59 | GEN 3:3 | por nga fruti i pemës që është në mes të kopshtit Perëndia ka thënë: “Mos hani dhe mos e prekni, ndryshe do të vdisni””. |
509 | GEN 20:13 | Dhe kur Perëndia më çoi të bredh larg shtëpisë së babait tim, unë i thashë: “Ky është favori që do të më bësh; kudo që të shkojmë, do të thuash për mua: Éshtë vëllai im””. |
702 | GEN 26:9 | Atëherë Abimeleku thiri Isakun dhe i tha: “Ajo është me siguri gruaja jote; si bëhet që ti the: “Ajo është motra ime”?”. Isaku iu përgjegj: “Sepse thoja: “Nuk do të doja të vdes për shkak të saj””. |
887 | GEN 31:13 | Unë jam Perëndia i Bethelit, ku ti ke vajosur një përmendore dhe më lidhe një kusht. Tani çohu, lëre këtë vend dhe kthehu në vendlindjen tënde””. |
934 | GEN 32:6 | kam qe, gomarë, kope, shërbyes dhe shërbyese; dhe këtë po ja tregoj zotërisë tim, për të gjetur hir në sytë e tu””. |
941 | GEN 32:13 | Dhe ti the: “Pa tjetër, unë do të të bëj mirë dhe do t’i bëj pasardhësit e tu si rëra e detit, që nuk mund të llogaritet se është shumë e madhe””. |
947 | GEN 32:19 | ti do të përgjigjesh: “Janë të shërbëtorit tënd Jakobit; është një dhuratë e dërguar zotërisë tim Esau; dhe ja, ai vetë po vjen mbas nesh””. |
949 | GEN 32:21 | dhe do t’i thoni: “Ja, shërbëtori yt Jakobi është duke ardhur vetë pas nesh””. Sepse thoshte: “Unë do ta qetësoj me dhuratën që më paraprin e pastaj do të shikoj fytyrën e tij; ndofta do të më presë mirë”. |
1101 | GEN 37:17 | Ai burrë i tha: “Ata kanë ikur së këtejmi, sepse i dëgjova që thonin: “Të shkojmë në Dothan””. Atëherë Jozefi shkoi të kërkojë vëllezërit e tij dhe i gjeti në Dothan. |
1142 | GEN 38:22 | Kështu ai u kthye te Juda dhe i tha: “Nuk e gjeta; veç kësaj vendasit më thanë: “Nuk ka pasur asnjë prostitutë këtu””. |
1287 | GEN 42:34 | pastaj më sillni vëllanë tuaj më të vogël. Kështu do të provoj që nuk jeni spiunë, por njerëz të ndershëm; unë do t’ju kthej vëllanë tuaj dhe ju do të keni mundësi të bëni tregëti këtu””. |
1296 | GEN 43:5 | por në rast se nuk e nis, ne nuk kemi për të zbritur, sepse ai njeri na tha: “Nuk keni për ta parë fytyrën time, në rast se vëllai juaj nuk do të jetë me ju””. |
1330 | GEN 44:5 | A nuk është ajo kupa me të cilën pi zotëria im dhe që e përdor për të parathënë të ardhmen? Keni vepruar keq duke u sjellë kështu””. |
1379 | GEN 45:20 | Dhe mos u shqetësoni për orenditë shtëpiake, sepse sendet më të mira që ka Egjipti do të jenë tuajat””. |
1594 | EXO 3:14 | Perëndia i tha Moisiut: “UNÉ JAM AI QÉ JAM”. Pastaj tha: “Do t’u thuash kështu bijve të Izraelit: “UNÉ JAM-i më ka dërguar tek ju””. |
1603 | EXO 4:1 | Moisiu u përgjigj dhe tha: “Por ja, ata nuk do të më besojnë as do t’i binden zërit tim, sepse do të thonë: “Zoti nuk të është shfaqur””. |
1634 | EXO 5:1 | Pas kësaj, Moisiu dhe Aaroni shkuan te Faraoni dhe i thanë: “Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: “Lëre popullin tim të shkojë, me qëllim që të kremtojë për mua një festë në shkretëtirë””. |
1644 | EXO 5:11 | Shkoni vetë ta gjeni kashtën ku mund të jetë, sepse puna juaj nuk do të pakësohet aspak””. |
1664 | EXO 6:8 | Dhe do t’ju bëj të hyni në vendin, që u betova t’i jap Abrahamit, Isakut dhe Jakobit; dhe do t’jua jap atë në trashëgimi. Unë jam Zoti””. |
1695 | EXO 7:9 | “Kur Faraoni t’ju flasë dhe t’ju thotë: “Bëni një mrekulli”, ti do t’i thuash Aaronit: “Merr bastunin tënd dhe hidhe para Faraonit, që të bëhet gjarpër””. |
1704 | EXO 7:18 | Dhe peshqit që janë në lumë do të ngordhin, lumi do të mbajë erë të keqe, dhe Egjiptasve do t’u vijë ndot të pinë ujin e lumit””. |
1705 | EXO 7:19 | Dhe Zoti i tha Moisiut: “Thuaji Aaronit: “Merr bastunin tënd dhe shtrije dorën mbi ujërat e Egjiptit, mbi lumenjtë e tij, mbi kanalet e tij, mbi pellgjet e tij dhe mbi të gjitha depot e ujit; kështu ato do të bëhen gjak. Dhe do të ketë gjak në të gjithë vendin e Egjiptit, si në enët prej druri ashtu dhe në enët prej guri””. |
1715 | EXO 7:29 | Dhe bretkosat do të vijnë kundër teje, kundër popullit tënd dhe kundër tërë shërbëtorëve të tu””. |
1716 | EXO 8:1 | Pastaj Zoti i tha Moisiut: “I thuaj Aaronit: “Shtri dorën tënde me bastunin tënd mbi lumenjtë, mbi kanalet dhe pellgjet dhe bëj që të ngjiten bretkosat mbi vendin e Egjiptit””. |
1727 | EXO 8:12 | Pastaj Zoti i tha Moisiut: “I thuaj Aaronit: “Zgjate bastunin tënd dhe rrih pluhurin e tokës, dhe ai do të bëhet mushkonja për tërë vendin e Egjiptit””. |
1734 | EXO 8:19 | Unë do të bëj një dallim midis popullit tim dhe popullit tënd. Nesër ka për të ndodhur kjo mrekulli””. |
1747 | EXO 9:4 | Por Zoti do të bëjë dallim midis bagëtisë së Izraelit dhe asaj të Egjiptit; kështu asnjë ngordhje nuk do të ketë në gjithçka që u përket bijve të Izraelit””. |
1762 | EXO 9:19 | Dhe tani dërgo njeri që të sigurosh bagëtinë tënde dhe tërë ato që ke nëpër fusha. Sepse tërë njerëzit dhe kafshët, që ndodhen nëpër fushat dhe nuk janë çuar në shtëpi, do të goditen nga breshëri dhe do të vdesin””. |
1784 | EXO 10:6 | Dhe do t’i mbushin shtëpitë tuaja, shtëpitë e tërë shërbëtorëve të tu dhe shtëpitë e tërë Egjiptasve, diçka që as etërit e tu as etërit e etërve të tu nuk e kanë parë kurrë, nga dita që qenë mbi dhe deri në këtë ditë””. Me t’i thënë këto fjalë ktheu kurrizin dhe doli nga prania e Faraonit. |
1815 | EXO 11:8 | Dhe tërë këta shërbëtorët e tu do të zbresin tek unë dhe do të përkulen para meje, duke thënë: “Nisu, ti dhe populli yt që të ndjek nga pas!”. Mbas kësaj unë do të nisem””. Dhe Moisiu u largua nga Faraoni tërë zemërim. |
1837 | EXO 12:20 | Nuk do të hani asgjë të mbrujtur; në të gjitha banesat tuaja do të hani bukë të ndorme””. |
1844 | EXO 12:27 | ju do t’u përgjigjeni: “Kjo është flija e Pashkës së Zotit, që kaloi tej shtëpive të bijve të Izraelit në Egjipt, kur goditi Egjiptasit dhe i fali shtëpitë tona””. Dhe populli u përkul dhe adhuroi. |
1957 | EXO 16:9 | Pastaj Moisiu i tha Aaronit: “Thuaji gjithë asamblesë së bijve të Izraelit: “Afrohuni para Zotit, sepse ai i dëgjoi murmuritjet tuaja””. |
1960 | EXO 16:12 | “Unë i dëgjova murmuritjet e bijve të Izraelit; folu atyre, duke thënë: “Në të ngrysur do të hani mish dhe në mëngjes do të ngopeni me bukë; dhe do të mësoni që unë jam Zoti, Perëndia juaj””. |
1980 | EXO 16:32 | Pastaj Moisiu tha: “Kjo është ajo që Zoti ka urdhëruar: “Mbush me të një omer, me qëllim që të ruhet për pasardhësit tuaj, që ata të shohin bukën që ju bëra të hani në shkretëtirë, kur ju nxora nga vendi i Egjiptit””. |
2033 | EXO 19:6 | Dhe do të jeni për mua një mbretëri priftërinjsh dhe një komb i shenjtë. Këto janë fjalët që do t’u thuash bijve të Izraelit””. |
2050 | EXO 19:23 | Moisiu i tha Zotit: “Populli nuk mund të ngjitej mbi malin e Sinait, sepse ti na ke urdhëruar solemnisht, duke thënë: “Vër kufi rreth malit dhe shenjtëroje””. |
2078 | EXO 20:26 | Dhe nuk do të ngjitesh në altarin tim me anë shkallaresh, me qëllim që mbi të të mos zbulohet lakuriqësia jote””. |
2416 | EXO 30:33 | Kushdo që përgatit të ngjashëm, apo kushdo që e vë mbi një të huaj, do të shfaroset nga populli i tij””. |
2447 | EXO 32:8 | u larguan shpejt, janë përdalë nga rruga që unë e kisha urdhëruar të ndiqte; bëri një viç prej metali të shkrirë, u përkul para tij, i ofroi flijime dhe tha: “O Izrael, kjo është perëndia jote që të nxori nga vendi i Egjiptit””. |
2452 | EXO 32:13 | Kujto Abrahamin, Isakun dhe Izraelin, shërbëtorë të tu, të cilëve u je betuar mbi veten tënde, duke u thënë atyre: “Unë do të shumëzoj pasardhësit tuaj si yjet e qiellit dhe do t’u jap pasardhësve tuaj tërë atë vend për të cilin të fola, dhe ata do ta zotërojnë përjetë””. |
2479 | EXO 33:5 | Në fakt Zoti i kishte thënë Moisiut: “U thuaj bijve të Izraelit: “Ju jeni një popull me qafë të fortë; në qoftë se unë do të ngjitesha edhe për një çast të vetëm në mesin tënd, do të të konsumoja! Prandaj tani hiqi stolitë e tua dhe kështu unë do të di çfarë duhet të bëj me ty””. |
2551 | EXO 35:19 | rrobat e punuara hollë për të bërë shërbimin në vendin e shenjtë, rrobat e shenjta për priftin Aaron dhe rrobat e bijve të tij që të shërbejnë si priftërinj””. |
2981 | LEV 10:3 | Prandaj Moisiu i tha Aaronit: “Kjo është ajo për të cilën foli Zoti, duke thënë: “Unë do të jem shenjtëruar nga ata që më afrohen mua dhe do të jem përlavdëruar përpara tërë popullit””. Dhe Aaroni heshti. |
3386 | LEV 22:16 | dhe nuk do të bëjnë që ata të mbajnë dënimin e mëkatit për të cilin do të bëheshin fajtorë, duke ngrënë gjërat e tyre të shenjta; sepse unë, Zoti, i shenjtëroj””. |
4219 | NUM 16:24 | “Foli asamblesë dhe u thuaj: “Largohuni nga afërsia e banesës së Koreut, të Dathanit dhe të Abiramit””. |
4282 | NUM 18:24 | sepse unë u jap si trashëgimi Levitëve të dhjetat që bijtë e Izraelit do t’i paraqesin Zotit si një ofertë të lartë; prandaj u thashë atyre: “Nuk do të kenë asnjë trashëgimi midis bijve të Izraelit””. |
4290 | NUM 18:32 | Kështu nuk do të jeni fajtorë të asnjë mëkati, sepse keni ofruar gjërat më të mira; por nuk do të përdhosni gjërat e shenjta të bijve të Izraelit, përndryshe do të vdisni””. |
4312 | NUM 19:22 | Çdo gjë që prek personi i papastër do të jetë e papastër; dhe personi që prek atë do të jetë i pastër deri në mbrëmje””. |
4387 | NUM 22:11 | “Ja, populli që ka dalë nga Egjipti mbulon faqen e dheut; prandaj eja dhe mallkoje për mua; ndofta do t’ia dal ta mund dhe ta dëboj””. |
4393 | NUM 22:17 | sepse unë do të të mbush me nderime dhe do të bëj të gjitha ato që do të më thuash ti; eja, pra, të lutem, dhe mallkoje këtë popull për mua””. |
4665 | NUM 30:16 | Por në qoftë se i anulon mbasi i ka marrë vesh, do të mbajë peshën e mëkatit të bashkëshortes së tij””. |
4902 | DEU 1:8 | Ja, unë e vura vendin para jush; hyni dhe shtjireni në dorë vendin që Zoti ishte betuar t’ua jepte etërve tuaj, Abrahamit, Isakut dhe Jakobit, atyre dhe pasardhësve të tyre mbas tyre””. |
4919 | DEU 1:25 | Morën me vete disa fruta të vendit, na i sollën dhe na paraqitën raportin e tyre, duke thënë: “Vendi që po na jep Zoti, Perëndia ynë, është i mirë””. |
5113 | DEU 6:25 | Dhe kjo do të jetë drejtësia jonë në rast se kujdesemi të zbatojmë në praktikë tërë urdhërimet e Zotit, Perëndisë tonë, ashtu siç na ka urdhëruar””. |
5188 | DEU 9:29 | Megjithatë ata janë populli yt dhe trashëgimia jote, që ti nxore nga Egjipti me fuqinë tënde të madhe dhe me krahun tënd të shtrirë””. |
5868 | JOS 1:15 | derisa Zoti t’u ketë dhënë pushim vëllezërve tuaj ashtu si juve, dhe ta kenë shtënë në dorë vendin që Zoti, Perëndia juaj, u jep atyre. Atëherë mund të ktheheni për të pushtuar vendin që ju përket, dhe që Moisiu, shërbëtor i Zotit, ju ka dhënë këtej Jordanit në drejtim të Lindjes””. |
5903 | JOS 3:8 | Prandaj ti jepu këtë urdhër priftërinjve që mbajnë arkën e besëlidhjes, duke u thënë: “Kur të arrini në breg të Jordanit, do të ndaleni në Jordan””. |
5915 | JOS 4:3 | dhe u jepni këtë urdhër, duke thënë: “Merrni dymbëdhjetë gurë që këtej, në mes të Jordanit, pikërisht në vendin ku u ndalën këmbët e priftërinjve, i merrni, me vete matanë lumit dhe i vendosni në vendin ku do të strehoheni sonte””. |
5919 | JOS 4:7 | ju do t’u përgjigjeni kështu: “Ujërat e Jordanit u ndanë para arkës së besëlidhjes të Zotit; kur ajo kaloi Jordanin, ujërat e tij u ndanë dhe këta gurë do të jenë për bijtë e Izraelit një kujtim për jetë””. |
5936 | JOS 4:24 | me qëllim që tërë popujt e tokës të pranojnë që Zoti ka dorë të fuqishme, dhe që ju të keni gjithnjë frikë nga Zoti, Perëndia juaj””. i Pashkës |
5993 | JOS 7:15 | Dhe atij që do t’i gjenden gjëra të caktuara të shfarosen do t’i vihet flaka, atij vet dhe gjithçka që i përket, sepse ka shkelur besëlidhjen e Zotit dhe ka kryer një gjë të keqe në Izrael””. |
6380 | JOS 20:6 | Vrasësi do të qëndrojë në atë qytet deri sa, me vdekjen e kryepriftit që do të jetë në funksion ato ditë, do të dalë në gjyq para asamblesë. Atëherë vrasësi mund të kthehet dhe të hyjë në qytetin e tij dhe në shtëpinë e tij, në qytetin nga i cili kishte ikur””. |
6448 | JOS 22:20 | Kur Akani, bir i Zerahut, kreu një shkelje në gjërat e caktuara të shfarosen, a nuk tërhoqi vallë zemërimin e Zotit mbi gjithë asamblenë e Izraelit? Dhe ai njeri nuk qe i vetmi që gjeti vdekjen në paudhësinë e tij””. |
6621 | JDG 4:20 | Ai i tha: “Qëndro në hyrje të çadrës; dhe në rast se vjen dikush dhe të pyet: “A ka njeri këtu?”, ti do të thuash: “Nuk ka njeri””. |
6699 | JDG 7:3 | Prandaj shpalli tërë popullit, duke i thënë: “Ai që ka frikë dhe dridhet, le të kthehet prapa dhe të largohet nga mali i Galaadit””. Atëherë u kthyen prapa njëzet e dy mijë burra dhe mbetën në vend dhjetë mijë. |
6714 | JDG 7:18 | Kur do t’i bie borisë, unë dhe të gjithë ata që janë me mua, edhe ju do t’i bini borive rreth e qark gjithë kampit dhe do të bërtisni: “Për Zotin dhe për Gedeonin””. |
6893 | JDG 13:7 | por më tha: “Ja, ti do të mbetesh me barrë dhe do të pjellësh një djalë; prandaj tani mos pi verë as pije dehëse, dhe mos ha asgjë të papastër, sepse fëmija do të jetë një Nazireo i kushtuar Perëndisë që në barkun e nënës së tij deri në ditën e vdekjes së tij””. |
7126 | JDG 21:22 | Kur etërit o vëllezërit e tyre do të vinë te ne për të protestuar, ne do t’u themi: “Na i jepni, ju lutem, sepse në këtë luftë nuk kemi zënë një grua për secilin prej tyre; por në rast se nuk ua jepni atyre as në këtë rast, ju do të jeni fajtorë””. |
7172 | RUT 2:21 | Atëherë Ruthi, Moabitja, tha: “Më tha edhe: “Rri me shërbëtorët e mi, deri sa të kenë mbaruar korrjen time””. |
7191 | RUT 3:17 | dhe shtoi: “Më dha edhe këto gjashtë masa elbi, sepse më tha: “Nuk duhet të kthehesh te vjehrra jote duar bosh””. |
7196 | RUT 4:4 | Mendova të të informoj dhe të të them: “Blije në prani të banorëve të vendit dhe të pleqve të popullit tim. Në rast se do ta shpengosh, shpengoje; por në rast se nuk ke ndër mend ta shpengosh, ma thuaj që ta di edhe unë; sepse asnjeri veç teje nuk gëzon të drejtën e shpengimit, dhe pas teje vij unë””. Ai u përgjegj: “Do të kërkoj të drejtën time”. |
7278 | 1SA 2:36 | Dhe kushdo që ka për të mbetur në shtëpinë tënde do të vijë të përulet para tij për një monedhë argjendi dhe një copë buke, dhe do të thotë: “Më prano, të lutem, në një nga detyrat priftërore, që të mund të ha një copë bukë””. |
7287 | 1SA 3:9 | Prandaj Eli i tha Samuelit: “Shko e bjer dhe, në qoftë se të thërret prapë, do të thuash: “Folë, o Zot, sepse shërbëtori yt të dëgjon””. Kështu Samueli vajti të shtrihet në vendin e tij. |
7416 | 1SA 9:23 | Pastaj Samueli i tha gjellëbërësit: “Sill pjesën që të dhashë dhe për të cilën të thashë: “Vëre mënjanë””. |
7456 | 1SA 11:9 | Pastaj u thanë lajmëtarëve që kishin ardhur: “Kështu do t’u thoni njerëzve të Jabeshit nga Galaadi: “Nesër, kur dielli të fillojë të ngrohë, do të çliroheni””. Lajmëtarët shkuan t’ua njoftojnë këtë njerëzve të Jabeshit, të cilët u gëzuan. |
7703 | 1SA 18:25 | Atëherë Sauli tha: “Do t’i thoni kështu Davidit: “Mbreti nuk dëshëron asnjë prikë, por njëqind lafsha të Filisejve për t’u hakmarrë me armiqtë e mbretit””. Sauli kurdiste komplote për të shkaktuar vdekjen e Davidit me anë të Filistejve. |
7725 | 1SA 19:17 | Atëherë Sauli i tha Mikalit: “Pse më mashtrove në këtë mënyrë dhe bëre të ikë armiku im, duke e lejuar të shpëtojë?”. Mikal iu përgjegj Saulit: “Ai më tha: “Lermë të ikij, përndryshe të vrava””. |
7846 | 1SA 24:5 | Njerëzit e Davidit i thanë: “Kjo është dita gjatë së cilës Zoti të thotë: “Ja, unë po ta dorëzoj në dorën tënde armikun tënd; bëj me të ç’të duash””. Atëherë Davidi u ngrit dhe pa u diktuar preu një cep të mantelit të Saulit. |
7872 | 1SA 25:8 | Pyet shërbëtorët e tu dhe do të ta thonë. Paçin hirin tënd këta të rinj, sepse kemi ardhur në një ditë gëzimi; jepu, të lutem, shërbëtorëve të tu dhe birit tënd David ç’të kesh mundësi””. |
7944 | 1SA 27:11 | Davidi nuk linte gjallë as burra as gra, sepse mund të çonin lajme, dhe thoshte: “Mund të japim njoftime mbi ne dhe të thonë: “Kështu ka bërë Davidi””. Kështu veproi ai gjatë gjithë kohës që qëndroi në vendin e Filistejve. |
8041 | 2SA 1:16 | Pas kësaj Davidi tha: “Gjaku yt rëntë mbi kokën tënde, sepse me gojën tënde ke dëshmuar kundër vetes sate, duke thënë: “Unë kam vrarë të vajosurin e Zotit””. |
8137 | 2SA 5:2 | Edhe në të kaluarën, kur Sauli mbretëronte mbi ne, ishe ti që udhëhiqje dhe e çoje në rrugë të drejtë Izraelin. Zoti të ka thënë: “Ti do të ushqesh popullin tim, Izraelin, ti do të jesh princ që do të sundojë mbi Izraelin””. |
8283 | 2SA 11:21 | Kush e vrau Abimelekun, birin e Jerubeshethit? A nuk qe një grua që i hodhi një gur nga muret, dhe kështu ai vdiq në Thebets?. Sepse ju jeni afruar te murët?”, atëherë ti do të thuash: “Vdiq edhe shërbëtori yt Hiteu Uriah””. |
8325 | 2SA 13:5 | Atëherë Jonadabi i tha: “Rri në shtrat dhe bëj sikur je i sëmurë; kur të vijë yt atë të të shikojë, thuaji: “Bëj, të lutem, që motra ime Tamara të vijë të më japë të ha dhe ta përgatisë ushqimin në praninë time, në mënyrë që unë ta shikoj dhe ta marr nga duart e saj””. |
8432 | 2SA 16:3 | Mbreti tha: “Ku është biri i zotërisë tënd?”. Tsiba iu përgjigj mbretit: “Ja, mbeti në Jeruzalem, sepse tha: “Sot shtëpia e Izraelit do të më kthejë mbretërinë e atit tim””. |
8707 | 2SA 24:12 | “Shko e i thuaj Davidit: Kështu thotë i Zoti: “Unë të propozoj tri gjëra; zgjidh njerën prej tyre dhe unë do ta bëj atë për ty””. |
8750 | 1KI 1:30 | unë do të bëj sot pikërisht atë që të jam betuar për Zotin, Perëndinë e Izraelit, duke thënë: “Biri yt Salomon ka për të mbretëruar pas meje dhe do të ulet mbi fronin tim në vendin tim””. |
8768 | 1KI 1:48 | dhe tha gjithashtu: “Qoftë i bekuar Zoti, Perëndia i Izraelit, që sot uli një njeri mbi fronin tim, duke u lejuar syve të mi ta shikojnë””. |
8771 | 1KI 1:51 | Këtë ia thanë Salomonit: “Ja, Adonijahu ka frikë nga mbreti Salomon dhe është kapur te brirët e altarit, duke thënë: “Mbreti Salomon të më betohet sot që nuk do ta bëjë të vdesë nga shpata shërbëtorin e tij””. |
8842 | 1KI 3:23 | Atëherë mbreti tha: “Njëra thotë: “Ai i gjallë është djali im dhe ai i vdekur është yti”. Dhe tjetra thotë: “Nuk është e vërtetë; ai i vdekur është djali yt dhe ai i gjallë është imi””. |
9063 | 1KI 9:9 | Atëherë do t’i përgjigjen: “Sepse kanë braktisur Zotin, Perëndinë e tyre, që i nxori etërit e tyre nga vendi i Egjiptit dhe janë dhënë pas perëndive të tjera, janë përkulur para tyre dhe u kanë shërbyer; për këtë arsye Zoti ka sjellë mbi ta tërë këtë fatkeqësi””. |
9150 | 1KI 11:39 | për këtë do të poshtëroj pasardhësit e Davidit, por jo për gjithnjë””. |
9165 | 1KI 12:11 | prandaj, në qoftë se im atë ju ka ngarkuar me një zgjedhë të rëndë, unë do ta bëj atë edhe më të rëndë; në qoftë se im atë ju ka dënuar me fshikull, unë do t’ju dënoj me kamxhik””. |
9189 | 1KI 13:2 | Me urdhër të Zotit klithi kundër altarit dhe tha: “Altar, altar, kështu thotë Zoti: “Ja, në shtëpinë e Davidit do të lindë një djalë, i quajtur Jozia, i cili ka për të flijuar mbi ty priftërinjtë e vendeve të larta dhe do të djegë mbi ty kocka njerëzore””. |
9205 | 1KI 13:18 | Tjetri i tha: “Edhe unë jam profet si ti; dhe një engjëll më ka folur nga ana e Zotit, duke thënë: “Merre me vete në shtëpinë tënde që të hajë bukë dhe të pijë ujë””. Por ai gënjente. |
9237 | 1KI 14:16 | Ai do ta braktisë Izraelin për shkak të mëkateve të Jeroboamit, sepse ai ka kryer mëkate dhe ka bërë që të mëkatojë edhe Izraeli””. |
9334 | 1KI 17:14 | Sepse kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: “Ena e miellit nuk do të mbarojë dhe qypi i vajit nuk do të pakësohet deri ditën, që Zoti të dërgojë shiun mbi tokë””. |
9388 | 1KI 18:44 | Herën e shtatë shërbëtori tha: “Éshtë një re e vogël, e madhe si pëllëmba e një dore që ngjitet nga deti”. Atëherë Elia tha: “Shko dhe i thuaj Ashabit: “Lidhi kuajt në qerre dhe zbrit para se të të zërë shiu””. |
9414 | 1KI 20:3 | “Kështu thotë Ben-Hadadi: “Argjendi dhe ari yt janë të mitë, po kështu bashkëshortet e tua dhe bijtë e tu më të mirë janë të mitë””. |