73 | GEN 3:17 | Pastaj i tha Adamit: “Me qenë se dëgjove zërin e gruas sate dhe hëngre nga pema për të cilën të kisha urdhëruar duke thënë: “Mos ha prej saj”, toka do të jetë e mallkuar për shkakun tënd, ti do të |
366 | GEN 15:5 | Pastaj e çoi jashtë dhe i tha: “Vështro me kujdes qiellin dhe numëro yjet, në rast se mund t’i numërosh”, pastaj shtoi: “Kështu kanë për të qenë pasardhësit e tu”. |
440 | GEN 18:15 | Atëherë Sara mohoi, duke thënë: “Nuk qesha”, sepse pati frikë. Por ai i tha: “Përkundrazi, ke qeshur!”. |
501 | GEN 20:5 | Ai nuk më ka thënë: “Éshtë motra ime”, dhe ajo vetë ka thënë: “Éshtë vëllai im”? E bëra këtë gjë me ndershmërinë e zemrës sime dhe me duar të pafajshme”. |
599 | GEN 24:7 | Zoti, Perëndia i qiellit, që më hoqi nga shtëpia e atit tim dhe nga vendi ku kam lindur, më foli dhe m’u betua duke thënë: “Unë do t’ua jap këtë vend pasardhësve të tu”, ai do të dërgojë engjëllin e tij para teje dhe ti do të marrësh andej një grua për birin tim. |
606 | GEN 24:14 | Bëj që vajza së cilës do t’i them: “Ah, ule shtambën tënde që unë të pi” dhe që do të më përgjigjet: “Pi, dhe kam për t’u dhënë për të pirë edhe deveve të tu”, të jetë ajo që ti ja ke caktuar shërbyesit tënd Isak. Nga kjo unë do të kuptoj që ti ke treguar dashamirësi ndaj zotërisë tim”. |
622 | GEN 24:30 | Sa pa unazën në hundë dhe byzylykët në kyçet e dorës të së motrës dhe dëgjoi fjalët që Rebeka, motra e tij, thoshte: “Kështu më foli ai njeri”, iu afrua këtij njeriu, dhe ja që u gjet pranë deveve, afër burimit. |
635 | GEN 24:43 | Ja, unë po ndalem pranë burimit të ujit; bëj që vajza që ka për të dalë për të marrë ujë dhe së cilës do t’i them: “Lërmë të pi pak ujë nga shtamba jote”, |
636 | GEN 24:44 | dhe që do të më thotë: “Pi sa ke nevojë dhe do të marr ujë edhe për devetë e tua”, le të jetë gruaja që Zoti i ka caktuar djalit të zotërisë tim. |
700 | GEN 26:7 | Kur njerëzit e vendit i bënin pyetje rreth gruas së tij, ai u përgjigjej: “Éshtë motra ime”, sepse kishte frikë të thoshte: “Éshtë gruaja ime”, sepse mendonte: “Njerëzit e vendit mund të më vrasin për shkak të Rebekës, sepse ajo është e pashme”. |
882 | GEN 31:8 | Në qoftë se ai thoshte: “Krerët laramane do të jenë pagesa jote”, e tërë kopeja pillte qengja laramane; dhe po të thoshte: “Krerët vija-vija do të jenë pagesa jote”, tërë kopeja pillte qengja vija-vija. |
938 | GEN 32:10 | Pastaj Jakobi tha: “O Perëndi i atit tim Abraham, Perëndi i atit tim Isak, o Zot, që më ke thënë: “Ktheu në vendin tënd dhe pranë fisit tënd dhe unë do të bëj të mirë”, |
1357 | GEN 44:32 | Tani, me qenë se shërbëtori yt është bërë dorëzanë për fëmijën pranë atit tim dhe i ka thënë: “Në rast se nuk do ta rikthej do të jem për gjithnjë fajtor ndaj atit tim”, |
1421 | GEN 46:34 | “Shërbëtorët e tu kanë qënë rritës bagëtish nga fëmijëria e deri sot, si ne ashtu dhe etërit tanë”, që të keni mundësi të banoni në vendin e Goshenit. Sepse Egjiptasit ndiejnë neveri për tërë barinjtë”. |
1454 | GEN 48:2 | Kur i thanë Jakobit: “Ja, biri yt Jozefi po vjen te ti”, Izraeli mblodhi tërë forcat dhe u ul mbi shtratin e tij. |
1593 | EXO 3:13 | Atëherë Moisiu i tha Perëndisë: “Ja, kur të shkoj te bijtë e Izraelit dhe t’u them: “Perëndia i etërve tuaj më ka dërguar te ju”, po të jetë se ata më thonë: “Cili është emri i tij?”, ç’përgjigje duhet t’u jap?”. |
1607 | EXO 4:5 | “Këtë ke për të bërë”, tha Zoti, “me qëllim që të besojnë se Zoti, Perëndia i etërve të tyre, Perëndia i Abrahamit, Perëndia i Isakut dhe Perëndia i Jakobit të është shfaqur”. |
1628 | EXO 4:26 | Kështu Zoti e la. Atëherë ajo tha: “Ti je një dhëndër gjakatar”, për shkak të rrethprerjes. |
1695 | EXO 7:9 | “Kur Faraoni t’ju flasë dhe t’ju thotë: “Bëni një mrekulli”, ti do t’i thuash Aaronit: “Merr bastunin tënd dhe hidhe para Faraonit, që të bëhet gjarpër””. |
2083 | EXO 21:5 | Por në qoftë se skllavi thotë haptazi: “Unë e dua zotërinë time, gruan time dhe fëmijët e mi, dhe nuk dua të shkoj i lirë”, |
3813 | NUM 5:20 | Por në se ti je shthurur, ndërsa ishe e martuar me burrin tënd, dhe je fëlliqur me një burrë që nuk është bashkëshorti yt ka pasur marrëdhënie seksuale me ty”, |
5182 | DEU 9:23 | Kur pastaj Zoti ju nisi jashtë Kadesh-Barneas duke thënë: “Ngjituni dhe shtini në dorë vendin që ju dhashë”, ju ngritët krye kundër Zotit, Perëndisë tuaj, nuk i besuat dhe nuk iu bindët zërit të tij. |
5262 | DEU 12:20 | Kur Zoti, Perëndia yt, do t’i zgjerojë kufijtë e tu, ashtu si të ka premtuar, dhe ti do të thuash: “Do të ha mish”, sepse ke dëshirë të hash mish, do të mund të hash mish sa herë që e dëshiron. |
5276 | DEU 13:3 | dhe shenja apo mrekullia për të cilën ju foli realizohet dhe ai thotë: “Le të shkojmë pas perëndive të tjera që ti nuk i ke njohur kurrë dhe le t’u shërbejmë”, |
5287 | DEU 13:14 | që njerëz të çoroditur kanë dalë nga gjiri juaj dhe kanë mashtruar banorët e qytetit të tyre duke thënë: “Shkojmë t’u shërbejmë perëndive të tjera”, që ju nuk i keni njohur kurrë, |
5330 | DEU 15:9 | Ki kujdes që të mos ketë asnjë mendim të keq në zemrën tënde, i cili të të bëjë të thuash: “Viti i shtatë, viti i familjes, është afër”, dhe ta shikosh me sy të keq vëllanë tënd nevojtar dhe të mos i japësh asgjë; ai do të bërtiste kundër teje para Zotit dhe ti do të mëkatoje. |
5337 | DEU 15:16 | Por në rast se ai të thotë: “Nuk dua të largohem prej teje”, sepse të do ty dhe shtëpinë tënde, sepse ka mbarësi bashkë me ty, |
5380 | DEU 17:14 | Kur do të hysh në vendin që Zoti, Perëndia yt, po të jep dhe do ta shtiesh në dorë dhe do të banosh atje, në rast se do të thuash: “Dua të caktoj mbi mua një mbret ashtu si tërë kombet që më rrethojnë”, |
5486 | DEU 22:14 | dhe e padit për gjëra të turpshme dhe i nxjerr një nam të keq, duke thënë: “Mora këtë grua, por kur iu afrova nuk gjeta tek ajo shenjat e virgjërisë”, |
5557 | DEU 25:8 | Atëherë pleqtë e qytetit të tij do ta thërrasin dhe do t’i flasin; dhe në qoftë se ai ngul këmbë dhe thotë: “Nuk dua ta marr”, |
5700 | DEU 29:18 | dhe të mos ndodhë që dikush, duke dëgjuar fjalët e këtij betimi, të vetëbekohet në zemër të tij, duke thënë: “Do të kem paqe, edhe sikur të eci me kokëfortësinë e zemrës sime”, ashtu si i dehuri të mund të përfshihej të përkorin. |
5786 | DEU 32:26 | Unë kam thënë: “Do t’i fshij një herë e mirë, do të zhduk kujtimin e tyre në mes të njerëzve”, |
5945 | JOS 5:9 | Atëherë Zoti i tha Jozueut: “Sot ju hoqa turpërimin e Egjiptit”, dhe ai vend u quajt Gilgal deri në ditët e sotme. |
6208 | JOS 15:4 | kalonte pastaj nga Atsmoni dhe vazhdonte deri në përruan e Egjiptit, dhe mbaronte në det. “Ky do të jetë”, tha Jozueu, “kufiri juaj në jug”. |
6648 | JDG 5:23 | “Mallkoni Merozin”, tha Engjëlli i Zotit, “mallkoni, mallkoni banorët e tij, sepse nuk i shkuan në ndihmë Zotit, në ndihmë të Zotit në mes të trimave të tij!”. |
6700 | JDG 7:4 | Zoti i tha Gedeonit: “Njerëzit janë përsëri shumë; bëji të zbresin në ujë dhe atje do t’i vë në provë për ty. Ai për të cilin do të them: “Ky të vijë me ty”, ka për të ardhur me ty; dhe ai për të cilin do të them: “Ky mos të vijë me ty, nuk ka për të ardhur”. |
6876 | JDG 12:5 | Njerëzit e Galaadit zunë vatë e Jordanit para se të arrinin ata të Efraimit; kështu kur ndonje nga ikanakët e Efraimit thoshte: “M lini të kaloj”, njerëzit e Galaadit e pyesnin: “A je ti një Efraimit?”. Në rast se ai përgjigjej: “Jo”, Galaaditët i thonin: |
6953 | JDG 16:2 | Kur u thanë atyre të Gazës: “Sansoni erdhi këtu”, ata rrethuan vendin dhe qëndruan në pritë tërë natën pranë portës së qytetit, duke mbajtur heshtje të plotë, dhe thanë: “Në të gdhirë do ta vrasim”. |
6966 | JDG 16:15 | Atëherë ajo i tha: “Si mund të më thuash: “Të dua”, kur zemra jote nuk është me mua? Tri herë me radhë je tallur me mua dhe nuk më ke treguar ku qëndron forca jote e madhe”. |
7122 | JDG 21:18 | Por ne nuk mund t’u japim atyre për bashkëshorte bijat tona”, me qenë se bijtë e Izraelit ishin betuar, duke thënë: “I mallkuar qoftë ai që do t’i japë një grua Beniaminit!”. |
7200 | RUT 4:8 | Kështu ai që gëzonte të drejtën e shpengimit i tha Boazit: “Blije ti vetë”, dhe hoqi sandalen. |
7258 | 1SA 2:16 | Dhe në qoftë se njeriu i thoshte: “Më parë të tymoset dhjami, pastaj të marrësh sa të duash”, ai përgjigjej: “Jo, duhet të ma japësh tani; përndryshe do ta marr me forcë”. |
7320 | 1SA 4:21 | por ia vuri emrin Ikabod fëmijës, duke thënë: “Lavdia u largua nga Izraeli”, sepse arka e Perëndisë ishte marr për shkak të vjehrrit të saj dhe të burrit të saj. |
7402 | 1SA 9:9 | (Në të kaluarën në Izrael, kur dikush shkonte për t’u këshilluar me Perëndinë, thoshte: “Çohu të shkojmë te shikuesi”, sepse profeti i sotëm në të kaluarën quhej shikues). |
7474 | 1SA 12:12 | Por kur patë që Nabashi, mbret i bijve të Amonit, filloi të lëvizë kundër jush, më thatë: “Jo, një mbret duhet të sundojë mbi ne”, pikërisht kur Zoti, Perëndia juaj, ishte mbreti juaj. |
7519 | 1SA 14:9 | Po të na thonë: “Ndaluni deri sa t’ju arrijmë”, ne do të qëndrojmë në vend dhe nuk do të shkojmë tek ata; |
7520 | 1SA 14:10 | por në rast se na thonë: “Ejani te ne”, ne do të shkojmë, sepse Zoti i ka dhënë në duart tona; dhe kjo do të na shërbejë si shenjë”. |
7538 | 1SA 14:28 | Njeri nga populli mori fjalën dhe tha: “Ati yt e ka vënë enkas popullin ta bëjë këtë betim, duke thënë: “Mallkuar qoftë ai njeri që do të prekë ushqim sot”, megjithëse populli ishte i rraskapitur”. |
7754 | 1SA 20:22 | Në qoftë se përkundrazi i them djaloshit: “Shiko, shigjetat janë matanë teje”, atëherë shko, sepse Zoti të bën të ikësh. |
8133 | 2SA 4:10 | në rast se kam kapur dhe kam bërë që të vritet në Tsiklag atë që solli lajmin: “Ja, Sauli vdiq”, megjithëse ai pandehte se më kishte sjellë një lajm të mirë dhe priste të merrte një shpërblim, |
8418 | 2SA 15:26 | Por në rast se thotë: “Nuk të pëlqej”, ja ku jam, le të më bëjë atë që i pëlqen”. |
8540 | 2SA 19:27 | Ai u përgjigj: “O mbret, imzot, shërbëtori im më mashtroi, sepse shërbëtori yt kishte thënë: “Unë do të shaloj gomarin, do të hip mbi të dhe do të shkoj me mbretin”, sepse shërbëtori yt është çalaman. |
8575 | 2SA 20:18 | Ajo vazhdoi: “Dikur e kishin zakon të thonin: “Do t’i kërkojmë këshillë Abelit”, sepse kështu problemi ishte i zgjidhur. |
8939 | 1KI 7:2 | Ai ndërtoi shtëpinë e “Pyllit të Libanit”, e gjatë njëqind kubitë, e gjerë pesëdhjetë e lartë tridhjetë; ajo mbështetej mbi katër radhë shtyllash kedri, mbi të cilat mbështeteshin trarët e kedrit. |
9017 | 1KI 8:29 | Sytë e tu u drejtofshin natë e ditë në këtë tempull, drejt vendit për të cilin ke thënë: “Aty do të jetë emri im”, për të dëgjuar lutjen që shërbëtori yt do të të bëjë duke t’u drejtuar nga ky vend. |
9035 | 1KI 8:47 | në rast se në vendin ku janë shpërngulur vijnë në vete, në rast se kthehen te ti dhe të luten nga vendi ku i kanë prurë si robër dhe thonë: “Kemi mëkatuar, kemi vepruar në mënyrë të padrejtë, kemi bërë të keqen”, |
9067 | 1KI 9:13 | dhe tha: “Ç’qytete janë këto që më ke dhënë, o vëllai im?”. Dhe i quajti “vendi i Kabulit”, emër që përdoret edhe sot e kësaj dite. |
9209 | 1KI 13:22 | por u ktheve prapa dhe hëngre bukë e pive ujë në vendin që Zoti të pati thënë: “Mos ha bukë e mos pi ujë”, kufoma jote nuk ka për të hyrë në varret e prindërve të tu”. |
9354 | 1KI 18:10 | Ashtu siç është e vërtetë që Zoti, Perëndia yt, rron, nuk ka komb dhe mbretëri në të cilin zoti im nuk ka dërguar njerëz të të kërkojnë; dhe kur thonin: “Nuk është këtu”, ai i vinte të betoheshin mbretërinë dhe kombin që nuk kishin mundur të të gjenin. |
9647 | 2KI 4:40 | Pastaj ua zbrazën supën burrave që ta hanin, por ata e provuan dhe thanë: “Vdekja është në kusi, o njeri i Perëndisë”, dhe nuk mundën ta hanë. |
9715 | 2KI 7:4 | Në rast se themi: “Le të hyjmë në qytet”, atje sundon uria dhe aty kemi për të vdekur; në rast se mbetemi këtu, do të vdesim njëlloj. Prandaj ejani, të shkojmë të paraqitemi te kampi i Sirëve; po të jetë se na lënë të gjallë, do të jetojmë; po të jetë se na vrasin, do të vdesim”. |
9786 | 2KI 9:26 | “Dje me siguri pashë gjakun e Nabothit dhe gjakun e bijve të tij”, thotë Zoti, “dhe unë do të të shpërblej në po këtë fushë”, thotë Zoti! Kape, pra, dhe hidhe në fushë, sipas fjalës së Zotit”. |
9890 | 2KI 13:15 | Atëherë Eliseu i tha: “Merr një hark dhe disa shigjeta”, ai mori një hark dhe disa shigjeta. |
10168 | 2KI 22:19 | sepse zemra jote u mallëngjye dhe ti u përule përpara Zotit kur dëgjove atë që kam thënë kundër këtij vendi dhe banorëve të tij, që do të bëheshin një dëshpërim dhe një mallkim, dhe grise rrobat dhe qave përpara meje, edhe unë të dëgjova”, tha Zoti. |
11167 | 1CH 28:19 | “Tërë kjo”, tha Davidi, “m’u dha e shkruar nga dora e Zotit, që më bëri të kuptoj tërë punimet e këtij projekti”. |
11286 | 2CH 5:13 | dhe kur trumbetarët dhe këngëtarët si një njeri i vetëm bënë të dëgjohet bashkarisht zëri i tyre për të lëvduar dhe për të kremtuar Zotin dhe e ngritën zërin në tingullin e borive, të cembaleve dhe të veglave të tjera muzikore dhe lëvduan Zotin: “Sepse është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon në përjetësi”, ndodhi që shtëpia, shtëpia e Zotit, u mbush me një re, |
11307 | 2CH 6:20 | Sytë e tu janë drejtuar ditë e natë ndaj këtij tempulli, në drejtim të vendit që ke thënë: “Atje do të jetë emri im”, për të dëgjuar lutjet që shërbëtori yt do të bëjë duke u kthyer në drejtim të këtij vendi. |
11324 | 2CH 6:37 | në qoftë se në vendin ku janë internuar vijnë në vete, kthehen ndaj teje dhe të luten fort në vendin e robërisë së tyre, duke thënë: “Kemi kryer mëkate, kemi vepruar padrejtësisht, kemi bërë të keqen”, |
11335 | 2CH 7:6 | Priftërinjtë kryenin detyrat e tyre, po kështu Levitët me veglat e tyre muzikore të kushtuara Zotit, që mbreti David kishte bërë për të lëvduar Zotin, “sepse mirësia e tij është e përjetshme”, sa herë që Davidi lëvdonte me anë të tyre. Priftërinjtë u binin borive para tyre, ndërsa tërë Izraeli qëndronte në këmbë. |
11728 | 2CH 25:19 | Ti ke thënë: “Ja, unë kam mundur Edomin”, dhe zemra jote të ka bërë krenar aq sa të mburresh. Rri në shtëpinë tënde. Pse kërkon të shkaktosh fatkeqësi, duke shkatërruar veten tënde dhe Judën bashkë me ty?”. |
11965 | 2CH 34:27 | “Duke qenë se zemra jote është mallëngjyer, sepse je përulur përpara Perëndisë duke dëgjuar fjalët e tij kundër këtij vendi dhe kundër banorëve të tij, je përulur para meje, ke grisur rrobat e tua dhe ke qarë para meje, edhe unë të dëgjova”, thotë Zoti. |
12503 | NEH 8:6 | Ezdra bekoi Zotin, Perëndinë i madh, dhe tërë populli u përgjigj: “Amen, amen”, duke ngritur duart; pastaj u përkulën dhe ranë përmbys me fytyrë për tokë përpara Zotit. |
13004 | JOB 6:22 | A ju kam thënë vallë: “Më jepni diçka” o “më bëni një dhuratë nga pasuria juaj”, |
13005 | JOB 6:23 | ose “liromëni nga duart e armikut”, ose “më shpengoni nga duart e personave që përdorin dhunën”? |
13025 | JOB 7:13 | Kur unë them: “Shtrati im do të më japë një lehtësim, shtroja ime do ta zbusë dhembjen time”, |
13082 | JOB 9:27 | Në qoftë se them: “Dua ta harroj vajtimin, ta lë pamjen time të trishtuar dhe të tregohem i gëzuar”, |
13276 | JOB 17:12 | Ata e ndërrojnë natën në ditë, “drita është afër”, thonë, për shkak të errësirës. |
13278 | JOB 17:14 | në rast se i them vendvarrit: “Ti je ati im”, dhe krimbave: “Jeni nëna ime dhe motra ime”, |
13455 | JOB 24:15 | Syri i shkelësit të kurorës bashkëshortore pret muzgun duke menduar: “Askush nuk do të më shohë”, dhe vë një vel mbi fytyrën e tij. |
13616 | JOB 31:24 | Në qoftë se kam pasur besim tek ari, dhe arit të kulluar i kam thënë: “Ti je shpresa ime”, |
13779 | JOB 37:6 | I thotë në fakt borës: “Bjerë mbi tokë”, ia thotë si shirave të lehta ashtu dhe shirave të rrebeshta. |
14083 | PSA 12:6 | “Për shkak të shtypjes së të mjerëve dhe të britmës së nevojtarëve, tani do të çohem”, thotë Zoti, “dhe do t’i shpëtoj nga ata që u zënë pusi”. |
14091 | PSA 13:5 | dhe armiku im të mos thotë: “E munda”, dhe armiqtë e mi të mos gëzohen kur unë lëkundem. |
14379 | PSA 32:5 | Para teje pranova mëkatin tim, nuk e fsheha paudhësinë time. Thashë: “Do t’ia rrëfej shkeljet e mia Zotit”, dhe ti e ke falur paudhësinë e mëkatit tim. (Sela) |
15090 | PSA 73:15 | Sikur të kisha thënë: “Do të flas edhe unë kështu”, ja, do të kisha mohuar brezin e bijve të tu. |
15515 | PSA 94:18 | Kur thashë: “Këmba ime ngurron”, mirësia jote, o Zot, më ka përkrahur. |
15684 | PSA 105:11 | duke thënë: “Unë do të të jap vendin e Kanaanit si pjesë e trashëgimisë suaj”, |
16318 | PSA 139:11 | Po të them: “Me siguri terri do të më fshehë”, madje edhe nata do të bëhet dritë rreth meje: |
16553 | PRO 3:28 | Mos i thuaj të afërmit tënd: “Shko dhe kthehu; do të të jap nesër”, kur e ke me vete gjënë e nevojshme. |
17038 | PRO 20:14 | “Éshtë i keq, është i keq”, thotë blerësi; por mbasi ai ka ikur, lavdërohet për blerjen. |
17161 | PRO 24:12 | Po të thuash: “Ja, ne nuk e dinim”, ai që peshon zemrat a nuk e shikon? Ai që ruan shpirtin tënd nuk e di vallë? Ai do t’i japë secilit simbas veprave të tij. |
17173 | PRO 24:24 | Ai që i thotë të pabesit: “Ti je i drejtë”, do të mallkohet nga popujt dhe kombet do ta nëmin. |
17190 | PRO 25:7 | sepse është më mirë të thuhet: “Ngjitu këtu lart”, se sa të të ulin përpara princit, që sytë e tu kanë parë. |
17290 | PRO 28:24 | Kush vjedh atin e tij dhe nënën e tij dhe thotë: “Nuk është mëkat”, është shok i atij që shkatërron. |
17387 | ECC 1:2 | “Kotësi e kotësive”, thotë Predikuesi; |
17522 | ECC 7:23 | Unë i hetova të gjitha këto gjëra me dituri. Thashë: “Do të bëhem i urtë”, por dituria është mjaft larg nga unë. |
17526 | ECC 7:27 | Ja ajo që gjeta”, thotë Predikuesi, “duke i shqyrtuar një për një gjërat, për të gjetur shkakun e tyre. |
17594 | ECC 12:1 | Por kujto Krijuesin tënd në ditët e rinisë sate, para se të vijnë ditët e këqija dhe të arrijnë vitet për të cilat ke për të thënë: “Nuk gjej asnjë kënaqësi në to”, |
17601 | ECC 12:8 | “Kotësi e kotësive”, thotë Predikuesi, “gjithçka është kotësi”. |
17744 | ISA 1:20 | por në rast se refuzoni dhe rebeloheni, do t’ju përpijë shpata”, sepse goja e Zotit ka folur. |