530 | GEN 21:16 | Dhe shkoi e u ul përballë tij, në një largësi sa një goditje me hark, sepse thoshte: “Nuk dua ta shoh fëmijën të vdesë!” Kështu ajo u ul përballë tij, ngriti zërin dhe qau. |
7528 | 1SA 14:18 | Atëherë Sauli i tha Ahijaut: “Afroje arkën e Perëndisë!” (sepse në atë kohë arka e Perëndisë ishte me bijtë e Izraelit). |
7753 | 1SA 20:21 | Pastaj do të dërgoj një djalosh, duke i thënë: “Shko të kërkosh shtigjeta”. Në rast se i them djaloshit: “Shiko, shigjetat janë nga ana jote, prandaj merri!” atëherë eja sepse, ashtu si Zoti jeton, punët të ecin mbarë ty dhe nuk ka asnjë rrezik. |
18631 | ISA 44:28 | Them për Kirin: “Ai është bariu im!” dhe do të çojë në vend tërë dëshirat e mia, duke i thënë Jeruzalemit: “Do të rindërtohesh!”, dhe tempullit: “Do të jesh i qëndrueshëm!””. |
19441 | JER 17:15 | Ja, ata më thonë: “Ku është fjala e Zotit? Le të realizohet tani!” |
19726 | JER 29:22 | Prej tyre do të nxirret një formulë mallkimi që do të përdoret nga të gjithë ata që janë në robëri në Babiloni, dhe do të thuhet: “Zoti të trajtoftë si Sedekian dhe Ashabin, që mbreti i Babilonisë ka pjekur në zjarr!” |
20480 | LAM 3:57 | Kur të kam thirrur ti je afruar; ke thënë: “Mos ki frikë!” |
23263 | MAT 3:2 | dhe thoshte: “Pendohuni, sepse mbretëria e qiejve është afër!” |
23439 | MAT 8:25 | Dhe dishepujt e tij iu afruan dhe e zgjuan duke i thënë: “O Zot, na shpëto, ne po mbarojmë!” |
23450 | MAT 9:2 | Dhe ja, iu paraqit një paralitik i shtrirë në vig; dhe Jezusi, kur pa besimin që kishin ata, i tha paralitikut: “Merr zemër, o bir, mëkatet e tua të janë falur!” |
24415 | MRK 4:23 | Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë!” |
24494 | MRK 6:18 | Gjoni, pra, i thoshte Herodit: “Nuk është e lejueshme të kesh gruan e vëllait tënd!” |
24513 | MRK 6:37 | Por ai, duke iu përgjigjur, u tha atyre: “U jepni ju të hanë!” Ata i thanë: “A duhet të shkojmë ne të blejmë për dyqind denarë bukë dhe t’u japim të hanë?”. |
24526 | MRK 6:50 | sepse e kishin parë të gjithë dhe ishin trembur; por ai menjëherë filloi të flasë me ta dhe tha: “Merrni zemër, jam unë, mos kini frikë!” |
24560 | MRK 7:28 | Por ajo u përgjigj dhe i tha: “Mirë po flet, o Zot, por edhe këlyshët nën tryezë hanë thërimet e fëmijëve!” |
25277 | LUK 7:13 | Posa e pa, Zoti pati dhemshuri për të dhe i tha: “Mos qaj!” |
26421 | JHN 7:24 | Mos gjykoni sipas pamjes së jashtme, por gjykoni sipas drejtësisë!” |
26677 | JHN 12:28 | O Atë, përlëvdo emrin tënd!” Atëherë një zë erdhi nga qielli: “E kam përlëvduar dhe do ta përlëvdoj akoma!”. |
29970 | TIT 1:11 | Një prej tyre, pikërisht një profet i tyre, tha: “Kretasit janë gjithnjë gënjeshtarë, egërsira të këqija, barkpërtacë!” |