Wildebeest analysis examples for:   als-alsSHQ   “Word,    February 11, 2023 at 17:52    Script wb_pprint_html.py   by Ulf Hermjakob

78  GEN 3:22  Dhe Zoti Perëndi tha: “Ja, njeriu u bë si një prej nesh, sepse njeh të mirën dhe të keqen. Dhe tani nuk duhet t’i lejohet të shtrijë dorën e tij për të marrë edhe nga pema e jetës kështu që, duke ngrënë nga ajo, të jetojë për gjithnjë”.
95  GEN 4:15  Dhe Zoti i tha: “Prandaj, kushdo qoftë të vrasë Kainin, do të dënohet shtatë herë”. Dhe Zoti vuri një shenjë mbi Kainin, me qëllim që kushdo që ta gjente të mos e vriste.
273  GEN 11:6  Dhe Zoti tha: “Ja, ata janë një popull i vetëm dhe kanë të gjithë të njëjtën gjuhë; dhe kjo është ajo që ata filluan të bëjnë; tani asgjë nuk ka për t’i penguar ata të përfundojnë atë që kanë ndërmend të bëjnë.
310  GEN 12:11  Por ndodhi që kur po hynin në Egjypt ai i tha Sarajt, gruas së tij: “Ja, unë e di që ti je një grua e pashme;
363  GEN 15:2  Po Abrami i tha: “Zot, Perëndi, çfarë do të më japësh, sepse unë jam pa fëmijë dhe trashëgimtari i shtëpisë sime është Eliezeri i Damaskut?”.
369  GEN 15:8  Dhe Abrami pyeti: “Zot, Perëndi, nga mund ta dij unë që do ta kem si trashëgim?”.
384  GEN 16:2  Kështu Saraj i tha Abramit: “Ja, Zoti më ka ndaluar të kem fëmijë; oh, futu te shërbysja ime, ndofta mund të kem fëmijë prej saj”. Dhe Abrami dëgjoi zërin e Sarajt.
388  GEN 16:6  Abrami iu përgjegj Sarajt: “Ja, shërbyesja jote është në dorën tënde; bëj me të ç’të duash”. Atëherë Saraj e trajtoi në mënyrë të ashpër dhe ajo iku nga prania e saj.
390  GEN 16:8  dhe i tha: “Agar, shërbyesja e Sarajt, nga vjen dhe ku po shkon?” Ajo u përgjigj: “Po iki nga prania e zonjës sime Saraj”.
393  GEN 16:11  Engjëlli i Zotit i tha akoma: “Ja, ti je me barrë dhe do të lindësh një djalë dhe do ta quash Ismael, sepse Zoti mori parasysh hidhërimin tënd;
417  GEN 17:19  Por Perëndia u përgjegj: “Jo, por Sara gruaja jote do të lindë një bir, dhe ti do ta quash Isak; dhe unë do të caktoj besëlidhjen time me të, një besëlidhje të përjetshme me pasardhësit e tij.
440  GEN 18:15  Atëherë Sara mohoi, duke thënë: “Nuk qesha”, sepse pati frikë. Por ai i tha: “Përkundrazi, ke qeshur!”.
452  GEN 18:27  Atëherë Abrahami rifilloi dhe tha: “Ja, marr guximin t’i flas Zotit, megjithëse unë nuk jam veçse pluhur dhe hi.
455  GEN 18:30  Atëherë Abrahami i tha: “Oh, të mos zemërohet Zoti, dhe unë do të flas. Po sikur në qytet të ketë tridhjetë prej tyre?”. Zoti u përgjigj: “Nuk do ta bëj, po të gjej tridhjetë”.
456  GEN 18:31  Dhe Abrahami i tha: “Ja, marr guximin t’i flas Zotit. Ta zëmë se në qytet gjenden njëzet?”. Zoti iu përgjigj: “Nuk do ta shkatërroj për hir të të njëzetëve”.
457  GEN 18:32  Dhe Abrahami i tha: “Oh, të mos zemërohet Zoti dhe unë do të flas edhe vetëm këtë herë. Sikur në qytet të ketë dhjetë prej tyre?”. Zoti u përgjegj: “Nuk do ta shkatërroj për hir të të dhjetëve”.
465  GEN 19:7  “Oh, vëllezër të mi, mos u sillni kaq keq!
472  GEN 19:14  Atëherë Loti doli e u foli dhëndurëve të tij që ishin martuar me bijat e tij, dhe tha: “Çohuni, largohuni nga ky vend, sepse Zoti do ta shkatërrojë qytetin”. Por dhëndurët e tij patën përshtypjen se ai po bënte shaka.
473  GEN 19:15  Sa doli agimi, engjëjt e nxitën Lotin duke thënë: “Çohu, merr gruan dhe bijat e tua që gjenden këtu, që ti të mos vdesësh në dënimin e këtij qyteti”.
476  GEN 19:18  Por Loti iu përgjegj atyre: “Jo, zoti im!
492  GEN 19:34  Të nesërmen vajza më e madhe i tha më të voglës: “Ja, natën e kaluar unë rashë në shtrat bashkë me babanë tim; le të bëjmë që ai të pijë verë edhe sonte; pastaj ti futu dhe shtrihu me të, që të mund t’i sigurojmë pasardhës babait tonë”.
499  GEN 20:3  Por Perëndia iu shfaq Abimelekut në një ëndërr nate dhe i tha: “Ja, ti je duke vdekur, për shkak të gruas që ke marrë, sepse ajo është e martuar”.
500  GEN 20:4  Por Abimeleku nuk i ishte afruar asaj dhe tha: “Zot, a do ta shkatërroje një komb, edhe sikur ai të ishte i drejtë?
502  GEN 20:6  Dhe Perëndia i tha në ëndërr: “Po, unë e di që e ke bërë këtë gjë me ndershmërinë e zemrës sate, ndaj të ndalova të kryesh një mëkat kundër meje; ndaj nuk të lejova ta prekësh.
507  GEN 20:11  Abrahami u përgjegj: “E bëra sepse thoja me veten time: “Sigurisht, në këtë vend nuk kanë frikë nga Perëndia; dhe do të më vrasin për shkak të gruas sime”.
511  GEN 20:15  Pastaj Abimeleku tha: “Ja, vendi im të qëndron përpara; qëndro aty ku të pëlqen”.
512  GEN 20:16  Dhe Sarës i tha: “Ja, unë i dhashë vëllait tënd njëmijë copë argjendi; kjo do të shërbejë për të mbuluar fyerjen që të është bërë para të gjithë atyre që janë me ty; kështu je e përligjur para të gjithëve”.
559  GEN 22:11  Por Engjëlli i Zotit thirri nga qielli dhe i tha: “Abraham, Abraham!”. Ai u përgjegj: “Ja ku jam”.
568  GEN 22:20  Mbas këtyre gjërave i thanë Abrahamit këtë: “Ja, Milkah i ka lindur edhe ajo bij Nahorit, vëllait tënd;
578  GEN 23:6  “Dëgjona, o zoti im! Ti je midis nesh një princ i Perëndisë, varrose të vdekurën tënde në më të mirën nga varrezat tona, asnjeri prej nesh s’do të refuzojë varrin e tij, me qëllim që ti të varrosësh aty të vdekurën tënde”.
583  GEN 23:11  “Jo, zoti im, dëgjomë! Unë të fal arën dhe shpellën që ndodhet aty; po ta dhuroj në prani të bijve të popullit tim; po ta bëj dhuratë. Varrose të vdekurën tënde”.
585  GEN 23:13  dhe i foli Efronit në prani të popullit të vendit duke thënë: “Dëgjomë, të lutem! Unë do të jap çmimin e arës, pranoje nga unë, kështu unë do të mund të varros aty të vdekurën time”.
606  GEN 24:14  Bëj që vajza së cilës do t’i them: “Ah, ule shtambën tënde që unë të pi” dhe që do të më përgjigjet: “Pi, dhe kam për t’u dhënë për të pirë edhe deveve të tu”, të jetë ajo që ti ja ke caktuar shërbyesit tënd Isak. Nga kjo unë do të kuptoj që ti ke treguar dashamirësi ndaj zotërisë tim”.
610  GEN 24:18  Ajo u përgjegj: “Pi, zotëria im”; pastaj shpejtoi ta ulë shtambën mbi dorë dhe i dha të pijë.
623  GEN 24:31  Dhe tha: “Hyrë, i bekuar nga Zoti! Pse rri jashtë? Unë kam përgatitur shtëpinë dhe një vend për devetë”.
632  GEN 24:40  Por ai u përgjegj: “Zoti, para të cilit kam ecur, do të dërgojë engjëllin e tij bashkë me ty dhe do ta bëj të mbarë udhëtimin tënd, dhe ti do të marrësh për birin tim një grua nga farefisi im dhe nga shtëpia e babait tim.
638  GEN 24:46  “Oh, lermë të pi!”. Dhe ajo shpejtoi ta ulte shtambën nga shpatulla e saj dhe u përgjegj: “Pi dhe do t’u jap të pinë edhe deveve të tua”. Kështu unë piva dhe ajo u dha të pinë edhe deveve.
650  GEN 24:58  Atëherë thirrën Rebekën dhe i thanë: “A do të shkosh me këtë njeri?”. Ajo u përgjegj: “Po, do të shkoj”.
730  GEN 27:2  Esau i tha: “Ja ku jam!”. Atëherë Isaku i tha: “Ja, unë jam plak dhe nuk e di në ç’ditë kam për të vdekur.
734  GEN 27:6  Atëherë Rebeka i foli Jakobit, birit të saj, dhe i tha: “Ja, unë dëgjova babanë tënd që i fliste Esaut, vëllait tënd duke i thënë:
739  GEN 27:11  Jakobi i tha Rebekës, nënës së tij: “Ja, vëllai im Esau është leshtor, ndërsa unë e kam lëkurën të lëmuar.
755  GEN 27:27  Dhe ai u afrua dhe e puthi. Dhe Isaku ndjeu erën e rrobave të tij dhe e bekoi duke thënë: “Ja, era e tim biri është si era e një fushe, që Zoti e ka bekuar.
765  GEN 27:37  Atëherë Isaku u përgjegj dhe i tha Esaut: “Ja, unë e bëra zotrinë tënd dhe i dhashë tërë vëllezërit e tij si shërbëtorë, dhe e pajisa me grurë dhe me verë; ç’mund të bëj për ty, biri im?”.
767  GEN 27:39  Isaku, babai i tij, u përgjigj duke i thënë: “Ja, banesa jote do të privohet nga pjelloria e tokës dhe nga vesa që zbret nga lartësia e qiellit.
770  GEN 27:42  Kur i treguan Rebekës fjalët e Esaut, birit të saj më të madh, ajo dërgoi ta thërrasin birin e saj më të vogël, Jakobin, dhe i tha: “Ja, Esau, yt vëlla, ngushëllohet ndaj teje, duke menduar të të vrasë.
803  GEN 29:7  Ai tha: “Ja, është ende ditë për diell dhe nuk ka ardhur koha për të mbledhur bagëtinë; jepuni ujë deleve dhe pastaj i çoni të kullosin”
846  GEN 30:15  Ajo iu përgjegj: “Të duket gjë e vogël që më more burrin, dhe tani kërkon të marrësh edhe mandragorat e djalit tim?”. Rakela tha: “Mirë, pra, si shpërblim për mandragorat e birit tënd, sonte ai do të bjerë në shtrat me ty”.
865  GEN 30:34  Labano tha: “Mirë, le të bëhet ashtu si thua ti!”.
903  GEN 31:29  Tani unë kam në dorë t’ju bëj keq, por Perëndia i atit tënd më foli natën e kaluar, duke thënë: “Ruhu, mos t’i flasësh Jakobit as për mirë apo për keq”.
949  GEN 32:21  dhe do t’i thoni: “Ja, shërbëtori yt Jakobi është duke ardhur vetë pas nesh””. Sepse thoshte: “Unë do ta qetësoj me dhuratën që më paraprin e pastaj do të shikoj fytyrën e tij; ndofta do të më presë mirë”.
971  GEN 33:10  Por Jakobi tha: “Jo, të lutem; në qoftë se kam gjetur hir në sytë e tu, prano dhuratën time nga dora ime, sepse kur pashë fytyrën tënde, për mua ishte njëlloj sikur të shikoja fytyrën e Perëndisë, dhe ti më ke pritur mirë.
1013  GEN 35:1  Perëndia i tha Jakobit: “Çohu, ngjitu në Bethel dhe vendosu aty; dhe bëj aty një altar Perëndisë që t’u shfaq, kur ikje para vëllait tënd Esau”.
1090  GEN 37:6  Ai u tha atyre: “Dëgjoni, ju lutem, ëndrrën që pashë.
1133  GEN 38:13  Këtë e mori vesh Tamara dhe asaj i thanë: “Ja, vjehrri yt po ngjitet në Timnah për të qethur delet e tij”.
1144  GEN 38:24  Tre muaj më vonë erdhën dhe i thanë Judës: “Tamara, nusja e birit tënd, është bërë prostitutë; dhe, nga ky shkak, ajo ka mbetur gjithashtu me barrë”. Atëherë Juda u tha: “Nxirreni jashtë dhe digjeni!”.
1158  GEN 39:8  Por ai e refuzoi dhe i tha gruas së zotërisë së tij: “Ja, zotëria ime nuk shqetësohet për ato që ka lënë në shtëpi me mua dhe ka lënë në duart e mia gjithçka zotëron.
1164  GEN 39:14  thirri shërbëtorët e vet dhe u tha: “Shikoni, ai na solli në shtëpi një hebre për t’u tallur me ne; ai erdhi tek unë për të rënë me mua, por unë bërtita me të madhe.
1213  GEN 41:17  Atëherë Faraoni i tha Jozefit: “Ja, në ëndrrën time unë rrija në bregun e lumit,
1237  GEN 41:41  Faraoni i tha Jozefit: “Shiko, unë të emëroj mbi gjithë shtetin e Egjiptit”.
1255  GEN 42:2  Pastaj tha: “Ja, dëgjova se në Egjipt ka grurë; shkoni atje poshtë për të blerë grurë për ne, që të mundim të jetojmë dhe të mos vdesim”.
1263  GEN 42:10  Ata iu përgjegjën: “Jo, zotëria im; shërbëtorët e tu kanë ardhur për të blerë ushqime.
1265  GEN 42:12  Por ai u tha atyre: “Jo, ju keni ardhur për të parë pikat e pambrojtura të vendit!”.
1266  GEN 42:13  Atëherë ata thanë: “Ne, shërbëtorët e tu, jemi dymbëdhjetë vëllezër, bij të të njëjtit njeri nga vendi i Kanaanit. Dhe ja, pra, më i riu është sot me atin tonë, dhe njeri prej tyre nuk është më”.
1283  GEN 42:30  “Njeriu, që është zot i vendit, na foli ashpër dhe na trajtoi si spiunë të vendit.
1314  GEN 43:23  Por ai tha: “Qetësohuni, mos u trembni: Perëndia juaj dhe Perëndia e atit tuaj ka vënë një thesar në trastat tuaja. Unë i pata paratë tuaja”. Pastaj u solli Simeonin.
1329  GEN 44:4  Sapo kishin dalë nga qyteti dhe nuk ishin akoma larg, kur Jozefi i tha kryeshërbëtorit të shtëpisë së tij: “Çohu, ndiqi ata njerëz dhe kur t’i kesh arritur, thuaju atyre: “Pse e shpërblyet të mirën me të keqe?
1335  GEN 44:10  Ai tha: “Mirë, pra, le të bëhet si thoni ju: ai të cilit do t’i gjendet kupa do të bëhet skllavi im dhe ju do të jeni të pafaj”.
1363  GEN 45:4  Atëherë Jozefi u tha vëllezërve të tij: “Afrohuni, pra, tek unë!”. Ata iu afruan dhe ai u tha: “Unë jam Jozefi, vëllai juaj, që ju e shitët që ta çonin në Egjipt.
1389  GEN 46:2  Dhe Perëndia i foli Izraelit në vegime nate dhe tha: “Jakob, Jakob!”. Ai u përgjegj: “Ja ku jam”.
1444  GEN 47:23  Por Jozefi i tha popullit: “Ja, sot ju bleva ju dhe tokat tuaja për Faraonin; ja ku e keni farën; mbillni tokën;
1453  GEN 48:1  Mbas këtyre gjërave, ndodhi që i thanë Jozefit: “Ja, ati yt është i sëmurë”. Kështu ai mori me vete dy bijtë e tij, Manasin dhe Efraimin.
1454  GEN 48:2  Kur i thanë Jakobit: “Ja, biri yt Jozefi po vjen te ti”, Izraeli mblodhi tërë forcat dhe u ul mbi shtratin e tij.
1456  GEN 48:4  dhe më tha: “Ja, unë do të të bëj frytdhënës, do të të shumoj, do të bëj prej teje një shumicë popujsh dhe do t’u jap këtë vend pasardhësve të tu pas teje, si pronë përjetë”.
1467  GEN 48:15  Kështu bekoi Jozefi dhe tha: “Perëndia, para të cilit ecën etërit e mi Abrahami dhe Isaku, Perëndia që më ka ushqyer qysh prej lindjes sime deri më sot,
1473  GEN 48:21  Pastaj Izraeli i tha Jozefit: “Ja, unë kam për të vdekur pas pak, por Perëndia do të jetë me ju dhe do t’ju çojë përsëri në vendin e etërve tuaj.
1512  GEN 50:5  Ati im më ka vënë të betohem dhe më ka thënë: “Ja, unë jam duke vdekur; më varros në varrin që kam gërmuar në vendin e Kanaanit”. Tani, pra, më lejo të ngjitem për të varrosur atin tim, pastaj do të kthehem”.
1525  GEN 50:18  Pastaj erdhën edhe vëllezërit e tij dhe u shtrinë para tij, dhe i thanë: “Ja, ne jemi shërbëtorët e tu”.
1542  EXO 1:9  Ai i tha popullit të tij: “Ja, populli i bijve të Izraelit është më i shumtë dhe më i fortë se ne.
1584  EXO 3:4  Zoti vuri re që ai ishte zhvendosur për të parë, dhe Perëndia e thirri nga mesi i ferrishtes dhe i tha: “Moisi, Moisi!”. Ai u përgjigj: “Ja ku jam”.
1593  EXO 3:13  Atëherë Moisiu i tha Perëndisë: “Ja, kur të shkoj te bijtë e Izraelit dhe t’u them: “Perëndia i etërve tuaj më ka dërguar te ju”, po të jetë se ata më thonë: “Cili është emri i tij?”, ç’përgjigje duhet t’u jap?”.
1595  EXO 3:15  Perëndia i tha akoma Moisiut: “Do t’u thuash kështu bijve të Izraelit: “Zoti, Perëndia i etërve tuaj, Perëndia i Abrahamit, Perëndia i Isakut dhe Perëndia i Jakobit më ka dërguar tek ju. Ky është emri im përjetë. Ky ka për të qenë gjithnjë emri im me të cilin do të kujtohem nga të gjitha breznitë”.
1596  EXO 3:16  Shko dhe mblidh pleqtë e Izraelit dhe u thuaj atyre: “Zoti, Perëndia i etërve tuaj, Perëndia i Abrahamit, i Isakut dhe i Jakobit m’u shfaq, duke thënë: Unë patjetër ju kam vizituar dhe kam parë atë që ju bëjnë në Egjipt;
1598  EXO 3:18  Dhe ata do t’i binden zërit tënd; dhe ti dhe pleqtë e Izraelit do të shkoni te mbreti i Egjiptit dhe do t’i thoni: “Zoti, Perëndia i Hebrenjve na doli përpara; dhe tani na lër të shkojmë dhe të bëjmë tri ditë rrugë në shkretëtirë, që t’i bëjmë fli Zotit, Perëndisë tonë”.
1612  EXO 4:10  Atëherë Moisiu i tha Zotit: “Mjerisht, o Zot, unë nuk jam njeri i gojës; nuk isha i tillë në të kaluarën dhe nuk jam i tillë që kur i ke folur shërbëtorit tënd, sepse jam i ngathët në fjalë dhe kuvend”.
1620  EXO 4:18  Atëherë Moisiu iku, u kthye te Jethro, vjehrri i tij, dhe i tha: “Oh, lërmë të shkoj dhe të kthehem te vëllezërit e mi që janë në Egjipt, për të parë në se ende janë gjallë”. Dhe Jethro i tha Moisiut: “Shko në paqe”.
1621  EXO 4:19  Zoti i tha Moisiut në Madian: “Shko, kthehu në Egjipt sepse të gjithë ata që kërkonin jetën tënde kanë vdekur”.
1638  EXO 5:5  Faraoni tha përsëri: “Ja, tani populli i vendit është i shumtë, dhe ju doni që ai të ndërpresë mundimet e tij”.
1667  EXO 6:11  “Shko, foli Faraonit, mbretit të Egjiptit, që të lejojë bijtë e Izraelit të dalin nga vendi i tij”.
1668  EXO 6:12  Por Moisiu foli përpara Zotit dhe i tha: “Ja, bijtë e Izraelit nuk më dëgjuan; si mundet Faraoni të më dëgjojë mua, që jam i parrethprerë në buzë?”.
1686  EXO 6:30  Atëherë Moisiu u përgjigj kështu para Zotit: “Ja, unë jam i parrethprerë në buzë; prandaj si mund të më dëgjojë Faraoni?”.
1687  EXO 7:1  Zoti i tha Moisiut: “Shiko, unë po të bëj si perëndi për Faraonin, dhe vëllai yt Aaroni do të jetë profeti yt.
1702  EXO 7:16  Dhe do t’i thuash: “Zoti, Perëndia i Hebrenjve, më ka dërguar te ti që të të them: Lëre popullin tim të shkojë që të më shërbejë në shkretëtirë; por ja, deri tani nuk ke dëgjuar”.
1736  EXO 8:21  Atëherë Faraoni thirri Moisiun dhe Aaronin dhe u tha: “Shkoni, bëni fli për Perëndinë tuaj në vend”.
1740  EXO 8:25  Moisiu tha: “Ja, unë po dal nga ti dhe do t’i lutem Zotit dhe nesër moria e mizave do të largohet nga Faraoni, nga shërbëtorët e tij dhe nga populli i tij; mjafton që Faraoni të mos tallet me ne, duke e penguar popullin të shkojë e të bëjë fli për Zotin”.
1786  EXO 10:8  Kështu Moisiu dhe Aaroni u rikthyen te Faraoni; dhe ky u tha atyre: “Shkoni, shërbejini Zotit, Perëndisë tuaj. Por kush janë ata që do të shkojnë?”. Moisiu tha:
1802  EXO 10:24  Atëherë Faraoni thirri Moisiun dhe i tha: “Shkoni, shërbejini Zotit, le të mbeten vetëm kopetë tuaja me bagëti të imët dhe të trashë; edhe fëmijët tuaj mund të vinë me ju”.
1815  EXO 11:8  Dhe tërë këta shërbëtorët e tu do të zbresin tek unë dhe do të përkulen para meje, duke thënë: “Nisu, ti dhe populli yt që të ndjek nga pas!”. Mbas kësaj unë do të nisem””. Dhe Moisiu u largua nga Faraoni tërë zemërim.
1901  EXO 14:11  dhe i thanë Moisiut: “Pse, nuk kishte varre në Egjipt, që na solle të vdesim në shkretëtirë? Pse e bëre këtë gjë me ne, duke na nxjerrë nga Egjipti?
1951  EXO 16:3  Bijtë e Izraelit u thanë atyre: “Ah, le të kishim vdekur nga dora e Zotit në vendin e Egjiptit, ku uleshim pranë tenxhereve me mish dhe hanim bukë sa ngopeshim! Sepse ju na çuat në këtë shkretëtirë që të vdesë nga uria tërë kjo asamble”.
1952  EXO 16:4  Zoti i tha Moisiut: “Ja, unë do të bëj që të bjerë manë mbi juve nga qielli; dhe populli do të dalë çdo ditë për të mbledhur racionin e ditës, sepse unë dua ta vë në provë për të parë në se do të ecë ose jo simbas ligjit tim.