Wildebeest analysis examples for:   als-alsSHQ   Word!    February 11, 2023 at 17:52    Script wb_pprint_html.py   by Ulf Hermjakob

70  GEN 3:14  Atëherë Zoti Perëndi i tha gjarprit: “Me qenë se bëre këtë gjë, qofsh i mallkuar ndër gjithë kafshët dhe tërë bishat e fushave! Ti do të ecësh mbi barkun tënd dhe do të hash pluhur gjithë ditët e jetës sate.
103  GEN 4:23  Pastaj Lameku u tha grave të tij: “Ada dhe Cilah, dëgjoni zërin tim; gra të Lamekut, u vini re fjalëve të mia! Po, unë vrava një njeri sepse më plagosi, dhe një të ri sepse më shkaktoi një irnim.
231  GEN 9:25  “I mallkuar qoftë Kanaani! Ai qoftë shërbyesi i shërbëtorëve të vëllezërve të tij!”.
328  GEN 13:9  A nuk është vallë tërë vendi para teje? Ndahu nga unë! Në rast se ti shkon majtas, unë kam për të vajtur djathtas; dhe në qoftë se ti shkon djathtas, unë kam për të vajtur majtas”.
356  GEN 14:19  Dhe bekoi Abramin, duke thënë: “Qoftë i bekuar Abrami nga Shumë i Larti Perëndi, sundimtar i qiejve dhe i tokës!
428  GEN 18:3  “Zoti im, në rast se kam gjetur hir para teje, të lutem mos kalo pa u ndalur para shërbëtorit tënd!
450  GEN 18:25  Mos e bëj këtë gjë, të shkaktosh vdekjen e të drejtit bashkë me atë të të paudhit, kështu që i drejti të trajtohet si i paudhi. Larg teje një mendim i tillë! Gjykatësi i tërë tokës a nuk ka për të bërë drejtësi?”.
465  GEN 19:7  “Oh, vëllezër të mi, mos u sillni kaq keq!
467  GEN 19:9  Por ata i thanë: “Shko tutje!”. Pastaj vazhduan: “Ky erdhi këtu si i huaj, dhe dëshiron të bëhet gjykatës! Tani do të sillemi më keq me ty se sa me ata!”. Dhe duke e shtyrë Lotin me dhunë, u afruan për të shpërthyer derën.
475  GEN 19:17  Ndërsa po i çonin jashtë, njëri prej tyre tha: “Ik shpejt për të shpëtuar jetën tënde! Mos shiko prapa e mos u ndal në asnjë vend të fushës; shpëto në mal që të mos vdesësh!”.
476  GEN 19:18  Por Loti iu përgjegj atyre: “Jo, zoti im!
578  GEN 23:6  “Dëgjona, o zoti im! Ti je midis nesh një princ i Perëndisë, varrose të vdekurën tënde në më të mirën nga varrezat tona, asnjeri prej nesh s’do të refuzojë varrin e tij, me qëllim që ti të varrosësh aty të vdekurën tënde”.
583  GEN 23:11  “Jo, zoti im, dëgjomë! Unë të fal arën dhe shpellën që ndodhet aty; po ta dhuroj në prani të bijve të popullit tim; po ta bëj dhuratë. Varrose të vdekurën tënde”.
585  GEN 23:13  dhe i foli Efronit në prani të popullit të vendit duke thënë: “Dëgjomë, të lutem! Unë do të jap çmimin e arës, pranoje nga unë, kështu unë do të mund të varros aty të vdekurën time”.
587  GEN 23:15  “Zoti im, dëgjomë! Toka vlen katërqind monedha argjendi. Ç’është kjo midis meje dhe teje? Varrose, pra, të vdekurën tënde”.
598  GEN 24:6  Atëherë Abrahami i tha: “Ruhu e mos e ço birin tim atje!
604  GEN 24:12  “O Zot, Perëndia i zotërisë tim Abraham, të lutem bëj që sot të kem mundësinë të kem një takim të lumtur, trego dashamirësi ndaj Abrahamit, zotit tim!
619  GEN 24:27  “Qoftë i bekuar Zoti, Perëndia i Abrahamit, zotërisë tim, që nuk ka pushuar të jetë dashamirës dhe besnik ndaj zotërisë tim! Sa për mua, gjatë udhëtimit, Zoti më çoi në shtëpinë e vëllezërve të zotërisë tim”.
623  GEN 24:31  Dhe tha: “Hyrë, i bekuar nga Zoti! Pse rri jashtë? Unë kam përgatitur shtëpinë dhe një vend për devetë”.
741  GEN 27:13  Por nëna e tij iu përgjegj: “Ky mallkim le të bjerë mbi mua, biri im! Bindju vetëm asaj që të thashë dhe shko të marrësh kecat”.
791  GEN 28:17  Dhe pati frikë e tha: “Sa i tmerrshëm është ky vend! Kjo nuk është tjetër veçse shtëpia e Perëndisë, dhe kjo është porta e qiellit!”.
844  GEN 30:13  Dhe Lea tha: “Sa e lumtur jam! Sepse gratë do të më quajnë të lumtur”. Prandaj i vuri emrin Asher.
902  GEN 31:28  Dhe nuk më lejove të puth bijtë dhe bijat e mia! Ti ke vepruar pa mënd.
911  GEN 31:37  Ti rrëmove në tërë gjërat e mia. Çfarë gjete nga të gjitha ato që i përkasin shtëpisë sate? Vëri këtu para vëllezërve të mi dhe vëllezërve të tu dhe le të vendosin ata midis nesh të dy!
1093  GEN 37:9  Ai pa një ëndërr tjetër dhe ua tregoi vëllezërve të tij, duke thënë: “Pashë një ëndërr tjetër! Dhe ja, dielli, hëna dhe njëmbëdhjetë yje përkuleshin para meje”.
1103  GEN 37:19  Dhe i thanë njëri tjetrit: “Ja ku po vjen ëndërruesi!
1262  GEN 42:9  Atëherë Jozefit iu kujtuan ëndrrat që kishte parë rreth tyre dhe tha: “Ju jeni spiunë! Keni ardhur këtu për të parë pikat e pambrojtura të vendit!”.
1267  GEN 42:14  Por Jozefi u tha atyre: “Çështja qëndron ashtu siç ju thashë: ju jeni spiunë!
1271  GEN 42:18  Ditën e tretë, Jozefi u tha atyre: “Bëni këtë dhe do të jetoni; unë kam frikë nga Perëndia!
1274  GEN 42:21  Atëherë i thonin njëri-tjetrit: “Ne jemi me të vërtetë fajtorë ndaj vëllait tonë, sepse e pamë ankthin e shpirtit të tij kur ai na lutej, por nuk ia vumë veshin! Ja pse na ra kjo fatkeqësi”.
1289  GEN 42:36  Atëherë Jakobi, ati i tyre, tha: “Ju më keni lënë pa bijtë e mi! Jozefi nuk është më, Simeoni nuk është më, dhe doni të më hiqni edhe Beniaminin! E tërë kjo rëndon mbi mua!”.
1332  GEN 44:7  Atëherë ata iu përgjegjën: “Pse zotëria im na drejton fjalë si këto? Shërbyesit e tu duhet t’i shmangen një qëndrimi të tillë!
1342  GEN 44:17  Por Jozefi tha: “Larg meje një veprim i tillë! Njeriu, në dorën e të cilit u gjet kupa, do të jetë skllavi im; sa për ju, kthehuni në paqe tek ati juaj”.
1436  GEN 47:15  Por kur në vendin e Egjiptit dhe në vendin e Kanaanit nuk pati më para, tërë Egjiptasit erdhën te Jozefi dhe thanë: “Na jep bukë! Pse duhet të vdesim para syve të tu? Sepse paratë tona kanë mbaruar”.
1446  GEN 47:25  Dhe ata thanë: “Ti na shpëtove jetën! Paçim hir në sytë e zotërisë tonë, dhe ne do të jemi skllevërit e Faraonit”.
1450  GEN 47:29  Kur koha e vdekjes po i afrohej Izraelit, ai thirri të birin Jozef dhe i tha: “Në paça gjetur hir në sytë e tu, vëre dorën tënde poshtë kofshës sime dhe sillu me mua me mirëdashje dhe besnikëri; të lutem, mos më varros në Egjipt!
1468  GEN 48:16  Engjëlli që më ka çliruar nga çdo e keqe, le t’i bekojë këta fëmijë! Le të quhen me emrin tim dhe me emrin e etërve të mi Abraham dhe Isak, dhe të shumohen fort mbi tokë!”.
1476  GEN 49:2  Mblidhuni dhe dëgjoni, o bijtë e Jakobit! Dëgjoni Izraelin, atin tuaj!
1480  GEN 49:6  Mos hyftë shpirti im në mendjen e tyre, lavdia ime mos u bashkoftë me kuvendin e tyre! Sepse në mërinë e tyre kanë vrarë njerëz, në kryeneçësinë e tyre u kanë prerë leqet e këmbëve demave.
1481  GEN 49:7  Mallkuar qoftë mëria e tyre, sepse ka qënë e egër, dhe tërbimi i tyre sepse ka qënë mizor! Unë do t’i ndaj te Jakobi dhe do t’i shpërndaj te Izraeli.
1492  GEN 49:18  Unë pres shpëtimin tënd, o Zot!
1640  EXO 5:7  “Mos i jepni më kashtë popullit për të bërë tulla, si më parë; le të shkojnë ata vetë të mbledhin kashtën!
1650  EXO 5:17  Atëherë ai u përgjigj: “Jeni përtacë, shumë përtacë! Për këtë arsye thoni: “Të bëjmë fli për Zotin”.
1651  EXO 5:18  Shkoni, pra, të punoni! Nuk do t’ju jepet kashtë, por do të dorëzoni po atë sasi tullash”.
1685  EXO 6:29  kur Zoti iu drejtua Moisiut dhe i tha: “Unë jam Zoti! Thuaji Faraonit, mbretit të Egjiptit, tërë ato që po të them”.
1785  EXO 10:7  Pastaj shërbëtorët e Faraonit i thanë: “Deri kur ky njeri do të jetë pengesë për ne? Lëri këta njerëz të ikin, që t’i shërbejnë Zotit Perëndisë të tyre! Nuk e ke kuptuar akoma që Egjipti është shkatërruar?”.
1788  EXO 10:10  Faraoni u tha atyre: “Zoti qoftë me ju, kur unë do t’ju lë të ikni bashkë me fëmijët tuaj! Por kini kujdes se mos keni qëllime të këqia!
1789  EXO 10:11  Jo, jo! Shkoni ju, burra, t’i shërbeni Zotit; sepse kjo është ajo që kërkoni”. Dhe i dëbuan nga prania e Faraonit.
1806  EXO 10:28  Atëherë Faraoni i tha Moisiut: “Qërohu nga unë! Ruhu se më del përpara, sepse ditën që do të më dalësh përpara do të vdesësh!”.
1951  EXO 16:3  Bijtë e Izraelit u thanë atyre: “Ah, le të kishim vdekur nga dora e Zotit në vendin e Egjiptit, ku uleshim pranë tenxhereve me mish dhe hanim bukë sa ngopeshim! Sepse ju na çuat në këtë shkretëtirë që të vdesë nga uria tërë kjo asamble”.
2010  EXO 18:10  Pastaj Jethro i tha: “Bekuar qoftë Zoti, që ju çliroi nga dora e Egjiptasve dhe nga dora e Faraonit, dhe çliroi popullin nga zgjedha e Egjiptasve!
2472  EXO 32:33  Por Zoti iu përgjegj Moisiut: “Atë që ka bërë mëkat kundër meje, atë do ta fshij nga libri im!
2479  EXO 33:5  Në fakt Zoti i kishte thënë Moisiut: “U thuaj bijve të Izraelit: “Ju jeni një popull me qafë të fortë; në qoftë se unë do të ngjitesha edhe për një çast të vetëm në mesin tënd, do të të konsumoja! Prandaj tani hiqi stolitë e tua dhe kështu unë do të di çfarë duhet të bëj me ty””.
3848  NUM 6:24  “Zoti të të bekojë dhe të të ruajë!
3849  NUM 6:25  Zoti të bëjë që të shkëlqejë fytyra e tij mbi trupin tënd dhe të tregohet i mbarë me ty!
4066  NUM 12:6  Pastaj Zoti tha: “Dëgjoni tani fjalët e mia! Në se ka një profet midis jush, unë, Zoti i bëhem i njohur atij në vegim, flas me të në ëndërr.
4111  NUM 14:2  Dhe të gjithë bijtë e Izraelit murmurisnin kundër Moisiut dhe kundër Aaronit dhe tërë asambleja u tha atyre: “Sikur të kishim vdekur në vendin e Egjiptit ose të kishim vdekur në këtë shkretëtirë!
4203  NUM 16:8  Pastaj Moisiu i tha Koreut: “Tani dëgjoni, o bij të Levit!
4209  NUM 16:14  Përveç kësaj nuk na çove në një vend ku rrjedh qumësht dhe mjaltë dhe nuk na ke lënë si trashëgim fusha dhe vreshta! Dëshiron ti t’u nxjerrësh sytë këtyre njerëzve? Nuk do të ngjitemi”.
4217  NUM 16:22  Por ata ranë përmbys me fytyrën për tokë dhe thanë: “O Perëndi, Perëndia i frymëve të çdo mishi! Sepse një njeri i vetëm ka mëkatuar, a duhet të zemërohesh ti me të gjithë asamblenë?”.
4257  NUM 17:27  Bijtë e Izraelit i folën pastaj Moisiut, duke i thënë: “Ja, po vdesim, kemi marrë fund, të gjithë kemi marrë fund!
4315  NUM 20:3  Kështu populli u grind me Moisiun dhe i foli, duke i thënë: “Të kishim vdekur kur vdiqën vëllezërit tanë para Zotit!
4358  NUM 21:17  Atëherë Izraeli këndoi këtë himn: “Buro o pus! I këndoni atij!
4368  NUM 21:27  Prandaj poetët thonë: “Ejani në Heshbon! Qyteti i Sihonit duhet të rindërtohet dhe të fortifikohet!
4370  NUM 21:29  Mjerë ti, o Moab! Je i humbur, o popull i Kemoshit! Bijtë e tij kanë marrë arratinë dhe bijat e tij i janë dhënë si skllave Sihonit, mbretit të Amorejve.
4435  NUM 23:18  Atëherë Balaami shqiptoi orakullin e tij dhe tha: “Çohu, Balak, dhe dëgjo! Rri veshngrehur, bir i Tsiporit!
4452  NUM 24:5  “Sa të bukura janë çadrat e tua, o Jakob, banesat e tua o Izrael!
4458  NUM 24:11  Tani ik në shtëpinë tënde! Kisha thënë se do të të mbushja me nderime; por ja, Zoti nuk ka lejuar t’i marrësh”.
4905  DEU 1:11  Zoti, Perëndia i etërve tuaj, ju bëftë njëmijë herë më të shumtë, dhe ju bekoftë ashtu si ju ka premtuar!
5084  DEU 5:29  Ah, sikur të kishin gjithnjë një zemër të tillë, të më kishin frikë dhe të respektonin tërë urdhërimet e mia, që të rronin gjithnjë në begati ata dhe bijtë e tyre!
5160  DEU 9:1  “Dëgjo, o Izrael! Sot ti do të kalosh Jordanin për të hyrë dhe për të pushtuar kombe më të mëdha dhe më të fuqishme se ti, qytete të mëdha dhe të fortifikuara deri në qiell,
5432  DEU 20:3  dhe do t’i thotë: “Dëgjo, Izrael! Sot jeni gatitur për t’u ndeshur me armiqtë tuaj; zemra juaj të mos ju ligështohet; mos kini frikë, mos e humbni dhe mos u trembni para tyre,
5596  DEU 27:9  Pastaj Moisiu dhe priftërinjtë levitë i folën tërë Izraelit, duke thënë: “Mbaj qetësi dhe dëgjo, o Izrael! Sot je bërë populli i Zotit, Perëndisë tënd.
5757  DEU 31:27  sepse unë e njoh frymën tëndë rebele dhe fortësinë e qafës sate. Ja, sot kur akoma jam i gjallë midis jush, ju u bëtë rebelë kundër Zotit; aq më tepër do të bëheni mbas vdekjes sime!
5763  DEU 32:3  sepse unë shpall emrin e Zotit. Lëvdoni Perëndinë tonë!
5795  DEU 32:35  Mua më përket hakmarrja dhe shpërblimi; do të vijë koha dhe do t’u merren këmbët! Sepse dita e gjëmës së tyre është e afërt, dhe gjërat e përgatitura për ta shpejtohen të vijnë.
5828  DEU 33:16  me dhuratat e çmuara të tokës dhe të të gjitha gjërave që ajo përmban. Favori i atij që ishte në ferrishte të bjerë mbi kryet e Jozefit, mbi majën e kokës së atij që është zgjedhur ndërmjet vëllezërve të tij!
5830  DEU 33:18  Përsa i përket Zabulonit, ai tha: “Gëzoje, Zabulon, daljen tënde, dhe ti Isakar, ndejtjen në çadrat e tua!
5836  DEU 33:24  Përsa i përket Asherit, ai tha: “Më i bekuari nga tërë bijtë qoftë Asheri! Le të jetë i preferuari i vëllezërve të tij dhe të zhysë këmbën e tij në vaj.
5841  DEU 33:29  Ti je i lumtur, o Izrarel! Kush është barabar me ty, o popull i shpëtuar nga Zoti? Ai është mburoja që të ndihmon dhe shpata e lavdisë sate. Armiqtë e tu do të të nënshtrohen dhe ti do të shkelësh vendet e tyre të larta”.
5870  JOS 1:17  Ashtu siç i jemi bindur për çdo gjë Moisiut, kështu do të të bindemi ty. Vetëm me ty qoftë Zoti, Perëndia yt, ashtu siç ka qenë me Moisiun!
5967  JOS 6:16  Herën e shtatë, kur priftërinjtë u ranë borive, Jozueu i tha popullit: “Bërtisni, sepse Zoti ju dha qytetin!
5977  JOS 6:26  Atë ditë Jozueu u betua duke thënë: “Qoftë i mallkuar para Zotit ai njeri që do të ngrihet të rindërtojë qytetin e Jerikos! Ai do të hedhë themelet mbi të parëlindurin e tij, dhe do t’i lartojë portat mbi birin e tij më të vogël”.
5985  JOS 7:7  Pastaj Jozueu tha: “O Zot, o Zot, pse bëre që ky popull të kalojë Jordanin dhe të bjerë në duart e Amorejve për t’u vrarë? Ah, sikur të ishim kënaqur duke qëndruar këtej Jordanit!
6450  JOS 22:22  “Zoti Perëndia i perëndive, Zoti Perëndia i perëndive! Ai e di, bile edhe Izraeli do ta mësojë. Në qoftë se e bëmë për rebelim ose për mosbesnikëri ndaj Zotit, mos na kurseni në këtë ditë.
6451  JOS 22:23  Në rast se kemi ndërtuar një altar për të mos e ndjekur më Zotin ose për të ofruar mbi të olokaustet apo blatime ushqimore, ose për të bërë mbi të flijime falënderimi, le të na kërkojë llogari vetë Zoti!
6494  JOS 24:16  Atëherë populli u përgjigj dhe tha: “Larg qoftë që ne të braktisim Zotin për t’u shërbyer perëndive të tjera!
6627  JDG 5:2  “Me qenë se krerët kanë marrë komandën në Izrael, me qenë se populli është ofruar spontanisht, bekoni Zotin!
6628  JDG 5:3  Dëgjoni, o mbretër! Vini veshë, o princa! Unë, pikërisht unë, do t’i këndoj Zotit, do të këndoj lavdinë e Zotit, Perëndisë së Izraelit.
6634  JDG 5:9  Zemra ime është me ata udhëheqës të Izraelit që u ofruan spontanisht në mes të popullit. Bekoni Zotin!
6635  JDG 5:10  Ju që shkoni hipur mbi gomarë të bardha, ju që rrini ulur mbi qilima të shtrenjtë, dhe ju që ecni nëpër rrugë, këndoni!
6636  JDG 5:11  Larg britmave të harkëtarëve, larg koritave, të kremtojnë veprat e drejta të Zotit, veprat e drejta për krerët e tij në Izrael! Atëherë populli i Zotit zbriti në portat.
6637  JDG 5:12  Zgjohu, zgjohu, o Debora! Zgjohu, zgjohu, dhe merrja një kënge! Çohu, o Barak, dhe çoji larg robërit e tu, o bir i Abinoamit!
6640  JDG 5:15  Princat e Isakarit erdhën me Deboran; ashtu siç ishte Isakari, kështu qe edhe Baraku; ata u hodhën në luginë në gjurmët e saj. Ndër divizionet e Rubenit, të mëdha ishin vendimet e zemrës!
6641  JDG 5:16  Pse mbete ti midis të ngujuarve për të dëgjuar fyellin e barinjve? Midis divizioneve të Rubenit, të mëdha ishin vendimet e zemrës!
6646  JDG 5:21  Përroi Kishon i përmbysi, përroi i vjetër, përroi i Kishonit. Shpirti im, vepro me forcë!
6649  JDG 5:24  E bekuar qoftë midis grave Jaela, gruaja e Heberit, Keneut! Qoftë e bekuar midis grave që banojnë në çadra!
6656  JDG 5:31  Kështu u zhdukshin të gjithë armiqtë e tu, o Zot! Por ata që të duan qofshin si dielli, kur lind me gjithë forcën e tij!”. Pastaj vendi pati qetësi për dyzet vjet me radhë.
6678  JDG 6:22  Kështu Gedeoni e kuptoi se kishte të bënte me Engjëllin e Zotit dhe tha: “Vaj medet, o Zot, o Zot! Sepse e pashë Engjëllin e Zotit sy në sy!”.
6763  JDG 9:7  Kur Jothami u informua për këtë gjë, shkoi dhe zuri në majën e malit Gerezim dhe, duke ngritur zërin, thirri: “Dëgjomëni, banorë të Sikemit, dhe Perëndia të mund t’ju dëgjojë!