3 | GEN 1:3 | Pastaj Perëndia tha: “U bëftë drita!”. Dhe drita u bë. |
231 | GEN 9:25 | “I mallkuar qoftë Kanaani! Ai qoftë shërbyesi i shërbëtorëve të vëllezërve të tij!”. |
233 | GEN 9:27 | Perëndia ta rritë Jafetin dhe ky të banojë në çadrat e Semit; Kanaani qoftë shërbyesi i tij!”. |
270 | GEN 11:3 | Dhe i thanë njëri tjetrit: “O burra, të bëjmë tulla dhe t’i pjekim me zjarr!”. Dhe përdorën tulla në vend të gurëve dhe bitum në vend të llaçit. |
318 | GEN 12:19 | “Éshtë motra ime”? Kësisoj unë e mora sikur të ishte gruaja ime. Ja, pra, ku është gruaja jote; merre me vete dhe nisu!”. |
357 | GEN 14:20 | Qoftë i bekuar Shumë i Larti Perëndi, që të ka dhënë në dorë armiqtë e tu!”. Dhe Abrami i dha një të dhjetën e çdo gjëje. |
416 | GEN 17:18 | Pastaj Abrahami i tha Perëndisë: “Vaj medet, që Ismaeli të mund të jetojë para teje!”. |
440 | GEN 18:15 | Atëherë Sara mohoi, duke thënë: “Nuk qesha”, sepse pati frikë. Por ai i tha: “Përkundrazi, ke qeshur!”. |
463 | GEN 19:5 | thirrën Lotin dhe i thanë: “Ku janë njerëzit që erdhën te ti sonte? Na i nxirr jashtë që të mund t’i njohim!”. |
467 | GEN 19:9 | Por ata i thanë: “Shko tutje!”. Pastaj vazhduan: “Ky erdhi këtu si i huaj, dhe dëshiron të bëhet gjykatës! Tani do të sillemi më keq me ty se sa me ata!”. Dhe duke e shtyrë Lotin me dhunë, u afruan për të shpërthyer derën. |
475 | GEN 19:17 | Ndërsa po i çonin jashtë, njëri prej tyre tha: “Ik shpejt për të shpëtuar jetën tënde! Mos shiko prapa e mos u ndal në asnjë vend të fushës; shpëto në mal që të mos vdesësh!”. |
555 | GEN 22:7 | Dhe Isaku i foli atit të tij Abraham dhe i tha: “Ati im!”. Abrahami iu përgjegj: “Ja ku jam, biri im”. Dhe Isaku tha: “Ja zjarri dhe druri, po ku është qengji për sakrificën?”. |
559 | GEN 22:11 | Por Engjëlli i Zotit thirri nga qielli dhe i tha: “Abraham, Abraham!”. Ai u përgjegj: “Ja ku jam”. |
638 | GEN 24:46 | “Oh, lermë të pi!”. Dhe ajo shpejtoi ta ulte shtambën nga shpatulla e saj dhe u përgjegj: “Pi dhe do t’u jap të pinë edhe deveve të tua”. Kështu unë piva dhe ajo u dha të pinë edhe deveve. |
729 | GEN 27:1 | Kur Isaku u plak dhe sytë e tij u dobësuan aq shumë sa nuk shikonte më, ai thirri të birin Esau dhe i tha: “Biri im!”. |
730 | GEN 27:2 | Esau i tha: “Ja ku jam!”. Atëherë Isaku i tha: “Ja, unë jam plak dhe nuk e di në ç’ditë kam për të vdekur. |
746 | GEN 27:18 | Atëherë ai shkoi tek i ati dhe i tha: “Ati im!”. Isaku u përgjegj: “Ja ku jam; kush je ti, biri im?”. |
757 | GEN 27:29 | Të shërbefshin popujt dhe kombet u përkulshin para teje. Qofsh pronar i vëllezërve të tu dhe bijtë e nënës sate u përkulshin para teje. I mallkuar qoftë cilido të mallkon, i bekuar qoftë cilido të bekon!”. |
762 | GEN 27:34 | Me të dëgjuar fjalët e të atit, Esau dha një ulurimë të fortë dhe shumë të hidhur. Pastaj i tha të atit: “Bekomë edhe mua, ati im!”. |
766 | GEN 27:38 | Esau i tha babait të tij: “A ke vetëm këtë bekim, ati im? Bekomë edhe mua, o ati im!”. Dhe Esau ngriti zërin dhe qau. |
791 | GEN 28:17 | Dhe pati frikë e tha: “Sa i tmerrshëm është ky vend! Kjo nuk është tjetër veçse shtëpia e Perëndisë, dhe kjo është porta e qiellit!”. |
810 | GEN 29:14 | Atëherë Labano i tha: “Ti je me të vërtetë nga mishi dhe gjaku im!”. Dhe ai qëndroi një muaj me të. |
845 | GEN 30:14 | Në kohën e korrjes së grurit, Rubeni doli dhe gjeti në fushat mandragora dhe ia çoi nënës së tij, Leas. Atëherë Rakela i tha Leas: “Më jep edhe mua ca mandragora të birit tënd!”. |
865 | GEN 30:34 | Labano tha: “Mirë, le të bëhet ashtu si thua ti!”. |
885 | GEN 31:11 | Dhe engjëlli i Perëndisë më tha në ëndërr: “Jakob!”. Unë iu përgjigja: “Ja ku jam!”. |
906 | GEN 31:32 | Por kushdo qoftë ai të cilit do t’i gjesh perënditë e tu, ai duhet të vdesë në prani të vëllezërve tanë; kërko ti vetë atë që të përket tek unë dhe merre!”. Jakobi nuk e dinte që ato i kishte vjedhur Rakela. |
927 | GEN 31:53 | Perëndia i Abrahamit dhe Perëndia i Nahorit, Perëndia i atit të tyre, u bëftë gjykatës midis nesh!”. Dhe Jakobi u betua për Tmerrin e Isakut, atit të tij. |
955 | GEN 32:27 | Dhe ai tha: “Lërmë të shkoj, se po lind agimi”. Por Jakobi iu përgjegj: “Nuk do të të lë të shkosh, në rast se nuk më bekon më parë!”. |
1144 | GEN 38:24 | Tre muaj më vonë erdhën dhe i thanë Judës: “Tamara, nusja e birit tënd, është bërë prostitutë; dhe, nga ky shkak, ajo ka mbetur gjithashtu me barrë”. Atëherë Juda u tha: “Nxirreni jashtë dhe digjeni!”. |
1239 | GEN 41:43 | E hipi pastaj në karron e tij të dytë, dhe para tij thërrisnin: “Në gjunjë!”. Kështu Faraoni e vendosi mbi tërë shtetin e Egjiptit. |
1262 | GEN 42:9 | Atëherë Jozefit iu kujtuan ëndrrat që kishte parë rreth tyre dhe tha: “Ju jeni spiunë! Keni ardhur këtu për të parë pikat e pambrojtura të vendit!”. |
1265 | GEN 42:12 | Por ai u tha atyre: “Jo, ju keni ardhur për të parë pikat e pambrojtura të vendit!”. |
1269 | GEN 42:16 | Dërgoni njerin prej jush të marrë vëllanë tuaj; dhe ju do të qëndroni këtu në burg, që fjalët tuaja të provohen dhe të shihet nëse thoni të vërtetën; për ndryshe, ashtu siç është e vërtetë që Faraoni jeton, ju jeni spiunë!”. |
1289 | GEN 42:36 | Atëherë Jakobi, ati i tyre, tha: “Ju më keni lënë pa bijtë e mi! Jozefi nuk është më, Simeoni nuk është më, dhe doni të më hiqni edhe Beniaminin! E tërë kjo rëndon mbi mua!”. |
1305 | GEN 43:14 | dhe Perëndia i plotfuqishëm t’ju bëjë të gjeni hir para atij njeriu, kështu që ai të lirojë vëllanë tjetër tuajin dhe Beniaminin. Sa për mua, po të jetë se duhet të mbetem pa bijtë e mi, ashtu qoftë!”. |
1320 | GEN 43:29 | Pastaj Jozefi ngriti sytë, pa vëllanë e tij Beniaminin, bir i nënës së tij, dhe tha: “Ky është vëllai juaj më i vogël për të cilin më folët?”. Dhe shtoi: “Perëndia të ndihmoftë, biri im!”. |
1359 | GEN 44:34 | Sepse si mund të rikthehem tek ati im në qoftë se fëmija nuk është me mua? Ah, mos e pafsha dhembjen që do të pushtonte atin tim!”. |
1360 | GEN 45:1 | Atëherë Jozefi nuk e përmbajti dot më veten para tërë të pranishmëve dhe briti: “Nxirrini jashtë të gjithë nga prania ime!”. Kështu nuk mbeti asnjëri me Jozefin kur ai u tregoi vëllezërve të tij se kush ishte. |
1363 | GEN 45:4 | Atëherë Jozefi u tha vëllezërve të tij: “Afrohuni, pra, tek unë!”. Ata iu afruan dhe ai u tha: “Unë jam Jozefi, vëllai juaj, që ju e shitët që ta çonin në Egjipt. |
1389 | GEN 46:2 | Dhe Perëndia i foli Izraelit në vegime nate dhe tha: “Jakob, Jakob!”. Ai u përgjegj: “Ja ku jam”. |
1451 | GEN 47:30 | Por kur do të pushoj me etërit e mi, më nxirr jashtë Egjiptit dhe më varros në varrin e tyre!”. Ai u përgjigj: “Do të bëj si thua ti”. |
1468 | GEN 48:16 | Engjëlli që më ka çliruar nga çdo e keqe, le t’i bekojë këta fëmijë! Le të quhen me emrin tim dhe me emrin e etërve të mi Abraham dhe Isak, dhe të shumohen fort mbi tokë!”. |
1518 | GEN 50:11 | Kur banorët e vendit, Kananejtë, panë zinë në lëmin e Atadit, thanë: “Kjo është një zi e madhe për Egjiptasit!”. Prandaj ai vend u quajt Abel-Mitsraim dhe ndodhet përtej Jordanit. |
1583 | EXO 3:3 | Atëherë Moisiu tha: “Tani do të zhvendosem për të parë këtë shfaqje madhështore: pse ferrishtja nuk po konsumohet!”. |
1584 | EXO 3:4 | Zoti vuri re që ai ishte zhvendosur për të parë, dhe Perëndia e thirri nga mesi i ferrishtes dhe i tha: “Moisi, Moisi!”. Ai u përgjigj: “Ja ku jam”. |
1615 | EXO 4:13 | Por Moisiu tha: “Oh! Zot, dërgo mesazhin tënd nëpërmjet kujt të duash!”. |
1627 | EXO 4:25 | Atëherë Sefora mori një strall të mprehtë dhe preu prepucin e birit të saj dhe e hodhi në këmbët e Moisiut, duke thënë: “Ti për mua je një dhëndër në gjak!”. |
1637 | EXO 5:4 | Mbreti i Egjiptit u tha atyre: “Pse vallë Moisiu dhe Aaroni e largojnë popullin nga puna e tij? Kthehuni në mundimet tuaja!”. |
1641 | EXO 5:8 | Por i detyroni të prodhojnë të njëjtën sasi tullash që bënin më parë, pa asnjë pakësim; sepse ata janë përtacë, dhe për këtë arsye ata bërtasin, duke thënë: “Të shkojmë të bëjmë fli për Perëndinë tonë!”. |
1646 | EXO 5:13 | Dhe kontrollorët i nxisnin duke thënë: “Përfundoni punën tuaj çdo ditë si në kohën kur kishte kashtë!”. |
1649 | EXO 5:16 | Nuk u jepet më kashtë shërbëtorëve të tu, dhe na thuhet: “Bëni tulla!”. Dhe ja, shërbëtorët e tu i rrahin, por faji është i popullit tënd”. |
1806 | EXO 10:28 | Atëherë Faraoni i tha Moisiut: “Qërohu nga unë! Ruhu se më del përpara, sepse ditën që do të më dalësh përpara do të vdesësh!”. |
1815 | EXO 11:8 | Dhe tërë këta shërbëtorët e tu do të zbresin tek unë dhe do të përkulen para meje, duke thënë: “Nisu, ti dhe populli yt që të ndjek nga pas!”. Mbas kësaj unë do të nisem””. Dhe Moisiu u largua nga Faraoni tërë zemërim. |
1849 | EXO 12:32 | Merrni me vete kopetë e bagëtive të imta dhe të trasha, siç keni thënë, dhe shkoni; dhe më bekoni edhe mua!”. |
2443 | EXO 32:4 | i cili i mori nga duart e tyre dhe, mbasi i modeloi me daltë, bëri një viç prej metali të shkrirë. Atëherë ata thanë: “O Izrael, ky është perëndia yt që të nxori nga vendi i Egjiptit!”. |
2444 | EXO 32:5 | Kur Aaroni pa këtë, ngriti një altar përpara tij dhe vuri kasnecë që thanë: “Nesër do të jetë festë për nder të Zotit!”. |
2465 | EXO 32:26 | u ndal në hyrje të kampit dhe tha: “Kushdo që është me Zotin, le të vijë tek unë!”. Dhe të gjithë bijtë e Levit u mblodhën pranë tij. |
2471 | EXO 32:32 | Megjithatë tani, të lutem, falua mëkatin e tyre; përndryshe, më fshi nga libri yt që ke shkruar!”. |
2492 | EXO 33:18 | Atëherë Moisiu tha: “Tregomë lavdinë tënde!”. |
3815 | NUM 5:22 | dhe ky ujë që sjell mallkimin hyftë në zorrët e tua, të bëftë të fryhet barku yt dhe dobësoftë ijet e tua!”. Dhe gruaja do të thotë: “Amen! Amen!”. |
3850 | NUM 6:26 | Zoti të kthejë fytyrën e tij mbi ty dhe të të sjellë paqe!”. |
4024 | NUM 10:35 | Kur nisej arka, Moisiu thoshte; “Çohu, o Zot, me qëllim që të shkatërrohen armiqtë e tu dhe të ikin me vrap para teje ata që të urrejnë!”. |
4025 | NUM 10:36 | Dhe kur ndalej, thoshte: “Kthehu, o Zot, pranë morisë së madhe të njerëzve të Izraelit!”. |
4038 | NUM 11:13 | Ku mund të gjej mish për t’i dhënë tërë këtij populli? Sepse vazhdon të qajë para meje, duke thënë: “Na jep mish për të ngrënë!”. |
4040 | NUM 11:15 | Në qoftë se kjo është mënyra me të cilën ti dëshiron të më trajtosh, të lutem, më vrit menjëherë po të kem gjetur hir para syve të tu; por mos lejo që unë të shoh fatkeqësinë time!”. |
4043 | NUM 11:18 | Pastaj do t’i thuash popullit: Shenjtërohuni për nesër, dhe do të hani mish, sepse keni qarë në veshët e Zotit, duke thënë: “Kush do të na japë mish për të ngrënë? Ishim kaq mirë në Egjipt!”. Prandaj Zoti do t’ju japë mish dhe ju do ta hani. |
4046 | NUM 11:21 | Atëherë Moisiu tha: “Ky popull, në mes të të cilit ndodhem, ka gjashtëqind mijë të rritur, dhe ti ke thënë: “Unë do t’u jap mish dhe ata do të hanë mish një muaj të tërë!”. |
4053 | NUM 11:28 | Atëherë Jozueu, bir i Nunit dhe shërbëtor i Moisiut, një nga të rinjtë e tij, filloi të thotë: “Moisi, imzot, bëji që të heqin dorë!”. |
4054 | NUM 11:29 | Por Moisiu iu përgjegj: “Ndofta je xheloz për mua? Ah, le të ishin të gjithë profetë në popullin e Zotit dhe dhëntë Zoti që Fryma e tij të vihet mbi ta!”. |
4072 | NUM 12:12 | Mos lejo që ajo të jetë si një e vdekur, mishi i së cilës është gjysmë i konsumuar kur del nga barku i nënës së saj!”. |
4073 | NUM 12:13 | Kështu Moisiu i thirri Zotit, duke i thënë: “Shëroje, o Perëndi, të lutem!”. |
4113 | NUM 14:4 | Dhe i thanë njëri tjetrit: “Të zgjedhim një kryetar dhe të kthehemi në Egjipt!”. |
4202 | NUM 16:7 | nesër i mbushni me zjarr dhe u hidhni sipër temjan para Zotit; dhe ai që Zoti do të ketë zgjedhur do të jetë i shenjtë. E kaluat masën, o bij të Levit!”. |
4229 | NUM 16:34 | Tërë Izraeli që ndodhej rreth tyre, duke dëgjuar britmat e tyre ua mbathi këmbëve, sepse thoshte: “Të mos na gëlltisë toka edhe ne!”. |
4332 | NUM 20:20 | Por ai u përgjigj: “Nuk do të kaloni!”. |
4424 | NUM 23:7 | Atëherë Balaami shqiptoi orakullin e tij dhe tha: “Balaku, mbret i Moabit, më ka sjellë nga Arami, nga malet e Lindjes: “Eja, mallko për mua Jakobin, eja dhe padit Izraelin!”. |
4427 | NUM 23:10 | Kush mund të llogarisë pluhurin e Jakobit apo të numërojë çerekun e Izraelit? Vdeksha unë si njerëzit e drejtë dhe qoftë fundi im i njëllojtë me atë të tyren!”. |
5012 | DEU 4:6 | Do t’i respektoni, pra, dhe do t’i zbatoni në praktikë; sepse kjo do të jetë dituria dhe zgjuarsia juaj në sytë e popujve, të cilët, duke dëgjuar të flitet për të gjitha këto statute, kanë për të thënë: “Ky komb i madh është një popull i ditur dhe i zgjuar!”. |
5568 | DEU 25:19 | Kur, pra, Zoti, Perëndia yt, do të sigurojë qetësi nga armiqtë e tu rreth e përqark vendit që Zoti, Perëndia yt, të jep si trashëgimi për ta pushtuar, do të fshish kujtimin e Amalekut nën qiellin; mos e harro!”. |
5578 | DEU 26:10 | Dhe ja tani unë solla prodhimet e para të tokës që ti, o Zot, më ke dhënë!”. Do t’i vendosësh para Zotit, Perëndisë tënd, dhe do të biesh përmbys përpara Zotit, Perëndisë tënd; |
5602 | DEU 27:15 | “Mallkuar qoftë ai njeri që bën një shëmbëlltyrë të gdhendur o prej metali të shkrirë, gjë e neveritshme për Zotin, vepër e duarve të një artizani, dhe e vendos në një vend sekret!”. Dhe tërë populli do të përgjigjet dhe do të thotë: “Amen”. |
5603 | DEU 27:16 | “Mallkuar qoftë ai që përçmon atin ose nënën e tij!”. Dhe tërë populli do të thotë: “Amen”. |
5604 | DEU 27:17 | “Mallkuar qoftë ai që zhvendos kufijtë e të afërmit të tij!”. Dhe tërë populli do të thotë: “Amen”. |
5605 | DEU 27:18 | “Mallkuar qoftë ai që i humb rrugën të verbërit!”. Dhe tërë populli do të thotë: “Amen”. |
5606 | DEU 27:19 | “Mallkuar qoftë ai që cënon të drejtën e të huajit, të jetimit dhe të gruas së ve!”. Dhe tërë populli do të thotë: “Amen”. |
5607 | DEU 27:20 | “Mallkuar qoftë ai që bie në shtrat me gruan e atit të tij,; sepse ka ngritur cepin e mbulesës së atit të tij!”. Dhe tërë populli do të thotë: “Amen”. |
5608 | DEU 27:21 | “Mallkuar qoftë ai që bie në shtrat me çfarëdo kafshë!”. Dhe tërë populli do të thotë: “Amen”. |
5609 | DEU 27:22 | “Mallkuar qoftë ai që bie në shtrat me motrën e tij, me bijën e atit të tij ose me bijën e nënes së tij!”. Dhe tërë populli do të thotë: “Amen”. |
5610 | DEU 27:23 | “Mallkuar qoftë ai që bie në shtrat me vjehrrën e tij!”. Dhe tërë populli do të thotë: “Amen”. |
5611 | DEU 27:24 | “Mallkuar qoftë ai që vret të afërmin e tij në mënyrë të fshehtë!”. Dhe tërë populli do të thotë: “Amen”. |
5612 | DEU 27:25 | “Mallkuar qoftë ai që pranon një dhuratë për të goditur për vdekje një të pafajshëm!”. Dhe tërë populli do të thotë: “Amen”. |
5613 | DEU 27:26 | “Mallkuar qoftë ai që nuk u përmbahet fjalëve të këtij ligji për t’i zbatuar në praktikë!”. Tërë populli do të thotë: “Amen”. |
5681 | DEU 28:68 | Dhe Zoti do të të kthejë në Egjipt me anije, nëpër rrugën që të pata thënë: “Nuk do ta shohësh më kurrë!”. Dhe aty do t’ju ofrojnë armiqve tuaj për t’ju shitur si skllevër dhe si skllave, por askush nuk do t’ju blejë”. |
5787 | DEU 32:27 | por i trembem provokimit të armikut, sepse kundërshtarët e tyre, duke interpretuar keq situatën, mund të thonë: “Triumfoi dora jonë dhe jo Zoti i cili ka bërë tërë këto gjëra!”. |
5798 | DEU 32:38 | që hanin yndyrën e flijimeve të tyre dhe pinin verën e libacioneve të tyre? Le të ngrihen për t’i ndihmuar dhe për të qenë strehimi juaj!”. |
5845 | DEU 34:4 | Zoti tha: “Ky është vendi që u premtova me betim Abrahamit, Isakut dhe Jakobit, duke u thënë: “Unë do t’ua jap pasardhësve tuaj”. Ti e pe me sytë e tua, por nuk do të hysh në të!”. |
5871 | JOS 1:18 | Kushdo që ngre krye kundër urdhrave të tua, dhe nuk u bindet fjalëve të tua, do të vritet. Vetëm ji i fortë dhe trim!”. |
6003 | JOS 7:25 | Dhe Jozueu tha: “Pse na vure në telashe? Zoti do të të vërë në telashe ty sot!”. Dhe i tërë Izraeli e vrau me gurë; dhe mbasi e vranë me gurë, e dogjën në zjarr. |
6047 | JOS 9:8 | Ata i thanë Jozueut: “Ne jemi shërbëtorë të tu!”. Jozueu u tha atyre: “Kush jeni dhe nga vini?”. |
6078 | JOS 10:12 | Ditën që Zoti i dorëzoi Amorejtë në duat e bijve të Izraelit, Jozueu i foli Zotit dhe në prani të Izraelit tha: “O Diell, ndalu mbi Gabaonin, dhe ti, hënë, në luginën e Ajalonit!”. |