Wildebeest analysis examples for:   als-alsSHQ   Word?    February 11, 2023 at 17:52    Script wb_pprint_html.py   by Ulf Hermjakob

67  GEN 3:11  Dhe Perëndia i tha: “Kush të tregoi se ishe lakuriq? Mos vallë ke ngrënë nga pema që unë të kisha urdhëruar të mos haje?”.
86  GEN 4:6  Atëherë Zoti i tha Kainit: “Pse je pezmatuar dhe pse fytyra jote është dëshpëruar?
87  GEN 4:7  Në rast se bën mirë a nuk do të pranohesh? Por në qoftë se bën keq, mëkati po të ruan te porta dhe dëshirat e tij drejtohen ndaj teje; por ti duhet ta sundosh”.
90  GEN 4:10  Zoti i tha: “Çfarë ke bërë? Zëri i gjakut të vëllait tënd më vëngon nga toka.
317  GEN 12:18  Atëherë Faraoni thirri Abramin dhe i tha: “Ç’më bëre? Pse nuk më the që ajo ishte gruaja jote? Pse më the:
328  GEN 13:9  A nuk është vallë tërë vendi para teje? Ndahu nga unë! Në rast se ti shkon majtas, unë kam për të vajtur djathtas; dhe në qoftë se ti shkon djathtas, unë kam për të vajtur majtas”.
415  GEN 17:17  Atëherë Abrahami u shtri me fytyrën ndaj tokës dhe qeshi; dhe tha në zemër të tij: “A do të lindë vallë një fëmijë nga një njeri njëqindvjeçar? Dhe do të lindë Sara që është nëntëdhjetë vjeç?”.
439  GEN 18:14  A ka vallë diçka që është shumë e vështirë për Zotin? Në kohën e caktuar, brenda një viti, do të kthehem te ti, dhe Sara do të ketë një bir”.
448  GEN 18:23  Atëherë Abrahami iu afrua dhe i tha: “Do të zhdukësh të drejtin së bashku me të paudhin?
449  GEN 18:24  Le ta zëmë se ka pesëdhjetë të drejtë në qytet, ti do ta shkatërroje vendin dhe nuk do t’i falje për hir të pesëdhjetë njerëzve të drejtë që banojnë në mes të saj?
463  GEN 19:5  thirrën Lotin dhe i thanë: “Ku janë njerëzit që erdhën te ti sonte? Na i nxirr jashtë që të mund t’i njohim!”.
470  GEN 19:12  Atëherë ata njerëz i thanë Lotit: “Kë ke tjetër këtu? Nxirr nga ky vend dhëndurët e tu, bijtë dhe bijat e tua, dhe cilindo që ke në qytet,
500  GEN 20:4  Por Abimeleku nuk i ishte afruar asaj dhe tha: “Zot, a do ta shkatërroje një komb, edhe sikur ai të ishte i drejtë?
505  GEN 20:9  Pastaj Abimeleku thirri Abrahamin dhe i tha: “Ç’na bëre? Dhe çfarë kam bërë unë kundër teje që më solle një mëkat kaq të madh si mua ashtu edhe mbretërisë sime? Ti më bëre gjëra që nuk duheshin bërë”.
521  GEN 21:7  Dhe tha gjithashtu: “Kush mund t’i thoshte Abrahamit që Sara do të mëndte fëmijë? Sepse unë i linda një djalë në pleqërinë e tij”.
531  GEN 21:17  Dhe Perëndia dëgjoi zërin e djaloshit dhe engjëlli i Perëndisë thirri Agarin nga qielli dhe i tha: “Çfarë ke, Agar? Mos ki frikë, se Perëndia ka dëgjuar zërin e djaloshit aty ku ndodhet.
587  GEN 23:15  “Zoti im, dëgjomë! Toka vlen katërqind monedha argjendi. Ç’është kjo midis meje dhe teje? Varrose, pra, të vdekurën tënde”.
615  GEN 24:23  “Bijë e kujt je? Ma thuaj, të lutem. A ka vend në shtëpinë e babait tënd për ne, që ta kalojmë natën?”.
623  GEN 24:31  Dhe tha: “Hyrë, i bekuar nga Zoti! Pse rri jashtë? Unë kam përgatitur shtëpinë dhe një vend për devetë”.
703  GEN 26:10  Abimeleku tha: “Ç’është kjo që na bëre? Ndokush nga populli mund të binte lehtë në shtrat me gruan tënde dhe ti do të na kishe ngarkuar me faj të rëndë”.
761  GEN 27:33  Atëherë Isakun e zunë ca të dridhura shumë të forta dhe i tha: “Kush është ai, pra, që gjuajti gjahun dhe ma solli? Unë i hëngra të gjitha para se të vije ti dhe e bekova; dhe i bekuar ka për të mbetur ai”.
764  GEN 27:36  Esau i tha: “Jo më kot është quajtur Jakob? Ai ma zuri vendin deri tani dy herë: më hoqi parëbirninë dhe ja tani po merr bekimin tim”. Pastaj shtoi: “A nuk ke ruajtur një bekim për mua?”.
766  GEN 27:38  Esau i tha babait të tij: “A ke vetëm këtë bekim, ati im? Bekomë edhe mua, o ati im!”. Dhe Esau ngriti zërin dhe qau.
811  GEN 29:15  Pastaj Labano i tha Jakobit: “Pse je fisi im duhet të më shërbesh pa marrë asgjë? Më thuaj sa duhet të jetë paga jote”.
821  GEN 29:25  Të nesërmen në mëngjes, ai pa se ishte Lea. Atëherë Jakobi i tha Labanos: “Çfarë më bëre? A nuk të kam shërbyer për Rakelën? Pse më mashtrove?”.
888  GEN 31:14  Rakela dhe Lea iu përgjigjën dhe i thanë: “Mos kemi ndoshta ne akoma pjesë dhe trashëgimi në shtëpinë e atit tonë?
889  GEN 31:15  A nuk na ke trajtuar si të huaja për arësye se na ka shitur dhe veç kësaj ka ngrënë edhe paratë tona?
900  GEN 31:26  Atëherë Labano i tha Jakobit: “Ç’bëre duke më mashtruar në këtë mënyrë dhe duke i marrë bijat e mia si robëresha lufte?
901  GEN 31:27  Pse ike dhe u largove nga unë fshehurazi, pa më lajmëruar aspak? Unë do të kisha përcjellë me gëzim dhe me këngë, me lodërz dhe qeste.
910  GEN 31:36  Atëherë Jakobi u zemërua dhe u grind me Labanon; dhe Jakobi iu përgjegj dhe i tha Labanos: “Cili është faji im, cili është mëkati im, që ti të më ndjekësh me aq tërbim?
911  GEN 31:37  Ti rrëmove në tërë gjërat e mia. Çfarë gjete nga të gjitha ato që i përkasin shtëpisë sate? Vëri këtu para vëllezërve të mi dhe vëllezërve të tu dhe le të vendosin ata midis nesh të dy!
917  GEN 31:43  Atëherë Labano u përgjegj dhe tha: “Këto bija janë bijat e mia, këta bij janë bijtë e mi, këto kope janë kopetë e mia, dhe gjithçka të zë syri është imja. Por çfarë mund t’u bëj sot këtyre bijave të mia apo bijve që ato kanë lindur?
946  GEN 32:18  Dhe i dha urdhër të parit: “Kur vëllai im Esau do të të takojë dhe do të të pyesë: “I kujt je ti dhe ku shkon? Të kujt janë këto kafshë para teje?”,
976  GEN 33:15  Atëherë Esau tha: “Më lejo të paktën të lë me ty disa nga njerëzit që janë me mua”. Por Jakobi u përgjigj: “Pse ta bëjmë këtë? Mjafton që unë të gjej hir në sytë e zotërisë tim”.
1004  GEN 34:23  Bagëtia e tyre, pasuria e tyre dhe kafshët e tyre a nuk do të bëhen ndofta një ditë tonat? Le të pranojmë kërkesën e tyre dhe ata do të banojnë bashkë me ne”.
1094  GEN 37:10  Dhe ai ia tregoi këtë ëndërr atit të tij dhe vëllezërve të tij; i ati e qortoi dhe i tha: “Ç’kuptim ka ëndrra që ke parë? A do të duhet që pikërisht unë, nëna jote dhe vëllezërit e tu të vijnë e të përkulemi deri në tokë para teje?”.
1097  GEN 37:13  Dhe Izraeli i tha Jozefit: “Vëllezërit e tu a nuk janë ndofta duke kullotur kopenë në Sikem? Eja, do të dërgoj tek ata”. Ai u përgjegj: “Ja ku jam”.
1110  GEN 37:26  Atëherë Juda u tha vëllezërve të tij: “Ç’dobi do të kemi po të vrasim vëllanë tonë dhe të fshehim gjakun e tij?
1181  GEN 40:8  Ata iu përgjegjën: “Kemi parë një ëndërr dhe askush nuk është në gjëndje ta interpretojë”. Atëherë Jozefi u tha atyre: “Interpretimet nuk i përkasin vallë Perëndisë? Më tregoni ëndrrat, ju lutem”.
1298  GEN 43:7  Ata iu përgjigjën: “Ai njeri na pyeti me shumë kujdes për ne dhe farefisin tonë, duke thënë: “Gjallë është ende ati juaj? Keni ndonjë vëlla tjetër?”. Dhe ne u përgjigjëm në bazë të këtyre pyetjeve të tij. Ku të na shkonte nga mendja që ai do të na thoshte: “Silleni këtu vëllanë tuaj”?”.
1318  GEN 43:27  Ai i pyeti si ishin dhe tha: “Ati juaj, për të cilin më keni folur, a është mirë? Éshtë ende gjallë?”.
1329  GEN 44:4  Sapo kishin dalë nga qyteti dhe nuk ishin akoma larg, kur Jozefi i tha kryeshërbëtorit të shtëpisë së tij: “Çohu, ndiqi ata njerëz dhe kur t’i kesh arritur, thuaju atyre: “Pse e shpërblyet të mirën me të keqe?
1330  GEN 44:5  A nuk është ajo kupa me të cilën pi zotëria im dhe që e përdor për të parathënë të ardhmen? Keni vepruar keq duke u sjellë kështu””.
1332  GEN 44:7  Atëherë ata iu përgjegjën: “Pse zotëria im na drejton fjalë si këto? Shërbyesit e tu duhet t’i shmangen një qëndrimi të tillë!
1333  GEN 44:8  Ja, pra, ne të kemi rikthyer nga vendi i Kanaanit paratë që kishim gjetur në grykën e trastave tona; si mund të vidhnim argjend ose flori nga shtëpia e zotërisë tënd?
1340  GEN 44:15  Dhe Jozefi u tha atyre: “Çfarë veprimi është ky që keni bërë? Nuk e dini që një njeri si unë është në gjëndje të parathotë të ardhmen?”.
1341  GEN 44:16  Juda u përgjegj: “Ç’do t’i themi zotërisë tim? Çfarë fjalë do të përdorim ose si do të mund të justifikohemi? Perëndia ka rigjetur paudhësinë e shërbëtorëve të tu. Ja, jemi skllevër të zotërisë tim, si ne ashtu edhe ai në dorën e të cilit u gjet kupa”.
1359  GEN 44:34  Sepse si mund të rikthehem tek ati im në qoftë se fëmija nuk është me mua? Ah, mos e pafsha dhembjen që do të pushtonte atin tim!”.
1436  GEN 47:15  Por kur në vendin e Egjiptit dhe në vendin e Kanaanit nuk pati më para, tërë Egjiptasit erdhën te Jozefi dhe thanë: “Na jep bukë! Pse duhet të vdesim para syve të tu? Sepse paratë tona kanë mbaruar”.
1440  GEN 47:19  Pse duhet të mbarojmë para syve të tu, ne dhe tokat tona? Blina ne dhe tokat tona në këmbim të bukës, dhe ne me tokat tona do të jemi skllevër të Faraonit; na jep të mbjellim që të mund të jetojmë dhe jo të vdesim, dhe toka të mos shndërrohet në një shkretëtirë”.
1483  GEN 49:9  Juda është një luan i ri; ti zë fill nga preja, biri im; ai përkulet, struket si një luan, si një luaneshë; kush guxon ta zgjojë?
1569  EXO 2:14  Por ai iu përgjigj: “Kush të ka vënë prijës dhe gjykatës mbi ne? Mos do të më vrasësh siç vrave Egjiptasin?”. Atëherë Moisiu u tremb, dhe tha: “Me siguri kjo gjë dihet nga të gjithë”.
1575  EXO 2:20  Atëherë ai u tha bijave të tij: “Po ai ku është? Pse e latë këtë njeri? Thirreni, të vijë të hajë”.
1613  EXO 4:11  Zoti i tha: “Kush e ka bërë gojën e njeriut, ose kush e bën njeriun të pagojë, të shurdhër, me sy ose të verbër? A nuk jam unë vallë, Zoti?
1616  EXO 4:14  Atëherë zemërimi i Zotit u ndez kundër Moisiut, dhe i tha: “A nuk është ndofta Aaroni vëllai yt, Leviti? Unë e di që ai flet bukur. Ja tani, ai po del të të takojë; sa të të shohë do të ndjejë gëzim në zemër të vet.
1635  EXO 5:2  Por Faraoni u përgjigj: “Kush është Zoti që unë duhet t’i bindem zërit të tij dhe ta lë Izraelin të shkojë? Unë nuk e njoh Zotin dhe nuk kam për ta lënë Izraelin të shkojë”.
1637  EXO 5:4  Mbreti i Egjiptit u tha atyre: “Pse vallë Moisiu dhe Aaroni e largojnë popullin nga puna e tij? Kthehuni në mundimet tuaja!”.
1648  EXO 5:15  Atëherë kryepunëtorët e skuadrave të bijve të Izraelit erdhën për të protestuar te Faraoni, duke thënë: “Pse sillesh kështu me shërbëtorët e tu?
1655  EXO 5:22  Atëherë Moisiu u kthye te Zoti dhe i tha: “O Perëndi, pse e fute në halle këtë popull? Pse pra më dërgove?
1737  EXO 8:22  Por Moisiu u përgjigj: “Kjo s’ka si bëhet, sepse do t’i bënim Zotit, Perëndisë tonë, fli që janë të neveritshme për Egjiptasit. Ja, duke bërë para syve të tyre fli që janë të neveritshme për Egjiptasit, a nuk do të na vrasin me gurë?
1760  EXO 9:17  Dhe ti akoma i kundërvihesh popullit tim dhe nuk e lë të shkojë?
1781  EXO 10:3  Moisiu dhe Aaroni shkuan te Faraoni dhe i thanë: “Kështu thotë Zoti, Perëndia i Hebrenjve: “Deri kur do të refuzosh të ulësh kokën para meje? Lëre popullin tim të shkojë që të mund të më shërbejë.
1785  EXO 10:7  Pastaj shërbëtorët e Faraonit i thanë: “Deri kur ky njeri do të jetë pengesë për ne? Lëri këta njerëz të ikin, që t’i shërbejnë Zotit Perëndisë të tyre! Nuk e ke kuptuar akoma që Egjipti është shkatërruar?”.
1901  EXO 14:11  dhe i thanë Moisiut: “Pse, nuk kishte varre në Egjipt, që na solle të vdesim në shkretëtirë? Pse e bëre këtë gjë me ne, duke na nxjerrë nga Egjipti?
1905  EXO 14:15  Pastaj Zoti i tha Moisiut: “Pse më bërtet mua? U thuaj bijve të Izraelit të shkojnë përpara.
1932  EXO 15:11  Kush barazohet me ty midis perëndive, o Zot? Kush barazohet me ty, i mrekullueshëm në shenjtëri, i madhërishëm në lëvdata, o çudibërës?
1956  EXO 16:8  Moisiu tha akoma: “Kjo ka për të ndodhur, kur Zoti do t’ju japë mish për të ngrënë në mbrëmje dhe bukë që të ngopeni në mëngjes, sepse Zoti i dëgjoi murmuritjet tuaja kundër tij. Po ne çfarë jemi? Murmuritjet tuaja nuk janë kundër nesh, por kundër Zotit”.
1976  EXO 16:28  Atëherë Zoti i tha Moisiut: “Deri kur do të kundërshtoni të zbatoni urdhërimet e mia dhe ligjet e mia?
1986  EXO 17:2  Atëherë populli u grind me Moisiun dhe i tha: “Na jep ujë për të pirë”. Moisiu u përgjigj: “Pse grindeni me mua? Pse tundoni Zotin?”.
1988  EXO 17:4  Kështu Moisiu i thirri Zotit, duke i thënë: “Çfarë të bëj për këtë popull? Edhe pak dhe ata do të më vrasin me gurë”.
2014  EXO 18:14  Kur vjehrri i Moisiut pa të gjitha ato që ky bënte për popullin, tha: “Ç’është kjo që bën ti me popullin? Pse ulesh vetëm, dhe tërë populli të rri përqark nga mëngjesi deri në mbrëmje?”.
2141  EXO 22:26  sepse ajo është e vetmja mbulesë e tij dhe veshja me të cilën mbështjell trupin. Me se tjetër mund të flinte ai? Dhe po të ndodhë që ai të më drejtohet mua, unë do ta dëgjoj, sepse jam mëshirëplotë.
2450  EXO 32:11  Atëherë Moisiu e luti Zotin, Perëndinë e tij, dhe i tha: “Pse, o Zot, zemërimi yt duhet të ndizet kundër popullit tënd që e nxore nga vendi i Egjiptit me fuqi të madhe dhe me dorë të fortë?
2490  EXO 33:16  Si do të mund të njihet tani që unë dhe populli yt, kemi gjetur hir në sytë e tu? Ndofta kjo ndodh sepse ti vjen me ne? Kështu unë dhe populli yt do të dallohemi nga tërë popujt që jetojnë mbi faqen e dheut”.
2995  LEV 10:17  “Pse nuk e hëngrët flijimin për mëkatin në vend të shenjtë, sepse është gjë shumë e shenjtë, dhe Zoti ua ka dhënë me qëllim që të sillni padrejtësinë e asamblesë, që të bëni shlyerjen për ta përpara Zotit?
4029  NUM 11:4  Dhe fundërrinën heterogjene që ishte midis popullit e pushtoi një lakmi e madhe; edhe bijtë e Izraelit filluan të ankohen dhe të thonë: “Kush do të na japë mish për të ngrënë?
4036  NUM 11:11  Atëherë Moisiu i tha Zotit: “Pse e trajtove kaq keq shërbëtorin tënd? Pse nuk gjeta hir para syve të tu për ta vënë barrën e gjithë këtij populli mbi mua?
4037  NUM 11:12  Mos vallë unë e kam gjeneruar tërë këtë popull? Mos vallë kam qenë unë që e kam nxjerrë në dritë, që ti të më thuash: “Mbaje në prehrin tënd, ashtu si taja mban fëmijën që pi sisë, deri në vendin që ti u ke premtuar me betim etërve të tij”?
4038  NUM 11:13  Ku mund të gjej mish për t’i dhënë tërë këtij populli? Sepse vazhdon të qajë para meje, duke thënë: “Na jep mish për të ngrënë!”.
4043  NUM 11:18  Pastaj do t’i thuash popullit: Shenjtërohuni për nesër, dhe do të hani mish, sepse keni qarë në veshët e Zotit, duke thënë: “Kush do të na japë mish për të ngrënë? Ishim kaq mirë në Egjipt!”. Prandaj Zoti do t’ju japë mish dhe ju do ta hani.
4047  NUM 11:22  Mos duhen therur kope të tëra bagëtish të trasha dhe të imta që të kenë mjaft mish? Apo duhet mbledhur për ta gjithë peshku i detit që ta kenë një sasi të mjaftueshme?”.
4048  NUM 11:23  Zoti iu përgjegj Moisiut: “Krahu i Zotit është shkurtuar ndofta? Tani do të shikosh në se fjala ime do të shkojë në vend apo jo”.
4054  NUM 11:29  Por Moisiu iu përgjegj: “Ndofta je xheloz për mua? Ah, le të ishin të gjithë profetë në popullin e Zotit dhe dhëntë Zoti që Fryma e tij të vihet mbi ta!”.
4062  NUM 12:2  Dhe i thanë: “Mos vallë Zoti ka folur vetëm me anë të Moisiut? A nuk ka folur ai edhe nëpërmjet nesh?”. Dhe Zoti dëgjoi.
4074  NUM 12:14  Atëherë Zoti iu përgjegj Moisiut: “Po ta kishte pështyrë i ati në fytyrë, nuk do të ishte ndofta e turpëruar shtatë ditë? Izolojeni, pra, jashtë kampit shtatë ditë; pastaj pranojeni përsëri”.
4112  NUM 14:3  Pse Zoti na çon në këtë vend që të biem nga goditja e shpatave? Gratë dhe fëmijët tanë do të bëhen pre e armikut. A nuk do të ishte më mirë për ne të kthehemi në Egjipt?”.
4120  NUM 14:11  Pastaj Zoti i tha Moisiut: “Deri kur do të më përçmojë ky popull? Dhe deri kur do të refuzojnë të besojnë pas gjithë atyre mrekullive që kam bërë në mes të tyre?
4136  NUM 14:27  “Deri kur do të duroj këtë asamble të keqe që murmurit kundër meje? Unë dëgjova murmuritjet që bëjnë bijtë e Izraelit kundër meje.
4150  NUM 14:41  Por Moisiu tha: “Pse e shkelni urdhrin e Zotit? Nuk ka për t’ju dalë mbarë.
4204  NUM 16:9  A është gjë e vogël për ju që Perëndia i Izraelit ju ka ndarë nga asambleja e Izraelit dhe ju ka afruar ndaj vetes që të kryeni shërbimin e tabernakullit të Zotit dhe që të rrini përpara asamblesë dhe t’u shërbeni atyre?
4205  NUM 16:10  Ai ju ka afruar ndaj vetes ty dhe të gjithë vëllezërit e tu, bij të Levit bashkë me ty. Po tani kërkon të kesh edhe priftërinë?
4208  NUM 16:13  A është vallë gjë e vogël që na nxore nga një vend ku rrjedh qumësht dhe mjaltë, për të na lënë të vdesim në shkretëtirë, me qëllim që ti të sundosh mbi ne?
4209  NUM 16:14  Përveç kësaj nuk na çove në një vend ku rrjedh qumësht dhe mjaltë dhe nuk na ke lënë si trashëgim fusha dhe vreshta! Dëshiron ti t’u nxjerrësh sytë këtyre njerëzve? Nuk do të ngjitemi”.
4316  NUM 20:4  Pse e çuat asamblenë e Zotit në këtë shkretëtirë që të vdesim, ne dhe bagëtia jonë?
4317  NUM 20:5  Dhe pse na bëtë të dalim nga Egjipti për të na sjellë në këtë vend të keq? Nuk është një vend që prodhon grurë, fiq, rrush ose shegë dhe mungon uji për të pirë”.
4346  NUM 21:5  Populli, pra, foli kundër Perëndisë kundër Moisiut, duke thënë: “Pse na nxorët nga Egjipti që të vdesim në këtë shkretëtirë? Sepse këtu nuk ka as bukë as ujë, na vjen neveri për këtë ushqim të keq”.
4406  NUM 22:30  Gomarica i tha Balaamit: “A nuk jam vallë gomarica me të cilën ke udhëtuar gjithnjë deri më sot? Mos vallë jam mësuar të sillem kështu me ty?”. Ai u përgjegj: “Jo”.
4408  NUM 22:32  Engjëlli i Zotit i tha: “Pse e rrahe plot tri herë gomaricën tënde? Ja, unë kam dalë si armiku yt, sepse rruga që ndjek ti nuk pajtohet me vullnetin tim;
4413  NUM 22:37  Kështu Balaku i tha Balaamit: “A nuk të kisha dërguar të të thërrisja me urgjencë? Pse nuk erdhe tek unë? A nuk jam vallë në gjendje të të nderoj?”.
4414  NUM 22:38  Balaami iu përgjegj Balakut: “Ja, erdha te ti; por tani a mund të them diçka? Fjalën që Perëndia do të më vërë në gojën time, atë do të them unë”.