Moisiut: “Pse, nuk kishte varre në Egjipt, që na solle të vdesim në shkretëtirë? Pse e bëre këtë gjë me ne, duke na nxjerrë nga Egjipti? |
1928 | EXO 15:7 | Me madhështinë e madhërisë sate, ti i përmbys ata që ngrihen kundër teje; ti nxjer jashtë zemërimin tënd, ai i prish ata sikur të ishin kallamishte. |
1951 | EXO 16:3 | Bijtë e Izraelit u thanë atyre: “Ah, le të kishim vdekur nga dora e Zotit në vendin e Egjiptit, ku uleshim pranë tenxhereve me mish dhe hanim bukë sa ngopeshim! Sepse ju na çuat në këtë shkretëtirë që të vdesë nga uria tërë kjo asamble”. |
1954 | EXO 16:6 | Atëherë Moisiu dhe Aaroni u thanë gjithë bijve të Izraelit: “Në mbrëmje do të mësoni që Zoti është ai që ju nxori nga vendi i Egjiptit; |
1969 | EXO 16:21 | Kështu e mblidhnin çdo mëngjes; secili sipas nevojës së tij për ushqim; por kur dielli bëhej i nxehtë, mana e mbledhur shkrihej. |
1980 | EXO 16:32 | Pastaj Moisiu tha: “Kjo është ajo që Zoti ka urdhëruar: “Mbush me të një omer, me qëllim që të ruhet për pasardhësit tuaj, që ata të shohin bukën që ju bëra të hani në shkretëtirë, kur ju nxora nga vendi i Egjiptit””. |
2001 | EXO 18:1 | Jethro, prift i Madianit, vjehrri i Moisiut, dëgjoi të gjitha ato që Perëndia kishte bërë për Moisiun dhe për Izraelin popullin e tij: si e kishte nxjerrë Zoti Izraelin nga Egjipti. |
2044 | EXO 19:17 | Pastaj Moisiu e nxori popullin nga kampi për ta çuar përballë Perëndisë; dhe ata qëndruan në këmbët e malit. |
2054 | EXO 20:2 | “Unë jam Zoti, Perëndia yt, që të nxori nga vendi i Egjiptit, nga shtëpia e skllavërisë. |
2057 | EXO 20:5 | Nuk do të përkulesh para tyre dhe as do t’i shërbesh, sepse unë, Zoti, Perëndia yt, jam një Perëndi xheloz që dënon padrejtësinë e etërve mbi fëmijve të tyre deri në brezin e tretë dhe të katërt të atyre që më urrejnë, |
2070 | EXO 20:18 | Tani tërë populli dëgjonte bubullimat, tingullin e borisë dhe shihte shkreptimat dhe malin që nxirrte tym. Para kësaj pamjeje, populli dridhej dhe qëndronte larg. |
2097 | EXO 21:19 | dhe në se pastaj ngrihet dhe ecën jashtë duke u mbështetur me bastun, ai që e ka goditur do të nxirret i pafajshëm; do ta zhdëmtojë vetëm për kohën e humbur dhe do ta kurojë deri në shërim të plotë. |
2139 | EXO 22:24 | Në rast se ti i jep para hua dikujt nga populli yt, të varfrin që është me ty, nuk do ta trajtosh si fajdexhi; nuk do t’i imponosh asnjë kamatë. |
2185 | EXO 24:7 | Pastaj mori librin e besëlidhjes dhe ia lexoi popullit, i cili tha: “Ne do të bëjmë tërë ato që ka thënë Zoti, dhe do t’i bindemi”. |
2225 | EXO 25:29 | Do të përgatisësh edhe pjatat e tij, gotat e tij, kupat e tij dhe filxhanët e tij me të cilët bëhen libacionet; dhe do t’i bësh me ar safi. |
2308 | EXO 28:14 | dhe dy zinxhirë prej ari safi, të thurur si një litar, dhe do të vësh në rrathët zinxhirët e thurur në këtë mënyrë. |
2316 | EXO 28:22 | Do të bësh gjithashtu mbi pektoral zinxhirë të vegjël prej ari safi të thurur si kordonë. |
2383 | EXO 29:46 | Dhe ata do të mësojnë që unë jam Zoti, Perëndia i tyre, që i nxori nga vendi i Egjiptit për të banuar midis tyre. Unë jam Zoti, Perëndia i tyre”. |
2440 | EXO 32:1 | Por populli, duke parë që Moisiu po vononte të zbriste nga mali, u mblodh rreth Aaronit dhe i tha: “Hajt tani, na bëj një perëndi të shkojë para nesh, sepse sa për Moisiun, njeriun që na nxori nga vendi i Egjiptit, nuk dimë çfarë i ka ndodhur”. |
2443 | EXO 32:4 | i cili i mori nga duart e tyre dhe, mbasi i modeloi me daltë, bëri një viç prej metali të shkrirë. Atëherë ata thanë: “O Izrael, ky është perëndia yt që të nxori nga vendi i Egjiptit!”. |
2446 | EXO 32:7 | Atëherë Zoti i tha Moisiut: “Tani shko, zbrit, sepse populli yt, që ti nxore nga vendi i Egjiptit, është korruptuar; |
2447 | EXO 32:8 | u larguan shpejt, janë përdalë nga rruga që unë e kisha urdhëruar të ndiqte; bëri një viç prej metali të shkrirë, u përkul para tij, i ofroi flijime dhe tha: “O Izrael, kjo është perëndia jote që të nxori nga vendi i Egjiptit””. |
2450 | EXO 32:11 | Atëherë Moisiu e luti Zotin, Perëndinë e tij, dhe i tha: “Pse, o Zot, zemërimi yt duhet të ndizet kundër popullit tënd që e nxore nga vendi i Egjiptit me fuqi të madhe dhe me dorë të fortë? |
2451 | EXO 32:12 | Pse duhet që Egjiptasit të thonë: “Ai i nxori për t’ju bërë të keq, që të vriten mbi malet dhe për t’i shfarosur nga faqja e dheut”? Hiq dorë nga zemërimi yt i zjarrtë dhe nga qëllimi yt për t’i bërë keq popullit tënd. |
2462 | EXO 32:23 | Ata më kanë thënë: “Na bëj një perëndi që të shkojë para nesh, sepse Moisiut, njeriut që na nxori nga vendi i Egjiptit, nuk dimë se çfarë i ka ndodhur”. |
2475 | EXO 33:1 | Zoti i tha Moisiut: “Shko, ngjitu që këtej, ti së bashku me popullin që nxore nga vendi i Egjiptit, drejt vendit, që u premtova me betim Abrahamit, Isakut dhe Jakobit, duke u thënë: “Unë do t’ua jap pasardhësve të tu”. |
2505 | EXO 34:8 | Dhe Moisiu nxitoi të përkulet deri në tokë, dhe adhuroi. |
2511 | EXO 34:14 | (sepse nuk do t’i përulesh një perëndi tjetër, sepse Zoti, emri i të cilit është “Xhelozi”, është një Perëndi xheloz). |
2554 | EXO 35:22 | Erdhën burra dhe gra, ata që kishin zemër bujare, dhe sollën me vete kapëse, vathë, unaza me vulë dhe byzylykë, lloj lloj xhevahiresh prej ari; gjithkush i solli ndonjë ofertë prej ari Zotit. |
2621 | EXO 37:16 | I bëri edhe orenditë që do të viheshin mbi tryezë prej ari safi: pjatat e tij, gotat e tij, filxhanët e tij, kupat e tij me të cilët bëhen libacionet. |
2680 | EXO 39:15 | Mbi pektoralin bënë gjithashtu zinxhirë prej ari safi, të lidhur si kordonë. |
3318 | LEV 19:36 | Do të keni peshore të sakta, pesha të sakta, efa të saktë, hin të saktë. Unë jam Zoti, Perëndia juaj që ju nxori nga vendi i Egjiptit. |
3353 | LEV 21:7 | Nuk do të marrin për grua një kurvë, as edhe një grua faqenxirë; nuk do të marrin një grua të ndarë nga burri, sepse janë të shenjtë ndaj Perëndisë së tyre. |
3360 | LEV 21:14 | Nuk do të marrë as grua të ve, as të ndarë nga burri, as grua faqenxirë, as kurvë; por do të marrë për grua një virgjëreshë nga populli i tij. |
3403 | LEV 22:33 | që ju nxori nga vendi i Egjiptit për të qënë Perëndia juaj. Unë jam Zoti”. |
3446 | LEV 23:43 | me qëllim që pasardhësit tuaj të dinë që unë i kam detyruar bijtë e Izraelit të banojnë në kasolle, kur i nxora nga vendi i Egjiptit. Unë jam Zoti, Perëndia juaj”. |
3506 | LEV 25:36 | Mos nxirr nga ai asnjë përfitim ose dobi; por ki frikë nga Perëndia yt, dhe vëllai yt do të jetojë pranë teje. |
3507 | LEV 25:37 | Nuk do t’i japësh hua paratë e tua me kamatë, as do t’i japësh ushqimet e tua për të nxjerrë ndonjë përfitim. |
3508 | LEV 25:38 | Unë jam Zoti, Perëndia juaj, që ju nxori nga vendi i Egjiptit që t’ju jap vendin e Kanaanit dhe që të jem Perëndia juaj. |
3512 | LEV 25:42 | Sepse ata janë shërbëtorët e mi, që unë i kam nxjerrë nga vendi i Egjiptit; nuk duhet, pra, të shiten si shiten skllevërit. |
3525 | LEV 25:55 | Sepse bijtë e Izraelit janë shërbëtorët e mi; janë shërbëtorët e mi, që i nxora nga vendi i Egjiptit. Unë jam Zoti, Perëndia juaj”. |
3538 | LEV 26:13 | Unë jam Zoti, Perëndia juaj, që ju nxori nga vendi i Egjiptit, që të mos ishit më skllevërit e tij; e kam thyer zgjedhën tuaj dhe kam bërë që të ecni me kokën lart. |
3558 | LEV 26:33 | Do t’ju shpërndaj midis kombeve dhe do të nxjerr shpatën kundër jush; vendi juaj do të shkretohet dhe qytetet tuaja do të jenë të shkretuara. |
3570 | LEV 26:45 | por për dashuri ndaj tyre do të kujtohem për besëlidhjen e lidhur me stërgjyshërit e tyre, që i nxora nga vendi i Egjiptit para syve të kombeve për të qënë Perëndia i tyre. Unë jam Zoti”. |